Dhjetë tiparet e veçanta të Islamit E-Mail
Hene, 02 Gusht 2004 01:00

Image

ImageIslami kurrë nuk ka treguar ndonjë shkallë heqje dorë nga ndjekësit e tij gjatë 14 shekujve të fundit. Kjo është në kundërshtim të thellë me humbjet vuajtëse të Kristianizmit nga shekulli VII në atë të X.e.s., kur shumica e pasuesve të Afrikës së Veriut dhe Azisë së Perëndimit hynë në Islam. Përsëri, në shekullin XX, shumica e kristianëve të Rusisë, Evropës Lindore dhe Kinës e lanë fenë e tyre dhe përqafuan komunizmin.


Në emër të All-llahut, Të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!


Mes besimeve botërore, Islami gëzon një pozitë unike (të veçantë). Ka shumë elemente dalluese, por ne do të ndalemi vetëm në dhjetë aspekte.

ISLAM - EMËR ORIGJINAL

Së pari, - ndryshe nga besimet e tjera, Islami është i vetmi që e mori emrin drejtpërsëdrejti nga I Dërguari dhe Libri i Shenjtë që iu revelua. Judaizmi është i njohur në zonat ku ky besim ka lindur dhe judaist është ai që i përket racës së hebrenjve. Kristianizmit i është dhënë emri nga pasuesit e Jezusit, të cilët e shikonin atë si "Mesiah". Fjala greke për "Mesiah" është "Kristos" ose "Krisht" dhe u bë e njohur shumë më vonë pasi Jezusi ishte larguar.
Budizmi është besimi i supozuar që është predikuar nga Gatuama Buddha. Të paktën 200 vjet pas vdekjes së tij, ndjekësit u bënë të njohur me emrin e tij. Zorastrianizmi është i njohur sipas themeluesit të tij, i cili thuhet të ketë jetuar rreth viteve 600-300 p.e.s.
Ndjekësit e Hinduizmit, të cilët ishin ndarë në një numër të madh grupesh, asnjëherë nuk dhanë një emër për besimin e tyre, por secili grup e quante mënyrën e vet të jetesës Dharma.
Vetëm Islamit në gjithë historinë religjioze të njerëzimit i është dhënë një emër specifik (i veçantë) nga fuqia e Zotit në kohën që jetoi Pejgamberi i Tij.

EMRI SI NJË VËSHTRIM I JASHTËM

Së dyti, - asnjë nga besimet dominuese nuk zbaton kuptimin në praktikë, në çdo sens, siç bën Feja Islame. Judaizmi, Budizmi, Hinduizmi, Zorastrianizmi dhe Kristianizmi janë të njohur vetëm pas themeIuesve të tyre dhe vendit të origjinës së tyre. Asnjë prej tyre nuk përmban ndonjë kuptim specifik, ndërsa fjala "lslam" jo vetëm që ka kuptim, por mban në të një esencë të tërë në vështrimin e jetës siç zgjidhet në Kur'an dhe nga besimet e Pejgamberit të saj.
Islam do të thotë:

A). Nënshtrimi i plotë dëshirës së një Zoti të vetëm dhe pranimi i urdhrave të Tij siç kanë zbritur në Kur'an (Teslim).
B) Paqe dhe stabilitet: Paqe e mendjes po ashtu si dhe paqja ndërmjet individëve dhe paqja midis kombeve, e cila të çon në stabilitet, zhviIlim, mirëqenie (Selam) dhe
C). Një jetë të moderuar dhe të balancuar pa teprime (Salim).

Këto janë tre parimet kryesore të Islamit, të cilat janë mishëruar në emrin e tij. Ky tipar i jashtëm i Islamit që mungon në besimet e tjera, është i një rëndësie të madhe dhe një apel për studime të thella.

TË LIDHUR TË GJITHË SË BASHKU

Së treti, - vetëm Islami, prej të gjithë besimeve, ka dhënë një koncept për "Shtëpinë e Zotit në tokë", e cila është e centralizuar dhe e detyruar për të gjithë ndjekësit e saj. Në Ka'ben muslimanët gjetën të mira të panumërta: ajo i ka bërë ata kërkues të dijeve dhe
ka krijuar midis tyre një ndërgjegje të trashëguar njerëzore nga Ibrahimi (Abrahami) progresivisht të çuar në një besim të qëndrueshëm në vëlIazërinë, si një prej bazave të jetës. Ndoshta tani kudo tjetër gjithësecili prej nesh nuk mund të shohë diversitetin e racave njerëzore si në Mekke gjatë Haxhit (pelegrinazhit vjetor). lslami i vetëm me besimin e tij në unitetin e njeriut, ka mundur t'i sjellë njerëzit së bashku, gjë që nuk është arritur nga besimet e tjera.

XHAMIA, NJË INSTITUCION REVOLUCIONAR

Së katërti, - Islami, si asnjë besim tjetër ka siguruar një institucion shumëqëllimësh në formën e Xhamisë për t'u shërbyer nevojave fetare, shoqërore, edukative dhe politike të bashkësisë. Një tipar i veçantë i xhamisë është që, në ndryshim me kishën në Kristianizëm ose sinagogën në Judaizëm, ajo nuk është qeveritare ose e kontrolluar nga ndonjë hierarki fetare. Si një institucion hyjnor dhe demokratik, ajo nuk ka paralele, qoftë në të shkuarën ashtu dhe në të tashmen.
Lëvizjet për liri, lëvizjet për të ringjallur besimin ose për të mbrojtur vlerat kulturore të komunitetit, kanë qenë shpesh të filluara nga xhamitë.
Isau (Jezusi) kurrë nuk e ka parë strukturën hierarkike të institucioneve të Perandorisë Romake si një zinxhir komandash nga Papa për te kardinalët, peshkopët, padret dhe klerikët e tjerë. Kjo ashpërsi dhe jofleksibilitet i ndërtesës së ngritur vonë pas vdekjes së tij, në fund detyroi shumë kristianë të largohen nga vendi i tyre i lindjes dhe të krijojnë Protestantizmin apo dominime të tjera, tani të zakonshme në Amerikën e Veriut. Muhammedi a.s. jo vetëm që e ndërtoi xhaminë, por gjithashtu demonstroi përdorimin e saj. Si një kullë e rojes, një burim i përhershëm i integritetit dhe vend i ringjalljes kulturore dhe fetare, xhamia është institucion më i vlefshëm që mund të jetë konceptuar e siguruar. Ajo është, pa dyshim, shprehje e kontributit të Islamit për njerëzimin.

KUR'ANI I PANDRYSHUESHËM

Së pesti, - prej të gjithë librave fetarë, vetëm Kur'ani ka qëndruar i paredaktuar, i pandryshueshëm. Nëse studiuesit jomuslimanë e pranojnë Kur'anin si fjalë të Zotit apo si një vepër të Pejgamberit nuk është e rëndësishme. Me rëndësi është që ata të jenë të njëzëshëm në pikëpamjen që gjuha dhe fjala e tij kanë mbetur në formën origjinale. Kjo është e veçantë për Islamin. Të gjithë librat e tjerë hyjnorë janë redaktuar, ripërzier dhe rishikuar nga ithtarët e tyre me kalimin e kohës. Pasuesit e besimeve të tyre nuk e mohojnë këtë, por deklarojnë që ajo është bërë nga persona të shenjtë nën frymën hyjnore. Në këtë pikëpamje, bota perëndimore ka adaptuar një standard të dyfishtë: nga njëra anë, ajo preferon veprën origjinale të Sokratit, Platonit dhe Aristotelit, për interpretimet dhe përkthimet e muslimanëve të ardhshëm dhe mendimtarëve jomuslimanë. Por, nga ana tjetër, kur ata vijnë tek Bibla, pranojnë të gjitha përkthimet dhe interpretimet si frymëzime hyjnore.

MUHAMMEDI, NJË FlGURË REALE HISTORIKE

Së gjashti - prej të gjithë pejgamberëve, vetëm Pejgamberi Muhammed a.s. ka një ekzistencë të provuar historike. Megjithëse Jezusi jetoi 2.000 vjet të shkuara në një pjesë të rëndësishme të Perandorisë Romake dhe në kohën kur perandoria ishte në kulmin e saj dhe shumë historianë dhe shkrimtarë të njohur regjistronin çdo zhvillim, nuk përmenden lindja, misioni dhe kryqëzimi i Jezusit. Vetëm një historian hebre, Josefus, bën një referim rastësor, i cili është konstatuar të jetë një shtesë e mëvonshme. Prandaj, disa kritikë modernë perëndimorë dyshojnë në ekzistencën e Jezusit dhe mendojnë që Kristianizmi është një ringjaIlje e kuItit të vjetër të Egjiptit isis-Osiris. Si dhe për profetët e tjerë, emrat e tyre nuk janë gjetur askund përveç në literaturën fetare.
Në rastin e Islamit, detajet e jetës së Pejgamberit të tij janë të regjistruara dhe përveç kësaj, edhe momentet jetësore të shokëve të tij përbëjnë një trashëgimi të pasur për brezat e ardhshëm. Regjistrimi historik është shumë i rëndësishëm, pa të cilin autenticiteti i Të Dërguarit dhe i vërtetësisë së mësimeve të tij nuk mund të provohet. Legjenda dhe e fshehta çorientuan njeriun, prandaj për të siguruar atë me udhëheqjen e drejtë, vetëm një jetë praktike dhe e mbushur me ngjarje, e jetuar me sukses dhe respekt në dritën e plotë të historisë, mund të arrijë efektin e kërkuar. Vetëm I Dërguari islam mund të ketë një jetë të këtij lIoji.

KUNDËR SHTYPJES

Së shtati, - asnjë besim tjetër nuk ka siguruar një platformë e cila të jetë përdorur nga njerëzit për të rrëzuar fuqitë shtypëse imperialiste. Literatura judaiste parashikon ardhjen e Mesisë, i cili forcërisht mund të shkatërrojë Perandorinë shtypëse Romake. Judaizmi vetë nuk mund ta bëjë atë; Kristianizmi bëhet një partner i imperializmit romak në burimin kohor, dhe Zorastrianizmi një ndihmës i Dinastisë sasanide. Ishte vetëm Islami i cili shkatërroi dy perandori dhe i zëvendësoi ato me qenien e të njohurit për toIerancën e tyre, një fakt i njohur edhe nga studiuesit jomusIimanë.

I LIRË NGA PËRÇARJA E PËRGJITHSHME

Së teti, - çdo besim i rëndësishëm është i përçarë në dy ose tre grupe të së njëjtës madhësi në konceptet bazë të ideologjisë. Budizmi ka dy rryma: Mahajana dhe Hinajana me numër të njëjtë pasuesish : Kristianizmi ka tri: Katolicizmi, Protestantizmi dhe Ortodoksia greke, më afërsisht 45 për qind, 30 për qind, 25 për qind prej të gjithë ndjekësve në periudha të ndryshme kohore. Judaizmi gjithmonë ka qenë i ndarë në grupe kryesore me numër afërsisht të njëjtë pasuesish. Edhe komunistët vetë kanë qenë të ndarë në fundamentalistë midis Kinës dhe Rusisë, me ndoshta 60 dhe 40 përqind tilla si Ithna-asheri, Isma'ili, Zejdi, Alevi, Daruzi dhe kështu me radhë.
Mund të ketë dhe ka diferenca mbi interpretimet e çështjeve anësore të tilla si midis Hanefij, Shafij, Malikij dhe Hanbelij ose midis të paradestinuarve dhe mbështetësve të iniciativës së lirë të përfaqësuar nga Xhebrije dhe Kadirije në shekujt e parë të Islamit. Por, kurrë nuk ka pasur ndonjë diferencë ndërmjet shumicës mbizotëruese të muslimanëve mbi natyrën e Zotit ose të statusit të Pejgamberit si një qenie njerëzore dhe I Dërguar ose mbi vendin e njeriut në Univers, marrëdhëniet e tij me Zotin, qenia e tij në vetvete dhe me krijesat e tjera, ose mbi 5 parimet e Islamit të quajtura Kelime, Salah (Falja), Saum (Agjërimi), Zekat (Zekati), dhe Haxhi (pelegrinazhi). Ky aspekt i veçantë i Islamit është rezultat i ekzistencës së Kur'anit në formën origjinaIe të tij, i cili pamundëson përhapjen, dyshimin dhe ndarjen.

I LIRË NGA EROZIONI

E nënta, - është e një rëndësie të veçantë. Ndërsa të gjitha besimet e tjera janë zhvarrosur nga vendi ku lindën, Islami i vetëm ka mbetur në transhe dhe i themeluar në të dy vendet e origjinës së tij. Budizmi ka lindur në Indi, nga e cila ai pothuajse mungon sot. Zoroastrianizmi ka lindur në Khurisan dhe ka lulëzuar në Iran, por nuk mundi të mbetej në këto vende. Judaizmi dhe Kristianizmi kanë lindur dhe janë ushqyer në Lindjen e Mesme, por sot të dyja kanë vetëm pasues të paktë atje. Megjithëse Judaizmi ka qenë i aftë ta riorganizojë veten në Palestinë, jetëgjatësia e tij ende është e dyshimtë sipas disa mendimtarëve hebrenj. Që më parë, Kristianizmi, gjithashtu pati sukses në rifitimin e Palestinës gjatë kryqëzatave, por ai qëndroi vetëm për një kohë të shkurtër atje.
Në Azinë e Jugut, Hinduizmi humbi shumë nga India e Veriut në favor të Budizmit për jo më pak se 900 vjet, nga shekulli III p.e.s. në Vles. Më vonë, ai përfitoi shumicën e rajoneve, por kundrejt humbjes së pjesës veriperëndimore (sot Pakistani) dhe pjesës lindore (Bangladeshi) në favor të musIimanëve. Më vonë, zemra e Hinduizmit, vetë Lugina e lumit Gang (Uttar Pradesh), ka sot jo më pak se 20 për qind banorë muslimanë të saj. Islami midis botës religjioze mbeti në baza të mira, i pandikuar dhe me rrënjë të thella në vendin e tij të lindjes, i pazëvendësuar dhe i paerozuar.

GJITHMONË NË RRITJE

E dhjeta dhe e fundit, dhe në fakt më e rëndësishmja, është se zgjerimi i Islamit është i vazhdueshëm.
Islami kurrë nuk ka treguar ndonjë shkallë heqje dorë nga ndjekësit e tij gjatë 14 shekujve të fundit. Kjo është në kundërshtim të thellë me humbjet vuajtëse të Kristianizmit nga shekulli VII në atë të X.e.s., kur shumica e pasuesve të Afrikës së Veriut dhe Azisë së Perëndimit hynë në Islam. Përsëri, në shekullin XX, shumica e kristianëve të Rusisë, Evropës Lindore dhe Kinës e lanë fenë e tyre dhe përqafuan komunizmin. E njëjta ndodhi me Budizmin, i cili, në periudha të ndryshme e humbi terrenin në favor të Kristianizmit, lslamit dhe Komunizmit. Zoroastrianizmi është tani pothuajse i shuar dhe i asimiluar nga
Islami. Budizmi është izoluar në një numër të vogëI vendesh, pasi kishte mbushur një herë e një kohë shumicën e Azisë, Hinduizmi ka humbur kundrejt Islamit edhe në shtëpinë e tij.
Shtrirja e Islamit jashtë Arabisë në terma fetarë ka qenë e ngadalshme dhe e lëkundur, sepse muslimanët përdorën shpatën për të çliruar jo për të konvertuar. Në këtë fakt, midis të tjerave, siç përmendet dhe nga shumë studiues perëndimorë, që progresi i Islamit ishte i ngadaltë, pasuesit e tij mbetën të palëkundur sepse ata u përfshinë në Islam vullnetarish. Të gjitha përpjekjet e kristianëve duke i shtuar dhe ato të fuqive imperialiste të shekullit XIX për t'i konvertuar muslimanët ishin të kota. Gjithashtu, observuesit e jashtëm janë dakort që komunizmi nuk mundi ta shuajë Islamin nga popullata muslimane në BRSS dhe Kinë.
Sot, me gjithë faktin që nuk ka ndonjë punë të organizuar të misionarëve muslimanë, Islami është duke bërë një Rrugë (Udhë) kryesore në Afrikë kundër paganizmit dhe Kristianizmit, megjithëse e ardhmja është kthyer nga forca dhe paraja. Si i tillë, ndryshe nga besimet e tjera, IsIami është shtrirë më tepër se është tërhequr, ka fituar terren më tepër se që ka humbur, që është domethënëse dhe tregues i së ardhmes.
Këto dhjetë pika dalluese të Islamit nga besimet dhe filozofitë e tjera demonstrojnë karakterin përfundimtar të thirrjes së tij, natyrën praktike të mësimeve të tij, fleksibilitetin e sistemit të tij legal dhe jetën kuptimplote, të suksesshme të të Dërguarit të Tij. Jeta e tij ka një potencial të pamatur për qeniet njerëzore që dëshirojnë sukses dhe respekt në jetë.
Islami nuk ka nevojë që të krahasohet me besimet e tjera, për të provuar që agimi i shkencës dhe i teknologjisë ka sjellë një fund për erën e besimit. Islami është ndryshe, për shkak të dinamikës së tij. Në qoftë se filozofia greko-romake mund ta luftonte Islamin në periudhën e hershme të muslimanizmit, si mundet që disa filozofë greko-romakë, si ringjallës të Perëndimit, ta shkatërrojnë Islamin sot, veçanërisht kur parimet bazë të të dyjave kanë mbetur të njëjta?

 
Copyright © 2009 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.