Enj07242014

Last update02:33:59 PM

Premte, 30 Mars 2007 02:24

Dëshiroj shtëpi në Xhennet mirëpo si???

Shkruar nga 
Vlerësoni këtë artikull
(0 votimet)

Kur´an dhe SunnetSa njerëz vrapojnë në këtë botë për të ndërtuar ndonjë shtëpi që ta kenë jetën sa më të rehatshme, edhepse ai e din se një ditë do ta lë atë shtëpi, atë ditë kur do ta godasë vdekja. Mirëpo, parashtrohet pyetja se: A është munduar ta ndërtojë një shtëpi në Xhennet ashtu siç është munduar ta ndërtojë në këtë botë??? Me sa e sa mundime e ka ndërtuar shtëpinë në këtë botë dhe në fund vdes dhe nuk merr me vete asgjë tjetër përveç veprave që i ka bërë.

Atë e përcjellin në varr tri gjëra, kurse vetëm me një do të mbetet aty. Do ta përcjellin familja e tij, pasuria e tij dhe vepra e tij. Familja me gjithë pasurin e tij do të kthehen, e ai do të mbetet vetëm me punën e tij.

Për këtë shkak muslimani mundohet të ndërtojë shtëpi në Xhennet, në jetën e tij të përjetshme. Shtëpitë në Xhennet nuk janë sikurse shtëpitë në dunja. Transmeton Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) se Pejgamberi (salAllahu alejhi ve selem) ka thënë:

"Në Xhennet, shtëpitë janë të ndërtuara prej tullave të argjendit dhe të arit, dhe lloçi i tyre është miskë (parfum). Gurët i ka nga margaritari dhe smerili (gur i çmuar). Dheu i saj është prej shafranit (bimë me erë të mirë). Ai i cili hyn në te nuk do të jetë fatkeq, dhe do të jetë aty përgjithmonë, nuk do të vdes asnjëherë."
[Tirmidhiu, sheikh Albani ka thënë hadithi është Sahih, Sahih el-Xhami, 3116]

Pejgamberi (salAllahu alejhi ve selem) i ka veçuar disa punë, të cilat, nëse i vepron ndokush do ti ndërtohet një shtëpi në Xhennet. Ne do ti cekim disa prej tyre:

1. Ndërtimi i xhamive

Ka thënë Pejgamberi (salAllahu alejhi ve selem):
"Ai i cili e ndërton një xhami për hir të Allahut, Allahu do t’ia ndërtoj ati një shtëpi në Xhennet."
[Buhariu dhe Muslimi]

2. Leximi i sures el-Ikhlas

Transmeton Muadh ibn Enesi (radijAllahu anhu) se Pejgamberi (salAllahu alejhi ve selem) ka thënë:
”Ai i cili e lexon “KUL HUVE ALLAHU EHAD” dhjetë herë, Allahu (Xhele Shanuhu) do t’ia ndërtoj një shtëpi në Xhennet."

[Sahih el-Xhami, 6472]

Ka thënë Pejgamberi (salAllahu alejhi ve selem):
”Ai i cili e lexon”KUL HUVE ALLAHU EHAD” derisa ta përfundon dhjetë herë, Allahu (Xhele Shanuhu) do t’ia ndërtoj një pallat në Xhennet."

[Silsile Sahiha, 2/126]

3. Falënderimi dhe kthimi tek Allahu në momentet e vdekjes së fëmiut

Ebu Musa (radijAllahu anhu) transmeton se Pejgamberi (salAllahu alejhi ve selem) ka thënë:
"Kur t’i vdes ndonjë fëmijë robit të Allahut, Allahu (Xhele Shanuhu) i thotë melaikeve të Tij: ´A ja keni marr shpirtin e fëmiut të robit Tim?´ Ata thonë: ´Po´. Allahu i pyet: ´Ja keni marr frytin e zemrës së tij?´ Ata thonë: ´Po.´ Allahu (Xhele Shanuhu) i pyet: ´E çfarë tha robi Im?´ Thonë: ´Të ka falënderuar Ty dhe është mbështetur tek Ti.´ Atëherë Allahu (Xhele Shanuhu) thotë: ´Ndërtojani robit Tim një shtëpi në Xhennet dhe quajeni atë Shtëpia e Falënderimit.´"
[Tirmidhiu, dhe sheikh Albani ka thënë se hadithi është Hasen - shih Rijadus-Salihin, 1/362]

4. Plotësimi i safave (rreshtave) në Namaz

Transmeton Aisha (radijAllahu anha) se Pejgamberi (salAllahu alejhi ve selem) ka thënë:
”Ai i cili i plotëson safat, Allahu (Xhele Shanuhu) do t’ia ndërtoj një shtëpi në Xhennet dhe do ta ngrit një shkallë."

[Hadithi është Hasen - shih Silsile Sahiha, 4/515, Sahih el-Xhami, 1843]

5. Duaja e hyrjes në treg

Transmeton Ibn Omeri (radijAllahu anhu) se Pejgamberi (salAllahu alejhi ve selem) ka thënë:
"Kush hyn në treg dhe e thotë këtë dua: ´La ilahe il-lAllahu vahdehu la sherike leh, lehul-Mulku ve lehul-hamdu, juhji ve jumit, ve Huve hajjun la jemut, bi jedihil hajru ve Huve ala kul-li shejin Kadir.´, Allahu (Xhele Shanuhu) di t’ia shkruaj një mijë e një mijë sevape dhe do t’ia shlyej një mijë e një mijë mëkate, dhe do ta ngrit një mijë e një mijë shkallë, dhe do t’ia ndërtoj një shtëpi në Xhennet."

Tirmidhiu, 5/291, Hakimi, 1/538, dhe sheikh Albani ka thënë se hadithi është Hasen - shih Sahih el-Xhami, 1/1118]

6. Falja e 12 rekateve sunnet të ditës vazhdimisht

Transmeton Ummu Habibe e bija e Sufjanit (radijAllahu anhu) se Pejgamberi (salAllahu alejhi ve selem) ka thënë:
”Kush i fal ditën dhe natën 12 rekate (sunet të cilat falen pas ose para namazeve farz) Allahu (Xhele Shanuhu) do t’ia ndërtojë një shtëpi në Xhennet."
[Muslimi]

Aishja (radijAllahu anha) thotë:
"Ka thënë Pejgamberi (salAllahu alejhi ve selem): ´Kush vazhdon në faljen e 12 rekateve sunnet, Allahu (Xhele Shanuhu) do t’ia ndërtojë një shtëpi në Xhennet. 4 rekate para drekës dhe 2 rekate pas drekës, 2 rekate pas akshamit, 2 rekate pas jacisë dhe 2 rekate para sabahut."

[Ibn Maxhe, dhe shejh Albani ka thënë se hadithi është Sahih - shih Sahih Ibn Maxhe]

7. Largimi nga diskutimet edhe nëse ka të drejtë (edhe nëse e ka mirë)

Pejgamberi (salAllahu alejhi ve selem) ka thënë:
"Unë i garantoj një shtëpi në Xhennet atij i cili i largohet diskutimeve edhe nëse ka të drejtë (edhe nëse e ka mirë)."

[Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe, ka thënë sheikh Albani se hadithi është Hasen - shih Sahih Et-Tergib vet-Terhib, 6/3]

8. Largimi nga gënjeshtrat edhe nëse tallet (edhe nëse është guke bër take)

Transmeton Ebu Umame (radijAllahu anhu) se Pejgamberi (salAllahu alejhi ve selem) ka thënë:
"Unë i garantoj një shtëpi në Xhennet atij i cili i largohet diskutimeve edhe nëse ka të drejtë, dhe i garantoj një shtëpi në mes të Xhennetit atij i cili i largohet gënjeshtrës edhe nëse tallet…"

[Ebu Davudi, Tirmidhiu,Ibn Maxhe, ka thënë sheikh Albani se hadithi është Hasen - shih Sahih Et-Tergib vet-Terhib 6/3]

9. Sjellja e mirë

Pejgamberi (salAllahu alejhi ve selem) ka thënë:
"Unë i garantoj një shtëpi në Xhennet atij i cili i largohet diskutimeve edhe nëse ka të drejtë, dhe i garantoj një shtëpi në mes të Xhennetit atij i cili i largohet gënjeshtrës edhe nëse tallet, dhe një shtëpi në vendin më të lart të Xhennetit atij i cili ka sjellje të mira."
[Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe, ka thënë sheikh Albani se hadithi është Hasen - shih Sahih Et-Tergib vet-Terhib, 6/3]

Së fundi e lus Allahu (Xhele Shanuhu) që të na mundësoj të jemi prej atyre të cilët i japin rëndësi ndërtimit të shtëpive në Xhennet, dhe të na i fal mëkatet tona dhe të prindërve tanë, të vëllezërve dhe të familjeve tona, dhe të gjithë Muslimanëve. Amin Amin Amin


përgaditi: Eroll Nesimi
Kur´an dhe Sunnet
Lexuar 2254 herë Aktualizuar më Mërkurë, 27 Shkurt 2013 19:45

Komento

Sigurohuni që (*) informacionet e domosdoshme të jenë të plotësuara. HTML nuk lejohet.