|

...Kur muslimanėt jetojnė nė ambiente tė perėndimit, kjo qon drejt njė asimilimi tė jashtėzakonshėm tė personalitetit musliman.
Ironia ėshtė se, muslimanėt e rinjė, me origjinė perėndimore, janė mė tė guximshėm dhe mė tė sinqertė nė besnikėrinė e tyre ndaj rregullave tė sheriatit, ata janė krenarė me to dhe nuk kanė turp tė tregohen me to para njerėzve!
Muslimanėt kanė migruar dhe janė vendosur nė vende tė perėndimit pėr njė kohė tė gjatė, dhe ky fenomen ėshtė shtuar vitet e fundit. Nė disa raste, ky migrim mund tė jetė i justifikuar me sheriat, mirėpo nė shumicėn e rasteve, kėta migrues nuk janė vendosur nė perėndim pėr arsye legjitime tė sheriatit, por pėr vet tekat dhe epshet e tyre, apo pėr shkak tė rrethanave tė tyre personale dhe sociale.
Studimi i gjendjes intelektuale, sociale, etike dhe psikologjike tė kėtyre migruesve, duhet tė jetė prioritet kryesor i qendrave Islame nė perėndim, ashtu qė ky studim - me Mėshirėn e All-llahut - tė formojė bazėn pėr davet dhe programe edukative.
Njė prej fenomeneve dominuese nė bashkėsinė Muslimane ėshtė dobėsia, apo mungesa totale e identifikimit diferencues nė besimin dhe sjelljet e tyre. Influenca (ndikimi) i ambientit perėndimor ėshtė mė se i dukshėm nė rastin e tyre, posaēėrisht nė mesin e tė rinjėve, tė cilėt kanė lindur, janė rritur dhe edukuar nė perėndim. Ky fenomen ėshtė njė rezultat i pashmangshėm, i cili nuk ka nevojė tė ekzaminohet, studiohet apo tė vėrtetohet. Ajo qė duhet tė vihet nė peshojė dhe tė shqyrtohet ėshtė ēėshtja e aktivistėve Islamik nė veēanti, shumė prej tė cilėve nuk janė tė "pastėr" nga influenca e ambientit negativ. Njė shembull do tė mjaftojė rreth kėsaj, e qė ėshtė dėshtimi nė zbatimin e pėrpiktė tė shumė rregullave tė sheriatit, posaēėrisht nė ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me gratė. Kėtu nuk e kam fjalėn pėr dallimin e njohur nė mes tė fukahave se, a janė fytyra dhe duartė avret apo jo, ēėshtja ėshtė mė serioze se kjo, sepse fatkeqėsisht, nė disa raste hixhabi ėshtė bėrė jo mė tepėr se njė teori, pa kurrėfarė substance nė tė. Ėshtė thjeshtė njė formė e karakterit modern dhe civilizues, jo mė tepėr se njė shami e hollė e cila mbulon njė pjesė tė flokėve, duke ia bashkangjitur veshjen e pantallonave tė ngushta dhe mbajtjes sė zbukurimeve dhe parfumeve nga mė tė ndryshmet. Pėrzierja, pėrshėndetja me dorė me jo-mahramėt dhe prezentimi nė sporte tė pėrziera, janė ēėshtje tė cilat janė bėrė normale, ndodhi tė pėrditshme.
Nėse ndonjėri flet kundėr gjėrave tė kėtilla, ata shumė shpejtė do tė akuzohen me tė qenurit fanatik dhe ekstrem, dhe se janė injorantė ndaj realitetit tė jetės nė perėndim dhe rrethanave sociale nė tė cilat njerėzit jetojnė. Atyre do t“u thuhet se, janė duke shikuar drejtė Amerikės dhe Europės pėrmes syve tė njė Beduini tė thjeshtė, i cili nuk ka fije mirėkuptimi dhe mendjehollėsie. Kam dėgjuar njėrin prej kėtyre " mendimtarėve tė ndriēuar " duke tundur duart para njė audience tė aktivistėve Islamik, duke u thėnė atyre qė tė ngrisin standardet e tyre intelektuale dhe tė jenė pozitiv nė bashkėveprim me rrethanat e krijuara nga civilizimi modern, duke i paralajmėruar ata tė mos jenė jo-fleksibėl (tė pandryshueshėm) dhe tė bien nė baltėn e prapambeturisė dhe errėsirės. Tė gjitha kėto ai i tha sepse kishte dėgjuar njėrin prej aktivistėve duke recituar hadithin e tė Dėrguarit (SalAllahu Alejhi ve Selem): " Unė nuk i pėrshėndes gratė me dorė."[Transmetuar nga en-Nisa“i, hadithi nr. 4110]!
Ajo qė me tė vėrtetė ėshtė e ēuditshme ėshtė fakti se, mund tė gjeshė disa prej kėtyre mendimtarėve dhe daive, tė cilėt e konsiderojnė veten tė autorizuar pėr dhėnien e fetvave pėr justifikimin e kėtyre dobėsive, duke shtrembėruar delilin (argumentimin). Mė kujtohet njėri prej kėtyre sheikhėve bashkėkohorė, nė njė konferencė Islame nė Amerikė, i cili e hapi ligjėrimin e tij me njė sulm tė ashpėr kundėr organizatorėve tė konferencės, tė cilėt kishin ndarė burrat dhe gratė, duke e kritizuar kėtė "prapambeturi intelektuale" dhe "tė menduarit primitiv" qė ende ėshtė e pėrhapur nė mesin tonė, bile edhe nė Amerikė (!!). Nė fund tė fjalimit, organizatori i konferencės u ngrit pėr tė komentuar, dhe ne menduam se ai do tė mbrojė mėnyrėn se si gjėrat ishin organizuar, mirėpo nė vend tė kėsaj, ai pranoi "gabimin" e tij, u kėrkoi falje vėllezėrve dhe motrave, dhe tha se arsyeja e ndarjes ka qenė pėr shkaqe logjistike, e jo intelektuale. Ai premtoi se do tė pėrmirėsojė ēėshtjen ditėn e ardhshme, dhe e mbajti premtimin...!
Kur muslimanėt jetojnė nė ambiente tė perėndimit, kjo qon drejt njė asimilimi tė jashtėzakonshėm tė personalitetit musliman, shkatėrrim tė madh nė ndjekjen e rregullave tė sheriatit dhe tendencė tė dukshme ndaj kėrkimit tė lėshimeve (opcioneve mė tė lehta), pa kurrėfarė kuptimi apo njohurie. Nė shumė raste, pėrshkrimi i dhėnė nė Kur“an, reflektohet nė kėtė gjendje, ku All-llahu (Subhanehu ve Teala) thotė:
" Ka nga njerėzit qė adhurojnė Al-llahun me mėdyshje (luhatshėm)..." [El Haxhxh, 11]
Ironia ėshtė se, muslimanėt e rinjė, me origjinė perėndimore, janė mė tė guximshėm dhe mė tė sinqertė nė besnikėrinė e tyre ndaj rregullave tė sheriatit, ata janė krenarė me to dhe nuk kanė turp tė tregohen me to para njerėzve!
Mė kujtohet njė vizitė e imja nė njė vis tė SHBA-ve, nė tė cilin jetojnė shumė njerėz nga sekti i Krishterė Protestant, tė quajtur Amish, tė cilėt besojnė se njė prej arsyeve tė mizeres nė tė cilėn njerėzimi ėshtė duke jetuar, ėshtė civilizimi materialistik i cili ėshtė duke dominuar njeriun perėndimor dhe e ka fundosur nė imoralitet dhe mėkatshmėri. Andaj, ata janė larguar nga shoqėria dhe kanė mohuar tė gjitha format e civilizimit modern, duke iu shmangur pėrdorimit tė tė gjitha zbulimeve teknologjike moderne. Ata kanė formuar bashkėsitė e tyre tė veta, pėrfshirė kėtu edhe shkollat nėn mbikqyrje tė kishės sė tyre, dhe ata merren me bujqėsi dhe blegtori, duke pėrdorur mjete primitive tė cilat u qėdrojnė nė dispozicion. Ata poashtu i shmangen pirjes sė alkoholit dhe bėrjes sė zinasė! Ėshtė poashtu me rėndėsi tė pėrmendet se, gratė e tyre ende mbajnė rroba (fustanė) tė gjata dhe mbuluese (tė trupit), siedhe shami mbi kokat e tyre dhe ato nuk pėrzihen me burra. Pėrkundėr faktit se, disa prej bashkėvendasve tė tyre Amerikanė i shikojnė ata me pėrēmim, ata janė krenarė me principet dhe zakonet e tyre.
Unė nuk jam kėtu pėr tė analizuar fenomenin e kėsaj bashkėsie tė Amishėve. Ajo qė dua tė them ėshtė se, kėta njerėz, edhepse kanė parė qė vendi i tyre ka arritur kulminacionin e zhvillimit material modern, ata janė larguar nga ata dhe janė duke i praktikuar besimet e tyre nė mėnyrė krenare. Pse ne Muslimanėt - tė cilėt me bindje besojmė se, elhamdulilah, ne jemi duke pasuar fenė e vėrtetė - nuk kemi fuqi tė krenohemi me fenė tonė dhe tė praktikojmė parimet e saja, t“i zbatojmė me pėrpikshmėri dhe t“i ngrisim kokat lartė duke qenė krenarė me besimin tonė, moralin dhe sjelljet?
Urdhėri pėr pasimin e rregullave tė sheriatit ėshtė njė prej mėnyrave, pėrmes sė cilės besimi i njeriut sprovohet. All-llahu (Subhanehu ve Teala) thotė:
" Ai ėshtė qė krijoi vdekjen dhe jetėn, pėr tju sprovuar se cili prej jush ėshtė mė vepėrmirė." [El Mulk, 2]
Kjo fe ėshtė ēėshtje serioze, nuk ėshtė shaka. Gjėja mė e keqe, tė cilėn mund t“ia bėjmė vetes sonė, ėshtė qė ligjet Islame t“i konsiderojmė si lojra, duke marrur vetėm ato tė cilat i konvenojnė dėshirės sonė dhe epsheve tona, apo duke lejuar realitetin e kėtij intelektuali tė devijuar apo ambientit social tė na bėhen udhėrrėfyes, tė cilat na diktojnė ē“kado qė kanė dėshirė. Ne kemi argument tė qartė nė Kur“an, nė tė cilin nuk ka dykumptimėsi apo hutim, sikurse thotė All-llahu (Subhanehu ve Teala):
" Kur All-llahu ka vendosur pėr njė ēėshtje, ose i Dėrguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjė besimtari dhe asnjė besimtareje qė nė atė ēėshtje tė tyre personale tė bėjnė ndonjė zgjidhje tjetėrfare." [El Ahzab, 36]
Disfata (humbja) nė pamjen e jashtme tė njeriut ėshtė shenjė e disfatės sė zemrės. Prandaj, i Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka paralajmėruar ashpėr kundėr kėsaj, duke thėnė:
" Kush e imiton njė popull, ai ėshtė prej tyre." [Transmeton Ebu Davudi nė el-Libaas, hadithi nr. 3512]
Ahmad Abd al-Rahmaan al-Swiyaan [nga revista el-Bayaan, nr.155, Rexheb 1421, f. 74-75] |