| Seid ibnu Amir el-Xhumehij |
|
| Marte, 04 Maj 2004 23:30 |
|
" Seid ibnu Amir el Xhumehij është njeri që bleu ahiretin me
dunja, I riu, Seid ibnu Amir El Xhumehij, ishte njëri prej atyre mijërave që kishin dalur në vendin e quajtur " Ten´im ", jo larg Mekkës, me ftesën e parisë kurejshite, që të jenë dëshmitarë të ekzekutimit me vdekje të HUBEJB IBNU ADIJIT, njërit prej sahabëve të Muhammedit s.a.v.s., të cilin e kishin zënë tradhtisht kurejshitët. " Nëse dëshironi, më lejoni t´i fali dy reqate para se të më ekzekutoni! " Pastaj e pa Hubejbin se si u kthye kah Qabeja dhe i fali dy reqate. Oh sa bukur i fali dhe sa mirë i kompletoi! Pastaj e pa se si iu kthye parisë së popullit duke u thënë: " Betohem në All-llahun, se sikur të mos kishit menduar se po e zgjati namazin nga frika prej vdekjes, do të isha falur më gjatë!" Më vonë e pa me dy sytë e vet se si populli e masakronte Hubejbin për së gjalli, duke ia prerë një nga një gjymtyrët e trupit e duke e pyetur: " A dëshiron që Muhammedi (s.a.v.s.) të jetë në vendin tënd e ti të shpëtoshë?!" Derisa gjaku i shkonte si rrëke prej trupit të tij, Hubejbi përgjigjej: " Betohem në All-llahu se nuk do të dëshiroja të jem i qetë me gruan dhe fëmijët e mi, nëse Muhammedi s.a.v.s. therret, qoftë edhe nga vetëm një therrë." Kur i dëgjuan këto përgjigje prej tij, të pranishmit i ngritën duart e tyre dhe brohoritën me zë të lartë: " Mbyteni, mbyteni!!!" Pastaj Seid ibnu Amiri e pa Hubejbin se si e ngritte shikimin e tij nga qielli, e ai ishte mbi dërrasën e ekzekutimit, dhe lutej duke thënë: " O Zoti im, mbyti ata, që të gjithë, dhe mos e përjashto asnjë!" Pastaj dha shpirtë e në trupin e tij nuk mund të numëroheshin të rënat e shpatave dhe të goditurat e shtizave. Kurejshitët u kthyen në Mekke dhe në rrëmujën e ndodhive të reja harruan trupin e Hubejbit dhe vrasjen e tij. Mirëpo, djaloshi i ri, Seid ibnu Amir el-Xhumehij, asnjëherë nuk e hoqi nga mendja Hubejbin. Hija e tij i paraqitej në ëndërr kur ai flinte, e kur ishte zgjuar ai e shihte hijen e tij. Gjithnjë e kishte parasysh fotografinë e tij duke i falur ato dy reqate,të cilat i fali në qetësi, ndonëse ishte para dërrasës së varjes, dhe gjithnjë i dukej se po e dëgjon zërin e tij, kur ai lutej kundër kurejshitëve dhe kishte frikë se mos do ta godasë rrufeja apo diqka tjetër nga qielli. Më vonë, Seid ibnu Amiri emigroi në Medine, e shoqëroi Pejgamberin s.a.v.s., dhe ishte pjesëmarrës në betejën e Hajberit dhe në betejat e mëvonshme. Pasi që Muhammedi s.a.v.s. ndërroi jetë dhe kaloi në jetën e amshueshme, duke qenë i kënaqur ndaj tij, Seidi edhe pas vdekjes së tij s.a.v.s. mbeti shpatë e mprehtë edhe në kohën e Ebu Bekrit dhe Omerit r.a. Ai ishte shembull i rrallë i besimtarit, i cili kishte preferuar kënaqësinë dhe shpërblimin e All-llahu xh.sh. mbi epshet e shpirtit dhe kënaqësitë e trupit. Të dy halifet e Pejgamberit s.a.v.s., e njihnin mirë Seid ibnu Amirin, besnikërinë dhe devotshmërinë e tij, e për këtë edhe i dëgjonin këshillat e tij. Në ditët e para të sundimit të Omer ibnul Hattabit, hyri tek ai dhe iu drejtua me këto fjalë: " O Omer, të këshilloj të kesh frikë All-llahun në marrëdhëniet e tua me njerëzit, e jo të kesh frikë prej njerëzve në marrëdhëniet e tua me All-llahun. Fjala jote të mos vijë në kundërshtim me veprën tënde, sepse fjala më e mirë është ajo të cilën e vërteton vepra! Omeri pastaj pyeti: " Kush mund ta bëjë këtë, o Seid?!" Ai u përgjigj: " Këtë mund ta bëjë njeriu siç je ti, të cilit All-llahu ia besoi fatin e ummetit të Muhammedit s.a.v.s. dhe në mes tij e All-llahut nuk është askush tjetër." Pas kësaj bisede Omeri r.a. e ftoi Seidin që t´i ndihmijë atij, dhe i tha: " O Seid, unë po të emëroj vali të Himsit (qytet në Siri)" Seidi iu përgjigj: " O Omer, pashë All-llahun, mos më drejto nga kjo botë e ta harroj ahiretin!" Omeri r.a. i hidhëruar ia ktheu: " C´është me ju?! Më keni varë në qafë tërë këtë barrë (hilafetin)- udhëheqjen e muslimanëve - e pastaj më leni vetëm!!" Atëherë Seidi ia ktheu: " Pasha All-llahun, nuk do të lë!" Pastaj Omeri e emëroi vali të Himsit, dhe i tha: "A të caktoj një pagë të rregullt? " Seidi iu përgjigj: " Çka të bëjë me të, o pris i muslimanëve?! Ajo çka më ndahet nga fondi i pasurisë së muslimanëve i plotëson nevojat e mija dhe më tepron. " Pastaj shkoi në Hims... Nuk shkoi shumë kohë dhe erdhi tek Omeri një delegacion nga Himsi, në të cilin ai kishte besim të plotë. Omeri iu drejtua atyre me këto fjalë: "Shkruani emrat e të varfërve të Himsit që t´u jepet një ndihmë, e cila do t´ua plotësojë nevojat më elementare të tyre." Delegacioni e përpiloi listën e të varfërve dhe ia dorëzoi Omerit r.a., e në mesin e të varfërve gjendej edhe emri i Seid ibnu Amirit. Kur Omeri e pa emrin e tij pyeti: " Kush është ky Seid ibnu Amir?! " Ata iu përgjigjën: " Valiu ynë. " Omeri pyeti përsëri: " Valiu juaj i varfër ?! " Duke i dëgjuar këto fjalë, Omeri qajti derisa lotët iu bashkuan në mjekër. Imori një mijë dinarë dhe i vuri në një qese dhe tha: " Përcillnja Seidit përshëndetjet e mia dhe i thuani: ´Halifja i muslimanëve t´i ka dërguar këto të holla që t´i kryesh me to disa nevoja personale.´ " ***** Delegacioni shkoi te Seidi dhe ia solli qesen. E shikoi atë dhe kur i pa dinarët filloi t´i largojë duke thënë: " Ne jemi të All-llahut dhe tek Ai do të kthehemi! " Ishte goditur sikur t´i kishte ndodhur ndonjë fatkeqësi. Kur e vërejti gruaja e tij nxitoi tek ai pë t´i dalë në ndihmë dhe e pyeti: " Çka të ka ndodhur, o Seid?! A mos ka vdekur halifeja i muslimanëve?! " Seidi u përgjigj: " Jo, diç më e madhe se ajo." Seidi i mori dinarët dhe i ndau në qese të vogla e pastaj ua ndau muslimanëve të varfër. ***** Pas një kohe të shkurtër Omeri shkoi në vizitë në Sham për të parë për së afërmi gjendjen e popullit. Pastaj arriti në Hims, i cili quhej "El-Kuvejfe" (Kufa e vogël), për shkak të ankesave të shumta të banorëve të Himsit ndaj valive të tyre, ashtu sikurse vepronin banorët e Kufës në Irak. Me rastin e ardhjes së Omerit r.a., banorët e Himsit kishin ardhur për ta përshëndetur, e ai i pyeti: " Si sillet valiu juaj?" Ata u ankuan në të dhe potencuan katër çështje, secilën më të madhe se tjetrën. Omeri tregon e thotë: ".. i bëra bashkë banorët e Himsit dhe valiun e tyre dhe e luta All-llahun që të mos më zhgënjejë në të, sepse kisha besim të madh në të. Kur u bënë së bashku tek unë, ata dhe valiu i tyre, u thashë: Omeri pastaj pyeti: >" Cila është ankesa juaj tjetër?" Omeri pyeti prapë: " Cila është ankesa juaj tjetër?" Ata u përgjigjën: " Nuk kam shërbetor, o udhëheqës i muslimanëve, dhe nuk kam rroba të tjera përveç këtyre që i kam në trupin tim. Këto i lajë një herë në muaj dhe i lë të thahen, e kur të thahen i veshi dhe dal në popull dikur vonë, nga fundi i ditës." Pastaj Omeri r.a. pyeti përsëri: Pas kësaj Omeri r.a. tha: Pastaj nxorri një mijë dinar dhe ia dhuroi Seidit për ti plotësuar disa nga nevojat e tij elementare. Kur i pa gruaja e tij tha: " Falënderimi i qoftë All-llahut, i cili na liroi prej shërbimit tënd. Blej gjërat ushqimore dhe merre me pagë një shërbëtor." Seidi ia ktheu: " A ke prpozim më të mirë se ky?" Gruaja pyeti: " Cili është ai ?!" Ai u përgjigj: " Ia japim Atij që na i kthen, atëherë kur ne kemi nevojë shumë të madhe për të."/p> Gruaja pyeti: " Kujt ?!" Gruaja ia ktheu: Ende pa u larguar nga tubimi, dinarët i shpërndau në disa qese dhe i tha njërit nga familja e vet: ***** All-llahu qoftë i kënaqur me SEID IBNU AMIR EL-XHUMEHIUN. Ai ishte prej atyre që u jepte përparësi të tjerëve para vetvetes, edhe pse ai kishte nevojë për pasuri. |
