Muhammed Sulejman Takeuchi E-Mail
Shtune, 15 Maj 2004 01:50

[Etnolog, Tokio - Japoni]

Japonia, me sipërfage prej 372.154 km., ose 143.689 milje katrore, me popullsi prej rreth 150 milionë banorë, është shteti më i zhvilluar në Azi dhe një nga shtetet më të zhvilluara e më të përparuara në rruzullin tokësor.

Vështruar nga jashtë, zhvillimi dhe përparimi teknologjik i Japonisë vlerësohet lart, çmohet dhe admirohet kudo në botë.


Japonezët, që janë një popull i vyeshëm, i talentuar, këtë zhvi­llim e arritën me dije, punë të vazhdueshme, organizim të lartë dhe disiplinë të fortë. Por, ky zhvillim e përparim i madh, i hov­shëm, është i njëanshëm, vetëm në aspektin material dhe në përpjekjet e përditshme për ekzistencë, për ta ngritur standardin sa më lart. Megjithëkëtë, japonezët në përpjekjet për Vu pasu­ruar, po ndihen gjithnjë e më të varfër në aspektin shpirtëror. Kriza shpirtërore po përhapet me shpejtësi, duke përfshirë gati të gjitha shtresat e popullsisë...!

Me gjithë mirëgenien materiale që kanë arritur, për ç'gjë ua kanë lakmi shumë popuj, japonezët po ndihen përditë e më të dëshpëruar, më të shqetësuar dhe shpirtërisht më të zbrazët e të deprimuar. Këtë zbrazëti që po i mundon shumë, ata po përpigen ta plotësojnë me pije të ndryshme alkoolike, me narkotikë të lloj-llojshëm dhe me marrëzira të ndryshme!

Frytet e kësaj jete të shfrenuar më tepër po i "gëzon" rinia dhe si pasojë e kësaj janë: krimet e përditshme, vrasjet, dhuni­met, e sidomos vetëvrasjet tepër tragjike, me pasoja afatgjate për familjet, rrethin dhe mbarë shogërinë...!

Por, me gjithë këto probleme e shqetësime të shogërisë japoneze, që po e trondisin mbarë shtetin, fatmirësisht ka indi­vidë dhe grupe të veçanta, të profesioneve të ndryshme, që kanë gjetur kuptimin e jetës, sigurinë dhe shpëtimin! Por, ku? Në Fenë Islame!

Njëri nga këta është profesori i etnologjikë nga Tokioja, Mu­hammed Sulejman Takeuchi, i cili është anëtar i Shoqatës së Etnologëve Japonezë, me qendër në kryeqytet. Muhammed Sulej­man Takeuchi, ky etnolog i shquar, pasi e pranoi Fenë Islame, për mjetet e informimit që ishin aq kureshtare, e dha këtë deklaratë:

"Së pari e falënderoj All-llahun, se me ndihmën dhe dasha­mirësinë e Tij unë e përqafova Islamin. Toni quhem Muhammed Sulejman Takeuchi. Feja Islame më joshi, kryesisht, për këto arsye:

1. Unë gjeta një vëllazërim të vërtetë ndërmjet besimtarëve.

2. Feja Islame ofron zgjidhje praktike për të gjitha prob­lemet e jetës.

3. Balancimi i materiales dhe shpirtërores, pothuajse më detyroi që to pranoj këtë fe të përsosur...!

Vëllazëria islame nuk njeh dhe nuk pranon pengesa, kufij kombëtarë, gjuhësorë, racorë, etnologjikë etj. Aq më tepër, Feja Islame nuk i takon vetëm një grupi të veçantë por është një fe për mbarë njerëzimin, qoftë nga Pakistani, India, Afganistani, Kina, Japonia apo nga vendet arabe... Shkurt, është një besim ndërkombëtar, ku të gjithë do të gjejnë shpëtim!

Feja Islame është e pastër dhe natyrore. Gjatë 14-të shekuj­ve, që kur filloi t'i shpallet Pejgamberit Muhammed (a.s.), ajo plotëson çdo nevojë në çdo vend, në çdo kohë, për çdo bashkësi, për çdo gjeneratë... Historia është dëshmitare për kontributin madhështor që ka dhënë Feja Islame në zhvillimin dhe përpari­min e njerëzimit në shumë sfera të jetës...

Ndryshe nga besimet tjera, në Fenë Islame rruga për në shpëtim kalon nëpërmjet jetës shoqërore, duke nxitur bashkëpu­nimin dhe mirëkuptimin për të mirën e përbashkët.

Unë disponoj me njohuri edhe rreth religjioneve tjera, si rreth Budizmit dhe Krishterimit. Këto dy religjione na mësojnë e na porosisin, ndër të tjera, që jetën shoqërore, jetën e kësaj bo­te të përkohshme, mos to përfillim fare...! Disa sekte budiste i kanë ndërtuar tempujt e tyre fetarë nëpër vende malore, ku me shumë vështirësi mund të shkohet. Por edhe shumë të krishterë i kanë themeluar manastiret e tyre në vende të vetmuara, të izoluara nga populli...

Kurse në Fenë Islame nuk kanë ndodhur gjëra të këtilla me­që xhamia është kudo: në mes të fshatit, në zemër të çdo më­halle, në mesin e tregut të çdo qyteti...! Të gjithë besimtarët muslimanë e ndiejnë gëzimin e kënaqësinë e namazit, pesë herë në ditë, që është një nga shtyllat kryesore të fesë...

Sot jeta në Japoni, edhe pse është vendi më i zhvilluar, më i industrializuar dhe më i përparuar, vazhdimisht keqësohet dhe varfërohet në aspektin shpirtëror... Ne këtu në Japoni po ecim gjurmëve të Evropës materialiste, dhe si rezultat i kësaj, jeta jonë është gjithnjë e më e pakuptimtë, më e pakënaqshme, jemi më të shqetësuar e më të dëshpëruar...!

Lavdi All-llahut të Madhërueshëm, unë e gjeta shpëtimin në Fenë Islame. Jam një besimtar i ri që e pranova këtë fe para dy vjetëve, por që e njoh nga ana teorike dhe ajo praktike. Dhe me të vërtetë jam i kënaqur! Dëshmoj se s'ka zot tjetër përveç All­Ilahut dhe se Muhammedi (a.s.) është i Dërguari i Tij!"

 
Copyright © 2009 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.