| Kush janë ´Ehlul-Kitaab´-ët |
|
| Premte, 14 Maj 2004 17:45 |
|
Fjala ehl në gjuhën letrare ka kuptimin: familje apo antarë, dhe paraqet besimin apo cilësitë e përbashkëta tënjë individi apo grupi. Fjala el-kitaab në gjuhën letrare ka kuptimin: libër, por në kontekstin fetar kjo fjalë nënkupton librat e Shpalljeve të mëparshme të All-llahut s.v.t. të shpallura profetëve dhe të dërguarve para Muhammedit s.a.v.s., respektivisht Musës a.s. dhe Isës a.s.. Kështu që përkthimi më i afërt do të ishte ´Popujt e Librave´ apo ´Popujt e Shkrimeve´.
Grupet specifike të popujve të cilët konsiderohen si Ehlul Kitaab janë Jehuditë (El-Jehud) dhe Kristianët (El-Nesara). Është me rëndësi të ceket se, shpalljet e dërguara të dy profetëve të mëdhenjë (Musës a.s. dhe Isës a.s.) nuk egzistojnë në formën origjinale të tyre dhe as që kanë egzistuar edhe para kohës së Muhammedit s.a.v.s.. Nuk kemi hasur në asnjë nga dijetarët e mëdhenjë të kohës sonë, të cilët dallojnë në faktin se Jehudët dhe Kristianët e tashëm janë në fakt Ehlul Kitaab. Mirëpo, egzistojnë mendime të ndryshme rreth këshillimit, lejimit, ose mënyrës së aplikimit të disa rregullave specifike Islame ndaj tyre, siç janë p.sh., martesa me gratë e tyre dhe ngrënia e mishit të tyre (d.m.th. të therrur nga ata). Mirëpo, kjo nuk ka të bëjë me statusin e tyre si Ehlul Kitaab, por më shumë me sjelljet e atyre që pohojnë të jenë Jehud apo Kristian sot, në krahasim me kohët e mëparshme. Poashtu, duhet të jetë e qartë se Ehlul Kitaaab-ët konsiderohen si jobesimtarë apo mushrikuun (politeist), kafir/kaafiruun (jobesimtarë) para All-llahut s.v.t. sikurse paraqiten në shumë ajete Kur´anore. Ata janë në nivel të njejtë me mushrikët e Arabisë në kohën e Muhammedit s.a.v.s. dhe me të gjitha llojet e mosbesimit gjatë kohës së tij dhe me të gjithë ata të cilët kanë besim të njejtë qoftë para apo pas tyre. Ata u qortuan dhe u është tërhequr vërejtja herë pas here për mosbesimin e tyre në All-llahun s.v.t. siç ishte rasti kur ata ia përshkruanin All-llahut s.v.t. cilësitët të cilat i takonin krijesave. Ky është mëkat i madh i Jehudëve. Ata poashtu i përshkruanin krijesave cilësi të cilat i takojnë vetëm All-llahut s.v.t.. Ky është mëkat i madh i Kristianëve. Ata poashtu u qortuan në lidhje me mospranimin e Muhammedit s.a.v.s. si të Dërguar të All-llahut s.v.t., që poashtu paraqet një formë të kufrit (mosbesimit). Atyre poashtu u paraqitet fakti i ndryshimeve dhe falsifikimeve të skripteve (Shpalljeve te mëparshme), të cilat ndryshime ata ia përshkruajnë All-llahut, apo duke e fshehur të vërtetën. Të dy grupet veprojnë, në njërën apo tjetrën mënyrë apo shkallë, të gjitha këto që i përmendëm. Egzistojnë edhe instanca tjera të shumta, të cilat bëjnë të qartë se kësi lloj njerëzish janë pa dyshim jobesimtarë. Disa ajete Kur´anore n të cilat Ehlul Kitabëve u drejtohet si besimtarë, kanë shkaktuar konfuzion në mendjen e shumë njerëzve. Mirëpo, fatkeqësisht këto ajete janë lexuar dhe kuptuar jashtë kontekstit të tyre. Vet Kur´ani është shpjeguesi më i mirë i tij së bashku me qartësimet dhe shpjegimet e të Dërguarit s.a.v.s. dhe më vonë të sahabëve r.a.. Secili prej tyre është shumë eksplicit (i qartë) në shprehjet rreth mosbesimit të Ehlul Kitabëve dhe shprehjet e tyre janë aq të shumta që të mund të përmenden. Mirëpo, ne duhet të mirremi me sqarimin e thënieve rreth Ehlul Kitabëve (ku ata paraqiten si besimtarë) në dritë të qartë, përndryshe do të ishim të detyruar të pranojmë kontradiktat në Librin e All-llahut s.v.t., gjë që, natyrisht, është e pamundur. Parimisht, të gjithë komentatorët e besueshëm janë të pajtimit se të gjitha këto ajete u drejtohen Jehudëve dhe Kristianëve, të cilët: Ka prej të dy grupeve të Ehlul Kitabëve, të cilët më shumë iu përmabaheshin thënieve të Musës a.s dhe Isës a.s, dhe poashtu në mesin e tyre disa Kristianë të cilët mohojnë shenjtërinë e Isës a.s., sikurse ishte kushëriri i Hatixhes r.a., gruas së Profetit s.a.v.s., i quajtur Varakah ibn Navfal. Ka qenë (dhe është) fakt se, një pakicë e qartë mbajti këtë besim e edhe disa prej tyre të cilët mohonin shenjtërinë e Isës a.s. iu përmbaheshin disa besimeve të cilat mohonin besimin e pastërt në Teuhid, si paraqitet në Islam. Gjëja e cila nuk duhet harruar është dallimi në mes të besimeve (akide) dhe praktikimit të tyre në jetë si dhe sjellja morale apo jomorale dhe mënyra e të jetuarit. Egziston pajtueshmëri në faktin se mënyra e të jetuarit të Jehudëve dhe të Kristianëve të sotëm dallohet shumë me atë të paraardhësve të tyre. Pa dyshim deri në atë shkallë saqë paraardhësit e tyre nuk do të mund t´i njihnin sikur të kishin pasur mundësi që të i shohin sot. Fatkeqësisht, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Muslimanët. Definicioni të cilin e paraqitëm më lartë, ka të bëjë vetëm me pohimin e tyre se besojnë në fetë e tyre respektivisht në Krishterizëm apo Judizëm. Fakti se këto fe janë degjeneruar dhe janë larg asaj çka kanë lajmëruar dhe thënë Musa a.s. dhe Isa a.s., është lëmi e veçantë. Aspekti se Ehlul Kitabët e kohës së Muhammedit s.a.v.s dallojnë nga Jehudët dhe Kristianët e kohës tonë ka të bëjë vetëm me traditat dhe mënyrën e të jetuarit të tyre. Devijimi i besimit të tyre është i njëjtë apo ndryshim i asaj që në vërtatë vetëmse ka qenë e ndryshuar. Kaptina Aali ´Imran në tërësi është pasqyrim dhe paraqet devijimet e ndryshme në besimet e tyre të cilat ishin të njohura në kohën e Muhammedit s.a.v.s. Ky pasqyrim dhe këto fakte janë relevante edhe sot sikurse që ishin relevante atëherë. Interpretimi i disa ajeteve në atë mënyrë që u lejohet Muslimanëve t´i konsiderojnë Jehudët dhe Kristianët si "besimtarë" apo "vëllezër", poashtu nuk ka asnjë bazë në Sheriatin Islam. Shumica a grupeve të cilat predikojnë këtë mënyrë të kuptimit, janë të ndikuar nga faktorë tjerë e jo nga mësimet e pastërta dhe nga kuptimi autentik i thënieve të Muhammedit s.a.v.s., apo nga inerpretimi i drejtë i Kuranit, mirëpo kjo, poashtu është temë e veçantë. Së fundi, ajo që Muslimanët duhet të dinë rreth Ehlul Kitabët e sotit, ka të bëjë me lejimin të cilin na e ka dhuruar All-llahu s.v.t. që t´i martojmë gratë e tyre dhe të hamë mishin e tyre. Kjo poashtu është një temë me spektrum të gjerë dhe me këtë rast ju rekomandoj që në lidhje me këtë të lexoni më detalisht literatura të tjera. Sidoqoftë, unë do të përmendi se ky lejim i ka parakushtet e veta dhe nuk është lejim absolut dhe i pakushtëzuar. Ky konsiderim është dhënë në lidhje me Ehlul Kitabët për shkak se ata ishin të cilëve u janë dhënë Shpalljet e mëhershme dhe se janë prej atyre që besojnë në Pejgamberët e vërtetë të All-llahut s.v.t., mirëpo nuk hedh poshtë faktin se ata nuk janë tjetër pos një lloj tjetër i mushrikëve, apo kafira. Ata vetëmse kanë një status tjetër. All-llahu s.v.t. është më i Dituri, i Gjithëdijshmi dhe Ai s.v.t. nuk vendos ndonjë rregull apo bën ndonjë lejim pa pasur ndonjë urtësi në të. Ai s.v.t. , natyrisht ka qenë dhe është i njohur me të gjitha devijimet e tyre dhe prapëseprap ka parë të udhës t´ua bëjë këtë lejim Muslimanëve. Kjo në të vërtetë është një prej shenjave të Mëshirës së Tij të madhe ndaj robëve të Vet. Prandaj, nuk i takon Muslimanit i cili beson, të ndalojë ose të shfuqizojë apo të ndryshojë, atë të cilën All-llahu s.v.t. qartë e ka lejuar, duke mospëlqyer, dyshuar apo mospajtuar me këtë lejim. Kjo qon drejt mohimit të Urtësisë së All-lahut s.v.t., e që paraqet një formë të kufrit (mosbesimit), dhe ne kërkojmë mbrojtje prej All-llahut s.v.t. nga kjo. Është detyrë dhe bligim i yni që të prynojmë ato të cilat na janë urdhëruar dhe lejuar dhe të jemi falënderues ndaj All-llahut s.v.t. për to.
Referenca: 1. Kur´ani i Shenjtë: El-Fatiha 6-7; El-Bekarah 75-83, 87-91, 98, 101, 105-109, 111-113, 116-117, 119-121, 146-147; En-Nisa´ 150-152, 155-162, 167-169, 171-173; El-Maideh 5, 13-19, 44, 49, 51-54, 57, 65, 68-86, 116-119; Et-Teube 29-35; El-Bejjineh 2. Sahih´ul´Buhari: Vol. 5 hadithet 169,275; Vol. 6 hadithi 9 3. Sahih Muslim: Libri mbi Besimin Vol. 1 kap.240 4. Tefsir et-Tabari: Vol. 1 faqet 242-246, 323 Vol. 6 faqe 156 5. Ahmad von Denffer: Christians in the Qur´aan and the Sunnah (Kristianët në Kur´an dhe Sunnet); The Islamic Foundation 6. Shiqo edhe Revistën Al-Jumuah 1997 rreth diskutimit mbi lejimin e të ngrënurit të mishit nga Jehudët dhe Kristianët në perëndim
burimi: alharamain.org |
