| Shpata e Islamit |
|
| Hene, 02 Gusht 2004 05:28 |
|
Në emër të All-llahut, Të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
Ende jeni në dyshim për nocionin popullor se Islami ishte përhapur me shpatë? Lexoni dhe do të dini të besoni! Të parët e paktë që pranuan fenë "e re" në duart e Të Dërguarit ishin bashkëshortja e tij, Hatixheja, shërbëtori i tij, Zejdi dhe kushëriri i tij njëmbëdhjetëvjeçar, Aliu. Midis të vetmëve, të ciIët më vonë u bashkuan në këtë besim në Mekke ishin tregtari i ndershëm Ebu Bekr, njeriu i hekurt i Arabisë, Omeri i madh, tregtari i druajtur Osmani, xhaxhai trim i Të Dërguarit, Hamzai dhe familja e skllavit pagan, Bilal. Kjo është "Shpata e së vërtetës", shkëlqimi i qartë i së cilës zhduku mashtrimin ashtu siç fshin drita errësirën. 1. LEOPOLD WEJS (tani Muhamed Asad) Shtetar austriak, gazetar dhe autor, korrespondent i jashtëm i mëparshëm i gazetës së Frankfurtit, autor i: "ISLAMI NË UDHËKRYQ" dhe "RRUGA PËR NË MEKE" si dhe përkthyes i KUR'ANIT (pranoi Islamin më 1926). "Islami shfaqet tek unë si një punë e përsosur e arkitekturës. Të gjitha pjesët e saj janë konceptuar në mënyrë harmonike për të plotësuar dhe përkrahur njëra-tjetrën. Asgjë nuk është e tepërt dhe e mangët, me një rezuItat balanci të pakundërshtueshëm dhe vetëpërmbajtje bindëse." 2. AHMED HOLT: Kontaktues civil anglez. Udhëtoi në mënyrë ekstensive në kërkim të së Vërtetës hyjnore. Harxhoi shumë kohë në punët kërkimore dhe studimet krahasimtare midis Judaizmit, Krishterimit dhe Islamit. (Islamin e pranoi më 1975). "Shpata e Islamit" nuk është shpatë çeliku. E di këtë nga eksperienca, sepse shpata e Islamit goditi thellë brenda në zemrën time. Ajo nuk solli vdekje, por një jetë të re; ajo solli një vetëdijshmëri dhe një zgjim se kush jam unë, çfarë jam unë dhe për çfarë jam këtu?" 3. BOGDAN KOPANSKI (tani Bogdan AtauIlah Kopanski): Fillimisht polak, tani amerikan. PH.D. në histori dhe politikë. Pati një udhëtim interesant drejt Islamit dhe përballoi vuajtje të ashpra. U burgos 2 herë nga regjimi komunist polak (1968, 1981-82). (Pranoi Islamin më 1974). " Kur isha 12 vjeç, nuk pranova besimin e paarsyeshëm dhe kontradiktor të kishës. Dy vjet më vonë, më 1962 – u magjepsa nga lufta fitimtare e muslimanëve algjerianë muxhahidinë kundër kolonizimit francez. Kjo ishte "shigjeta" e parë e Islamit... Në shkollë të lartë, në ditët e para të edukimit në universitet, isha shembull tipik i "brezit kryengritës" Të të Kuqve... Rruga ime drejt të vërtetës së Kur'anit ishte e ngadalshme dhe e pahapur... Më 1974 vizitova Turqinë, ku shkruajta disertacionin tim M.A. për Sulltanin dhe politikën e Halifit Sulejman në drejtim të mbretërisë polake. Atje u godita nga zëri më i bukur i njerëzimit: EZANI, thirrja për tek lutjet. Flokët m'u ngrenë përpjetë. Një forcë e plotfuqishme e panjohur më udhëhoqi për tek Mesxhidi (xhamia) e vjetër në Stamboll. Atje, turqit e vjetër me buzëqeshjen e tyre më mësuan. Pranova me lot shehadetin dhe fala namazin (faljen) time të parë. Hodha jashtë doktrinat ideologjike. Për herë të parë në jetën time, mendja më ishte lehtësuar dhe ndjeva kënaqësinë e dashurisë së ALL-LLAHUT në zemrën time. Isha një musliman..." 4. VENGATACHALAM ADIYAR (tani Abdullah Adiyar): Indian i përmendur, shkrimtar tamiI dhe gazetar. Punoi si redaktor lajmesh në të përditshmen "Kurunanidhi Murasoli" për 17 vjet. Punoi me kryeministra të mëparshëm në Tamil Nadu (pranoi Islamin më 1987). "Në Islam gjeta përgjigje të përshtatshme për t'i ngacmuar dyshimet që lindën në mendjen time, me vëmendje tek teoria e krijimit, statusi i gruas, krijimi i Universit, etj. Jeta dhe historia e Profetit të shenjtë më tërhoqën shumë dhe ma lehtësuan punën ta krahasoja me udhëheqës dhe filozofë të tjerë botërorë." 5. HERBERT HOBOHM: (tani Aman Hobohm). Diplomat gjerman, misionar dhe punëtor social. Një intelektual që i ka shërbyer Misionit Diplomatik Gjerman në pjesë të ndryshme të botës. Tani punon si Atashe kulturor në Ambasadën gjermane në Riad (pranoi Islamin më 1941). "Kam jetuar nën sisteme të ndryshme të jetës dhe kam patur mundësinë të studioja ideologji të ndryshme, por kam ardhur tek konkluzioni se asnjë nuk është aq i përkryer sa Islami. Asnjë nga sistemet nuk ka marrë një kod të pIotë të një jete fisnike; vetëm Islami e ka atë dhe kjo është arsyeja pse njerëz të mirë e pranojnë atë. Islami nuk është teorik, është praktik. Kjo do të thotë "përuIje" e plotë përpara vullnetit të Zotit". 6. CAT STEVENS: (tani Jusuf Islam), anglez, më parë kristian, këngëtar i famshëm botëror i pop-muzikës. (pranoi Islamin më 1973) "Do të ishte gabim ta gjykojmë Islamin nga këndvështrimi i sjelljes së disa muslimanëve të këqij, që gjithmonë janë treguar në mëdyshje. Është njëlloj si ta gjykosh veturën si të keqe n.q.s. shoferi është i pirë dhe e përplas për muri. Islami i udhëheq gjitha qeniet njerëzore në jetën e përditshme, në atë shpirtërore, mendore dhe dimensionet fizike. Por, ne duhet t'i gjykojmë burimet e këtyre udhëzimeve në Kur'anin dhe shembullin e Të Dërguarit. Atëherë do të mund ta shohim Idealin e Islamit". 7. Ms. Margaret MARCUS (tani Merjem Xhemile): amerikane, më parë çifute, eseiste dhe gazetare. Autore e shumë librave (pranoi Islamin më 1962). "Autoriteti i Ligjeve dhe Moralit Islam buron nga Zoti i plotfuqishëm. Kënaqësia dhe përjetimi në Islam ekzistojnë, por prodhimet e dyta natyrore të kënaqësisë emocionale në detyrat e përfunduara në mënyrë të ndërgjegjshme për kënaqësinë e Zotit shërbejnë për ta arritur shpëtimin. Në Islam detyrat janë gjithmonë të theksuara. Kërkimi për vlera absolute të kënaqshme është vetëm në Islam. Së fundit, në Islam gjeta gjithçka që ishte vërtet e mirë, e bukur, e cila më dha kuptimin dhe udhëzimin drejt jetës dhe vdekjes së vërtetë njerëzore." 8. WILFRIED HOFMAN: (tani Murad Hofman). P.b.D. (Ligj) Har Vard. Gjerman, shkencëtar social dhe diplomat, tani ambasador gjerman në Algjeri (pranoi Islamin më 1980). 9. KASSIUS CLAY (tani Muhammed Ali Clay); boksier amerikan (3 herë kampion bote, kategoria e rëndë) më parë i krishterë (pranoi Islamin më 1965). "Unë kam pasur shumë momente të bukura në jetën time, por ndjenjat që pata ndërsa qëndroja në malin Arafat, në ditët e Haxhit (pelegrinazhi i muslimanëve), ishin të veçanta. U ndjeva fisnik nga atmosfera shpirtërore e papërshkrueshme. Atje, mbi një miIion e gjysëm pelegrinë i drejtonin lutje Zotit t'i falte ata nga mëkatet e tyre dhe t'ua dhuronte atyre bekimet e Tij të zgjedhura. Ajo ishte një përvojë gjallëruese. Të shikoje njerëz që u përkisnin ngjyrave të ndryshme, racave dhe kombeve të ndryshme, mbretërve, kokave të shteteve dhe burrave të rregullt nga vende shumë të varfëra, të gjithë të veshur me dy çarçafë të thjeshtë, të bardhë, që i luteshin Zotit pa ndonjë ndjenjë krenarie ose inferioriteti. Ishte një manifestim i dobishëm për kuptimin e barazisë në Islam." (Duke folur për të përditshmen Al-Madinah Jeddah, 15 korrik 1989). Këto ishin përshtypjet e disa personave që kanë qenë të goditur nga "Shpata e së Vërtetës". Përsa u përket propaganduesve ajo ishte "Shpata e hekurt" (dmth. e forcës), e cila ishte si një vegël në shtrirjen e përgjithshme të Islamit. Në vazhdim po japim disa gjëra që janë vënë re te disa jomuslimanë të dukshëm, të cilët e hedhin poshtë këtë pretendim të pabazuar: 1. MAHATMA. K. GANDHI: " U bëra më shumë se kurrë i bindur, se ajo nuk ishte shpata që fitoi një vend për IsIamin në ato ditë në projektin e jetës. Ajo ishte qartësia e papërkuIshme. Vetëshuarja e plotë e Profetit, vlerësimet e përpikta për premtimet e tij, devotshmëria e tij e madhe për shokët dhe pasuesit e tij, guximi i tij, besimi absolut në Zotin dhe misionin e tij. Kjo dhe shpata nuk mbartën asgjë para tyre dhe mposhtën çdo shqetësim". India e re, 1924. 2. EDWARD GIBBON: " Suksesi më i madh i jetës së Muhammedit, u përmbush nga shmangiet e forcës moraIe pa goditjen e ndonjë shpate". History of the Saracen Empire, London, 1870. 3. A.S. TRITTON: " Figura e ushtarit musliman duke përparuar me shpatën në njërën dorë dhe Kur'anin në dorën tjetër është plotësisht e rreme". 4. DE LACY O' LEARY: " Historia bën të qartë se megjithatë legjenda e muslimanëve fanatikë, e përhapur përmes botës duke forcuar Islamin me majën e shpatës mbi racat e pushtuara, është një nga legjendat më absurde dhe fantastike që historianët kanë përsëritur ndonjëherë". Islam at Crossroads, London 1923 faqe 8. 5. K.S. RAMAKRISHNA RAO: " Problemi që të shkruaj këtë monografi është i lehtë, sepse tani nuk jemi të ushqyer më me atë lloj historie të shkatërruar dhe kemi nevojë për shumë kohë, por jo ta harxhojmë atë jashtë përfaqësimit tonë të Islamit. Teoria e Islamit dhe e Shpatës p.sh. tani nuk është dëgjuar nga ndonjë drejtim e nga ndonjë emër i dëgjuar. Parimi i Islamit se "nuk ka detyrim në fe" është i njohur." Riyadh 1985 faqe 4. 6. JAMES A. MICHENER: " Asnjë fe tjetër në histori nuk u përhap kaq shpejtë sa Islami. Perëndimi ka besuar gjerësisht se vala e madhe e fesë është bërë e mundur prej shpatës. Por asnjë shkollar modern nuk e pranon këtë ide dhe Kur'ani është përcaktuar në përkrahje të Lirisë së ndërgjegjes". Islam – The Misunderstood Religion, Reader Digest (American Edition) May 1955. 7. LAWRENCE. E. BROWNE: " Rastësisht këto fakte të mirëkrijuara, rregullojnë idenë kaq gjerësisht të ushqyer në shkrimet kristiane se gjoja muslimanët, kudo që shkuan, detyruan me forcë njerëz të pranonin Islamin me majën e Shpatës". The Prospects of Islam, London 1944.
|

