Mijëra francezë pranuan Islamin E-Mail
Shtune, 15 Maj 2004 01:46

Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP) kohëve të fundit raportoi se në Francë Islami po përhapet me shpejtësi të madhe. Kjo agjenci njoftoi se 30.000 deri më 50.000 francezë të strukturave të ndryshme e të besimeve të ndryshme e pranuan Fenë Istame.


Bazuar në njoftimet e kësaj agjencie, Kisha Katolike jo vetëm që po shqetësohet për shkak të numrit të madh të besimtarëve të rinj muslimanë, por ajo po befasohet nga besimi i thellë i fran­cezëve të konvertuar në Fenë Islame dhe po kërkon e hulumton shkakun pse anëtarët e saj po largohen nga Katolicizmi.

Si shkak i këtyre zhvillimeve, të kalimit masiv në Islam, shu­më gazeta e revista franceze po rezervojnë faqe të tëra për ta diskutuar këtë çështje.

"Revista Katolike" (Revue Catholique), një revistë e rëndë­sishme e katolikëve francezë, publikoi një studim të gjithanshëm rreth këtij subjekti dhe vuri në dukje se besimtarët e rinj islamë dallojnë nga të konvertuarit e mëhershëm.

Në të kaluarën, numri i të konvertuarve që e pranonin Fenë Islame ishte i kufizuar dhe asokohe e pranonin vetëm ushtarakët. Në Afrikën Veriore dhe në Lindjen e Mesme, në kohën e kolonia­lizmit francez, përveç ushtarëve dhe oficerëve francezë, Fenë Islame e kishte pranuar edhe Gjenerali Minean, i citi ka qenë ko­mandanti kryesor i Armatës franceze që ishte stacionuar në Egjipt, pas ekspeditës së Napoleonit në filtim të shek. XIX.

Përkundrazi, sot besimtarët e rinj muslimanë janë intelek­tualë të shquar perëndimorë, të cilët kanë studiuar Kur'anin dhe filozofinë islame. Ndër ta duhet përmendur: Rene Jeneon, men­dimtar i njohur, Roger Garoudy, filozof i shquar, Michel Chor­kioutz, artist dhe Maurice Begart, specialiste, që e pranuan Isla­min sepse kjo fe, sikur dëshmojnë edhe vetë, ndikoi me thjeshtë­sinë dhe me gjallërinë e saj për t'iu afruar Zotit pa ndërmjetës.

Të gjithë këta besimtarë të rinj muslimanë thonë se arsyet kryesore për ndërrimin e fesë janë:

Feja Islame u ofron solidaritet besimtarëve dhe parimet e saj janë tepër tërheqëse e sidomos vlerat morale. Në Fenë Islame besimtarët e rinj francezë gjetën paqen, e cila u mungonte në Katolicizëm.

Kështu, besimtarët e rinj muslimanë francezë po i ndjekin dhe po i zbatojnë mësimet islame dhe po jetojnë në mënyrën islame pikërisht në zemër të Evropës! E ne, ku jemi?!

 
Copyright © 2009 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.