Përse Prifti protestant, Rabini çifut dhe një gjyshe gjermane pranuan Islamin E-Mail
Shtune, 15 Maj 2004 01:53

Feja Islame është fe e mbarë njerëzimit, fe e shpallur nga i Madhi Zot, Krijues i çdo krijese. Është një fe pa mitologji, pa kler e pa hierarki! Mësimet e kësaj feje janë të përsosura, të thjesh­ta, të arsyeshme e të dobishme për të gjithë! Ato bazohen në Librin e Shenjtë, Kur'anin, i cili na mëson edhe si të lutemi:

"0 Zoti im! Më shto diturinë." [20:114]


 

Atyre që u shtohet dituria, kuptohet nëse përpiqen për të, u është shtuar mirësia e madhe, këta e kanë më lehtë për ta pranuar Fenë Islame. Përse? Sepse janë më të kuptueshëm dhe kuptueshrnëria e tyre ua gjen rrugën për t'i udhëzuar drejt Zotit. All-llahu i Madhërueshëm urdhëron e thotë:

"Atyre që u është dhënë dituria, e dinë se kjo që të është shpallur ty është nga Zoti, është e vërtetë dhe se udhëzon për në rrugën e Fuqiplotit, të Lavdishmit." (Kur'ani, 34:6)

E Vërteta Islame që iu shpall Muhammedit (a.s.) në formën e plotësuar, përfundimtare dhe të përsosur, udhëzon çdo ditë për në Rrugën e Drejtë të Zotit Fuqiplotë e të Lavdishëm, edhe prijës fetarë të krishterë, çifutë dhe zonja të moshuara! Kur dëshiron Zoti, çdo gjë bëhet.

Quhej Philip John Halford. Në moshën 63 vjeçare e pranoi Fenë Islame dhe tani ka emër të ri: Abdul Ehad. Ky burrë angtez e kishte kryer Fakultetin Teologjik dhe kishte shërbyer si prift protestant më se 40-të vjet!

Kur e pyetën se për ç'arsye e ndërroi fenë, z. Abdul Ehad tha: "E kuptova se Islami është Fe e Vërtetë dhe u bëra musli­mon. Në vitin 1988 për herë të parë u njoha me Fenë Islame.Bëra analiza të thella për veçoritë e Krishterimit dhe të Islamit. Interesimi im u shtua kur i dëgjoja ligjëratat me përmbajtje islame, të chat i zhvillonin vëllezërit muslimanë.

Unë, përmes tyre u lidha me Qendrën Islame në qytetin e Birmingenit të Anglisë. Fillova ta studioj Kur'anin, me të vetmin gëllim: që të njihem për së afërmi, nga vetë burimi, me Fenë Islame... dhe aty e gjeta Qetësinë Shpirtërore...!"

Më në fund, ish-prifti protestant z. Philip John Halford, kurse tash me emrin e ri musliman, Abdul Ehad, tha: "Edhe pse isha i edukuar që nga fëmijëria në frymën e krishterë, kurrë nuk munda to pranoj idenë se Krishti është bir i Zotit. Mendoj se shumica e besimtarëve të krishterë nuk janë asnjëherë të sigurt në besimin e tyre... "

Me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe me shembjen e ko­munizmit, në ish-repubtikat sovjetike numri i besimtarëve po shtohet, sidomos numri i besimtarëve të Fesë Islame. Po, kjo tani është dukuri normale, pasi liria e besimit është e garantuar me ligj për të gjithë. Por a mund të jetë normale që Fenë Islame ta pranojë një rabin çifut, prijës fetar, i cili kishte shërbyer në një sinagogë tridhjetë vjet me radhë?

Dihet urrejtja e çifutëve ndaj të gjitha besimeve e sidomos ndaj Besimit Islam, sepse ata e konsiderojnë veten si "Popult i zgjedhur". Atëherë, pranimi i Fesë Islame nga një hebre, nuk është tjetër veçse një bekim, një udhëzim nga All-Ilahu, i Cili është Burim i Dashurisë, Mëshirës e Dritës. Ai nxjerr nga errësira në dritë kë të dëshirojë...!

Muslimani i ri, ish-rabini çifut, pasi e pranoi Fenë Islame e ndërroi emrin dhe tani quhet Ibrahim Ismail. Meqë dispononte me zë të bukur, të lartë e tingëllues, z. Ibrahim Ismailin e caktuan muedhdhin (myezin) në Xhaminë e Madhe, në qytetin Margelanu të Uzbekistanit. Këtë detyrë, sa të shenjtë aq edhe fisnike, ai po e kryen me nder e me përkushtim.

Një zonjë gjermane, pasi e pranoi Fenë Islame, tha: "Një ditë, djali im me sy të përlotur më tha: Nuk dua të jem më i krishterë. Unë dëshiroj të bëhem musliman, të kaloj në Fenë Islame. Edhe ju, nëna ime e dashur, duhet t'i bashkoheni kësaj feje, bashkë me mua!

Kaluan vite dhe erdha në përfundim se Feja Islame është Fe e Vërtetë! Për këtë fe së pari dëgjova nga djali im kur më erdhi i përlotur e më tha: Nuk dua më të jem i krishterë...!

Pasi e studiova Fenë Islame thellësisht, menjëherë e refu­zova të rrefyerit, pagëzimin, shenjtërinë e Papës...! Besimi për Trininë (Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë) i Fesë së Krishterë ishte i papranueshëm për mua, jobindës, qysh kur isha e re, që në moshën njëzetvjeçare.

Me ndihmën dhe në praninë e imamit të Xhamisë së Berlinit e thashë Fjalën e Dëshmisë:

"S'ka zot tjetër përveç All-llahut dhe Muhammedi (a.s.) është i Dërguari i Tij".

Kështu edhe zyrtarisht u bëra muslimane dhe tani quhem Amino Mosler. Jam tejet e gëzuar, fatlume dhe e kam qetësinë e duhur. Kështu si jam e falënderoj All-llahun që më udhëzoi. Sot unë jam një gjyshe e lumtur, sepse kam një nip i cili është mus­limon i lindur...!"

 
Copyright © 2009 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.