| Halifet e Drejtë - El Khulafa-ur-Rashidun |
|
| Marte, 04 Maj 2004 00:16 |
|
Përmbajtja HyrjaDomethënia e fjalës ´Halife´Fjala ´Halife´ është form e përkthyer e fjalës arabe ´Khalifa´, që është shkurtesë e Khalifatu Rasulilah. Shprehja e fundit ka domethënien e Pasardhësve (në udhëheqje) të Dërguarit të All-llahut, Pejgamberit Muhammed (salallahu alejhi ve selem).Titulli ´Khalifatu Resulilah´, së pari u përdor për Ebu Bekrin (All-llahu e mëshiroftë), i cili u zgjodh si udhëheqës i Bashkësisë së Muslimanëve pasvdekjes së Pejgamberit (alejhi selam). Rëndësia e HalifatitMisioni i Pejgamberit Muhammed (salallahu alejhi ve selem), si edhe i të dërguarve të tjerë të All-llahut (Subhanehu ve Teala), ishte thirrja e njerëzve të adhurojnë dhe t´i nënshtrohen vetëm Një Zoti, të Vëtetë. Në praktikë, nënshtrimi ndaj Zotit do të thotë zbatimi i urdhërave të Tij ashtu si janë dhënë në Kur´an dhe ashtu si janë spjeguar në Sunnet (praktikimin e Pejgamberit (alejhi selam)). Si pasardhës i të Dërguarit (salallahu alejhi ve selem), Halifeja ishte kryepari i bashkësis islame dhe përgjegjësia e tij kryesore ishte vazhdimi në rrugën e të Dërguarit (salallahu alejhi ve selem). Pasi që feja ishte përsosur dhe dyert e Shpalljes së Shenjtë ishin mbyllur me vdekjen e të Dërguarit (salallahu alejhi ve selem), Halifeja duhej që të gjitha ligjet t´i bëjë në përputhshmëri me Kur´an dhe Sunnet. Ai ishte udhëheqës i muslimanëve por jo edhe sovran i tyre, pasi që suvereniteti i takon vetëm All-llahut (Subhanehu ve Teala). Atij duhej nënshtruar vetëm derisa ai i nënshtrohej All-llahut (Subhanehu ve Teala). Ai ishte përgjegjës për krijimin dhe mirëmbajtjen e kushteve ashtu që muslimanët të jenë në gjendje që me lehtësi të jetojnë sipas dispozitave islame dhe që drejtësia të jetë për secilin njësoj. Ebu Bekri (All-llahu e mëshiroftë), pasi që pranoi Halifatin, dha këtë deklaratë: " Le të jenë të fortë me mua të dobëtit në mesin e juaj derisa i gëzojnë të drejtat që u takojnë; dhe le të jenë të dobët me mua të fortit në mesin e juaj derisa, nëse Zoti dëshiron, t´ua kam marrë atë që u takon atyre... Më nënshtoheni mua derisa unë i nënshtrohen Zotit dhe të Dërguarit të Tij. Nëse nuk i nënshtrohem Zotit dhe të Dërguarit të Tij, mos mu nënshtroni mua." Ata Halife, të cilët me të vërtetë pasuan rrugën e Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) quhen Halifet e Drejtë (El Khulafa-ur-Rashidun, arabisht). Ata janë katër Halifet e parë: Ebu Bekër, Omer, Othman dhe Ali. Të katërt ishin nga të parët dhe nga shokët më të ngushtë të të Dërguarit (salallahu alejhi ve selem). Ata jetuan jetë të drejtë dhe modeste dhe punuan pa kursyer asgjë për Fenë e All-llahut (Subhanehu ve Teala). Drejtësia e tyre ishte e pathyer, sjellja e tyre ndaj tjerëve ishte plotë butësi dhe mëshirë dhe ata ishin një me popullin e tyre - të parët në mesin e të drejtëve. Pas këtyre katër halifeve, halifet e mëvonshëm filluan t´i përvetësojnë vetitë dhe cilësitë e mbretërve dhe pushtuesve, derisa ndjenja barazisë së vërtetë mes udhëheqësit dhe të udhëhequrit u tret në një shkallë të konsiderueshme në jetën politike të muslimanëve. Duhet të theksohet qartë se, misioni i të Dërguarit Muhammed (salallahu alejhi ve selem), dhe pastaj i Halifeve të Drejtë, nuk ishte i natyrës politike, reformës sociale apo ekonomike, edhepse këto reforma u krijuan Por si është gjendja sot ?Detyra kryesore e një qeverie Islame të sotme është e njejtë me atë të cilën kishin halifet e parë: bërja e ligjeve në përpuethshmëri me Kur´an dhe Sunet, të bëjnë përpjekje pozitive për të krijuar dhe mirëmbajtur kushtet në të cilat muslimanëve do t´u mundësohet që me lehtësi të jetojnë jetë Islame, të kujdesen që drejtësia të aplikohet shpejtë dhe për të gjithë njësoj dhe të përpiqen dhe të punojnë pa u kursyer në Rrugën e All-llahut (Subhanehu ve Teala). Çdo qeveri, e cila i përmbahet këtyre principeve, është me të vërtetë duke pasuar shpalljen të përcjellur nga i Dërguari (salallahu alejhi ve selem). Halifeja i Parë, Ebu Bekër (632-634)
Zgjedhja e halifesShoku më i ngushtë i Pejgamberit (alejhi selam), Ebu Bekri (All-llahu e mëshiroftë), nuk ishte prezent në momentin kur i Dërguari i All-llahut (salallahu alejhi ve selem) ndërroi jetë në shtëpinë e gruas së tij Ajshes (All-llahu e mëshiroftë), vajzës së Ebu Bekrit. Kur i erdh lajmi për vdekjen e Pejgamberit (alejhi selam), Ebu Bekri (All-llahu e mëshiroftë) shpejtoi për në shtëpinë e pikëllimit.
Kur Ebu Bekri doli jashtë dhe e shpalli lajmin për vdekjen e të Dërguarit (salallahu alejhi ve selem), mosbesimi dhe trondtja i kaploi muslimanët e Medines. Muhammedi (salallahu alejhi ve selem) ishte udhëheqës, udhëzues dhe transmetues i Shpalljes Hyjnore përmes së cilit ata u larguan nga idhujtaria dhe barbarizmi dhe u udhëzuan në rrugën e Zotit. Si është e mundshme që ai (alejhi selam) të vdes? Derisa edhe Omeri (All-llahu e mëshiroftë), një prej më të fortëve dhe më trimave nga shokët e Pejgamberit (alejhi selam), nuk mundi të përmbahej dhe nxorri shpatën e tij duke u kanosur se do ta mbys çdo njeri i cili pohon se Pejgamberi (alejhi selam) ka vdekur. Ebu Bekri me butësi e largoi anash, filloi të ngjitet shkallëve të xhamisë dhe iu drejtua njerëzve me fjalët:
Dhe pastaj vazhoi duke lexuar ajetin nga Kur´ani:
Pas dëgjimit të këtyre fjalëve, njerëzit u qetësuan. U largua dëshpërimi përmes besimit dhe qetësisë së tyre. Kaloi ky moment kritik. Mirëpo, shoqëria muslimane ballafaqohej tani me një problem serioz: zgjedhjen e udhëheqësit. Pas një diskutimi në mes të Sahabëve (All-llahu (Subhanehu ve Teala) i mëshiroftë), të cilët ishin mbledhur për të zgjedhur një udhëheqës nga mesi i tyre, u bë e qartë se asnjëri nuk ishte me i përshtatshëm se Ebu Bekri (All-llahu e mëshiroftë) për të marrur këtë përgjegjësi.
Ebu Bekër ("Pronari i Deveve") nuk ishte emri i tij i vërtetë. Ai mori këtë ofiq më vonë për shkak të interesimit të tij të madh për mbajtjen e deveve. Emri i tij i vërtetë ishte Abdul Ka´aba (´Rob i Qabes´), të cilin Muhammedi (salallahu alejhi ve selem) ia ndërroi më vonë në Abdullah (´Rob i All-llahut´). I Dërguari poashtu e quajti ´Siddik´- Dëshimtar i së Vëtetës. Ebu Bekri (All-llahu e mëshiroftë), ishte tregtar i pasur dhe para pranimit të Islamit ishte banor i respektuar në Mekke. Ai ishte tre vjetë më i ri se i Dërguari (salallahu alejhi ve selem) dhe prirjet e ndryshme të përbashkëta me të Dëguarin (salallahu alejhi ve selem) bënë që, që nga fëmijëria të jenë së bashku. Ai mbeti shoku dhe pasuesi më i ngushtë i Pejgamberit (alejhi selam) gjatë tërë jetës së tij. Kur Muhammedi (alejhi selam) filloi të thërrasë familjen dhe të afërmit e tij në Islam, Ebu Bekri ishte ndër të parët të cilët e pranuan. Ai poashtu nxiti Othmanin dhe Bilallin (All-llahu i mëshiroftë) për ta pranuar Islamin. Në ditët e para të misionit të Pejgamberit (alejhi selam), kur ata pak muslimanë që kishin pranuar Islamin iu nënshtroheshin persekutimeve dhe torturave të ndryshme, Ebu Bekri (All-llahu e mëshiroftë) nuk kurseu as veten e as pasurinë e tij në Rrugën e All-llahut (Subhanehu ve Teala). Kur erdhi Urdhëri për t´u larguar nga Mekka, Ebu Bekri (All-llahu e mëshiroftë) ishte ai të cilin i Dërguari i All-llahut (salallahu alejhi ve selem) e zgjidhi që ta shoqërojë atë për udhëtimin e rrezikshëm për në Medine. Në betejat e shumta të cilat ndodhën gjatë jetës së Pejgamberit (alejhi selam), Ebu Bekri (All-llahu e mëshiroftë) ishte përherë afër tij. Në një rast, ai solli tërë pasurinë që kishte te i Dërguari i All-llahut (salallahu alejhi ve selem), i cili ishte duke mbledhur para për mbrojtjen e Medines. Pejgamberi (alejhi selam) i tha: " Ebu Bekër, çka ke lënë për familjen tënde?" - Ai iu përgjigj: " All-llahun dhe të Dërguarin e Tij."
Megjithatë, mbi krahërorët e tij ishte tani barra e udhëheqjes në kohën më të ndieshme të historisë së muslimanëve. Me përhapjen e lajmit rreth vdekjes së Pejgamberit (alejhi selam), disa nga fiset filluan të rebelojnë dhe refuzonin të paguajnë Zekatin, dke pohuar se kjo ishte obligim vetëm gjatë jetës së Pejgamberit (alejhi selam). Në të njejtën kohë, një numër i mashtruesve pohonin se Shpallja iu është trashëguar atyre pas vdekjes së Pejgamberit (alejhi selam) dhe ata ngritën bazat e revoltës. Pos këtyre të gjithave, dy fuqi të mëdha të kohës, Romakët e Lindjes dhe Persianët, poashtu filluan t´i kanosen Shtetit të ri Islam në Medine. Në këto rrethana, disa nga Sahabët, përfshirë këtu edhe Omerin (All-llahu e mëshiroftë), i propozuan Ebu Bekrit që të bëjë lëshime në lidhje me ata të cilët nuk donin të paguanin Zekatin, së paku për një kohë të caktuar. Halifeja i ri (Ebu Bekri (All-llahu e mëshiroftë)) refuzoi. Ai insistoi se Ligji Hyjnor nuk mund të ndahet, se nuk ka dallim në mes të obligimit për dhënien e Zekatit dhe obligimit të Namazit, dhe se çdo kompromis në lidhje me Urdhërat e All-llahut (Subhanehu ve Teala) do të dëmtojnë bazat a Islamit. Omeri (All-llahu e mëshiroftë) dhe të tjerët shpejt kuptuan gabimin në gjykimin e tyre. Fiset e revoltuara sulmuan Medinën, mirëpo muslimanët ishin të përgatitur. Vet Ebu Bekri (All-llahu e mëshiroftë) i udhëhoqi muslimanët dhe i detyroi kryengritësit që të tërhiqen. Ai pastaj u shpalli luftë të pakursyer të gjithë atyre që pohonin të jenë pejgamberë, prej të cilëve shumica u penduan dhe prap pranuan Islamin. Kanosja nga ana e romakëve kishte filluar qysh në kohën derisa Pejgamberi (alejhi selam) ishte gjallë. I Dërguari kishte përgatitur një ushtri në krye me Usamen, birin e një robi të liruar. Ushtria ende nuk kishte arritur larg kur iu kishte ardhur lajmi për vdekjen e të Dëguarit, kështu që ata u ndalën. Pas vdekjes të Pejgamberit a.s, u paraqit pyetja se a të dërgohet kjo ushtri prap apo të mbetet për ta mbrojtur Medinen. Prap Ebu Bekri (All-llahu e mëshiroftë) tregoi vendoshmërinë e tij dhe tha: " Do ta dërgoj ushtrinë e Usames në rrugën në të cilën e ka nisur i Dërguari i All-llahut ((salallahu alejhi ve selem)), edhe nëse mbetem vetëm." Instruksionet e fundit të cilat ia dha Usames paraqesin një rregullore të sjelljes në rast lufte, të cilat rregulla janë të pandryshuara deri sot. Disa prej instruksioneve dhënë ushtrisë muslimane ishin:
Halid bin Valid ishte zgjedhur shpesh nga i Dërguari i All-llahut (salallahu alejhi ve selem) si udhëheqës i ushtrisë muslimane. Ishte një njeri me guxim të madh dhe udhëheqës i lindur, mjeshtria e të cilit lulëzoi gjatë halifatit të Ebu Bekrit (All-llahu e mëshiroftë). Gjatë tërë halifatit të Ebu Bekrit (All-llahu e mëshiroftë), Halidi udhëhoq ushtrinë e tij prej fitores në fitore kundër sulmuesve romakë. Një nga kontributet e Ebu Bekrit (All-llahu e mëshiroftë) dhënë Islamit ishte edhe mbledhja dhe kompilimi i ajeteve të Kur´anit. Ebu Bekri (All-llahu e mëshiroftë) vdiq me 21. Xhamadi-el Akhir 13 H. (23 Gusht 634), në moshë gjashtëdhjetë e tre vjeçare dhe u varros pran të Dërguarit (salallahu alejhi ve selem). Halifati i tij zgjati vetëm njëzet e shtatë muaj. Sidoqoftë, në këtë periudhë të shkurtë kohore, Ebu Bekri arriti, me Mëshirën dhe Ndihmën e All-llahut (Subhanehu ve Teala), që të përforcojë dhe stabilizojë shoqërinë islame dhe shtetin dhe të mbrojë muslimanët nga rreziqet të cilat rrezikonin egzistencën e tyre. Halifeja i Dytë, Omeri (All-llahu e mëshiroftë) (634-644)" All-llahu ka vendosur të vëtetën në gjuhën dhe zemrën e Omerit."
Gjatë sëmundjes së fundit të tij, Ebu Bekri (All-llahu e mëshiroftë), u konsultua me njerëzit e tij, posaçërisht me ata me përgjegjësi në mesin e tyre. Pas këtij konsultimi, ata zgjodhën Omerin (All-llahu e mëshiroftë) si pasardhës të Ebu Bekrit (All-llahu e mëshiroftë). Omeri (All-llahu e mëshiroftë) lindi në një familje të respektuar të fisit Kurejsh, trembëdhjetë vite pas të Dërguarit (salallahu alejhi ve selem). Familja e Omerit ishte e njohur për njohuritë e tyre të gjerësishme mbi gjeneologjinë. Kur u rritë, Omeri (All-llahu e mëshiroftë), poashtu ishte i shkathët në këtë lëmi të diturisë, si edhe në mjeshtërimin e shpatës, mundjes dhe artit të të folurit. Ai, poashtu mësoi shkrim dhe lexim qysh sa ishte fëmijë, gjë që ishte raritet në Mekken e asaj kohe. Omeri (All-llahu e mëshiroftë) fitonte bukën e tij si tregtarë. Tregtia e tij e bëri që të vizitojë vende të ndryshme dhe të njohtojë njerëz të ndryshëm. Kjo eksperiencë, i dha atij një pasqyrë në lidhje me problemet dhe gjendjen e njerëzve. Personaliteti i Omerit mund të përshkruhet si, dinamik, i sigurtë në vete, besnik dhe i drejtëpërdrejtë. Ai gjithmonë fliste atë që mendonte, pa marrë parasysh se a u pëlqente të tjerëve apo jo. Omeri (All-llahu e mëshiroftë) ishte njëzeteshtatë vjeç, kur i Dërguari (salallahu alejhi ve selem) filloi të thërras në Islam. Fakti që Muhammedi (alejhi selam) po predikonte, e zemëronte atë sikurse edhe të njohurit tjerë të Mekkes. Ai ishte po aq i neveritur ndaj atyre që pranonin Islamin, sikurse edhe të tjerët në mesin e Kurejshve. Kur robëresha e tij pranoi Islamin, ai e rrahu atë derisa u lodh ai vetë dhe i tha asaj, " U ndala vetëm se jam lodhur, e jo nga mëshira ndaj teje." Tregimi, se si e pranoi Islamin, është një tregim interesant. Një ditë, së tepërmi i zemëruar në Pejgamberin (alejhi selam), ai nxorri shpatën dhe u nis për ta mbytur. Një shokë e takoi udhës. Kur i tregoi Omeri atij se çka kishte ndërmend të bëjë, shoku i tij e informoi se motra e tij (e Omerit), Fatimja dhe burri i saj, kishin pranuar Islamin. Omeri ia mësyu shtëpisë së saj, ku e gjeti atë duke lexuar nga faqet e Kur´anit. Ai iu vërsul asaj dhe filloi ta rrah pa mëshirë. E përgjakur dhe plotë vreda nga të rrahurit, ajo i tha vëllaut të vet, " Omer, ti mund të bësh çfarë të duash, por nuk mundesh të na largosh Islamin nga zemrat tona." Këto fjalë ndikuan në mënyrë të çuditshme tek Omeri. Çfarë besimi mund të jetë ky, që edhe femrave të dobta ua forcon zemrat kaq shumë? Ai kërkoi nga motra e tij që t´i lexojë nga ajo që ishte duke lexuar; ai u shtangos nga fjalët e Kur´anit dhe menjëherë kuptoi të vërtetën e tyre. Ai ia mësyu menjëherë shtëpisë në të cilën gjendej i Dërguari (salallahu alejhi ve selem), dhe ia dha betimin e besimit. Omeri (All-llahu e mëshiroftë) nuk fshihte pranimin e tij të Islamit. Ai mblodhi muslimanët dhe falej në Qabe. Kjo vendosshmëri dhe ky nënshtrim i një qytetari të njohur të Mekkës e rriti moralin e muslimanëve, të cilët në atë moment ishin një pakicë e vogël. Megjithatë, edhe Omeri iu nënshtrua mundimeve dhe peripetive, dhe kur erdhi urdhëri për t´u larguar nga Mekka, ai poashtu bëri Hixhret. Drejtësia e tij në gjykim, devotshmëia e tij ndaj Pejgamberit (alejhi selam), besnikëria dhe qëndrimi i tij i drejtë, bënë përshtypje të madhe në të Dëguarin e All-lahut (salallahu alejhi ve selem), i cili, kishte besim aq të madh në të, sa që mund të krahasohej vetëm me Ebu Bekrin (All-llahu e mëshiroftë). I Dërguari (salallahu alejhi ve selem) ia dha atij titullin ´Faruk´, që ka kuptimin `Dallues i së vërtetës nga rrena´. Gjatë halifatit të Ebu Bekrit, Omeri ishte bashkëpunëtori dhe këshilluesi i tij më i afërt. Kur vdiq Ebu Bekri, të gjithë banorët e Medines i dhane betimin Omerit dhe më 23 Xhemedi el Akhir, 13 pas Hixhrit, ai u emërua si Halife i Muslimanëve.
Pas marrjes së postit, Omeri (All-llahu e mëshiroftë), iu drejtua muslimanëve të Medines: "...O njerëz, ju posedoni disa të drejta ndaj meje, të cilat mund t´i kërkoni gjithnjë. Një nga të drejtat e juaja është se, nëse ndonjëri prej jush vjen tek unë me ndonjë këkesë, ai të kthehet i kënaqur. E drejtë tjetër e juaja është që, ju keni të drejtë të më ndaloni nga pëdorimi jo i drejtë i pasurisë së Shtetit. Ju poashtu keni të drejtë të kërkoni nga unë që,... t´i pëforcojë kufijtë dhe t´iu mos nënshtrojë juve rrezikut. Është poashtu e drejtë e juaja që, në rast se shkoni në luftë, të kujdesem për familjet e juaja, ashtu si kujdeset babai i juaj, kur ju nuk jeni te pranishëm. O njerëz, qëndroni të nënshtruar All-llahut (Subhanehu ve Teala), më falni për gabimet dhe më ndihmoni në misionin tim. Më ndihmoni të urdhërojë në të mirë dhe të ndalojë nga e keqja. Më këshilloni në lidhje me obligimet, të cilat më janë obliguar nga All-llahu (Subhanehu ve Teala)..." Karakteristika më e rëndësishme e Halifatit të Omerit (All-llahu e mëshiroftë) është përhapja e madhe e Islamit. Së bashku me Arabinë edhe Egjypti, Iraku, Palestina dhe Irani iu nënshtruan mbrojtjes së Qeverisë Islame. Mirëpo, madhësia e vet Omerit (All-llahu e mëshiroftë) qëndronte në kualitetin e udhëheqjes së tij. Ai i dha kuptim praktik urdhërit Kur´anor: " O ju që keni besuar! Qëndroni të paepur për drejtësi si dëshmitarë të All-llahut, edhe sikur të jetë kundër vetes suaj, apo kundër prindërve tuaj, apo kundër të afërmve tuaj, qoftë ai i pasur apo i varfër, All-llahu është Mbrojtësi më i Mirë i të dyve." En Nisa´, 135 Në një rast, një grua bëri ankesë kundër Halifes, Omerit (All-llahu e mëshiroftë). Kur Omeri hyri në gjygj, gjykatësi u ngrit në këmbë si shenjë respekti ndaj tij. Omeri iu kundërshtua atij me fjalët: "Ky është akti i parë i padrejtësisë që i ke bërë kësaj gruaje!" " Kam parë një popull, të cilët, secili prej tyre e donte më shumë vdekjen sesa e donte jetën. Ata kultivonin modestinë, e jo krenarinë. Asnjëri prej tyre është i dhënë pas ambicioneve materiale. Mënyra e jetesës së tyre është e thjeshtë... Udhëheqësi i tyre është i barabartë me ta. Ata nuk bëjnë dallim në mes pasurve dhe të varfërve, në mes zotriut dhe robit. Kur afrohet koha e namazit, asnjë prej tyre nuk mbetet mbrapa..." Omeri i dha qeverisë së tij një strukturë administrative. U krijuan ministritë e pasurisë, armatës dhe të ardhurave publike. U caktuan të ardhurat për ushtarët. Mbahej numërimi i popullatës. U bënë vështrime të ndërlikuara të tokës, me qëllim të përcaktimit të tatimeve të volitshme. U ndërtuan qytete të reja. Vendet, të cilat vinin nën pushtetin e tij, ndaheshin në krahina dhe atyre u caktohej guvernatori. U shtruan rrugë të reja, kanale dhe u ndërtuan hotele prane rrugëve. U krijuan rregullore, të cilat përcaktonin furnizimin e të varfërve dhe atyre në nevojë, nga Fondi Publik. Ai definoi, me bazë dhe me shembull, të drejtat dhe privilegjet e jo-muslimanëve, shembull i të cilit është edhe kontrata e mëposhtme me krishterët e Jerusalemit: " Kjo është siguria, të cilën ua jep robi i All-llahut (Subhanehu ve Teala), Omeri, Udhëheqësi i Besimtarëve, popullit të Eilijasë (Jerusalemit). Siguria është për jetën dhe pronën e tyre, kishat dhe kryqet e tyre, të sëmurët dhe të shëndoshët dhe për të gjithë bashkëbesimtarët e tyre. Kishat e tyre të mos përdoren për banim e as të mos dëmtohen, të mos u shkaktohet dëm atyre dhe rrethit të tyre, apo kryqeve të tyre, dhe të mos u shkaktohet, çfarëdo qoftë, dëmi, pronës së tyre. Të mos u bëhet atyre presion në çështje të fesë, dhe nuk do të dëmtohen apo të vuajnë ata në llogari të fesë... E tëra që është shkruar këtu, është në përputhshmëri me Zotin dhe përgjegjësi e Dërguarit të Tij (Salallahu ve Selem), e halifeve dhe e besimtarëve, dhe do të vlejë derisa ata e paguajnë Xhizjen (tatimin për sigurinë e tyre), e cila u është përcaktuar." Ata prej jomuslimanëve, të cilët morrën pjesë në mbrojtje së bashku me muslimanët, ishin të liruar nga pagimi i xhizjes, dhe kur muslimanët duhej të tërhiqeshin nga ndonjë qytet, banorët jomusliman të të cilit kishin paguar xhizjen për mbrojtjen e tyre, atyre u kthehej taksa e paguar. Pleqtë, të varfërit dhe të paaftit nga muslimanët dhe nga jomuslimanët furnizoheshin nga arka e shtetit dhe nga fondi i Zekatit.
Në vitin 23 pas Hixhrit, kur Omeri u kthye në Medine pas Haxhxhit, ngriti duart dhe bëri dua: " O Zot! Jam shtyer në vite, eshtrat më janë dobësuar, fuqia më ka lënë, dhe populli për të cilin jam përgjegjës është përhapur gjërë e gjatë. Më merr tek Ti, o Zoti im!" Pak kohë më pas, kur Omeri (All-llahu e mëshiroftë) u nis për në xhami për të falur namaz, një magjistar me emrin Ebu Lulu Feroz, i cili kishte një mllef të madh ndaj Omerit (All-llahu e mëshiroftë), për çështje personale, e sulmoi atë me një thikë dhe e therri disa herë me të. Omeri (All-llahu e mëshiroftë) u rrotullua dhe ra në tokë. Kur kuptoi se sulmuesi ishte magjistarë, ai tha, " Falënderimi i takon All-llahut, që nuk qenka musliman." Omeri (All-llahu e mëshiroftë) vdiq në javën e parë të muajit Muharrem, 24 P.H, dhe u varros pranë të Dërguarit (Salallahu Alejhi ve Selem). Halifeja i Tretë, Othmani (All-llahu e mëshiroftë) (644-656)" Çdo Pejgamber ka një asistent (ndihmës), dhe ndihmësi im do të jetë Othmani."
Kur Omeri ra viktimë e sulmit të magjistarit, para se të vdes, njerëzit kërkuan nga ai që të emërtojë pasuesin e tij. Omeri përcaktoi një komitet të përbërë nga gjashtë prej dhjetë sahabëve të të Dërguarit (Salallahu Alejhi ve Selem), për të cilët i Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem), kishte thënë, " Ata janë nga banorët e Xhennetit." - Aliu, Othmani, Abdul-Rrahmani, Sa´adi, El-Zubejri dhe Talha- për të zgjedhur Halifen e ardhshëm nga mesi i tyre. Ai poashtu përcaktoi procedurën, e cila duhej pëfillur, po që se do të kishte ndonjë mospajtim mes tyre në lidhje me këtë çështje. Abdul-Rrahmani e fshiu emrin e tij nga lista. Ai pastaj u përcaktua nga komiteti për nominimin e Halifes. Pas konsultimeve dy-ditëshe në mes të kandidatëve dhe pas konsultimit të mendimit të muslimanëve të Medines, rrethi i zgjedhjes u kufizua në mes të Othmanit dhe Aliut. Abdul-Rrahmani erdhi në xhami së bashku me muslimanët e tjerë dhe pas një fjalimi të shkurtër dhe pasi që mori në pyetje të dy kandidatët, ai i dha besën e pasimit Othmanit (All-llahu e mëshiroftë). Të gjithë të pranishmit vepruan njësoj, kështu që Othmani (All-llahu e mëshiroftë) u bë Halifeja i tretë në Islam, në muajin Muharrem të vitit 24 P.H
Othman bin Affan u lind shtatë vjetë pas të Dërguarit (Salallahu Alejhi ve Selem). Ai i takonte familjes Omajjad të fisit Kurejsh. Ai mësoi mësim-leximin qysh në vitet rinore dhe, qysh i ri, u bë tregtarë i suksesshëm. Edhe para Islamit, Othmani ishte i njohur për besnikërinë dhe integritetin e tij. Ai dhe Ebu Bekri ishin shokë të ngushtë, dhe ishte Ebu Bekri ai , i cii e solli Othmanin në Islam kur ai kishte tridhjetë e katër vjetë. Pas disa vitesh, ai martoi vajzën e dytë të të Dërguarit (Salallahu Alejhi ve Selem), Rukijen. Nga zilia ndaj pasurisë dhe pozitës së tij, farefisi i tij filloi ta ndjekë atë me arsyetim se ai pranoi Islamin, kështu që ai u detyrua të emigrojë për në Abesini (Etiopija e sotme). Kohë më vonë, ai prap u kthye në Mekke, mirëpo vetëm për pakë kohë sepse prap migroi për në Medine së bashku me muslimanët e tjerë. Në Medine, Othmanit përsëri i lulëzoi tregtia e tij dhe ai për një kohë të shkurtër arriti pasurinë të cilën kisht më parë. Zemërgjerësia e Othmanit (All-llahu e mëshiroftë) nuk kishte kufi. Në shumë raste ai dha një pjesë të madhe të pasurisë së tij për të mirën e muslimanëve, për sadaka dhe për furnizimin e ushtrisë muslimane me armatim. Kështu edhe fitoi ofiqin ´Ghani´ që do të thotë ´Zemërgjerë´. Gruaja e Othmanit, Rukija, ishte e sëmurë rëndë para luftës në Bedër, kështu që Othmanit (All-llahu e mëshiroftë) i dha leje i Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) për mospjesëmarrje në luftë. Sëmundja e Rukijes u dëshmua si fatale, duke lënë kështu Othmanin në pikëllim të thellë. I Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) ishte poashtu shumë i pikëlluar, kështu që i ofroi Othmanit një prej vajzave tjera të tij, Kulthumin. Pasi që Othmani kishte privilegjin të ketë martuar dy nga bijat e të Dërguarit (Salallahu Alejhi ve Selem), ai ishte i njohur si ´Pronar i Dy Dritave´. Othmani (All-llahu e mëshiroftë) morri pjesë në Betejat e Uhudit dhe Hendekut. Pas Betejës së Hendekut, i Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) vendosi të kryej Haxhin, kështu që dërgoi Othmanin si emisarë të tij tek fisi Kurejsh në Mekke, të cilët e mbajtën rob Othmanin. Ky kapitull përfundoi me një marrëveshtje me Mekkasit, e njohur me emrin Marrëveshtja e Hudejbijës. Othmanin (All-llahu e mëshiroftë), mund ta përshkruajmë si një njeri shumë i thjeshtë, bujarë, i butë, zemërgjerë dhe shumë i sjellshëm, duke cekur këtu më së shumti modestinë dhe mëshirën e tij. Ai shpesh kalonte një pjesë të natës në ibadet, agjëronte çdo të dytën apo të tretën ditë, bënte Haxhin çdo vit dhe kujdesej për nevojat e tërë bashkësisë. Duke pasur parasysh pasurinë e tij, ai jetonte një jetë shumë të thjeshtë dhe flente në zallë, në oborrin e Xhamisë së Pejgamberit (Alejhi Selam). Othmani(All-llahu e mëshiroftë) e dinte Kur´anin përmendësh dhe kishte një memorie të jashtëzakoshme në lidhje me kuptimin dhe rrethanat e Zbritjes së çdo ajeti Kur´anor.
Gjatë Halifatit të Othmanit (All-llahu e mëshiroftë), cilësitë e Halifatit të Ebu Bekrit (All-llahu e mëshiroftë) dhe Omerit (All-llahu e mëshiroftë) - e drejta e njëjtë për të gjithë, rregulla të buta dhe humane, përpjekja në Rrugën e All-llahut (Subhanehu ve Teala)- vazhduan. Pushteti i Othmanit u zgjerua në perëndim deri në Maroko, ndërsa në lindje deri në Afganistan, në veri deri në Armeni dhe Azerbejxhan. Gjatë Halifatit të tij u organizua armata detare, u rishqyrtuan degët administrative të shtetit dhe shumë projekte publike u zgjeruan dhe u kompletuan. Othmani dërgoi Sahabë promiment të të Dërguarit (Salallahu Alejhi ve Selem), si të dërëguar të tij personal, në provinca të ndryshme për të kontrolluar sjelljen e zyrtarëve dhe gjendjen e popullit. Kontributi më i rëndësishëm i Othmanit ishte përmbledhja e tekstit të kompletuar dhe autoritativ të Kur´anit. U bë një numër i madh i kopjeve të këtij teksti, i cili u shpënda në të gjitha anët e botës Muslimane. Othmani (All-llahu e mëshiroftë) sundoi dymbëdhjetë vjet. Gjashtë vitet e para karakterizoheshin me paqe të brendshme dhe qetësi, mirëpo në gjysmën e dytë të Halifatit të tij, filloi rebelimi. Jehudët dhe magjistarët, duke shfrytëzuar pakënaqësinë në mesin e njerëzve, filluan të thurrin rebelime kundër Othmanit dhe duke shpallur publikisht pakënaqësitë dhe urrejtjen e tyre, ata fituan aq simpati sa që ishte vështirë të dallohej miku nga armiku. Mund të duket i çuditshëm fakti se, si një udhëheqës i një vendi aq të zgjeruar, armatat e të cilit nuk numëroheshin, ishte i paaftë të konfrontohet dhe ta shuaj këtë rebelim. Po të donte Othmani (All-llahu e mëshiroftë), ai do ta shuante këtë kryengritje qysh në fillimin e rebelimit. Mirëpo, ai ngurronte që të ishte i pari që të derdhë gjakun e muslimanëve, pa marrë parasysh se sa të rebeluar ishin ata. Ai preferoi të arsyetohej me ta, t´iu përballohet atyre me mirësi dhe zemërgjerësi. Atij i kujteheshin mirë fjalët e të Dërguarit (Salallahu Alejhi ve Selem), " Pasi të zhveshet shpata në mesin e pasuesve të mi, nuk do të mbulohet deri në Ditën e Fundit." Të rebeluarit kërkonin që ai të tërhiqej nga posti i tij, ndërkohë që edhe disa nga sahabët e këshilluan që të veprojë ashtu. Othmani me gjithë dëshirë do t´i përmbahej një kursi të tillë, mirëpo atë e lidhte një premtim solemn, të cilin ia kishte dhënë të Dërguarit (Salallahu Alejhi ve Selem). " Ndoshta do të të vesh All-llahu me një veshje, Othman", i kishte thënë i Dëguari (Salallahu Alajhi ve Selem) " dhe në qoftë se njerëzit duan që ti ta zhveshish atë veshje, mos e zhvesh për ta." Othmani (All-llahu e mëshiroftë) i tha një ´mirëdashësi´ në ditën kur shtëpia e tij ishte e rrethuar nga rebelët: " I Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) bëri një marrëveshtje me mua, dhe unë do të tregojë qëndrueshmëri në zbatimin e saj." Pas një luftimi të gjatë, rebelët hynë në shtëpinë e Othmanit dhe e mbytën atë. Me rastin kur shpata e sulmuesit të parë shpoi Othmanin, ai ishte duke recituar ajetin: " Kështu që juve ju mjafton Vetëm All-llahu për kundër tyre (dhe ai është mbështetja më e sigurtë). Dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri." Othmani (All-llahu e mëshiroftë) ndërroi jetë në pasditën e Xhumasë, më 17 Dhul Hixhxhe të vitit 35 P.H (Qershorë, v.656). Ishte tetëdhjetë e katër vjeçar. Fuqia e rebelëve ishte aq e madhe sa që trupi i Othmanit (All-llahu e mëshiroftë) qëndroi i pa u vorruar deri në mbrëmjen e të shtunes, kur ai u vorrua me rrobet e tija të ngujuara në gjak, ashtu siç varrosen martirët për çështjen e All-llahut. Halifeja i Katërt, Aliu (All-llahu e mëshiroftë) (656-661)" Ti (Ali) je vëllau im në këtë botë dhe në të ardhshmen."
Pas shehidllëkut të Othmanit (All-llahu e mëshiroftë), zyra e Halifatit mbeti e zbrazët për dy-tri ditë. Shumë njerëz insistonin që Aliu (All-llahu e mëshiroftë) të merrte halifatin, mirëpo ai turpërohej nga fakti se ata të cilët më së tepërmi insistonin ishin rebelët dhe për këtë arsy ai së pari e refuzoi këtë. Pas insistimit të sahabëve të njohur të të Dërguarit (Salallahu Alejhi ve Selem), ai së fundi pranoi.
Ali bin Ebu Talib ishte kushëriri më i afërt i të Dërguarit (Salallahu Alejhi ve Selem). Më tepër se kjo, ai u rrit në familjen e të Dërguarit (Salallahu Alejhi ve Selem), më vonë martoi vajzën më të re të të Dërguarit (Salallahu Alejhi ve Selem), Fatimen, dhe qëndroi në afërsi të tij afër tridhjetë vite. Aliu (All-llahu e mëshiroftë) ishte dhjetë vjeçarë kur filloi Shpallja Hyjnore t´i shpallet të Dërguarit (Salallahu Alejhi ve Selem). Një natë ai pa të Dërguarin (Salallahu Alejhi ve Selem) dhe gruan e tij, Hatixhen (All-llahu e mëshiroftë), duke u falur. Ai e pyeti të Dërguarin (Salallahu Alajhi ve Selem) në lidhje me domethënien e veprimit të tyre. I Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) i tha se ata ishin duke i bërë ibadet All-llahut të Lartësuar dhe se Aliu duhej poashtu ta pranonte Islamin. Aliu (All-llahu e mëshiroftë) i tha se dëshironte që së pari ta pyes babain e tij në lidhje me këtë çështje. Ai kaloi tërë natën pagjumë, duke menduar për këtë dhe në mëngjes shkoi te Pejgamberi (Alejhi Selam) dhe i tha, " Kur më krijoi All-llahu, Ai nuk e ka konsultuar babain tim, andaj pse ta konsultoj unë babain tim për t´i shërbyer All-llahut?", dhe pranoi të vërtetën e Mesazhit të Muhammedit (Alejhi Selam). Kur zbriti ajeti Kur´anor, " Dhe tërhiqju vërejtjen farefisit tënd më të afërt" (Esh-Shuara, 214), Muhammedi (Alejhi Selam) thirri farefisin e tij në drekë. Pasi që përfunduan drekën, ai (Alejhi Selam) iu drejtua atyre, "Kush do të më bashkangjitet mua në Çështjen e All-llahut?" U krijuan një gjendje e heshtjes absulute për një kohë, derisa u ngrit Aliu (All-llahu e mëshiroftë) dhe tha, " Unë jam më i riu nga të gjithë të pranishmit. Sytë i kam të dobësuara dhe këmbët i kam të holla dhe të dobëta, por unë do të shoqëroj ty dhe do të ndihmoj në çdo mënyrë që të kem mundësi." Të pranishmit filluan të qeshin. Mirëpo, gjatë peripetive të vështira në Mekke, Aliu (All-llahu e mëshiroftë) mbajti fjalën e tij dhe u ballafaqua me të gjitha vështirësitë, të cilave iu nënshtruan muslimanët. Ai flejti në shtratin e të Dërguarit (Salallahu Alejhi ve Selem), kur Kurejshët planifikuan t´a vrasin Muhammedin (Alejhi Selam). Ishte ai, të cilit i Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) ia besoi gjërat me vlerë kur u largua nga Mekka, për t´ua kthyer pronarëve të tyre, të cilat iu kishin dhënë atij për t´i ruajtur. Përveç ekspeditës së Tebukut, Aliu morri pjesë në të gjitha betejat para të Islamit me përkushtrim të madh, posaçërisht në ekspeditën e Hajberit. Thuhet se në Betejën e Uhudit, Aliu morri tepër se gjashtëmbëdhjetë plagë. I Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) e donte Aliun (All-llahu e mëshiroftë) shumë dhe e thirrte atë me shumë emra përkdhelës. Një herë i Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) e gjeti atë duke fjetur në pluhur. Ai ia pastroi rrobet e Aliut dhe i tha me butësi, " Zgjohu, Ebu Turab (Baba i Pluhurit)." I Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) poashtu ia dha titullin ´Asadullah´ (Luan i All-llahut). Devotshmëria, dinjiteti, mëshira, njohuritë e thella të Kur´anit dhe mendjemprehtësia e Aliut, e dalluan atë në mesin e sahabëve. Ebu Bekri, Omeri dhe Othmani (All-llahu qoftë i kënaqur me të gjithë) gjithnjë konsultoheshin me të në kohën e Halifateve të tyre. Shumë herë Omeri (All-llahu e mëshiroftë) emëronte Aliun (All-llahu e mëshiroftë) si zëvendës të tij, kur ai largohej nga Medina. Ai poashtu ishte dijetarë i madh i Literaturës Arabe dhe pionier në fushat e gramatikës dhe retorikës. Fjalimet, hutbet dhe letrat e tij i shërbyen gjeneratave të ardhshme si themele të të shprehurit letrarë. Kanë mbetur shumë nga thëniet e tija të urta dhe epigramatike. Kështu, Aliu kishte një personalitet të pasur dhe të gjithanshëm. Përkrah këtyre vetive, Aliu (All-llahu e mëshiroftë), mbeti njeri modest dhe i thjeshtë. Një herë, gjatë Halifatit të tij, kur ai ishte nisur për në treg, një njeri u ngrit në këmbë, në shenjë respekti ndaj tij, dhe i shkonte mbas. " Mos vepro kështu," i tha Aliu. " Sjelljet e tilla janë sprovim për udhëheqësin dhe nënçmim për të udhëhequrin." Aliu (All-llahu e mëshiroftë) dhe familja e tij jetonin një jetë tepër të thjeshtë dhe dinjitoze. Nganjëherë ata mbeteshin të uritur, për shkak të zemërgjerësisë së Aliut (All-llahu e mëshiroftë), dhe asnjë prej atyre që kërkonte diçka nga ai, nuk kthehej zbrazët nga dera e tij. Mënyra e jetesës së tij të thjeshtë dhe transparente nuk ndryshoi as në kohën kur ai ishte udhëheqës dhe pronar i pronave të mëdha.
Siç e cekëm më parë, Aliu e pranoi Halifatin me rezervë (ngurrim) të madhe. Vrasja e Othmanit (All-llahu e mëshiroftë) dhe ngjarjet rreth saj, ishin symptome, të cilat edhe u bënë shkak i trazirave të përmasave të gjera. Aliu (All-llahu e mëshiroftë) vërejti se situata tragjike ishte kryesisht rezultat i guvernatorëve të padrejtë. Për këtë arsye ai largoi të gjithë guvernatorët, të cilët i kishte vendosur Othmani (All-llahu e mëshiroftë), dhe përcaktoi guvernatorë të tjerë. Të gjithë guvernatorët, përveç Muaviut, guvernatorit të Sirisë, iu nënshtruan urdhërit të tij. Muaviu refuzoi t´i nënshtrohet derisa të jetë hakmarrur gjaku i Othmanit (All-llahu e mëshiroftë). Gruaja e të Dërguarit (Salallahu Alejhi ve Selem), Aisha (All-llahu e mëshiroftë), poashtu mori qëndrimin se, Aliu së pari duhej të sillte vrasësit para gjygjit. Si shkak i gjendjes kaotike të ditëve të fundit të Othmanit (All-llahu e mëshiroftë), ishte shumë vështirë të identifikoheshin vrasësit, ndërsa Aliu nuk dëshironte që të denohet askush pa u vërtetuar fajësia e tij. Kështu, erdhi deri tek beteja midis armatës së Aliut dhe pëkrahësve të Aishes. Aisha, më vonë kuptoi gabimin e saj në gjykim, të cilin gabim ajo kurrë nuk mundi t´ia falë vehtes. Gjendja në Hixhaz (pjesë e Arabisë, në të cilën gjenden Mekka dhe Medina) u bë aq e komplikuar saqë Aliu zhvendosi kryeqytetin e tij në Irak. Muaviu, ndërkohë, rebelonte haptazi kundër Aliut, derisa u zhvillua betejë e ashpër mes ushtrive të tyre. Kjo betejë mbeti pa rezultat, kështu që Aliut nuk i mbeti tjetër pos të pranojë qeverinë e Muaviut në Siri. Sidoqoftë, edhepse periudha e Halifatit të Aliut (All-llahu e mëshiroftë) karakterizohej me trazira civile, ai arriti të aprovojë reforma të numërta, posaçërisht në fushën e tatimeve dhe mbledhjen e të ardhurave. Ishte viti 40 P.H. Një grup fanatik të quajtur Kharixhijë, i përbërë nga njerëzit, të cilët ishin larguar nga Aliu për shkak të kompromisit të tij me Muaviun, duke pohuar se as Aliu, si Halife, as Muaviu, udhëheqës i Sirisë, e as Amr bin el-´As, udhëheqësi i Egjiptit, nuk e meritonin të udhëheqin. Faktikisht, ata shkuan aq larg saqë, pohonin se Halifati i vërtetë ka përfunduar me Omerin (All-llahu e mëshiroftë) dhe se muslimanët duhej të jetonin pa udhëheqës mbi ta, pos All-llahut (Subhanehu ve Teala). Ata synuan të vrasin të tre udhëheqësit, kështu që ata u ndanë në tri drejtime. Sulmuesit, të cilët ishin nisur të vrasin Muaviun dhe Amr bin el ´As-in u zunë dhe u ekzekutuan, derisa Ibni Muljim, sulmuesi, i cili ishte nisur për ta vrarë Aliun, ia arriti qëllimit të tij. Një mëngjes, kur Aliu (All-llahu e mëshiroftë) ishte i përqëndruar në namaz në xhami, Ibni Muljim e shpoi me një shpatë të helmuar. Më 20 Ramadan, të viti 40 P.H., ndërroi jetë i fundit nga Halifet e Drejtë të Islamit. All-llahu (Subhanehu ve Teala) qoftë i kënaqur me ta dhe i shpërbleftë ata me Shpërblimin e Tij të amshueshëm. PërfundimMe vdekjen e Aliut (All-llahu e mëshiroftë), morri fund periudha e parë dhe më e rëndësishme e historisë së muslimanëve. Gjatë tërë kësaj periudhe, ishin Libri i All-lahut (Subhanehu ve Teala) dhe veprat e të Dërguarit të Tij (Salallahu Alejhi ve Selem) - Kur´ani dhe Sunneti - ato të cilat udhëzonin udhëheqësit dhe të udhëhequrit, përcaktonin shkallën e moralit të tyre dhe aspironin dhe inspironin veprat e tyre. Ishte periudhë në të cilën udhëheqësi dhe i udhëhequri, i pasuri dhe i varfëri, i fuqishmi dhe i dobëti, ishin të njëjtë para Ligjit Hyjnorë. Ishte epokë e paqes dhe barazisë, e vetëdijshmërisë ndaj Krijuesit dhe e mëshirës, e drejtësisë sociale e cila nuk njihte privilegjie apo përparësi, dhe epokë e ligjit imparcial (jo-partiak, të drejtë, i njejtë për të gjithë), i cili nuk toleronte presion të interesave partiake. Pas Aliut (All-llahu e mëshiroftë), Halifatin morri Muaviu, pas të cilit, Halifati filloi të trashëgohet, duke kaluar nga një mbret tek tjetri.
Me ndihmën e All-llahut (Subhanhu ve Teala) arritëm t´a përfundojmë përkthimin e këtij artikulli. Lusim All-llahun (Subhanehu ve Teala) të na e pranojë në veprat e mira dhe të na mundësojë që çdo vepër e jona të jetë vetëm për ta arritur Mëshirën dhe Kënaqësin e Tij (Subhanehu ve Teala). Amin Kur´an dhe Sunnet 2003Mos na harroni në duatë e juaja, insha All-llah |
