Sht10252014

Last update02:33:59 PM

Martë, 27 Prill 2004 08:51

Domethënia e duas ´Ve habb el-musi ína minaa li´l-muhsinin´

Shkruar nga 
Vlerësoni këtë artikull
(1 Voto)
Pyetja:

Çfarë domethënie ka duaja: ´Ve habb el-musi´ina minaa li´l-muhsiniin (Dhe fali mëkatarët në mesin tonë për hirë të të drejtëve)´ ?

Përgjigje:

I Lavdëruar qoftë All-llahu s.v.t..

Këtu bëhet fjalë për lutjen e All-llahut s.v.t. që të falë Muslimanët të cilët bëjnë mëkate për hirë të atyre në mesin e tyre që bëjnë punë të mira. Ktu nuk ka asgjë të keqe, pasiqë shoqërimi me njerëz të drejtë dhe qëndrimi në mesin e tyre është një prej mundsive që Muslimani mëkatarë të mëshirohet. Ata janë njerëz, të cilët, në shoqërinë e tyre nuk mund të jenë të mallkuar. Është transmetuar në një hadith sahih se, i Dërguari i All-llahut s.a.v.t. ka thënë:

" Shembulli i shoqëruesit (shokut) të mirë është si i atij që mban parfum: ose do të jap nga ai, ose do të bleshë nga ai, ose do të ndiesh erën e mirë që vjen nga ai. Dhe shembulli i shoqëruesit (shokut) të keq është sikur i atij që punon me kacek (gjyryk- i kovaçit): ose do t´i djegë robat ose do t´ia ndiesh erën e qelbur që vjen nga ai."

Mirëpo, nuk është e lejuar për Muslimanin që mbështetet në këto gjëra si arsyetim i punëve të këqija. Më tepër, ai duhet vazhdimisht të pendohet për mëkatet e bëra dhe të peshojë veten dhe të përpiqet që ta kontrolojë veten për hirë të All-llahut s.v.t. duke i kryer obligimet të cilat All-lahu s.v.t. ia ka përcaktuar dhe duke u larguar nga gjërat të cilat All-lahu s.v.t. i ka ndaluar dhe duke shpresuar në Mëshirën dhe Faljen e All-llahut s.v.t.; andaj, ai duhet të lus All-llahun s.v.t. që mos ta lërë atë të vetmuar me gjykimet e veta dhe ta Mëshirojë për veprat e bëra. Pasi që i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë:

" Jini të qëndrueshëm, përpiqeni sa të mundeni por mos e teproni, jini nga falënderuesit dhe keni parasysh se asnjëri nga ju nuk do të hyjë në Xhennet vetëm për shkak të veprave të tij." Ata thanë, " As ti, o i Dërguari i All-llahut?" Ai tha, " Jo, as unë, përveç nëse All-llahu më mëshiron dhe më shpërblen."

 All-llahu s.v.t. është Burim i Fuqisë.


Mos na harroni në duatë e juaja, insha All-llah

Lexuar 11586 herë Aktualizuar më Mërkurë, 27 Shkurt 2013 19:45
Më tepër në këtë kategori: « Virtytet e Namazit të Xhumasë

Komento

Sigurohuni që (*) informacionet e domosdoshme të jenë të plotësuara. HTML nuk lejohet.