Vajza çifute pranoi Islamin - Tregimi i saj E-Mail
Shtune, 15 Maj 2004 01:58

" Si e pranova Islamin? "

0 vëllezër këtë fe të madhërishme, Islamin, në qoftë se do ta prezentonim mirë dhe pastër, atëherë njerëzit do ta pranonin shume lehtë për shkak të natyrës së pastër të tyre.

Kjo ngjarje është e nxjerrur nga Interneti, ku një grua thotë se e ka parë një vajzë në xhami, në një qytet të vogël të Ame­rikës, e cita lexonte Kur'anin me komentin në gjuhën angleze, i ka dhënë selam e që ia ka kthyer me buzëqeshje.


U ul pranë saj, filluan të bisedojnë e pas një kohe të shkurtë u bënë dy shoqe të mira. Një natë derisa ishin duke shëtitur përgjatë kejit, ajo i tregoi shoqes së saj se si e përqafoi fenë Islame. Pra ta dëgjojmë këtë ngjarje:

Tregon kjo vajzë:

"Kam jetuar në një familje amerikane çifu­te, e përçarë mes veti, dhe pasi që u shkurorëzua babai nga nëna, u martua me një grua tjetër, dhe kështu filluan problemet. Pas kësaj ngjarjeje vendosa të largohem nga shtëpia e atëherë isha 17 vjeçare, dhe u vendosa në republikën tjetër, ku takova të rinj dhe të reja nga arabët të cilët ishin të ndershëm e bujarë, dhe në fytyrat e tyre vazhdimisht vërehej buzëqeshje, mirëpo unë shoqërimin me arabët nuk e kam dashur për shkak se i urreja.

Në anën tjetër nuk isha e kënaqur me jetën time e gjithashtu nuk ndieja qetësi dhe prehje, përkundrazi ndieja ngushtim dhe humbje, dhe për këtë arsye vendosa që t'i kthehem fesë time ashtu që të gjejë qetësi shpirtërore e gjithashtu të kem vullnet për jetë, por çifutët me fenë e tyre nuk më bindën, sepse është fe që nuk e respekton gruan, nuk e respekton njeriun, fe që e urrejta, e që gjeta në të prapambeturi, e gjithashtu në qoftë se të intereson diç nuk gjen përgjegje. Pas kësaj pranova krishterimin, mirëpo krishterimi kishte më shumë kundërthënie në disa gjëra që nuk i pranon mendja, e që kërkojnë prej nesh t'i nën­shtrohemi dhe t'i pranojmë këto gjëra. Kam pyetur shumë si ka mundësi ta mbyt Zoti birin e vet? Si lind Ai? Si mund të ketë feja jonë tre zota e nuk e shohim asnjërin prej tyre? U demoralizova, e lashë çdo gjë por e dija se ka krijues, dhe çdo natë mendoja deri në agim. Një natë, para agimit desha të bëjë vetëvrasje nga gjendja e keqe që mbretëronte tek unë. Çdo gjë ishte e pakup­timtë për mua, shiu binte pandërprerë sikur të ishte burg që më rrethon, gjithësia rreth meje më mbytte, pra derisa qëndroja pranë dritares në një shtëpi ta braktisur gjeta veten duke e lutur Zotin: 0 Zot e di se je këtu, e di se më do mua, unë jam e brakti­sur, unë jam krijesë e jote e dobët, më udhëzo në rrugën Tënde, o më udhëzo o më mbyt. Qajta me të madhe derisa më kishte zënë gjumi. Në mëngjes u ngrita me zemër të hapur, një ndjenjë e huaj për mua. Dola si zakonisht të kërkojë furnizim, ndoshta do të gjejë dikë të ma paguaj mëngjesin apo të pastrojë enë e të marrë pak të holla. U takova me një djalosh arab, me të cilin bisedova gjatë, e ky kërkoi nga unë që pas mëngjesit të shkoj tek ai, në shtëpinë e tij dhe më ofroi të jetojë me të. Shkova tek ai dhe derisa ishim duke ngrënë drekë, pirë dhe qeshur hyri një djalosh me mjekër i cili quhej Sead, siç e mësova nga shoku im i cili i habitur e thirri me këtë emër. E kapi për dore shokun tim dhe e largoi nga banesa, dhe mbeta unë e frikësuar përballë një terroristi, fundamentalisti. Mirëpo ky nuk bëri asgjë të jashtëza­konshme, por kërkoi nga unë me shumë respekt dhe edukatë të shkojë në shtëpinë time. I thashë atij se unë nuk kam shtëpi. Ai më shikoi me dhembje, e këtë e vërejta në fytyrën e tij, e pastaj më tha: "Mirë, rri këtu këtë natë (ishte shumë ftohtë), merri këto të holla dhe të nesërmën shko , e që këto të holla do të të ndihmojnë derisa të gjeshë punë." Posa deshi të dalë, e falënde­rova dhe i thashë: "Unë do të dalë e ti rri këtu, por më trego të lutem përse u solle ashtu me shokun tënd, ndërsa me mua ke sjellje tjetër. U ul dhe filloi të flasë, gjersa shikimi i tij ishte vazhdimisht i ulur: shkak i kësaj sjellje është Islami, i ndalon veprat e këqija: ndalon vetminë me gratë e huaja, pirjen e alko­olit, nxitë në bamirësi, në sjellje - edukatë të mirë.

U shtanga nga habia, a janë këta për të cilët thuhet se janë terroristë, i mendoja se mbajnë armë dhe vrasin çdonjërin që u ­del para. Kështu më kishin mësuar mediat amerikane. 1 thashë: "Dua të më mësosh më shumë për Islamin?" Më tha: "Do të shkoj­më së bashku tek një familje fetare muslimane, do të qëndroshë aty dhe besoj se ata do të mësojnë për çdo të mirë?" Shkuam tek ajo familje në ora dhjetë të mbrëmjes, të cilët na pritën shumë mirë. Kështu fillova të shtrojë pyetje për gjërat të cilat më mundonin qysh moti, ndërsa Doktor Sulejmani, i zoti i shtëpisë, përgjigjej derisa u binda plotësisht, u binda se e gjeta atë që e kërkoja si përgjigje në pyetjet që i kisha.

Fe e qartë, e pastër, që përputhet me natyrën e njeriut, nuk gjeta asnjë vështirësi të besoja çdo gjë që dëgjova, sepse të gji­tha ishin të vërteta. Kur e pranova Islamin ndjeva një ringjallje të papërshkrueshme, dhe po atë ditë e vendosa mbulesën (hixhabin).

Në ora një të mesnatës, zonja e shtëpisë më vendosi në dhomën më të bukur, dhe më tha: "Kjo është dhoma jote, rri në të sa të duash." Pas kësaj më vërejti se isha duke shikuar në dritare, e buzëgeshur e të njëjtën kohë më rridhnin lotët. Më pyeti për këtë gjendje në të cilën isha, i thashë: "Mbrëmë, saktësisht në këtë kohë qëndroja pranë dritares dhe lutja Zotin, o të më udhëzojë në rrugën e drejtë, o të më mbys. Më udhëzoi dhe më nderoi, ndërsa unë tani jam muslimane. Kjo është e vërteta, kjo është e vërteta." Atëherë zonja e shtëpisë më përqafojë dhe filloi të qajë së bashku me mua.

 
Copyright © 2009 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.