Shamil Bazajev - Luftoi dhe vdiq si muxhahid E-Mail
Hene, 14 Gusht 2006 02:00

Kur´an dhe SunnetImage" Synimi ynë është xhihadi, ndërsa rezultati i tij varet nga Allahu i Madhëruar. Nëse fitorja e shpejtë është e mirë për ne, atëherë nuk do të jetë larg. Nëse vazhdimi i luftës është i mirë për ne, atëherë lufta do zgjasë aq sa do Allahu. Ne vetëm e lusim Allahun që të kemi më shumë durim në rrugën e Tij."
Abdallah Shamil Ebu Idris (Shamil Bazajevi)

Kur´an dhe Sunnet" Synimi ynë është xhihadi, ndërsa rezultati i tij varet nga Allahu i Madhëruar. Nëse fitorja e shpejtë është e mirë për ne, atëherë nuk do të jetë larg. Nëse vazhdimi i luftës është i mirë për ne, atëherë lufta do zgjasë aq sa do Allahu. Ne vetëm e lusim Allahun që të kemi më shumë durim në rrugën e Tij."
Abdallah Shamil Ebu Idris (Shamil Bazajevi)

Shamil Salmanovich Basayev (lindur më 14 janar 1965)

[ Emir i Brigadës së Shehidëve "Rijadus Salihin" ]

Shamil Bazajevi ka lindur në fshatin Dyshne-Vedeno, pranë Vedenos. Ai mori emrin e Imam Shamilit, prijësi i fundit i luftës antiruse të forcave çeçene dhe avare në Luftën e Kaukazit. Familja e Bazajevit thuhet se ka një pjesëmarrje të gjatë në rezistencën antiruse dhe ka vuajtur nga reprezaljet e rusëve.

Origjina e Bazajevit është fisnike. Ai vjen nga një fis që ka luftuar gjithnjë për Çeçeninë. Gjyshi i tij luftoi për Emiratin jetëshkurtër të Kaukazit Verior të udhëhequr nga Sheik Uzun Haxhi. Fisi i bazajevëve u dërgua në mërgim në Kazakistan si të gjithë çeçenët e tjerë si dënim nga Bashkimi Sovjetik për përkrahjen që i kishin dhënë nazistëve kundër Rusisë. Ata u lejuan të ktheheshin në vendin e tyre nën regjimin e Hrushovit në vitin 1957.

Bazajevi e mbaroi shkollën në vitin 1982 në vendlindje dhe kaloi 2 vjet në ushtrinë sovjetike si zjarrfikës.

Për katër vjet ai punoi në fermën shtetërore në rajonin e Volgogradit të Rusisë përpara se të shkonte në Moskë, ku studioi në një degë të Institutit të Inxhinierisë për menaxhimin e tokës në vitin 1987. Më pas iu kushtua tregtisë me kompjuterë.

Në vitin 1991 ai ishte ndër përkrahësit e qeverisë së Jelcinit gjatë grushtit të shtetit të bërë nga komunistët. Arsyeja: Bazajevi mbronte profesorin çeçen Ruslan Khasbulatov, që atëherë ishte kryetar i Sovjetit Suprem të Bashkimit Sovjetik.

Pas disa muajsh, ai rrëmbeu një avion që drejtohej nga Rusia për në Turqi dhe kërcënoi se do ta hidhte në erë nëse trupat ruse do të hynin në Çeçeni. Jelcini tërhoqi trupat nga Grozni dhe Bazajevi u kthye në shtëpi i lirë.

Në tetor të viti 1992, vullnetarë cecenë dhe të Kaukazit Verior depërtuan në qytetin abkaz të Gagras, në frontin e luftës abkazo-gjeorgjiane. Bazajevi ishte komandanti i tyre. Forcat nën kontrollin e Bazajevit u rritën dhe formuan atë që Bazajevi e quante "Batalioni Abkaz." Këta trupa më vonë do bëheshin bërthama e forcave të armatosura çeçene.

Më pas kthehet në Çeçeni dhe vihet nën shërbimin e presidenti të Çeçnisë, Xhokhar Dudajev (Allahu e mëshiroftë). Më 11 dhjetor trupat ruse pushtojnë Çeçeninë nga tre drejtime për të zhdukur rezistencën e trupave çeçene. Rusët u pritën me rezistencë të fortë, sidomos në Grozni, ku çeçenët hodhën në erë dhjetëra e dhjetëra tanke dhe u zunë prita rusëve në beteja të zhvilluara në rrugët e qytetit. Në shkurt komandanti rus, Anatoly Kvashin, u takua me shefin e shtabit të Dudajevit, oficerin e artilerisë Aslan Maskhadov, për të negociuar tërheqjen e çeçenëve nga Grozni. Kjo i dha kohë çeçenëve të rigrupoheshin jashtë kryeqytetit.

Gjatë kësaj lufte, një predhë ruse ra në shtëpinë e Bazajevit në Vedeno dhe vrau më 3 qershor 11 anëtarë të familjes së tij. në mesin e tyre ishin edhe gruaja e parë e tij dhe fëmijët e tyre. Në qershor 1995, Bazajevi në krye të 100 deri 200 muxhahidëve në rrethana të detyruara merr peng në spitalin e Budyonnovskit rreth 1000 civilë nga i gjithë qyteti. Rusët tentojnë të çlirojnë pengjet, por dështojnë dhe me dhjetëra pengje vriten. Bazajevi arrin të kthehet në Çeçeni me autobus së bashku me disa nga pengjet.

Pas vrasjes së Dudajevit- nga një raketë që ndoqi sinjalin e telefonit të tij satelitor, teksa ai fliste me një anëtar të Dumas Ruse, udhëheqja çeçene priti rastin e mirë pas rizgjedhjes së presidentit rus Jelcin në krye të Rusisë duke parë moralin e ulët të rusëve. Me një operacion të quajtur Operacioni Pika Zero, qindra çeçenë rrethuan Groznin dhe pushtuan kazermat ruse. Aleksandër Lebedi negocioi dorëzimin e rusëve. Bazajevi ishte komandanti taktik i operacionit. Ajo marrëveshje paqeje i dha Çeçenisë një de-fakto pavarësi nga Rusia.

Bazajevi më pas mori pjesë në zgjedhjet e para presidenciale pas çlirimit nga Rusia, por humbi para Aslan Maskhadovit. Ai u bë kryeministër i Çeçenisë për gjashtë muaj dhe më pas u tërhoq nga posti.

Bazajevi në Luftën e Dytë Ruso-Çeçene

Në gusht 1999, Bazajevi dhe Khatabi drejtuan ushtrinë e muxhahidëve në një sulm kundër forcave ruse të vendosura në Dagestan pas kërkesës së xhematëve të Dagestanit për t’u çliruar nga pushtimi rus. Më pas muxhahidët u tërhoqën në Çeçeni pasi u shkaktuan humbje të mëdha rusëve, por pa arritur qëllimin përfundimtar. Në shtator të po atij viti në Rusi ndodhën disa shpërthime në disa blloqe apartamentesh, për të cilat rusët pa të drejtë fajësuan çeçenët.

Në fakt, as sot nuk është zbuluar se kush i bëri këto sulme, por dyshohet për shërbimet sekrete ruse për të krijuar një shkak për të nisur luftën kundër Çeçenisë. Presidenti i Çeçenisë, Aslan Makhadovi, mohoi çdo përgjegjësi në këto sulme. Ndërkohë, ish-kryeministri rus, Vladimir Putin, sot president, premtoi për qëllime elektorale se do t’i gjente “terroristët çeçenë dhe do t’i likuidonte”. Kështu nisi edhe lufta e dytë ruso-çeçene në shtator të vitit 1999.

Gjatë tërheqjes nga Grozni në janar të vitit 2000, Bazajevi humbi një pjesë të këmbës pasi shkeli në një minë. Madje operacioni i prerjes së pjesës së dëmtuar u shfaq edhe në televizion. Megjithatë, Bazajevi e vazhdoi detyrën e tij si komandant i muxhahidëve çeçenë duke i organizuar ata në pjesën malore të vendit, aty ku forcat ruse nuk guxojnë të shkojnë as sot.

Në janar të vitit 2002, sipas burimeve të ndryshme, forcat ruse vranë edhe babain e Bazajevit. Në vitin 2004 ai komandoi një sulm kundër forcave ruse dhe pro-ruse në Republikën e Ingushtisë. Bazajevi, po ashtu, mori përsipër edhe organizmin e atentatit ndaj presidentit të administratës pro-ruse të Çeçenisë, Ahmed Kadirov, i cili u vra në maj të vitit 2004 nga një shpërthim bombe në stadiumin e Groznit.

Në 1 shtator 2004, një grup prej 32 muxhahidësh morën peng mbi 1200 civilë në shkollën 2 në Beslan, Oseti Veriore. Kërkesës së muxhahidëve për tërheqjen e trupave ruse nga çeçenia, rusët iu përgjigjën me sulme dhe nga përleshja e armatosur dhe nga armët e rënda të përdorura nga rusët, u shemb edhe çatia e shkollës dhe u shkaktuan me dhjetëra viktima të pafajshme, shumica fëmijë. Në fund të sulmit rus, të vrarët ishin 344, 186 prej të cilëve fëmijë, pa përmendur 32 muxhahidët e vrarë dhe dhjetëra forca speciale ruse të vrara e të plagosura. Bazajevi e mori përsipër këtë sulm, por akuzoi Vampirin e Krelminit për vrasje të qëllimshme të pengjeve.

Më 13 tetor të vitit 2005, Bazajevi organizoi dhe udhëhoqi sulmin e falshëm në Nalçik, në republikën e Kabardino Balkarias, ku u vranë më shumë se 100 forca ruse dhe proruse. Në këtë operacion ku morën pjesë 217 muxhahidë vendas dhe një grup i ardhur nga Çeçenia, humbën jetën 37 muxhahidë, por jehona e këtij sulmi, që megjithatë nuk i arriti objektivat finalë, qe e madhe dhe dëshmoi se planet e muxhahidëve për krijimin e Frontit të Kaukazit kishin dhënë fryte.

Ky qe sulmi i fundit i madh i Bazajevit.

Më 10 korrik 2006, në përgatitje e sipër të një sulmi kundër forcave ruse dhe aleatëve të tyre në Ingusheti, nga shpërthimi aksidental i kamionit të mbushur me eksploziv ra shehid (inshallah) Komandanti i Muxhahidëve të Çeçenisë, Emiri dhe Zëvendëskryeministri i parë i Çeçenisë, Abdallah Shamil Ebu Idris (Shamil Bazajevi), Allahu e mëshiroftë!


përgaditi: Ebu Velid @ Kuran dhe Sunnet

 
Copyright © 2009 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.