| A e njihni këtë njeri |
|
| Hene, 02 Gusht 2004 05:33 |
|
Në emër të All-llahut, Të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Enciklopedia angleze pohon: Bernard Sho tha për atë: "Ai duhet të quhet Shpëtimtari i Njerëzimit. Besoj se nëse një njeri si ai do të merrte përsipër drejtimin e botës moderne, ai do t'ia dilte mbanë në zgjidhjen e problemeve të tij rrugës që do të sillte paqën dhe lumturinë e nevojshme." (Islami i vërtetë, Singapur, vëll. 1, V.8.1976) Ai predikoi një fe, krijoi një shtet, ndërtoi një komb, shtroi një kod moral, filloi një numër reformash sociale e politike, vendosi një shoqëri të fuqishme dhe dinamike, që të praktikonte dhe paraqiste mësimet e tij dhe në mënyrë të plotë revolucionarizoi botën e mendimit dhe sjelljes njerëzore për çdo kohë që vinte. Emri i tij është MUHAMMED, Paqja e Zotit qoftë me të! I lindur në Arabi në vitin 570, nisi misionin e tij të predikimit të Besimit të Fesë islame (përulje vetëm ndaj një Zoti) në moshën 40 vjeçare dhe u largua nga kjo botë kur ishte 63 vjeç. " Në qoftë se madhështia e qëllimit, thjeshtësia e mendimeve dhe rezultatet befasuese janë tre kriteret e gjeniut njerëzor, kush do të mund të guxonte të krahasonte çdo njeri të madh në historinë njerëzore me Muhammedin? Njerëzit më të famshëm krijuan vetëm armët, ligjet dhe perandoritë. Ata themeluan, nëse asgjë më tepër, jo më shumë se materiale të fuqishme të cilat shpesh u thërrmuan përpara syve të tyre. Ky njeri zhvendosi (lëvizi) jo vetëm armët, legjislacionet perandorake, popujt dhe dinastitë, por edhe miliona njerëz me 1 /3 e atyre në botën a pabanuar dhe më tepër se kjo ai ndryshoi altarët, perënditë, fetë, idetë, besimet dhe shpirtrat... durimi i tij në fitoren, ambicia e tij e cila ishte plotësisht e devotshme për një ide dhe në njëfarë mënyre orvatje për një perandori, lutjet e tij të pafundme, bisedimet e tij mistike me Zotin, vdekja e tij dhe triumfi i tij pas vdekjes, të gjitha këto vërtetojnë jo për një mashtrim por për një bindje të fortë, e cila i dha atij fuqinë për të rivendosur një besim. Ky besim ishte dypalësh, uniteti i Zotit dhe jomaterializmi i Zotit; treguesi i mëparshëm tregon se çfarë është Zoti, treguesi i mëvonshëm se çfarë Zoti nuk është: përmbysës i perëndive false me shpatë, vendosës ideje me fjalë. Bota ka pasur pjesën e personaliteteve të mëdha. Por, kjo ishte njëra anë e figurave që shquheshin vetëm në një ose dy fusha, në mendimin njerëzor ose udhëheqje ushtarake. Jeta dhe mësimet e këtyre personaliteteve të mëdha të botës janë fshehur në mjegullajën e kohës. Ka aq shumë spekulime rreth kohës dhe vendit të lindjes së tyre, mënyrës dhe stilit të jetës së tyre, natyrës dhe detajin e mësimeve të tyre dhe shkallës së madhësisë së suksesit apo dështimit (rënies) së tyre, saqë është e pamundur për njerëzimin të rindërtojë në mënyrë të përpiktë jetën dhe mësimet (veprat) e këtyre njerëzve. Muhammedi ishte një mësues fetar, një reformator shoqëror, një udhëheqës moral, një kolos administrativ, një mik besnik, një shok i mrekullueshëm, një burrë i devotshëm (bashkëshort), një baba i dashur – gjithçka ishte ai. Asnjë njeri tjetër në histori s'e kaloi ose s'u barazua me të në çdo aspekt të ndryshëm të jetës, pasi ishte vetëm qëndresa e personalitetit të Muhammedit që arriti kaq përkryerje të pabesueshme. " Do të dëshiroja të njihja nga më të mirët e atyre që mbajnë sot pushtet të padiskutueshëm mbi miliona zemrash të njerëzimit... Unë u binda se nuk ishte shpata ajo që fitoi një vend për Islamin në këto ditë intriga të jetës. Ishte thjeshtësia e plotë e Të Dërguarit, devocioni i fortë i tij për miqtë e vet dhe ithtarët, guximi i tij, besimi i tij absolut tek Zoti dhe misioni i tij. Kjo dhe shpata mbajtën çdo gjë lart përpara tyre dhe kapërcyen çdo pengesë. Kur unë mbarova vëllimin e 2-të (të jetëshkrimit të Pejgamberit), më erdhi keq se për mua nuk kishte më asgjë për të treguar për jetën e madhe." Tomas Karlail te vepra e tij "Heronjtë dhe të admiruarit", u habit mjaft se " si një njeri i mbajtur thjesht, arriti të bashkonte me kujdes fiset dhe beduinët endacakë në një komb mjaft të fuqishëm e të civilizuar për më se dy dhjetëvjeçarë." "Muhammedi ishte shpirti i mirësisë dhe ndikimi i tij u ndie dhe kurrë nuk do të harrohet nga njerëzit përreth tij." Eduart Gibën dhe Simon Oklei duke folur për shfaqjen e Islamit, shkruajnë se: " Unë besoj tek një Zot dhe Muhammedi, I Dërguari i Tij", është shfaqja e thjeshtë dhe e pandryshueshme e Islamit. Muhammedi nuk ishte aspak më tepër ose më pak se një qenie njerëzore. Pra. ai ishte një njeri me një mision fisnik. i cili ishte për bashkimin e njerëzimit në adhurimin e Një dhe vetëm të një Zoti dhe t'ua mësonte atyre rrugën e jetës së ndershme e të drejtë sipas porosive të Zotit. Gjithmonë e paraqiste veten si "një shërbyes dhe emisar i Zotit' dhe me të vërtetë, çdo veprim i tij shpallet i faktuar. "Është feja e parë që predikoi dhe praktikoi demokracinë, sepse në xhami kur dëgjohej thirrja për t'u lutur dhe adhuruesit grumbulloheshin. demokracia e Islamit mishërohej pesë herë në ditë, kur fshatarët dhe mbreti gjunjëzoheshin pranë-pranë dhe proklamonin: "Vetëm Zoti është më i Madh." "Kam qenë e befasuar sa herë e më tepër nga ky bashkim i padukshëm i lslamit që e bën njeriun instinktivisht një vëlla." Në fjalët e profesor Hurgronje: "Lidhja e kombeve themeluar nga I Dërguari i Islamit, vendosi parimet e unitetit ndërkombëtar dhe vëllazërimin njerëzor me themele kaq universale saqë u tregon dritën (qiriun) kombeve të tjera." Bota nuk ka hezituar së ngrituri lart hyjnitë, individët, jeta dhe misioni i të cilëve ka humbur nëpër legjenda. " Zgjedhja ime për Muhammedin si kryesor i listës së personave më me ndikim në botë, do të habisë ndoshta disa lexues dhe do të pyetem nga të tjerë, por ai ishte i vetmi njeri në histori që në mënyrë madhështore ishte i suksesshëm njëkohësisht në besimet fetare dhe nivelet shekullore " Sot, pas një intervali prej 14 shekujsh, jeta dhe mësimet e Muhammedit kanë mbijetuar pa humbjet më të vogla, pa ndryshime ose interpohime. Ato afrojnë të njëjtën shpresë të pavdekshme për trajtimin e mbarë njerëzimit të sëmurë (që ishte kur ai ishte gjallë). Kjo nuk është një kërkesë e pasuesve të Muhammedit, por konkluzioni i pashkëputur i theksuar nga një histori kritike dhe e paanshme. A munden këto pohime të tingëllojnë në mënyrë kaq të jashtëzakonshme dhe të jenë të vërteta? Dhe mendoni. nëse ato të jenë të vërteta dhe ju nuk e njihni MUHAMMEDIN ose nuk keni dëgjuar për të, a nuk është koha që ju t'i përgjigjeni kësaj sfide dhe të bëni përpjekje për ta njohur atë? Nuk do t' ju kushtojë asgjë, por duhet të provoni që të jeni në fillim të një epoke të re nëjetën tuaj. |

