| Joseph Amado |
|
| Shtune, 15 Maj 2004 01:34 |
|
[Prift katolik - Sierra Leone] Prifti katolik, Joseph Amado, i cili shërbente në kishën "The New Papal Church of Kenema" të Sierra-Leones, deklaroi se e pranoi Istamin së bashku me dymbëdhjetë anëtarët e familjes së tij. Menjëherë pas pranimit të Islamit, prifti Joseph Amado e ndërroi emrin dhe tani quhet Ahmed Jusuf. Gjithë dokumentacionin zyrtar dhe atë konfidencial ia dorëzoi kishës.
Para se të bëhej musliman, Ahmed Jusufi mori pjesë në një konferencë fetare për Misionarët e Kishës në Frankfurt të Gjermanisë. Në atë konferencë ai qe i ngarkuar me detyrën që të ndërtonte një kishë të re në Sierra-Leone. Por, dëshira dhe vullneti i All-llahut ishte që Ahmet Jusufi të kalonte në Fenë Islame! Lajmet për kalimin e priftit në Fenë Islame shkaktuan tronditje e befasi në qarqet klerikale, veçanërisht në Sierra-Leone. Aty kisha shfaqi frikë e brengosje ngase ish-prifti ishte një predikues i njohur. Ahmed Jusufi deklaroi se edhe familja e tij dymbëdhjetanëtarëshe do të angazhohet në përhapjen e Mesazhit Islam. Ata do të apelojnë edhe te të tjerët që të kalojnë në Fenë Islame, në këtë fe me mësime e porosi të çmueshme. Nga ana tjetër, rrethet islame me shumë ngrohtësi e pranuan përgafimin e Fesë Islame nga Ahmed Jusufi, i cili thotë: "E gjeta rrugën për në Fenë Islame pas njëzet vjet studimi në literaturën islame, shkencat islame dhe bazat e saj." Revista e përjavshme amerikane "Newsweek" shkruan: "Krishterimi në Afrikë është një force në rënie, kurse Islami është një force në rritje per dhjetë milionë muslimanë më shumë Në fund, Ahmed Jusufi thotë: "Do të përpigem që edhe të tjerët to përqafojnë Fenë Islame në Afrikë", dhe lutet e uron: "Zoti do t'i udhëzojë edhe të tjerët nga errësira e idhujtarisë në Dritën Islame". |
