Elhamdulilah, me të vërtetë (sigurisht) Sheikhu ka memorizuar njëqind mijë hadithe E-Mail
Marte, 04 Maj 2004 00:00

Sheikh ‘Ashish transmeton një incident, kur Imami i hadithit, Sheikh Muhammed Nasirudin el – Albani (All-llahu e mëshiroftë) ishte duke shpjeguar shkallët e ndryshme të dijes së hadithit, dhe Sheikh el – Albani shkoi duke thënë:

“ el – Hafidh është ai i cili ka memorizuar njëqind mijë hadithe përgjatë me zinxhirin e tyre të trensmetuesve dhe tekstin (e çdo hadithi)”.

Kështu, Sheikh ‘Ashish pyet:

“ Është e mundur për mua të jem i kënaqur në dijen që, Sheikhu ynë ka memorizuar njëqind mijë hadithe”?

Sheikh el – Albani tha:

“ Kjo nuk të intereson ty”

Sheikh ‘Ashishi tha:

“ Megjithatë, është nga ajo e cila më intereson mua”

Sheikh el – Albani tha:

“ ...nuk të intereson ty”

Sheikh ‘Ashishi tha:

“ Pra, a është e mundshme për mua që të them se Sheikhu ynë është hafidh”?

Kështu, Sheikh el – Albani heshti (nuk foli).
Sheikh ‘Ashish tha:

“ Pra, a është e mundshme ta marr heshtjen tënde si përgjigje”?

Sheikh el – Albani tha:

“ A nuk të thashe unë ty se kjo nuk të intereson ty”?

Sheikh ‘Ashish tha:

“ Po. Kjo është nga ajo e cila më intereson mua. A është e mundshme për mua të interpretoj mospërgjigjen (tënde) si përgjigje’?

Kështu, Sheikh el – Albani heshti.
Dhe Sheikh ‘Ashishi ia përsriti këtë pyetje atij disa herë. Sheikh el – Albani recitoi:

“ Dhe çfarëdo ju keni prej bekimeve (uratave, të mirave), atëhere ajo është prej All – llahut”

Dhe Sheikh ‘Ashishi me shpejtësi tha:

“A mund ta interpretoj këtë si një përgjigje”?

Sheikh el – Albani tha:

“Është për ty ta interpretosh atë si një përgjigje dhe është për ty ta interpretosh atë si të dëshirosh ti”.

Sheikh ‘Ashish tregon:

“Kështu unë me kënaqësi deklarova: “All – llahu Ekber” dhe ngazëllueshëm thirri: “La ilahe il – lAll-llah” dhe tha:

“ me të vertetë Sheikhu ka memorizuar njëqind mijë hadithe”.

Kështu Sheikhu ynë qeshi; ishte si të kishte konfirmuar atë çka unë isha duke thënë. 

Sheikh ‘Ashish më tej tregon:

"Nga përgjigjet e tij nga fillimi deri në fund nuk kishte kurrë (asnjëherë) përgjigje të qartë, kështu kjo nuk nënkupton asgjë, përveçse përulësinë e tij të skajshme (kulmore, të madhe)"

Safahaat Baydha. Min hayaat Sheikhina al – Albani – Faqe 40.

përktheu nga gjuha angleze, Hamza Ibn Fadl al – Albanee

 
Copyright © 2009 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.