Fatime Kazuei E-Mail
Shtune, 15 Maj 2004 01:26

[Tokio - Japoni]

Japonezët atdheun e tyre, të cilin e duan shumë, e quajnë Nipon, që në gjuhën shqipe do të thotë: Vendi i lindjes së diellit. Por, në Japoni po shndrit një diell tjetër, rrezet e të chit po i ngrohin zemrat dhe po i ndriçojnë shpirtrat e qindra, mijëra ja­ponezëve, në çdo skaj të vendit të tyre aq të zhvilluar ekonomi­kisht dhe me teknologji aq të sofistikuar. Është ky diell, Dielti i Fesë Islame... !


Sivjet u mbushën 101 vjet nga ajo ditë e bekuar, kur një japonez e pat pranuar Fenë Islame, më 1896, që shënohet si një ditë me rëndësi historike në Japoni! Sipas Ebu Bekër Morimotus, historian, ekspert për Historinë islame në Japoni, japonezi i parë që e kishte pranuar Fenë Islame ishte Hachiro Ariga, i citi ishte bërë musliman në vitin 1896, në Bombei, tndi. Kurse haxhiu i pa­rë nga Japonia, që kishte shkuar për vizitë në vendet e shenjta, Mekke dhe Medine, sipas urdhrit të Krijuesit të Gjithësisë, ishte një djatosh që kishte 29 vjeç dhe quhej Umer Jamavika. Ky haxhi, i pari në Japoni, e kishte vizituar Kaben e Bekuar dhe kishte bërë ibadet aty në vitin 1909.

Në Japoni, për nevojat shpirtërore dhe për zhviltimin e vep­rimtarive të ndryshme fetare-kutturore, u ndërtua edhe xhamia e parë, që në vitin 1935, në qytetin Kobe, kurse tre vjet më vonë, më 1938 u hapën themetet e xhamisë së kryeqytetit, Tokios.

Në vitin 1941, pasi shumë të rinj japonezë kishin pranuar Fe­në Islame, rinia islame e këtij vendi e pa të dobishme të organi­zohen dhe kështu e themeluan Shoqatën e Studentëve Muslima­në. Më vonë u themeluan edhe shoqata e qendra islame nëpër qytete të ndryshme ku të gjitha kishin të njëjtin gëllim: përhap­jen e Fesë Islame në Japoni. Këta besimtarë japonezë, me pu­nën, sjelijen e shembujt personalë po ndikojnë në poputtatën ja­poneze dhe kanë suksese të vazhdueshme në përhapjen e Fesë Islame. Si fryt i kësaj veprimtarie të organizuar, për çdo ditë po shtohet numri i besimtarëve muslimanë japonezë, që vijnë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë japoneze: ka studentë, punëto­rë, intelektualë të lëmenjve të ndryshëm dhe ndonjë shkencëtar!

Listës së gjatë të të konvertuarve iu shtua edhe një zonjushë japoneze, e cila pasi e pranoi Fenë Islame e ndërroi emrin dhe tani quhet Fatime Kazue. Kjo zonjushë e ndershme, pasi u bë muslimane dhe e përqafoi Islamin, e dha këtë deklaratë:

"Pasi filluam ta pranojmë stilin amerikan të jetesës, edhe unë ndjeva se diçka po më mungonte, po më shqetësonte... Në fillim nuk e kisha të qartë se ç'më mungonte, ç'më shqetësonte. lshte ky qëllimi i pastër që kisha në shpirt që më dha përgjigjen ndaj këtij shqetësimi...!

Isha fatlume që u njoha me një besimtar musliman, i cili banonte përkohësisht në Tokio. Sjellja e tij e shkëlgyeshme dhe mënyra e adhurimit që ia bënte Zotit më lanë përshtypje të thellë dhe u bëra kureshtare, aq sa u detyrova t'i shtroja shumë pyetje. Përgjigjet që m'i dha ishin të sakta, të drejta, të kënaq­shme dhe aq bindëse saqë më transformuan menjëherë! Ky tran­sformim më solli një qetësi, rehati, në mendje e në shpirt! Kurrë nuk kam menduar e as që do të besoja se jeta ime do të ndry­shonte aq shumë dhe aq shpejtë, ashtu siç ndodhi me mua kur fillova të jetoj si besimtare muslimane..."

Përshtypje të veçantë zonjushës Fatime i ka lënë përshën­detja islame: "Es-Selamu Alejkum", për të cilën thotë: "Shiko si përshëndeten muslimanët: "Es-Selamu Alejkum ve Rahmetull­llahi ve Berekatuhu" (Paqja, Mëshira dhe Bekimi i Zotit qofshin mbi ju). Kjo përshëndetje nuk u ngjason atyre të tjerave si "mirëmëngjesi" a si "mirëdita" që i ka bota, të cilat kufizohen me mëngjesin ose me një pjesë të ditës dhe që kanë vetëm kuptim materialist. Këto përshëndetje nuk përmbajnë ndonjë urim ose dëshirë të përhershme dhe as që kanë ndonjë lutje Zotit për bekim...!

Nga miku im musliman unë mësova shumë gjëra të dobish­me, si nga ana teorike ashtu edhe nga ajo praktike, që të jern një besimtare e devotshme. Unë e dua shumë mënyrën islame të jetesës, jetesë e cila është e pastër, e thjeshtë dhe kryesisht pagedashëse!

Jam plotësisht e bindur se vetëm Feja Islame mund të sjellë paqe, paqe per çdo njeri, për çdo shogëri. Vetëm Feja Islame mund t'i sjellë page mbarë botës, për të cilën njerëzimi ka aq shumë nevojë. "

Në fund të deklaratës, zonjusha Fatime thotë:

"Jam shumë e lumtur që po e gëzoj këtë paqe dhe po për­piqem, aq so kam mundësi, to përhap Fenë Islame në Japoni, në

mesin e popullit tim..." ¹

 

¹ Shënim i përkthyesit: Motrat shqiptare, veçanërisht nga brezi i ri, me emra të huaj që s'ua dine as kuptimin, me veshje të shëmtuar, me sjellje të pahijshme e skandaloze, që po çoroditen për çdo ditë nga ndikimi i shtypit, televizionit, nga kultura e degjeneruar perëndimore, për të pasë një jetë kuptimplote le ta marrin shembullin e zonjushës japoneze, që nuk është rast i vetmuar... Vetëm me Fe, vetëm me Besim, jeta ka kuptim...!

 
Copyright © 2009 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.