| John Webster |
|
| Shtune, 15 Maj 2004 01:37 |
|
[Filozof - Angli] "Jam i lindur në Londër dhe jam rritur e edukuar si i krishterë, por me bindje protestante. Në vitin 1930, si çdo i ri, fillova të ballafaqohem me problemet e fetes dhe në këtë kohë i vërejta dobësitë e Krishterimit. Krishterimi është një dualizëm i cili e paraqet botën si mëkatare dhe kërkon ta kthejë realitetin e jetës duke i projektuar shpresat në një botë të ardhshme.
Më tepër emocional se sa racional, nën ndikimin e entuziazmit rinor, refuzova Kishën (protestante), Krishterimin dhe u bëra komunist. Komunizmi deri diku më solli kënaqësi, por, për shkak të materializmit e refuzova edhe këtë. Më vonë fillova t'i studioj filozofinë dhe religjionin... Gjatë kohës që jetova në Australi, u interesova të gjej Kur'anin e Shenjtë në Bibliotekën Publike të Sidneit. Nuk gjeta asnjë përkthim të bërë nga muslimanët. Disa javë më vonë, në qytetin e Pertit, Australia Perëndimore, përsëri e kërkova Kur'anin e përkthyer nga ndonjë musliman dhe e gjeta. Nuk mund ta shpreh me fjalë, as ta përshkruaj atë ndryshim të përnjëhershëm që ndodhi në mua kur lexova kaptinën ElFatiha, shtatë ajetet e para të Kur'anit...! Lexova edhe disa foge të tjera rreth jetës së Muhammedit (a.s.). Në librari atë ditë i kalova disa orë, por me mëshirën dhe ndihmën e All-Ilahut e gjeta atë që po e kërkoja qe sa kohë. U bëra musliman! Deri në atë moment unë ende nuk kisha takuar ndonjë muslimon. Kur dola nga libraria e ndjeva veten shumë të lodhur e të tronditur, nga pikëpamja emocionale dhe intelektuale, si pasojë e asaj që përjetova në librari, duke lexuar vetëm një kaptinë të Kur'anit dhe disa faqe rreth jetës së Pejgamberit (a.s.). Menjëherë e pyeta veten: Ishte e vërtetë apo ëndërr ajo që lexova, ajo që më transformoi menjëherë?! Dola nga libraria me gëllim që të pi një kafe diku dhe të pushoj pak. Duke ecur rrugës, per ku isha nisur, më shkuan sytë në një ndërtesë ku shkruante: "Muslim Mosque" (Xhamia e Muslimanëve). Aty për aty i thashë vetes: E njihni të Vërtetën, tash pranoni! Me mëshirën e All-llahut u bëra musliman. Dëshmoj se s'ka zot tjetër veç All-llahut dhe dëshmoj se Muhammedi (a.s.) është i Dërguari i Tij".1
1 Shënim: Anglezi John Webster, pasi u ndriçua me Dritën Islame nga AllIlahu, siç dëshmoi vetë, ndërroi emrin dhe tani quhet Muhammed Webster. Është kryetar i Misionit Musliman Anglez (The English Muslim Mission). |
