Nxitja për nderimin e dijetarëve E-Mail
Premte, 14 Maj 2004 21:33

[Nxitja për nderimin e dijetarëve dhe madhërimin e tyre dhe frikësimi nga nënvlerësimi dhe moskujdesi ndaj tyre]

Abdull-llah ibn Busri [radijall-llahu anhu] thotë: kam dëgjuar një hadith qe sa kohë:

"Nëse jë në një grup prej njëzet vetave, më pak a më shumë njerëz, nëse i shfleton fytyrat e tyre dhe nuk gjen njeri ndaj të cilit do të kesh frikërespekti për hirë të All-llahut, dije se shumë është dobësuar puna".
[Hadith hasen; Taberaniu]


Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

"O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!" (Ali Imran: 102)

"O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju." (En-Nisa:1)

"O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh." (El-Ahzab:70:71)

Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë - udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid'at dhe çdo bid'at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr...

 

 

1- Xhabiri [radijall-llahu anhu] thotë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i varroste në një varr nga dy veta në Uhud, pastaj pyeste: kush ma shumë di Kur’an, nëse tregonin kah ndonjëri, atij i jepte përparësi në varr". (Buhariu).

Nëse këtë post e ka pasur i dituri pasiqë ka vdekur, paramendo se cilin post duhet ta ketë kur të është gjallë, nga i cili kanë dobi jo vetëm njerëzit po edhe kafshët në vendet e tyre.

 

2- Ebu Musa El-Esh’ariu [radijall-llahu anhu] thotë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

"Prej madhërimit të All-llahut është madhërimi i njeriut të thinjosur musliman, bartësit të Kur’anit, i cili është mesatar, as nuk e tepron as nuk e le pas dore dhe nderimi i Kryetarit të drejtë". (Hasen; Ebu Davud).

Pra, madhërim i All-llahut qenka edhe madhërimi i dijetarit, bartësit të Kur’anit, dijetar i cili vepron me diturinë e tij, të tjerët i mëson dhe në te thërret. Në këtë vepër askujt nuk i frikësohet, as masës, as kryetarit, nuk frikësohet as për autoritetin e tij e as për komoditetin e vet. Nuk e frikësojnë as kërcënimet e ndokujt e as premtimet e majme të tjetrit.

 

3- Ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] thotë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Bereqeti është me të vjetrit tuaj". (Sahih; Taberaniu dhe Hakimi).

Sa shumë kemi nevojë për njerëz të ditur dhe të vjetër, njerëz të cilët i ka kalitur koha, njerëz të cilët nuk i udhëheq entuzijazmi dhe emocionet por dituria dhe përvoja?! Nuk kemi nevojë për të rinj të entuzijazmuar e të cilët nuk i udhëheq dituria, as të rinj me dituri e pa përvojë, e as për të ditur mirëpo dembela, pa vullnet për sakrificë dhe flijim, e as për plak i cili në vend se t’i trimërojë të rinjtë, ai i zmbraps nga ky mision i shenjtë.

4- Abdull-llah ibn Busri [radijall-llahu anhu] thotë: kam dëgjuar një hadith qe sa kohë: "Nëse jë në një grup prej njëzet vetave, më pak a më shumë njerëz, nëse i shfleton fytyrat e tyre dhe nuk gjen njeri ndaj të cilit do të kesh frikërespekti për hirë të All-llahut, dije se shumë është dobësuar puna". (hasen; Taberaniu).

Dituria, veprimi sipas saj, sakrifica për hirë të vërtetës, janë elemente të cilat njeriut i japin këtë post, e bëjnë që tjerët ta nderojnë dhe madhërojnë, e bëjnë që të tjerët të frikohën nga ai, jo se ai ka fuqi t’i vret dhe prêt, por se ka fuqi të besimit që i detyron ata t’i përulen dhe nderojnë, e dinë se ka forcë të besimit, forcë të personalitetit, që mund t’ju shkaktojë shumë telashe dhe probleme, qoftë duke shkaktuar ngjalljen e krejt një populli me këtë rast, ose dukë i dhënë trishtime të përjetshme në jetën e tij.

Muhammed Nasiruddin Albani "Sahihut-Tergibi vet-Terhibi", fq. 44-48

 

 Bekir Halimi, 30.6.2000

 
Copyright © 2009 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.