| Nga tregimet e Muxhahidëve në rrugën e All-llahut s.v.t. |
|
| Marte, 04 Maj 2004 22:09 |
|
Autori i tregimit Në Qytetin e Pejgamberit a.s.v.s. jetonte një njëri, që e quanin Ebu Kudame Eshshamijj. Këtij njeriu, All-llahu ia pat dashuruar Xhihadin në rrugën e Tij dhe luftën kundër romakëve. Po, do t'ju tregoj-tha Ebu Kudameh. Unë jam një grua vejushë (e ve). Kam pasur burrin dhe disa vëllezër. Të gjithë kanë vdekur dëshmorë në rrugën e All-llahut. E po të më ishte obliguar edhe mua Xhihadi, do të kisha luftuar edhe unë. "O Ebu Kudameh, burri im kur vdiq, më la një djalë dhe një vajzë. Djali është prej djelmoshave më të mirë. E ka mësuar Kur'anin. Ka mësuar gjithashtu mjeshtërinë e kalërimit dhe gjuajtjen me shigjetë. Eshtë agjërues gjatë ditës dhe adhurues gjatë natës. Eshtë në moshën pesëmbëdhjet vjeçare. Ai tash nuk është prezent ngase ka shkuar pas një pasurie që ia pat lënë babai i tij, e ndoshta vie para se të nisësh për në Xhihad. Kështuqë kam dëshirë të ta jap me vehte, dhuratë All-llahut s.v.t. dhe kërkoj nga ti, që për hirë të All-llahut, të mos më largosh prej shpërblimit (sevapit) që kam kërkuar." Mora frerin e kalit nga ajo dhe pashë se e kishte përgaditur prej flokëve të saj, pastaj ajo më tha: "Nëse ke mundësi, lëre tek plaçkat e luftës dhe rrobat e udhëtimit, ngase kam dëshirë që kur të kalosh pranë shtëpisë sime për në Xhihad, ta shoh e të më qetësohet zemra." Mora atë me plaçkat e mia dhe dola nga Er-Rakkah (vendi ku isha vendosur ato ditë), ku me mua ishin edhe disa shoke. Ecëm derisa arritëm tek kalaja e Musel-lemeh bin Abdulmelikut. Kur arritëm aty, ja një kalorës më thëret prej mbrapa duke më thënë: "O Ebu Kudameh! Ndalu pak, All-llahu të mëshirofte !" U ndala. Shokëve u thash: Vazhdoni ju rrugën se unë do të ndalem pak të shoh se kush është ky që më thërret. Kur u ndala, ja një kalorës arriti, mu afrua , më përqafoi dhe më tha : " Elhamdulilah që All-llahu nuk më pengoi nga shoqërimi ytë dhe nuk më ktheu të dëshpruar." Atëherë ai zbuloi fytyrën. Kur pashë se ishte fëmijë,shumë i ri. Por i shkëlqente fytyra si të ishte hëna pesëmbëdhjetëshe dhe vëreheshin shenjat e lumturisë në fytyrën e tij. Pastaj i thash: "A ke prind?" Kur dëgjova fjalët e fëmiut - thotë Ebu Kudameh - , më shpërtheu vaji, ngase më vinte keq për bukurinë dhe mirësinë e këtij fëmiu si dhe mëshirën e nënës së tij dhe, njëkohësisht, u çudita me durimin e saj që kishte ndaj tij. Kur më pa duke qarë, më tha vogëlushi: "Pse o xhaxha po qan? Nëse qan se jam i vogël dhe për atë të dhimbem , All-llahu dënon edhe atë që është më i vogël se unë, nëse ai nuk e respekton Atë dhe bënë mëkate." Atëherë i thash: " Nuk po qaj për moshën tënde të vogël, por po qaj për zemrën e nënës sate, si do të mbetet pas?!" Pastaj pushuam atë natë -vazhdon Ebu Kudameh - e të nesërmen në mëngjes, prap vazhduam rrugën. Fëmiu nuk ndalej nga të përkujtuarit e All-llahut s.v.t. Mandej vërejta gjatë udhëtimit se ishte kalorësi më i mirë prej të gjithëve. Shërbente kur pushonim. Sa më shumë ecnim aq më shumë forcohej, e i shtohej lumturia, i pastrohej zemra, dhe shenjat e gëzimit vëreheshin në fytyrën e tij. Kështu pra, ecëm deri në mbrëmje duke perënduar dielli, ku arritëm te vendet e mushrikëve.U ulëm të pushojmë, kurse fëmiu na përgadiste ushqim, që të bënim iftar, ngase ishim agjërues. Duke përgaditur ushqim, e mori një kotje gjumi ashtu, dhe flejti gjatë. Përderisa ai ishte duke fjetur u buzëqesh në gjumë. I thash shokëve se apo e shihni se si buëqeshet në gjumë! Kur u zgjua, i thash: "O Vogëlush, të pashë pak para u buzëqeshe ne gjumë?" " Pashë një ëndërr, më pëlqeu dhe më bëri të qeshi." - tha fëmiu. Ebu Kudameh tha i thash: "Ke pa mirë, ke pa mirë" -dhe kaluam natën të çuditur me ëndrën e vogëlushit. Kur u zgjuam, shpejtuam dhe i hipëm kuajve, kur ja thirri thirrësi duke thënë: "O ti kalorës i All-llahu, shpejto dhe fito xhennetin e Tij", dhe lexonte fjalën e All-llahut: "Dilni (në luftë) le t'ju vije (lufta) e lehtë ose e rëndë, luftoni për hirë të All-llahu me pasurinë tuaj dhe me vetën tuaj; kjo është gjëja më e dobishme për, ju nëse e kuptoni." Nuk kanë kaluar vetëm disa çaste, kur ushtria e kufrit -All-llahu e mposhtë- arriti, sikur të ishin karkaleca të shpërndarë. I pari prej nesh, që filloj luftën, ishte vogëlushi. Ai shpërndau tubimin dhe ndau grupin e tyre. Futej në mesin e tyre. Mbytte shumë burra dhe mposhte guximtarë. Kur e pashë kështu, vrapova drejtë tij, kapa litarin e kalit të tij dhe i thashë: "O vogëlush, kthehu, se ti je i vogël dhe ende nuk e di tradhëtinë (mashtrimin) e luftës!" Ai më tha: "O xhaxha, a nuk e ke dëgjuar fjalën e All-llahu ku thotë: " A do që të hy në zjarr?!"- vazhdoi vogëlushi. Gjersa ne bisedonim, armiqtë na sulmuan të gjithë së bashku përseri, si të ishin një trup. Kështuqë, na ndanë me vogëlushin dhe secili prej nesh, ishte i nxënë me vehtën e tij. Kështu pra, në këtë betejë u vranë shumë muslimanë. Kur mbaroi lufta dhe u ndanë dy grupet, të mbyturit nuk numëroheshin. Sillesha me kalin tim mes të vrarëve. Gjaku u rrjedhte në tokë, e fytyrat nuk u dalloheshin prej pluhurit të madh dhe gjakut të shumtë. Derisa isha në mesin e të vrarëve, kur ja e pashë vogëlushin mes thundërave të kalit të tij. E kishte mbuluar pluhuri dhe ai rrotullohej në gjakun dhe thoshte: "O ju vëllezër muslimanë, ju lutem për All-llahu, ma dërgoni xhaxhain tim, Ebu Kudameh." Shkova drejtë tij ma vrap dhe dëgjova zërin e tij, por nuk e dalloja fytyrën e tij prej gjakut të madh, pluhurit dhe shkeljes së kafshëve dhe i thash se unë jam Ebu Kudameh. "Pasha All-llahun e Qabës, më është realizuar ëndrra. Unë jam biri i zonjës së frerit të kalit." -tha vogëlushi. Atëherë hedha vehtën drejtë tij, e putha mes dy syve, ia fshira pluhurin dhe gjakun prej fytyrës dhe i thash: "O vogëlush! Mos e harro xhaxhain tënd, Ebu Kudameh, në ndermjetësim në Ditën e Gjykimit." E ai më tha: "A harrohet njeriu si ti, o Ebu Kudameh! Mos ma pastro fytyrën me petkun tënd, se petku im më shumë e meriton të zhytet, se petku yt. Lëre e mos më pastro, o xhahxa, e ta takoj All-llahu me të. O xhaxha, kjo është vasha e xhennetit që të tregova për të. Eshtë ngritur në këmbë tek koka ime dhe pret që të më del shpirti dhe më thotë se shpejto shpejto, ngase jam përmalluar për ty. Për All-llahun, o xhaxha, nëse të kthen All-llahu në shtepi shëndosh e mirë, meri këto rroba të mia kështu të zhytyra me gjak dhe dërgoja nënës sime të mjerë, të shkretë e të pikëlluar dhe dorëzoja asaj, që ta di se unë nuk kam lënë pas dore porosinë e saj. E as që kam ndier frikë kur jemi përleshur me mushrikët. Përcjelli selam nga unë dhe thuaj se All-llahu e ka pranuar dhuratën tënde. Unë, o xhaxha, kam një motër të vogël, dhjet veçare. Sa herë që kthehesha në shtepi, ishte e para që më priste dhe më përshëndette dhe, kur dilja, e fundit më përcillte. Ditën kur dola, më përcolli dhe më tha: "Pash All-llahu, o vëlla, mos u vono!" Pra, nëse e takon, dërgoj selam nga unë dhe thuaj, vëllau yt ka thënë se All-llahu do të jetë mbikëqyrësi yt deri në Ditën e Gjykimit." Pastaj-thotë Ebu Kudameh- u buzëqesh vogëlushi dhe tha: "Eshhedu en lailahe il-lall-llah vahdehu la sherike lehu sadeka va'dehu ve eshhedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu" (Dëshmoj se nuk ka, që me të drejtë, e meriton adhurimin, pos All-llahut që nuk ka shok. E ka realizuar premtimin. Dhe dëshmoj se Muhammedi s.a.v.s. është rob dhe i Dërguar i Tij). Kjo është ajo që na ka premtuar All-llahu dhe i Dërguari i Tij. Të vërtetën e kanë thënë." Pastaj i doli shpirti. E varrosem me rrobat e tij dhe e mbuluam me dhê. All-llahu qoftë i kënaqur me të dhe na bëftë ne të kënaqur me Të. Kur u kthyem prej luftës dhe arritëm në er-Rrekkah, dertin më të madh e kisha, se si të shkoj të shtëpia e nënës së vogëlushit. Kur ja e pashë një vogëlushe që i ngjante shehidit të ri në pamje dhe bukuri; e ngritur në këmbë, rrinte tek dera dhe i thoshte çdokuj që kalonte pranë saj: "O xhaxha, prej nga vjen?" Kur e dëgjova, iu afrova e ajo më tha: "Prej nga vjen, o xhaxha?" Pastaj filloi të qaj dhe tha: " C'është kjo, të gjithë po kthehen e vëllau im ende nuk është kthyer." Në atë moment më shpërtheu vaji dhe më rrjedhën lotët. "Oj vogëlushe" -i thash, " thuaj nënës sate Ebu Kudameh të pret në derë." Ma kishte dëgjuar e ëma e saj zërin, e doli me vrap dhe i kishte ndryshuar fytyra. I dhash selam dhe ma ktheu selamin dhe më tha: " A ke ardhë të më përgëzosh apo të më ngushëllosh?" I thash: " Ma dallo përgëzimin nga ngushëllimi, All-llahu të mëshiroftë?" Atëherë i thash: "Përgëzohu, se All-llahu ta ka pranuar dhuratën!" Filloi të qajë dhe tha: Pastaj e pyeta se si është motra e vogëlushit? Më tha, ajo është që pak para të foli. Ajo erdhi tek unë, e i thash se vëllau yt të dërgon selam dhe të thotë: "All-llahu është kujdestari yt, deri në Ditën e Gjykimit." Ajo bërtiti dhe ra me fytyrë në tokë dhe kishte humbur vetëdijen. E leviza pas një çasti, por ajo kishte ndrru jetë. Ia dhash rrobat e vogëlushit nënës së tij, e përshëndeta dhe u ktheva i mërzitur për vogëlushin dhe motrën e tij dhe njëkohësisht i habitur me durimin e nënës së tyre. Këtë ngjarje e ka transmetuar Ibnu n-Nuhas ed-Dimjati në librin e tij të quajtur "Meshariul Eshvak ila Mesariil Ushshaak". Gjithashtu tregimin e kanë treguar edhe shumë të tjerë; si Ahmed ibn el-Xhevzi ed-Dimeshki ne librin e tij "Sukul Arus ve Unsu en-Nufus". Allahu na bëftë prej luftëtarëve në rrugën e Tij, ashtu që të fitojmë atë që fitoi vogëlushi. Amin Amin Amin përktheu Sadullah Bajrami |
