| Përkatësia jote Islame |
|
| Premte, 23 Korrik 2004 01:55 |
|
" Prej teje në dynja kam kërkuar shumë më pak se kjo: Që ibadet të më bësh dhe që në këtë punë të mos më bësh shok, e ti nuk e bëre këtë."
Shumë njerëz kanë mendim të gabuar në lidhje me përkatësinë islame, kështu që mendojnë që për këtë përkatësi mjafton që personi të ketë emër islam ose që prindërit ti ketë musliman ose që në letërnjoftimin e vet apo në ndonjë dokument të vetin personal të shkruaj se është musliman. Ose që njëherë në javë ta falë vetëm namazin e xhumasë, ose namazet e bajramit gjatë vitit. Poashtu mendojnë se është e mjaftueshme për përkatësinë e tyre islame të shqiptuarit e shehadetit (dëshmisë) pa e kuptuar domethënien e saj të vërtetë dhe të përshtaturit e aktiviteteve të veta në pajtim me principet e saja... dhe kuptime të shumta të devijuara për kuptimin e drejtë të islamit e të cilat janë si rezultat i ndodhive bashkëkohore në botë, sidomos në këtë shekull. Miliona muslimanë sot nuk e dijnë kuptimin e drejtë dhe të vërtetë të kësaj feje dhe nuk i dijnë kushtet themelore të kësaj përkatësie, e as obligimet të cilat dalin prej saj. E ata, para së gjithash nuk e dijnë dhe nuk e kuptojnë vetë natyrën e kësaj feje të lartësuar-islamit. Çka është Islami? Islami është fe e Allahut, programi dhe themelet e së cilës janë universale dhe gjithëpërfshirëse, fe të cilën i Gjithmëshirshmi ua ka zgjedhur robërve të Vet, e në të cilën kanë thirrë të gjithë të dërguarit e Allahut xh.sh. prej Ademit a.s. e deri te Muhammedi a.s. Islami është të dorëzuarit e plotë Allahut xh.sh. me anën e betimit në Njësinë e Tij apsolute, dhe të jetuarit në pajtim me Sheriatin (Ligjin) e Tij në të gjitha gjërat, dhe të eliminuarit e çdo lloji të kufrit-mosbesimit dhe distancimin prej jobesimtarëve. Të jesh musliman do të thotë: të nënshtruarit dhe të të islamizuarit e logjikës sonë, zemrës, syrit, veshit dhe të gjitha organeve tjera të trupit dhe të vënies së tyre në shërbim të Allahut të Lartësuar, i cili të ka krijuar dhe të ka dhuruar të mira të shumta, të cilat është e pamundur të numërohen. Ai i cili nuk i dorëzohet plotësisht Allahut dhe islamit si rrugë e tij e qartë, në të gjitha aspektet e sipërpërmenduara, nuk mund të konsiderohet si musliman i vërtetë dhe i sinqertë, për arsye se: ...Islami nuk është sikur fetë tjera Islami nuk e pranon prej pjestarëve të vet që përkatësinë e tyre ta tregojnë me emrat e tyre dhe në mënyrën formale, gjersa idetë, fjalët dhe punët e tyre nuk përputhen me vlerat islamit. Veç kësaj, shumë muslimanë me vetëdije apo pa të, në masë të madhe ose të vogël, në mënyrë direkte apo indirekte, punojnë në rrëzimin e islamit dhe vlerave të tija. Islami nuk kënaqet që pjestarët e saj vetëm të tregojnë përkatësinë e tyre islame me anë të përkatësisë së tyre historike, apo trashëguese apo përkatësisë së tyre nacionale, por ua ka kushtëzuar disa sharte-kushte dhe i ka obliguar me një sërë obligimesh, të cilat nëse i plotësojnë dhe i realizojnë ato, veç atëherë mund të konsiderohen ti musliman të mirë dhe të sinqertë. E tani, o vëllau ynë fisnik, do t'i cekim shartet-kushtet kryesore: NJË: Të jesh muslilan në bindjet e tua Që të jesh musliman duhet që të jesh thellë i bindur në gjithë atë që na ka lajmëruar Allahu xh.sh., në Kur'an dhe i Dërguari i Tij a.s. në synnetin e tij, në Emrat e Tij të bukur dhe në Cilësitë e përsosura të Tij, në melekët dhe Librat e shpallura qiellore, në të Dërguarit e Allahut xh.sh., Ditën e Gjykimit, Kadanë dhe Kaderin, të besosh në të gjitha këto pa shtuar apo munguar diç sikur paraardhësit tanë-sahabët r.a.,dhe të cilët i kanë ndjekur në të gjitha gjërat e mira sikur imamët e mëdhenjë. Prej të parëve: imam Ebu Hanifja, Maliku, Shafiu, Ahmed lbn Hanbeli dhe të tjerët, Allahu i mëshiroftë që të gjithë. Çelësi dhe thelbi i kësaj bindjeje dhe besimi është në fjalën LA ILAHE IL-LALL-LLAH MUHAMMEDUN RESULULLAH, që shkurtimisht do të thotë se, nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut xh.sh. dhe se Muhammedi është i Dërguari i Tij. Nga kjo del se të gjitha llojet e ibadeteve bëhen vetëm për hirë të Allahut xh.sh. duke e pritur shpërblimin e vetëm prej Tij dhe të mos e bëjmë asnjërin të barabartë me Të dhe t'i mohojmë të gjitha këta zotëra të rrejshëm të cilët adhurohen dhe t'i mohojmë të gjitha bindjet dhe idetë tona të injorancës-xhahilijetit dhe të largohemi nga ata të cilët thërrasin dhe i pasojnë këto gjëra të injorancës. Pjesa e dytë e fjalës, Muhammedun Resulullah, shkurtimisht do të thotë se çdo nënshtrim i yti, çdo ibadet dhe ritual i yti, apo çdo punë e mirë që ti dhe shoqëria jote keni dobi, dhe me anë të së cilës i kontribon zhvillimit dhe ndërtimit të vendit, të jenë në pajtim me mënyrën dhe metodën e sunnetit-traditës Pejgamberit a.s. DY: Të jesh musliman në Ibadetet tua Islami, o Vëlla musliman, kërkon që tërë jeta jote të jetë adhurim dhe përulje Allahut xh.sh., se ky është njëri prej qëllimeve kryesore të egzistencës sonë në tokë. Thotë All-llahu xh.sh.: " Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër, pos që të më adhurojnë Ibadeti sipas mësimeve Islame nuk manifestohet vetëm me rituale, por është gjithëpërfshirës, e përfshinë çdo vepër të mirë prej së cilës ke dobi ti dhe shoqëria jote dhe me të cilën është i kënaqur All-llahu xh.sh. Që ibadeti yt të jetë i rregullt, patjetër duhet që të jetë në emër të Allahut dhe që shpërblimin për ibadetin tënd ta presësh Vetëm prej Allahut në botën tjetër. TRE: Të jesh musliman në Ahlakun-Moralin tënd Nëse e konsideron vetën musliman, atëherë patjetër duhet të kesh kujdes në të gjitha cilësitë dhe vlerat fisnike dhe morale të cilat sheriati i kërkon në mënyrë që pjestari i saj ta plotësojë dhe përsosi fenë e vet sikur që janë: trupi, durimi, butësia, bujaria fisnikëria, modestia. të larguarit nga të menduarit keq për vëllaun e vet, të ruajtnrit prej haramit, të ulurit e shiqimit nga çdo gjë e ndaluar, të ruajturit e gjuhës nga rrena (gënjeshtra), mallkimi, përgojimi dhe të gjitha llojet e fjalëve të cilat janë të ndaluara. Në këtë mënyrë do të jesh shembull më i mirë për njerëzit, si person i cili gjatë jetës së vet të përditshme i praktikon bazat e mësimeve islame dhe të gjitha vlerat e tija, me sjelljet e veta gjatë të ngrënurit, pijes, veshurit, të folurit, udhëtimi, vendin e punës, në fqinjësi dhe gjitha vendet tjera publike dhe private. KATËR: Të jesh musliman në shtëpinë tënde I nderuari vëlla, nuk mjafton të jesh musliman i mirë vetëm për vete, por patjetër duhet që edhe shtëpinë tënde ta bësh shtëpi muslimane. Që e tërë familja jote të jetë prej robërve të mirë të Allahut, se do të jesh i pyetur për ta në ditën e Gjykimit sikur që thotë Allahn xh.sh.: " O ju që besuat , ruani veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët." Poashtu i Dërguari i Allahut [Sal-lAllahu Alejhi ve Selem] thotë: " Të gjithë ju jeni barinj dhe secili do të jetë përgjegjës për tufën e tij. Mëkëmbësi është bari, burri është bari, gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj dhe rojtare e fëmijëve, pra të gjithë ju jeni barinjë dhe secili prej jush do të jetë përgjegjës për tufën e tij." Ndaj ke kujdes për familjen tënde, urdhëroji dhe nxiti fëmijët e tu që ta falin namazin, t´i kryejnë obligimet islame, të bëjnë punë të mira dhe që të stolisen me cilësi fisnike dhe morale. Ndaloju të punuarit e haramit dhe mekruhit, të shkuarit në vende me të cilat Allahu xh.sh. nuk është i kënaqur, vajzave të tua tregoju rregullat e sjelljes dhe veshjes islame, në mënyrë qe të mos kenë arsye në Ditën e Gjykimit se nuk u ke treguar për të vërtetat e mësimeve islame. Të gjitha këto duhet t´i bësh nëse beson në Allahnn dhe Ditën e Gjykimit, dhe mos thuaj: ne jemi gjenerata të vjetra, kohajonë ka kaluar, të rinjtë kanë të drejtë të sillen në jetës e tyre private ashtu siç duan vetë, ne nuk duhet që ata t i detyrojmë, se kjo është koha e demokracisë; se të gjitha këto jane fjalë të pabesimtarëve të cilët në çdo mënyrë mundohen që të na largojnë nga feja jonë. PESË: Të jesh musliman në jetën tënde shoqërore Feja jonë fisnike na nxitë dhe na obligon që të kemi marëdhënie të mira me të afërmit dhe fqinjët tonë, dhe që lidhjet me ta të jenë bazë e dashurisë dhe respektit reciprok. Përveç kësaj, ti si musliman dhe pjestar i ummetit islam duhet që me gjithë muslimanët tjerë të ndihmoheni me njëri tjetrin në mirësi dhe devotshmëri dhe që marrëdhëniet tua me ta të jenë të bazuara në principet e burimit të sheriatit, larg çdo mashtrimi, rrene, dyftyrësie, korupcionit, uzurpimit të drejtave të tjereve, të marrurit e kamatës, dhe të ngjashme me këtë. Ke kujdes dhe ruaju që të mos i dëmton apo t i bënë padrejtësi të tjerëve dhe në çfarëdo mënyre tu marrësh hakun (drejtën) e huaj, se Allahu do të falë nëse Ai don, të gjitha mëkatet e bëra kundrejt Tij përveç shirkut (politeizmit), e hakun e njerëzve nuk mund të ta fal askush tjetër pos të zotit të atij haku, pra vetë personi. GJASHTË: Të jesh musliman në tëgjitha idetë tua dhe pikëpamjet tua politike Ti si musliman je i obliguar që ta tregosh lojalitetin tënd vetëm islamit dhe muslimanëve dhe të distancohesh nga ateizmi dhe pabesimtarët dhe që t i fusësh në përdorim të gjitha mjetet dhe forcat e tua për fitoren e islamit, zhvillimit dhe prosperitetit të islamit dhe muslimanëve, jo vetëm në Kosovë por edhe në tërë botën. Përkatësia jote islame të obligon që të solidarizohesh me të gjithë pjestarët e Ummetit, kudo qofshin ata, se ti je pjestar i këtij ummeti, sikur që thotë Allahu xh.sh.: " Ky ummeti juaj, është një ummet. Kurse Unë jam Zot i juaj, pra më adhuruni vetëm Mua." Kush nuk interesohet për problemet e muslumanëve ështe sikur të mos jetë prej tyre. O VËLLA MUSLIMAN! Në fund të këshillojmë që të jesh i devotshëm dhe të jesh rob i nënshtruar i Allahut xh.sh., që t´i pasosh principet e fesë Tij, që të jesh krenarë që je musliman, që të punosh në kthimin e namit dhe forcës dikurshme të ummetit tonë. Se përkatësia jote islame të obligon që të jetosh me islamin dhe për islamin. Të jetosh me islamin me besimin dhe bindjen tënde, me praktikimin dhe kryerjen e rregullave islame, që islamin ta merr si udhëzues tëndin jetësor në të gjitha aspektet e jetës tënde. Që islami të jetojë me ty, në shtëpinë tënde, jetën tënde të përditshme shoqërore, që tërë jetës tënde ta ngjyrosësh me islam, me një fjalë që jeta jote të islamizohet ashtu siç e kërkon këtë prej neve Krijuesi dhe Zoti ynë: Thuaj Namazi kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjeshtë për Allahun, Zotin e botëve! Prandaj o vëlla musliman, ktheju Allahut tënd në mënyrë që ta meriton mëshirën e Tij, e me këtë edhe kënaqësit e përhershme të xhennetit, se në të kundërtën të pret llogari e rëndë në ditën e Gjykimit, ditën e pendimit madh, në Ditën kur nuk do të ndihmojë asgjë as pasuria as fëmijët, e as familja, as pozita, as shoku e askush tjetër pos punëve tua të mira, të cilat janë bërë vetëm për hirë të Allahut. Atë ditë do të dëshirosh, që të shpëtosh prej vuajtjeve të xhehennemit duke e dhënë tërë pasurinë tënde e edhe botën e tërë, por Allahu nuk do ta pranojë prej teje dhe ty do të thotë: " Prej teje në dynja kam kërkuar shumë më pak se kjo: Që ibadet të më bësh dhe që në këtë punë të mos më bësh shok, e ti nuk e bëre këtë."" Dije, o rob i Allahut se ti nuk ke kurfarë vlere përveç në kuadër të sheriatit Allahut dhe se ne muslimanët nuk do të kemi fuqi dhe nuk do të mundë të fitojmë kundër armiqëve tonë e as nuk do të jemi krenar dhe të lumtur pa u përmisuar dhe rikthyer në mënyrë të sinqertë fesë sonë. Sa bukur e ka thënë këtë Omer ibn Hattabi r.a.: " Ne jeni një popull të cilin Allahu e ka nderuar dhe e ka ngritur me islam, sa herë që do të kërkojmë influencë dhe fuqi jashta islamit, ai do të na nënçmoj ne." Vëlla i dashur, kur ta lexosh këtë fletë (nëse e printon) jepja tjetrit ta lexojë dhe mos e gjuaj se në to ka ajete të Allahut. Shoqata e Ringjalljes së trashëgimisë Islame |

