Ç´thonë të tjerët për Muhammedin [Alejhi Selam] E-Mail
Marte, 06 Korrik 2004 23:56

Image
Temë e Re" Gatishmëria e tij për të përjetuar persekutime për shkak të besimit, karakteri i lartë moral i njerëzve që i besonin dhe që e konsideronin udhëheqës, si dhe madhështia e të arriturave të përnjëhershme dëshmojnë për integritetin e tij fundamental. Ta konsiderosh Muhammedin mashtrues më shumë shkakton probleme se sa i zgjidh ato. Aq më tepër, asnjë personalitet i madh historik nuk është ndriçuar më zbehtë në Perëndim se sa Muhammedi".

W. Montgomery, Mohammad at mecca, Oxford, 1953, pp. 52.


Gjatë kohës së kryqëzatave qenë krijuar shpifje të llojllojshme kundër pejgamberit Muhammedit (a.s.). Mirëpo, me ardhjen e kohës moderne, që karakterizohet me tolerancë fetare dhe me liri të mendimit, u bë një afrim i madh në skicimin e jetës dhe të karakterit të tij nga autorët perëndimorë. Pikëpamjet e disa jo dijetarëve jo myslimanë për Muhammedin, të paraqitura në fund e vërtetojnë këtë mendim.

Mirëpo, Perëndimi duhet të bëjë ende një hap më përpara për zbulimin e realitetit të mirëfilltë se Muhammedi është Pejgamberi i fundit dhe i vërtetë i Perëndisë për tërë njerëzimin. Përkundër objektivitetit dhe informimit të mirë, Perëndimi nuk është përpjekur ta kuptojë sinqerisht dhe objektivisht pejgamberinë e Muhammedit a.s. Habit fakti që për integritetin dhe për të arriturat e tij janë dhënë lëvdata të shumta, mirëpo kërkesa e tij për ta njohur si pejgamber është refuzuar në mënyrë eksplicite apo amplicite. Për këtë arsye, duhet të bëhet revidimi i të ashtuquajturit objektivitet. Më poshtë po japim ca të dhëna nga jeta e Muhammedit a.s. për të mundësuar një përfundim pa paragjykime, logjik e objektiv lidhur me pejgamberinë e tij.

Deri në moshën dyzet vjeçare Muhamedi nuk njihej si burrë shteti, si predikues apo si orator. Atë asnjëherë nuk e kishin parë duke folur për parimet e metafizikës, etikës, drejtësisë, politikës, ekonomisë apo të sociologjisë. Pa mëdyshje, ai posedonte një karakter të shkëlqyer, veti mahnitëse dhe kulturë të lartë. Megjithatë në të nuk kishte ende asgjë thelbësore dhe të jashtëzakonshme për të pritur në të ardhmen ndonjë vepër të madhe dhe revolucionare nga ai. Mirëpo, kur doli nga Shpella (Hira) me porosi të re ai ishte plotësisht i transformuar. A është e mundur që një njeri me tipare të këtillatë shndërrohet befas në "mashtrues", të kërkojë të jetë "pejgamber i All-llahut" dhe të shkaktojë zemërimin e popullit të vet? Dikush do të bënte pyetjen: për ç'arsye të gjitha ato mundime? Populli qe i gatshëm ta pranojë si mbret të vet dhe t'ia shtrojë para këmbëve të gjitha pasuritë e vendit me të vetmin kusht që ta braktisë predikimin e fesë së tij. Mirëpo ai, i refuzoi të gjitha këto oferta joshëse dhe vazhdoi ta predikojë atë duke u ballafaquar me përbuzje të lloj llojshme, me bojkot shoqëror e madje edhe me sulme fizike nga populli i vet. A nuk qe në pyetje vetëm përkrahja e Perëndisë, dëshira e tij e ngulmët për përhapjen e porosisë së All-llahut dhe besimi i rrënjosur thellë në të se Islamizmi do të paraqitet si rrugë e vetme e jetës së njeriut, që qëndroi si bjeshkë përballë të gjithë kundërshtarëve dhe komploteve për zhdukjen e tij?

Aq më tepër, po të paraqitej me rivalitet të paramenduar me të krishterët dhe me hebrenjtë, për çfarë arsye do të besonte në Isaun (Jezu Krishtin), Musan (Mojsiun) dhe në pejgamberët e tjerë të Perëndisë (ndjesë paçin), kusht ky themelor i besimit pa të cilin askush nuk mund të jetë mysliman?

A nuk është dëshmi e pamohueshme e pejgamberisë së tij ajo që përkundër faktit se ishte i pashkolluar dhe çoi jetë plotësisht normale e të qetë dyzet vjet, kur filloi ta predikojë porosinë e tij e tërë Arabia habitej dhe e respektonte thellë e mahnitej me elokuencën dhe oratorinë e shkëlqyer? Ishte aq i pakrahasueshëm saqë një legjion i tërë poetësh arabë, predikuesish dhe oratorësh të kalibrit më të lartë nuk ia dolën të krijojnë një të ngjashëm me të. E mbi të gjitha si mund t'i shqiptonte të vërtetat e natyrës shkencore që gjendeshin në Kur'an të cilat asokohe askush nuk i kishte zhvilluar ende?

Dhe së fundi, pse çoi jetë të vështirë edhe pas arritjes së fuqisë dhe të autoritetit? vetëm t'i kujtojmë fjalët që shqiptoi para vdekjes: "Ne pejgamberët, nuk kemi trashëgimtarë. Çdo gjë që lëmë pas është dashuria ndaj Perëndisë".

Në të vërtetë, Muhamedi a.s. është hallka e fundit e zinxhirit të të dërguarve të dërguar në vende e në kohëra të ndryshme që nga zanafilla e jetës së njeriut në këtë planet.

"Nëse madhështia e qëllimit, mjetet e vogla dhe rezultatet e pabesueshme janë tri kriteret e gjeniut njerëzor, atëhere kush guxon ta krarhasojë ndonjë personalitet të madh nga historia moderne me Muhamedin? Njerëzit më të famshëm krijuan vetëm armë, ligje dhembretërri. Ata krijuan asgjë më tepër se fuqi materiale, të cilat shpesh shpartalloheshin para syve të tyre. Ky njeri lëkundi jo vetëm armata, legjislacione, mbretëri, popuj e dinasti, por edhe miliona njerëz të një të tretës së popullsisë së atëhershme të botës, e për më tepër ai lëkundi altarë, perëndi, fe, ide, besime dhe shpirtra... maturia e tij gjatë fitoreve, ambicja e tij, e cila në tërësi i kushtohej një ideje, e kurrësesi krij imit të një mbretërie; lutjet e tij pambarim, bisedat mistike me Perëndinë, vdekja dhe triumfi i tij pas vdekjes; të gjitha këto dëshmojnë jo për mashtrim, por për bindje të fortë që i dha fuqi për ta restauruar një dogmë. Kjo dogmë ishte dyshtresore: Bashkimi i Perëndisë dhe materialiteti i Perëndisë; e para për të treguar ç'është Perëndia, kurse e dyta çka nuk është Perëndia; njëra duke mënjanuar perënditë e rreme me shpatë, kurse tjetra duke filluar një ide me fjalë."

LA MARTINE, HISTOIRE DE LA TURQUIE, PARIS, 1854, VOL.II pp 276- 277.

"Përhershmëria e jo propagandimi i fesë së tij është ajo që meriton interesimin tonë; është ruajtur përshtypja e njëjtë e pastër dhe e përkryer të cilin ai e farkoi në Mekë e në medine, pas revolucioneve 1200 vjeçare të ithtarëve të rinj indianë, afrikanë dhe turq të Kur'anit... Muhamedanët kanë përballuar në tërësi orvatjen për riedukimin e objektit të besimit dhe të besnikërisë së tyre në nivel me ndjenjat dhe me imagjinatën e njeriut. "Unë besoj në një Perëndi dhe në Muhamedin- të dërguarin e Perëndisë" është predikimi i thjeshtë dhe i pandryshuar i islamizmit. Imazhi intelektual i Hyjnisë asnjëherë nuk është dërguar me ndonjë idol të dukshëm. Nderimet e pejgamberit kurrë nuk e kanë tejkaluar masën e virtytit njerëzor, kurse parimet jetësore të tij e kanë mbajtur mirënjohjen e ithtarëve të vet brenda kufinjve të arsyes dhe të fesë".

Edward Gibbon and Simon Acklay, History of the Saracen Empire, London, 1870, pp. 54.

"Ai ishte Cezari dhe Papa të mishëruar në një trup, mirëpo ai ishte Papë pa pretendimet e Papës, Cezar pa legj ionet e Cezarit; pa armatë të rregullt, pa truprojë, pa pallat, pa të ardhura të caktuara. Po qe se dikush ka pasur të drejtë të thotë se ka sunduar me të vërtetë hyjnore, atëherë ai ka qenë Muhamedi, pasiqë kishte fuqi të pakufi pa instrumentet e saj dhe pa u mbështetur në të".

Bosworth Smith, Mohamed and Mohammadanism, London, 1874, pp. 92.

"Eshtë e pamundur që çdo njeri që e studion jetën dhe karakterin e Pejgamberit të madh të Arabisë, e di se si mësoi dhe jetoi ai, të ndiejë diç tjetër pos respektit të porosive të të Lartmadhërishmit. Edhe pse me këtë që e shtroj para jush do të them shumë gjëra të cilat për shumë njerëz tashmë janë të njohura, prapëseprap sa herë që i rilexoj ato, më kaplon nje ndjenjë e re admirimi dhe respekti ndaj mësuesit të madh arab".

Annie Besant, The life and Teachings of Muhammad, Madras, 1932, pp. 4.

" Gatishmëria e tij për të përjetuar persekutime për shkak të besimit, karakteri i lartë moral i njerëzve që i besonin dhe që e konsideronin udhëheqës, si dhe madhështia e të arriturave të përnjëhershme dëshmojnë për integritetin e tij fundamental. Ta konsiderosh Muhammedin mashtrues më shumë shkakton probleme se sa i zgjidh ato. Aq më tepër, asnjë personalitet i madh historik nuk është ndriçuar më zbehtë në Perëndim se sa Muhammedi".

W. Montgomery, Mohammad at mecca, Oxford, 1953, pp. 52.

"Muhammedi, njeriu i frymëzuar që e themeloi islamizmin, u lind rreth viteve 570 të erës së re në një fis arab që i adhuronte idhujt. Pasi mbeti jetim që nga lindja, ai gjithmonë qe i kujdesshëm posaçërisht ndaj varfanjakëve dhe ndaj nevojtarëve, ndaj të vejave dhe ndaj të shtypurve. Në moshën njëzetvjeçare ai tashmë ishte afarist i suksesshëm dhe së shpejti u bë udhëheqës i karvanëve me deve për një të vejë të pasur. Kur i mbushi njëzet e pesë vjet, punëdhënësja e tij, duke ia njohur meritat, i propozoi martesë. Edhe pse ishte 15 vjet më e vjetër, ai u martua me të dhe gjatë tërë jetës mbeti burrë besnik.
Gati si çdo pejgamber i madh para tij, Muhammedi nuk dëshironte ta shërbejë si përcjellës i fjalëve të Perëndisë, duke ndier se nuk ishte përkatës për një gjë të tillë. Mirëpo, engjëlli i dha urdhër: "Lexo!" Me sa dimë deri tash Muhammedi nuk dinte shkrim e lexim, por filloi t'i diktojë fjalët e frymëzuara të cilat së shpejti do ta revolucionarizojnë një segment të gjerë tokësor: "Ekziston vetëm një Perëndi".

Në të gjitha gjërat Muhammedi qe thellësisht praktik. Kur vdiq i biri i tij i dashur, Ibrahimi, pasoi zënia e Diellit dhe me të shpejtë u përhapën fjalët për ngushëllimin personal të Perëndisë, me ç'rast për Muhammedin thuhet të ketë deklaruar:

"Zënia e Diellit është fenomen natyror. Eshtë marri të ndërlidhen këto gjëra me vdekjen a lindjen e njeriut".

Kur vdiq vetë Muhammedi, pati tentim që ta ngrinin në cilësinë e hyjnive, por njeriu që duhej të bëhej pasardhësi i tij administrativ e zhduku këtë histori me njërin nga fjalimet më madhështore në historinë religjioze:

"Nëse ndonjëri prej jush e ka adhuruar Muhammedin, ai ka vdekur. Por, nëse Perëndia është ai të cilin e keni adhuruar, ai jeton përherë".

James H. Hart, The 100: A Ranking of the Most Influential Persons in History, New York: Hart Publishing Company, inc. 1978, pp. 33.

James A. Michener, Islam: The Misunderstood Religion. The Reader's Digest (American Edition), për Maj 1955, pp. 68-70.

"Vënia e Muhammedit në krye të listës së personaliteteve më influencuese në botë mbase mund t'i befasojë ca lexues, e të tjerët t'i bëjë të pyesin për një rangim të tillë, por ai ishte njeriu i vetëm në histori i cili qe bindshëm më i suksesshëm si në aspektin fetar, ashtu edhe në atë profan".

Michael H. Hart, The 100: A Ranking of the Most Influential Persons in History, New York: Hart Publishing Company, inc. 1978, pp. 33.

Përktheu: Y. Durguti

 
Copyright © 2009 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.