Enj04172014

Last update02:33:59 PM

Hënë, 17 Dhjetor 2007 23:34

Namazi i Bajrameve për Femra

Shkruar nga 
Vlerësoni këtë artikull
(3 votimet)

Kur´an dhe SunnetNamazi i bajrameve për femra është sunnet i fortë, pasi transmetohet nga Ummu Atije se ka thënë:
"Ditën e Bajramit, urdhëroheshim (në një transmetim tjetër thuhet, "na urdhëronte Pejgamberi (SalAllahu alejhi ue Selem)) që të dilnim të gjitha, bile edhe vajzat e reja bashkë me gratë me menstruacione dhe thoshim tekbiret e luteshim së bashku me të tjerët, duke shpresuar te begatia dhe pastërtia e asaj dite."
[Transmeton Buhariu dhe Muslimi]

Sheëkani (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
"Ky hadith dhe hadithe të tjerë tregojnë se gruas i lejohet të fal namazin e bajrameve pa marr parasysh se a është vajzë, grua, e re apo e vjetër, me menstruacione apo pa menstruacione."

Në një transmetim tjetër thuhet:
"Ditën e Bajramit, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i nxirrte vajzat e reja, plakat dhe gratë me menstruacione për ta falur namazin. Gratë me menstruacione qëndronin mënjanë dhe ndiqnin namazin dhe lutjet e muslimanëve". Njëra prej grave tha: "O i Dërguari i All-llahut, disa gra nuk kanë rroba të mjaftueshme". Ai ia ktheu: "Le të mbulohet me rrobën e shoqes së saj."

Nga këto hadithe dhe hadithe të tjera të shumta kuptojmë se, dalja e grave për të falur namazin e bajrameve është sunnet, mirëpo me kusht që të dalin të mbuluara me veshje islame, dhe jo të parfumosura.

Është pyetur sheikh Uthejmini (Allahu e mëshiroftë), se si është më mirë për femrën, ta fal namazin e bajramit apo të qëndroj në shtëpi?
Uthejmini është përgjigjur:
"Më mirë për gruan është që të dal dhe ta falë namazin e bajrameve, sepse Pejgamberi (SalAllahu alejhi ue Selem) i ka urdhëruar gratë që të dalin për ta falur namazin e bajrameve, saqë edhe gratë të cilat nuk e kanë pasur traditë të dalin i ka urdhëruar të dalin për namaz, përveç grave me menstruacione të cilat i ka urdhëruar të dalin mirëpo të rrinë anash dhe ti largohen vendit ku falet bajrami, sepse vendi ku falet bajrami konsiderohet si xhami, dhe ndalohet që gratë me menstruacione të qëndrojnë në xhami." [Mexhmuatu Fetava esh-Sheikh Uthejmin, 16/210]

Në një vend tjetër thotë:
"Duhet gratë të dalin të mbuluara, e jo të zhveshura e as të parfumosura, kurse atë ç’farë e bëjnë disa femra të cilat dalin të zhveshura dhe të parfumosura, këtë e bëjnë nga injoranca e tyre dhe nga moskujdesja e përgjegjësve të tyre."


Përgaditi: Eroll Nesimi
Kuran dhe Sunnet © 2002-2007
Lexuar 2846 herë Aktualizuar më Mërkurë, 27 Shkurt 2013 19:45

Komento

Sigurohuni që (*) informacionet e domosdoshme të jenë të plotësuara. HTML nuk lejohet.