Uvejs Ibn Amir E-Mail
Shtune, 21 Janar 2006 05:58

Kur´an dhe SunnetImage"...dua të jem i fshehur, mos ta kuptojnë muslimanët se më ka përmend mu Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem], se më ka dashtë mu Umeri, nuk dua të jem me famë, nuk dua të jemë me autoritet, dua ta adhuroj All-llahun Azze we Xhel´, ta adhuroj Atë dhe ti bëjë ibadet derisa te më vie vdekja."

Uvejs el-Karnij [All-llahu qofte i kenaqur me te]

Falënderojmë All-llahun Subhanehu we Teala, falënderojmë Krijuesin, Sunduesin, Furnizuesin, Mbikqyrësin e gjithësisë, falënderojmë All-llahun Azze we Xhel´, vetëm Atë e adhurojmë, vetëm Atij i nënshtrohemi dhe i përulemi dhe bim salavat dhe selam mbir Pejgamberin [SalAllahu Alejhi ve Selem] dhe mbi shokët e tij besnik dhe mbi të gjithë ata që trasojnë, shkojnë rrugës së tyre deri në ditën e gjykimit.

Pastaj, vëllezër mysliman themi se falë Allahut Subhanehu We Teala gjithmonë ka pas mysliman të devotshëm, gjithmonë ka pas mysliman të sinqertë prej se e ka krijuar All-llahu Azze we Xhel´ këtë dynja dhe prej se e ka banuar atë[dunjanë] me Ademin a.s. dhe deri sot e kësaj dite nuk janë ndalur robt e devotshëm, nuk janë ndërprerë kurrë robt e sinqertë të Allahut Subhanehu We Teala, nuk ka mbet Toka kurrë pa njerëz të cilët thonë “La ilahe ilAll-llah”, të cilët janë të përkushtuar tërësisht ndaj Allahut Subhanehu We Teala, dhe nuk ka mbet Toka pa njerëz të cilët i ka deshtë All-llahu Azze we Xhel´, nuk Ka qenë me ta, dhe nuk Ua ka pranuar duatë dhe lutjet e tyre.

Ata kanë qenë janë dhe do të vazhdojnë me Emrin e Allahut Subhanehu We Teala derisa të afrohet afër Kiameti, dhe më kur nuk do të mbetet asnjë njeri në ftyrën e Tokës i cili thotë “All-llah All-llah” ashtu siç ka thënë në hadith të Pejgamberit [SalAllahu Alejhi ve Selem]: “Atëherë, më veç bëhet Kijameti”.

Vëllezër mysliman shkojmë tek Umeri [RadijAllahu Anhu], ai rob i devotshëm i Allahut Subhanehu We Teala, të cilin e ka lavdëruar shume Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem], dhe All-llahu Azze we Xhel´ deshti dhe E solli në pozitë të myslimanëve, në pushtet dhe i pari i muslimanëve, kalif i kunjas, kalif i muslimanëve dhe i krejt botës Islame.

Në atë kohë Umeri [RadijAllahu Anhu] njëherë hipi në kodrën “Beniku Bejs”, hipi në një kodër afër Qabës dhe po i thërret Haxhitë e Jemenit dhe po thot:

" O ju Jemenas, o ju Haxhi të Jemenit, a ka dikush prej juve që është prej fisit Karn," dhe ata i thanë: " Po, ne jemi, Ja Emir el Mu´minin, ne jemi prej fisit Karn , ne jemi nga ky fis, urdhëro çka donë ti."

Umeri [RadijAllahu Anhu] thotë:

" Më intereson mua se a ka dikush prej juve një njeri i cili quhet me emrin UVEJS EL KARNI ?"

Afrohet një nga haxhinjët dhe i thotë:

" O prijës i Muslimanëve, ne nuk kemi ndonjë Uvejs El Karni i cili është shume i njohur tek ne, i cili meriton që të vij tek ti, i cili meriton me të përshëndet ty, i cili meriton që ti të interesohesh për te. E kemi një Uvejs El Karni i cili është shërbëtor i joni, e kemi marr atë me veti vetëm sa për me na i ruajt bagëtit neve. Ai është ne Arafat duke i ruajtur bagëtitë e Haxhinjëve."

Umeri thotë: " Pikërisht atë dëshiroj ta takoj." E merr Umeri [RadijAllahu Anhu] Aliun [RadijAllahu Anhu] dhe e lypin Uvejsin deri sa ta takojnë atë dhe kur e takojnë Uvejsin i thonë: ”Es-selam Alejkum ja Uvejs El Karni, a je ti Uvejsi?"

Uvejsi i thotë: ” Po kush jeni ju, Zoti ju mëshiroftë juve, që po më kërkoni mua?”

Umeri i thotë: ” A je ti ai person i cili ka qenë i sëmur nga një sëmundje e lëkurës dhe e ke lutur All-llahun Azze we Xhel´ që të shëroj nga ajo sëmundje, dhe vetëm një pjesë e vogël sa një shuplak e dorës me të mbet nën kërthizë poshtë në mënyrë që me përkujtua All-llahun Azze we Xhel´ ?"

" A je ti një njeri i cili e kë një nënë, vetëm një nënë e ke lënë në Jemen dhe nuk e ke askënd tjetër të gjallë?"

Uvejsi thotë: ” Po, ashtu është”

Atëherë Umeri [RadijAllahu Anhu] i vërsulet përmbi dhe fillon ta puthë atë dhe ta përqafoj, së bashku me Aliun [RadijAllahu Anhu]. Uvjesi më pas thotë:

" Çudi o ju njerëz, kush jeni ju që po e dini punën time? Po e dini çështjen time?"

Thotë Aliu [RadijAllahu Anhu] : “ Unë jam Aliu ibn Ebu Talib, ndërsa ky është Emir´ul´Muminin [Prijësi i Muslimanëve] Umer bin El-Hattabi”, Atëherë Uvejsi ngritët në këmbë i përqafon dhe i puthë të dytë.

Pastaj Umeri i thotë:

” Ja Uvejs ty Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] të ka përmend në hadith, ka thënë Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] “ Ju vjen juve një njeri me ermin Uvejs El Karni, prej Jemenit, e ka pas një nënë të devotshme, dhe për hatër që e ka respektua nënën shumë, për hatër që e ka dasht nanën shumë, për hatër që nuk ia ka prish nanës kurr, ka fituar një shkall shumë të lart të All-llahu Azze we Xhel´, dhe duaja e tij bëhet kabull. Ka qenë i sëmurë prej lëkure, e ka lutur All-llahun Azze we Xhel´ me shëruar All-llahu Azze we Xhel´, dhe e ka shërua All-llahu Azze we Xhel´, por ka thënë O Zot ma lërë një pjesë të sëmundjës në mënyrë që të përkujtotj Ty e të falënderoj Ty që ma ke hjekë atë sëmundje, pra atij i bëhet duaja kabull," dhe Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] i thotë Umerit [RadijAllahu Anhu]: ".. dhe nëse ti e takon atë kërko prej tij me ra Istikfar”. Tash Umeri [RadijAllahu Anhu] i thotë Uvejsit, " Bjer Istikfar për neve, Ja Uvejs."

Uvejsi thotë: " Ja Emir´ul´Muminin, bjer ti Istikfar për mu, se ti je njeri më i mirë, je njeri më i devotshëm, ti je njeri më i mbrrim tek All-llahu Azze we Xhel´." Me pas Umeri i thotë: " Bjer ti istikfar për mu, se duaja jote nuk kthehet mbrapa," dhe Uvejsi bjen istikfar për te, pra bjen Istikfar për Umerin.

Po vëllezër mysliman ksi evlija të Allahut Subhanehu We Teala ka pas ky njerëzim dhe kjo shoqëri Islame. Pastaj Umeri [RadijAllahu Anhu] i thotë Uvejsit:

"A ke nevojë për diçka," i thotë ".. lej bagëtitë dhe eja te unë, të japim ty çka të duash, bënu i zoti, të japim pasuri, vetëm rri afër neve dhe lute All-llahun Azze we Xhel´ për neve."

Uvejsi i thotë:

" Emir´ul´Muminin, unë kam vendosur të shkoj ne Kufe, kam vendos me shkua ne Irak që të jem me njerëzit e varfër, është më mire dhe më e dashur për mua se sa të jem me njerëz të mëdhenj, me njerëzit e pasur. Dua ta adhuroj All-llahun Azze we Xhel´, dua të jem i lire, dua të jem me fukara, ta përkujtoj All-llahun Azze we Xhel´."

Shkon Uvejsi dhe humb më, prej asaj dite, Umeri [RadijAllahu Anhu] nuk e sheh më kurrë, dhe shkon në Kufe. Në vitin tjeter arrijnë haxhinjët prej Kufes dhe Umeri pyet se mos dini diçka, apo mos ka ndonjë lajm për Uvejsin, dhe aty qëllon një djalë i agjës së Uvejsit. Ai pasanik i madhë, një i pari i asaj parie i atij grupi dhe delegacioni që kanë ardhë. Dhe i thotë Umerit [RadijAllahu Anhu]: " Po, Emir´ul´Muminin, Uvejsin e kemi lënë te lumi Eufrat atje duke bërë ibadet, është njeri i thjesht ai, thuajse e thuajse e numërojmë atë të çmendur, është i pa larë, i pa krehur, me tesha te vjetra dhe të kqija veshet ai njeri, ai nuk ka pesh tek ne, çka po të duhet ai njeri ty Ja Emir´ul´Muminin ?"

Dhe Umeri ia tregon atë hadith të Pejgamberit [SalAllahu Alejhi ve Selem] që i ka thënë Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] për Uvjesin. Ai djali i mixhës çuditet dhe Umeri i thotë: " Shko sa më shpejt, dhe si ta takosh kërko prej tij me ra istikfar se duaja e tij pranohet dhe nuk kthehet prapa nga All-llahu Azze we Xhel´."

Ai djali i axhës posa shkon te Uvejsi e gjen atë përbuz lumit duke lutur All-llahun Azze we Xhel´, duke bërë ibadet. Dhe si të arrin atje i jep Selam dhe Uvejsi ia kthen selamin, dhe i thotë: " Bjer istikfar për mu." Uvejsi i thotë: " Jo, bjer ti istikfar për mu, sepse ti je ardh nga një rrugë e gjatë, ke ardh prej haxhillëkut, ke ardh prej vendit të shenjtë, duaja jote është me afër për tu pranu." Djali i axhës prapë i thotë, "..të lutem bjer ti istikfar për mu!", dhe pas një shkëmbimi të fjalëve Uvejsi i thotë: " Po mos e takove Umerin [RadijAllahu Anhu] ti?" Thotë: " Po, e kam takuar Umerin dhe Umeri me ka treguar për ty." Atëherë Uvejsi bie Istikfar për të.

" Veç.." thotë, ".. të lutem gjendjen time mos ia trego askujt, dua të jem i fshehur, mos ta kuptojnë muslimanët se më ka përmend mu Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem], se më ka dashtë mu Umeri, nuk dua të jem me famë, nuk dua të jemë me autoritet, dua ta adhuroj All-llahun Azze we Xhel´, ta adhuroj Atë dhe ti bëjë ibadet derisa te më vie vdekja." Dhe ka shkuar Uvejsi dhe u humb, është zhduk dhe se ka vërejt më askush.

Pra vëllezër myslimanë me një sinqeritet të madh, me një devotshmëri të madhe, me një modesti të madhe, Uvejsi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka qenë ai rob i cili a ka fituar knaqësin e Allahut Subhanehu We Teala dhe e ka meritë që Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] ta përmend edhe pse nuk e ka pa kurrë sepse ai ka lindur ne Jemen, ndërsa Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] ka qenë në Mekë dhe Medinë, dhe Uvejsi nuk ka pas mundësi me ardh gjatë kohës së Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] në Medinë dhe me taku Pejgamberin [SalAllahu Alejhi ve Selem] në mënyrë që me qenë prej Sahabëve.

Pra, është numru prej Tabi´inve, i pari dhe më i devotshmi i Tabi´inve - i gjeneratës së dytë, sepse askënd prej Tabi´inve Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem], askënd se ka lavdëruar qysh e ka lavdëruar këtë burrë të madh, All-llahu Azze we Xhel´ qoftë i kënaqur më te dhe me krejt muslimant, dhe qoftë i kënaqur edhe me neve, Na i faltë mëkatet, dhe Na bashkoftë me këta muslimant të parë.

[AMIN]


Ligjëruesi: Prof.Dr. Shefqet Krasniqi
Përpunimi elektronik i Ligjeratës: Qemajl Xhafa

 
Copyright © 2009 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.