Jemi urdhëruar të pasojmë e jo të shpikim bidate E-Mail
Premte, 14 Maj 2004 17:56

Transmetohet nga Irbade bin Serijeh [radijall-llahu anhu] i cili thotë: "Na e fali Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] namazin e sabahut, pastaj na këshilloi me një këshillë të qartë. Nga kjo këshillë lotuan sytë e vërgëlluan zemrat e njëri prej nesh tha: O Resulull-llah, po më duket se ky është këshillimi lamtumirës, për këtë shkak na porosit diç". (Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]) tha: "U porosis të keni drojë All-llahun [subhanehu ve teala], ta dëgjoni e t’i përuluni kryetarit edhe nëse është rob i Etiopisë, ngase kush jeton prej juve (pas meje) do të sheh kundërshtime të shumta. Obligoheni të kapeni për sunnetin tim dhe sunnetin e halifëve të drejtë e udhëzues (rashidin el-mehdijin), kapuni për to me dhëmballë (fortë), e keni drojë nga risitë, se çdo risi është bidat, (Ebu Asimi thotë)" keni drojë risitë, se çdo bidat është humbje".


Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

"O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!" (Ali Imran: 102)

"O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju." (En-Nisa:1)

"O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh." (El-Ahzab:70:71)

Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë - udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid'at dhe çdo bid'at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr...

 

 

Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], sahabët dhe ato që i kanë pasuar në mënyrë më të mirë ua kanë tërhequr vërejtjen, njerëzve nga bidatet e risitë e i kanë urdhëruar në pasim, ku gjindet shpëtimi nga çdo gjë që tërhiqet vërejtja. Në librin e All-llahut ka urdhër për pasim, që nuk është në kundërshtim në të. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Thuaju (o Muhammed): "Nëse ju doni All-llahun , eni pas meje, atëherë All-llahu ju do juve dhe ju falë mëkatet tuaja" (Ali Imran: 31).

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Dhe, qe, kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndjeknie, e mos shkoni rrugëve tjera që tu shmangin ato nga rruga e Tij. Kjo është ajo që ju porositë Ai për tu ruajtur nga të këqijat." (Enam:153)

Kjo është fjalë e qartë për atë që ne jemi në te.

Transmetohet nga Muxhahid ibën Xheberi, i cili është nga të mëdhenjt e tabiinëve dhe imam i mufesirëve, se ka thënë: "Në fjalën e All-llahut [subhanehu ve teala]: "e mos shkoni rrugëve tjera", nënkoptohen janë bidatet dhe dyshimet".

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Nëse nuk pajtoheni për ndonjë gjë (ju edhe ata që udhëheqin punët tuaja) paraqitjani All-llahut (Kur’anit) dhe Pejgamberit (thëniet dhe veprat e tij), nëse besoni All-llahun dhe Ditën e Kijametit" (Nisa:59).

Imam Shafiu [radijall-llahu anhu] në librin e tij "er-Risale" thotë se kjo d.m.th.: në atë që ka thënë All-llahu [subhanehu ve teala] dhe Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]".

Transmetohet nga Ebu Abdull-llah el-Xhezeriu, i cili është nga fukahatë e tabiinëve, se ka thënë: "Kthimi te All-llahu [subhanehu ve teala], d.m.th. kthimi në Librin e Tij e kthimi te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pas vdekjes së tij, kthimi në sunnetin e tij".

Transmetohet në sahih Muslim, nga Abdul-llah ibën Mes’udi [radijall-llahu anhu], i cili ka thënë se Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "S’ka Pejgamber që ka dërguar All-llahu [subhanehu ve teala] para meje, e që s’kanë pasuar havarijunë (nxënës-apostuj) dhe as’habë, të cilët veprojnë me sunnetin e tij dhe orientohen me urdhërin e tij, (në transmetimin tjetër thuhet: udhëzohen me udhëzimin e tij),pastaj do t’i pasojnë njerëz të cilët thonë atë që nuk e veprojnë, veprojnë ato që s’urdhërohen të veprojnë, e kush i lufton me dorë është besimtar, kush i lufton me gojë është besimtar dhe kush i lufton me zemër është besimtar, e pas kësaj nuk mbetet një thërrmi imani."

Gjithashtu transmetohet në sahih Muslim nga Xhabir ibën Abdull-llahu [radijall-llahu anhu] i cilli thotë se Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka patur shprehi të thotë në hutben e tij: "Fjala më e mirë është fjala e All-llahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bidat e çdo bidat është humbje".

Gjithashtu e përmend këtë hadith Bejhakiu në librin e tij "El-I’tikad" me tekst: "Fjala më e vërtetë është Libri i All-llahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit" e shtoi në fund: "çdo humbje çon në xhehennem."

Trannsmetohet nga Abdull-llah ibën Mes’udi, i cili thotë: "vizatoi Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] një vizë dhe tha: "Kjo është rruga e All-llahut [subhanehu ve teala], pastaj vizatoi viza nga e djathta dhe e majta dhe tha: "këto janë rrugë në të cilat thërret shejtani, pastaj lexoi: "Dhe,ja, kjo është rruga Ime e drejtë, prandaj ndjeknie, e mos shkoni rrugëve tjera që t’u shmangin ato nga rruga e Tij" (Enam:153).

Transmetohet nga Irbade bin Serijeh [radijall-llahu anhu] i cili thotë: "Na e fali Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] namazin e sabahut, pastaj na këshilloi me një këshillë të qartë. Nga kjo këshillë lotuan sytë e vërgëlluan zemrat e njëri prej nesh tha: O Resulull-llah, po më duket se ky është këshillimi lamtumirës, për këtë shkak na porosit diç". (Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]) tha: "U porosis të keni drojë All-llahun [subhanehu ve teala], ta dëgjoni e t’i përuluni kryetarit edhe nëse është rob i Etiopisë, ngase kush jeton prej juve (pas meje) do të sheh kundërshtime të shumta. Obligoheni të kapeni për sunnetin tim dhe sunnetin e halifëve të drejtë e udhëzues (rashidin el-mehdijin), kapuni për to me dhëmballë (fortë), e keni drojë nga risitë, se çdo risi është bidat, (Ebu Asimi thotë)" keni drojë risitë, se çdo bidat është humbje".

Transmetohet në Sahihajnë (dy librat e vërtetë-sahihul-Buhari dhe sahihul-Muslim) nga Aisheja [radijall-llahu anhu], e cila thotë se Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë; "Kush shpik diç të re në fenë tonë, çka nuk është e saj, është e refuzuar", e papranuar nga vepruesi i saj.

Transmetohet nga Ebu Davudi nga Muadh bin Xhebeli [radijall-llahu anhu], i cili thotë: "Pas juve do të ketë fitne, shumohet pasuria e hapet Kur’ani, saqë marrin nga ai besimtari dhe munafiku, burri dhe gruaja, i madhi dhe i vogli, i liri dhe robi, ka frikë t’u thotë ndokush njerëzve: "nuk më pasoni e unë kam lexuar Kur’anin, e nuk do të më pasojë përderisa nuk shpik diç tjetër",keni drojë prej asaj që ka shpikur ai, se ajo që ka shpikur ai është humbje, e ju tërheqi vërejtjen nga kthimi i njeriut të urtë nga rruga e drejtë, ngase nganjëherë shejtani thotë fjalë të humbjes në gjuhën e të urtit e fjalë të vërteta në gjuhën e munafikut".

Transmetohet nga Amir bin Jahja, i cili thotë: "Kam dëgjuar babain tim, i cili tregonte nga babai i tij, i cili thotë: "Ishim ulur në derë të Abdull-llah bin Mes’udit para namazit të sabahut, e kur doli ecëm me të deri në xhami, e na u afrua Ebu Musa el-Eshariu e tha: A doli me ju Ebu Abdurr-rrahmani (Abdull-llah ibën Mas’udi)?" Ne i thamë: "Jo". Ai u ul me ne deri sa doli, e kur doli u ngritëm të gjithë, e tha: "O Ebu Abdurr-rrahman, pashë në xhami një gjë që ndalova të veprohet dhe në këtë, elhamdul-lilah, shoh hajr." Ai i tha: "?’është ajo?" Ky i tha: "Nëse jeton do ta shohësh". Pastaj tha: "Pashë në xhami një grup njerëzish të ulur në hallkë, duke pritur namazin. Në çdo hallkë nga një njeri e në duart e tyre guraleca (këto i zëvendësojnë sot tespitë),e ai që është në krye u thotë thuani njëqind herë All-llahu Ekber, e ato thonë njëqind herë, pastaj thotë: thuani La ilahe Il-lall-llah njëqind herë, e ata thonë, pastaj thotë: thuani subanall-llah njëqind herë, e ata prapë thonë". Abdull-llahi tha: "?ka u the atyre?" Ai tha: "Nuk u thashë asgjë duke pritur mendimin tënd ose duke pritur urdhërin tënd". Ai tha: "A nuk i urdhërove t’i lënë veprat e këqija e nuk u sigurove se nuk u humbë nga e mira gjë". Pastaj eci, ecëm edhe ne me të, derisa ariti te njëra prej atyre halkave, e u ndal te to dhe tha: "?’është kjo që po e veproni? Ata thanë: "O Ebu Abdurr-rrahman, gurë , i numrojmë me to tekbiret, tehlilet (të thënurit La il-lahe il-lallah) dhe tesbihet (e tahmidet). Abdull-llahu tha: "Largohunu nga të këqijat, unë u siguroj se nuk u humbë nga të mirat gjë. Vaj për ju o ummeti i Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]! Sa shpejt shkatërruat, kurse as’habët e Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] janë ende ndër ju prezent, e teshat e tij ende nuk janë lagur, e pjata e tij ende nuk është thyer. Pasha Atë në dorën e të cilit është jeta ime, a jeni ju në një milet më të udhëzuar se mileti i Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] apo i keni hapur dyert e humbjes? Ata thanë: "Vall-llahi o Ebu Abdurr-rrahman nuk deshëm tjetër gjë vetëm se hajr". Ai tha: "Sa dëshirues të hajrit nuk do ta arrinë atë. Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] na ka treguar: "se do të vjen një popull që do të lexojë Kur’anin, e ky (lexim) nuk do ta kalojë fytin e tyre", pasha Zotin ndoshta shumica e tyre janë prej juve, e pastaj u largua nga to. Amër bin Selemeh tha: "I pamë të gjithë ato në ditën e Nehrevanit na sulmuan me Havarixhët."

Transmetohet nga Abdull-llah bin Mes’udi [radijall-llahu anhu], i cili ka thënë: "Pasoni (selefin), e mos nxirrni bidate, se ju mjafton".

Transmetohet nga Abdull-llah bin Mes’udi, i cili ka thënë: "Të kursesh në sunnet është më mirë se të mundohesh në bidat".

Transmetohet nga Kajs bin ebi Hazimi, i cili thotë: "Hyri ebu Bekri te një grua nga Ahmesit, e quajmë Zejneb bint el-Muhaxhir, e e pa që nuk po flet. Pastaj tha: "?’ka që nuk flet?" Njerëzit thanë: "Ka bërë nijet të bëjë Haxhxh me të heshtur." Ai i tha asaj: "Fol, se kjo nuk është hallall, kjo është nga veprat e xhahilijetit".

Transmetohet nga Ebu Hudhejfeja [radijall-llahu anhu], i cili thotë: "?do ibadet që nuk e kanë bërë sahabët e Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] edhe ju mos e bëni, ngase e para tjetrës nuk i le vend; keni drojë All-llahun o ju rob të All-llahut, e merrnie rrugën e atyre që kanë qenë para jush."

Nga fjala e Omer ibën Abdulazizit është edhe kjo: "U porosis të keni drojë All-llahun [subhanehu ve teala], të kurseni në çështjen e Tij (din), të pasoni sunnetin e Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e të leni bidatet që i kanë shpikur bidatçinjtë më vonë."

Transmetohet nga Hasan el-Basriu, i cili thotë: "Pasha Atë në dorën e të cilit është jeta ime, sunneti i juaj është ndër ju ndërmjet atyre që e teprojnë dhe atyre që e lënë pas dore. Bëni sabër në të, All-llahu ju mëshiroftë, ngase ehli sunneti kanë qenë pakica në të kaluarën dhe do të jenë pakicë në të ardhmen, ato janë të cilët nuk shkuan me pasuesit e luksit në lukset e tyre , e as me pasuesit e bidatçinjëve në bidatet e tyre, e bënë sabër në sunnetin e tyre deri sa takuan All-llahun [subhanehu ve teala], e kështu, inshaall-llah, bëhuni.

Transmetohet nga Ibni Sirini, i cili thotë: "S’ka bidat që ka marrë njeriu, vetëm se ka lënë një sunnet.

Transmetohet nga Hasan el-Basriu, i cili thotë: "Nuk pranon All-llahu [subhanehu ve teala] nga pasuesi i bidatit agjërimin, namazin, haxhxhin, e as umren deri sa të lë, atë bidat."

Transmetohet nga Muhammed bin Muslimi, i cili ka thënë: "Kush e nderon bidatçiun, vetëm se ka ndihmuar në shkatërrimin e islamit."

Ebu Muashiri thotë: "Pyeta Ibrahimin për disa çështje të këtyre hevave (dëshirave, epsheve)? Ai më tha: "Nuk ka bërë në to All-llahu [subhanehu ve teala] një thërrmi të mirë, nuk është kjo asgjë pos mundim nga shejtani. Obligim e ke që të kesh kujdes çështjen e parë".

Transmetohet nga Ibni Omeri [radijall-llahu anhu] i cili thotë: "?do bidat është humbje edhe pse njerëzit e shohin të mirë."

Nga pasimi i sunnetit të Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe sunnetit të halifëve të drejtë, [radijall-llahu anhuma] është mohimi i munkereve (veprave të këqija),ngjallja e sunneteve dhe vdekja e (shkatërimi) bidateve, e në këtë gjë është shpërblimi dhe dhikri më i mirë.

Transmetohet nga Ebu Hurejreja [radijall-llahu anhu] i cili thotë se Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Kush thërret në hidajet, ka shpërblim sikur shpërblimi i atij që e pason duke mos munguar nga ky shpërblim gjë, e kush thërret në dalalet ka mëkat sikur mëkati i atij që e pason duke mos munguar nga ky mëkat gjë".

Transmetohet nga Theubani [radijall-llahu anhu], i cili thotë se Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Me të vërtetë i frikohem ummetit tij nga prijësit që dërgojnë në dalalet".

Transmetohet nga Ebu Derdau [radijall-llahu anhu] i cili thotë se Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Më tepër u frikohem juve nga prijësit që dërgojnë në dalalet".

Na pastë bërë All-llahu [subhanehu ve teala] nga ato që praktikojnë sunnetin e Muahmmedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur të çregullohet ummeti i tij, e na ndihmoftë në këshillimin e atij që bën bidate dhe dëme, e të përkujtojmë atë që harron e në të njëjtën rrugë vazhdon, e të urdhërojmë për pasim atë që është larguar nga kjo dhe e mohon këtë, e ta ndihmojmë në veprimin e asaj që është urdhëruar, në kundërshtim me atë që mohon realitetin

Bekir Halimi, 7.7.2000

 
Copyright © 2009 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.