| Suzanne Haneef |
|
| Shtune, 15 Maj 2004 01:55 |
|
[Gazetare - SHBA] Përkundër propagandës së paskrupullt e tepër të fëlliqtë që po zhvillohet në Perëndim, me të gjitha mjetet aq të fuqishme e të sofistikuara kundër muslimanëve dhe Fesë Islame, megjithëkëtë muslimanët po shtohen dhe Feja Islame po gjallërohet, duke përfituar për çdo ditë anëtarë të rinj!
Ninian Smart, profesor i Religjioneve në Universitetin e Kalifornisë, në Santa-Barbara, në lidhje me këtë ia dha këtë deklaratë revistës më të njohur amerikane, të përjavshmes "TIME" (KOHA): "Është tradicionale paraqitja e shtrembëruar e lslamit në Perëndim. Aq më tepër, viteve të fundit po paraqitet edhe si terroriste..." Por, kush po e kërkon të vërtetën nuk po e përfill fare këtë propagandë të fëlliqtë... Virginia Martson, (tani quhet Kerima Omar Kameuneh, ish-anëtare e Kishës Episkopale) nga Burbanku, Kaliforni, Ogen Davis nga Atlanta, Xhorxhi, dr. Stejf Xhonson, (tani quhet dr. Faruk Abdullah) dhe shumë të tjerë, nuk i pengoi fare propaganda anti-islame për ta përqafuar të Vërtetën, Fenë Islame. Të konvertuar amerikanë janë jo me dhjetëra, por me qindra e mijëra, bile edhe me tituj të lartë shkencorë, që e kanë pranuar Fenë Islame. Por, ne veçuam në këtë rast një gazetare. Përse kjo gazetare amerikane e pranoi Fenë Islame? Gazetarja amerikane, Suzanne Haneef (Hanif), e kërkoi të Vërtetën dhe e gjeti në Fenë Islame. Si gazetare ajo kishte mundësinë që të udhëtojë shumë dhe nëpër vende të ndryshme të Botës islame. Ajo atje u njoh për së afërmi me muslimanët dhe me Fenë Islame. Në fillim nga kureshtja e më vonë nga dashuria, ajo iu përkushta me gjithë shpirt studimeve për Fenë Islame, dhe më në fund, me ndihmën e All-llahut, u ndriçua me Dritën e saj dhe e pranoi Islamin, këtë fe të vërtetë, e cila po dëshmohet çdo ditë se po i përshtatet natyrës njerëzore, në çdo vend e në çdo kohë! Muslimania e re amerikane, Suzanne Haneef, pasi e gjeti atë që e kërkonte - qetësinë shpirtërore, dëshironte që edhe të tjerët në Amerikë dhe kudo në botë ta kuptojnë e ta pranojnë këtë fe të përsosur. Si rezultat i kësaj dëshire të zjarrtë, ajo shkroi një libër për Fenë Islame, i cili u botua në gjuhën angleze në qytetin Lahore të Pakistanit. Gazetarja amerikane, pasi e falënderoi All-llahun e Madhërueshëm, i lutet Atij për mirëkuptim dhe udhëzim dhe për pranimin e Fesë Islame, ndër të tjera, thotë: "Jetojmë në shekullin e ndërrimeve të mëdha e të shpejta dhe në pasiguri të plotë. Njerëzit janë shumë të shqetësuar. Megjithëkëtë, ka njerëz që po përpiqen të gjejnë rrugëdalje, që të shpëtojë njerëzimi nga kjo rrugë qorre ku është katandisur. Është e vërtetë se sot po jetojmë në kohën kur përparimi dhe civilizimi materialist kanë arritur kulmin, par, njëkohësisht, cilësia e jetës, morali njerëzor, kanë rënë aq poshtë, saqë racës njerëzore po i afrohet kataklizma... Feja Islame ofron zgjidhje! Vetë fjala Islam do të thotë Paqe, Bindje...! Kur besimtari jeton në paqe, dhe i bindet Zotit, i Cili është Një dhe i Vërtetë, atëherë Feja Islame ndikon intensivisht në mendimet dhe sjelljet e tij. Vetëm Zoti është Krijues, Sundues i Gjithësisë dhe njeriu vetëm Atij i përgjigjet... Feja Islame e udhëzon njeriun, e drejton nga përparimi dhe zhvillimi i vazhdueshëm. Parimet e kësaj feje janë të arsyeshme, të dobishme për shëndetin fizik e psikik dhe i përshtaten plotësisht natyrës njerëzore. Kjo fe nuk është vetëm një sistem fetar, një ideologji, apo një religjion, sikur jemi mësuar ta quajmë, par është tërësia e jetës së njeriut, është një sistem i gjithmbarshëm, gjithëpërfshirës, i cili të udhëzon, të drejton në çdo fushë të jetës, qoftë si individ, shoqëri apo bashkësi...! Përmes obligimeve fetare që i ka caktuar Zoti, marrëdhëniet ndaj jetës kanë një optimizëm, një shpresë dhe përmes tyre krijohet një identitet i veçantë në dobi të vetvetes, shoqërisë dhe natyrës. Feja Islame në Amerikë dhe në Evropë kuptohet gabimisht, sepse si e tillë edhe ju prezentohet! Shumë njerëz në Amerikë mendojnë se kjo fe është ndonjë sektë apo ndonjë kult! All-llahu për ta është një hyjni pagane, kurse për Muhammedin (a.s.) kujtojnë se është një person që adhurohet nga paganët e tejdetit, tejoqeanit...! Pse ndodh kështu? Ndodh kështu sepse ka lënë pasoja e kaluara historike me plot paragjykime, pasojat e kryqëzatave shekullore, propaganda e vazhdueshme me qëllime të caktuara, hegjemonizmi e të tjera... Por, e vërteta është se Feja Islame njeriun si krijesë e (iron nga prangat e sundimit material, nga epshet e shfrenuara shtazarake dhe e humanizon. Sinqerisht i lutem Zotit që të ma pranojë këtë përpjekje modeste dhe të më ndihmojë që edhe të tjerët ta kuptojnë Fenë Islame, e cila u sjell dobi dhe është e vetmja rrugë për paqe dhe shpëtim..." |
