| Muhammed A. Russel Webb |
|
| Shtune, 15 Maj 2004 01:42 |
|
[Diplomat - SHBA] Alexandër Russel Webb, amerikan, u lind në qytetin Hadson të shtetit Nju-Jork, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas diplomimit merrej me krijimtari letrare-artistike, duke shkruar ese dhe tregime të ndryshme. Më vonë filloi të merrej edhe me gazetari dhe ishte mjaft i suksesshëm. Arriti të udhëheqë dy gazeta të njohura "Saint Joseph Gazzette" dhe "Missouri Republican". Dikur, pasi u bë mjaft i njohur, e la gazetarinë dhe kaloi në diplomaci. U emërua konsull dhe e caktuan të shërbejë në Manilë të Filipineve.
Gjatë kësaj kohe, sa ishte duke kryer shërbimin diplomatik, filloi të interesohej për Fenë Islame. Sa më mirë që e njihte Islamin, aq më tepër i shtohej dashuria për të! Dhe një ditë e pranoi Islamin me zemër e me shpirt! Pasi e pranoi Fenë Islame, amerikani Alexandër Russet Webb e ndërroi edhe emrin dhe tani e gëzon emrin e lavdëruar Muhammed Webb. Ky zotëri i ndershëm, tani besimtar, ia mësyu Botës islame prej skajit në skaj! Vizitoi shumë vende, popuj dhe kudo që shkonte ato vizita merrnin edhe karakter studimor. Pjesa që i mbeti prej jetës tokësore dhe ajo që i kishte mbetur prej kursimeve jetësore, vendosi që ta shpenzojë për çështjen islame, me të vetmin qëllim: Që me përkushtim të thellë ta përhapë kudo Fenë Islame! Për shqiptarët e shkretë që ndodhen në udhëkryq, të hutuar, të mashtruar dhe shumë të dëshpëruar, këtu më poshtë po e paraqesim dëshminë e të konvertuarit të fundit të këtij tibri, po ua paraqesim dëshminë e diplomatit amerikan se qysh erdhi deri te e Vërteta Islame dhe për çfarë arsye u bë musliman? "Përse unë, një amerikan i lindur në një vend i cili është kryesisht i krishterë, ku jam edukuar e ku jam rritur në një rreth ku dominon Kisha Protestante Presbitariane, e pranova Fenë Islame si të vetmen udhërrëfyese të jetës? Mund t'ju them menjëherë me krenari, sinqeritet e vërtetësi, se këtë fe e pranova sepse në të zbulova, pas studimeve serioze e të thella, se Feja Islame është feja më e përsosur dhe i vetmi sistem jete që u përshtatet nevojave shpirtërore. Që në moshën njëzetvjeçare, kur praktikisht, si thonë, u bëra i zoti i vetvetes, në atë kohë isha aq i mërzitur, i penguar, i kufizuar dhe i zhgënjyer nga Kisha Protestante Presbitariane, saqë u detyrova ta braktis e të largohem njëherë e përgjithmonë, për të mos u kthyer kurrë më te ajo...! Ndonëse isha një djalë i sjellshëm, tolerant, i kthyeshëm, unë dëshiroja shpjegime për pyetjet që i shtroja por, mjerisht, asnjëri, qoftë nga kleri ose laikët, nuk ishin në gjendje të më shpjegonin ose të më jepnin përgjigje të duhura e të kënaqshme! Nuk ishin në gjendje të ma shpjegonin në mënyrë racionale këtë fe (Krishterimin), por, në vend të ndonjë përgjigjeje, më thonin: "Këto gjëra janë të shenjta, janë misterioze" ose, kinse, "pakuptueshmëria ime s'mund t'i përfshijë... ! " Para rreth një dekade filluan të zgjohen tek unë dëshira dhe interesimi për studime orientale, në veçanti për religjionet e Lindjes (Orientit). Shkrimtarët e mëdhenj dhe dijetarët e njohur si Milli, Locku, Kanti, Hegeli, Fichte, Huxley dhe shumë të tjerë, kush më pak e kush më shumë, rreth çështjeve të ndryshme e më delikate ligjëronin me shumë urtësi, por asnjëri prej tyre nuk qe në gjendje të shpjegojë se: "Ç'është thelbi i së Vërtetës? Thelbi i së Vërtetës është bindja ndaj Vullnetit të All-llahut dhe baza e saj është Namazi. Namazi me përkushtim sjell vëllazërimin e përgjithshëm, dashurinë universale dhe sjell mirësi të shumta: pastërtinë e mendjes, të zemrës e të shpirtit. Pra, kuptohet, sjell pastrim të përgjithshëm dhe të përsosur. Feja Islame, pa dyshim, është më e thjeshta, më e lehta dhe më e larta, prej të gjitha feve giellore që ka njohur njeriu...". |
