Fadlullah Wilmont E-Mail
Shtune, 15 Maj 2004 01:32

[Historian - Australi]

Religjioni në shumë vise të Australisë, ku unë jam i lindur, nuk tuan ndonjë rol të rëndësishëm në jetën e njerëzve. Shumica e banorëve të saj janë ateistë. Në këtë mjedis edhe jam rritur.

Kur i fillova studimet në universitet lexova disa Libra shken­corë. Njëri prej tyre ishte vepër e autorit frëng La Come de Llet, në të cilën shtrohej një cështje jetësore: A është e mundshme që jeta të ketë filluar rastësisht?

Ky libër më vuri përballë kësaj pyetjeje: Si filloi jeta? Deri atëherë nuk besoja në asnjë reli­gjion, por fillova të mendoj se përveç kreacionit duhet të ekzis­tojë edhe një fuqi e madhe, e kjo fuqi është ajo e Zotit.

Më vonë më duhej të largohem nga fshati dhe u vendosa në kryeqytet, ku edhe fillova të punoj në një bankë. Në atë kohë banoja në një familje të krishterë, e cila vërtet shpirtërisht ishte religjioze.

Në këtë familje fillova të mësoj e të ndiej se religjioni vërtet ekziston dhe se qenka e nevojshme që njeriu të jetë fetar. Feja e përmirëson njeriun, sjelljet e tij dhe njëkohësisht e furnizon me kënaqësi psikotogjike. Të gjitha këto ndikuan dhe u bëra i krish­ter. Përpiqesha të jem i krishter sa më i mirë. Fillova të shkoj në kishë, të lutem dhe isha shumë aktiv në aktivitetet e krishtera. Filtova ta studioj theltësisht Krishterimin, por derisa e lexova librin "Commentaries on the Bible" i cili shpjegon cdo gjë që thuhet në Bibët. Gjatë leximit vura re shumë kundërthënie. Aq më tepër, shumë shkrimtarë të krishterë që kanë shkruar rreth ungjijve, dyshojnë në autenticitetin e tyre. Por, unë megjithatë e adhuroja Krishterimin dhe nuk u kushtoja rëndësi të veçantë këtyre shkrimeve...

Fati deshi që të fitoj një bursë universitare, që ta studioj historinë. Fillova me studimin e Rilindjes Evropiane, si hyrje e studimit të Historisë Moderne Evropiane. Prej këtij studimi më­sova se sa i madh ishte ndikimi i mendimit arabo-isiam në men­dimin evropian. Por, si e pse? Cita ishte arsyeja e këtij ndikimi? Kjo nuk shpjegohej në hollësira! Ky qe shkaku që unë fillova të hulumtoj e të kërkoj prejardhjen e këtij ndikimi.

Me seriozitet i fillova gjurmimet dhe hulumtimet shkencore. Si fryt i këtij hulumtimi, zbulova se muslimanët ishin ata që e nxorën Spanjën nga errësira e Mesjetës. Po të mos ishin mustima­nët në Spanjë, Evropa sot e kësaj dite do të mbetej si në kohën e Mesjetës! Dijetari frëng Zhirardi, i cili kishte studiuar në Univer­sitetin Islam të Kordobës, në Spanjë, pasi u kthye në Francë, ishte edhe këshilttar i Papës në Romë. Zhirardi, gjatë qëndrimit në Kordobë i studioi numrat arabë, siç quhen nga evropianët. De­ri në atë kohë evropianët i përdornin numrat romakë, të cilët nuk ishin aspak praktikë, p.sh., nëse dëshironi të shumëzoni 99 x 999 me numrat romakë, do t'ju duhej një faqe e tërë...!

Mendja arabe e zbuloi zeron. Ky zbulim ishte guri themeltar i shkencës matematikore. Zhirardi ishte i pari që i vuri në zbatim zeron dhe numrat arabë, kuptohet në Evropë. Pa zeron dhe pa numrat arabë nuk do të ishte e mundshme të zhvitlohej matema­tika moderne. Pra, sikur të mos ishin zbuluesit muslimanë-arabë, ndoshta do të ishim ende në errësirën e Mesjetës...

Algjebra ishte një shkencë e pastër arabe, siç ishte edhe shkenca e llogaritjes e zbuluar nga muslimanët. Pra, duket qartë se matematika, atgjebra e tlogaritja janë zbulime islame.

Edhe mjekësia që praktikohet sot në Evropë, bazohet në vep­rat e Ibn Sinasë dhe të Raziut, të cilat edhe sot e kësaj dite stu­diohen në Universitetin e Sorbonës, sepse janë tejet të dobish­me. Muslimanët-arabë gjithashtu e zbuluan garkultimin e gjakut rreth 400 vjet para Perëndimit!

E gjithë ajo që njihet me emrin Zbulime Shkencore të Rilin­djes Evropiane, është marrë nga përkthimet latine, që i kanë bë­rë muslimanët. Prandaj, këto nuk janë zbulime moderne, por janë rizbulime. Roxher Bakeni, i cili njihet si themelues i shken­cës empirike, tha: "Nuk keni mundësi to njihni shkencën përderisa nuk e mësoni gjuhën arabe!" R. Bakeni e mësoi meto­

dën empirike nga muslimanët. F. Magelani, i cili ishte i pari që dëshmoi se Toka është e rrumbutlakët, u bazua në studimet islame të botuara në Spanjë. Bile edhe kapiteni i anijes së Mage­lanit, i cili i ndihmoi shumë, ishte musliman nga Afrika. Nuk e teprojmë nëse themi se dituritë në të cilat bazohet shkenca mo­derne kanë ardhur kryesisht nga shkencëtarët muslimanë.

Jo vetëm kaq, por edhe marrëdhëniet shoqërore: bujaria, fisnikëria dhe respekti i veçantë ndaj femrës u sollën në Evropë nga arabët, nga rajoni i quajtur Provansë, që shtrihet ndërmjet Francës e Spanjës, prej nga u përhapën në tërë Evropën.

Koncepti i sigurimit për dëmshpërblim u bë i njohur në Evro­pë nga muslimanët arabë. Edhe çeqet e bankave pikësëpari fi­lluan të përdoren nga muslimanët.

Në astronomi, Ibën El-Hithami ishte astronomi i parë që e zbuloi astrolabin. Të gjitha këto që u përmendën janë vetëm një pjesë e vogël e asaj që e zbulova gjatë studimeve të mia për Evropën moderne. Edhe vet çuditesha dhe pyetsha i habitur: Kush janë muslimanët? Asgjë nuk dija për Fenë Islame e as për musli­manët. Kështu, hulumtimet e mia i fillova që nga fillimi.

Nga enciklopedia mësova se muslimanët janë ata të cilët i përkasin Fesë Islame dhe se kanë një libër të shenjtë që thirret Kur'an. Në bibliotekën e Universitetit ekzistonte një përkthim i mirë i Kur'anit të Madhërueshëm, të cilin e mora dhe fillova ta studioj me shumë vëmendje e kujdes.

Gjatë studimit zbulova këto tri pika kryesore, të chat më la­në përshtypje të thellë. Ato janë:

1. Në Kur'an nuk ka kundërthënie, sikur në librat e feve të

tjera.

2. Në Kur'an, në përmbajtjen e Tij, nuk haset në asnjë kun­dërthënie me të arriturat shkencore.

3. Kur'ani përfshin kryesisht çdo aspekt të jetës.

Pastaj fillova ta studioja jetëshkrimin e Muhammedit (a.s.). Lexova disa libra rreth jetës së Pejgamberit. Studimet e mia zgjatën pesë vjet.

Në lagjen ku jetoja, banonin edhe tre arabë muslimanë. Gjatë muajit të Ramazanit ata agjëronin e unë habitesha. Një ditë i pyeta: "Përse po e torturoni veten?" Ata ma dhanë këtë përgjigje të logjikshme: "Ne agjërojmë jo për to torturuar ve­ten, siç thoni ju, por për shumë arsye... Problemi kryesor i njeriut sot është vetëkontrolli! Zoti na ka dhuruar shumë mundë­si... Agjërimi na mëson gjërat më të rëndësishme që na i ka falur Zoti. Thika, për shembull, përdoret në kuzhinë për përga­titjen e ushqimit dhe për gjëra të tjera, par edhe për ta vrarë veten ose dikë tjetër. Pra, varet si e përdor, për të mirë a për të keq. Agjërimin ne e bëjmë për të mirë, që t'i përkryejmë dhe t'i zhvillojmë mundësitë tona. Sidomos vetëkontrollin..." Kjo për­gjigje ishte vërtet e logjikshme. Pas kësaj ngjarjeje, që më la përshtypje të thellë, miqësia ime me këta muslimanë u lidh dhe zhvillohej e rritej për çdo ditë!

Një ditë, njëri prej tyre m'u drejtua me këto fjalë: "A e di se je bërë musliman?" U befasova dhe menjëherë e pyeta se për­se ma bën këtë pyetje? "Po, - më tha, a nuk e beson Kur'anin?" "Po, e besoj" - i thashë. Më pyeti: "A nuk beson se Muhammedi është i Dërguari i All-llahut?". "Po" - iu përgjigja duke i thënë se një libër si Kur'ani s'mund të sjellë askush pa qenë i Dërguar i Zotit ! Miku im më tha: "E gjithë kjo të bën të kuptosh se je bërë musliman!" U ktheva në shtëpi dhe u mbylla aty për një kohë të gjatë. Ndjeva që drita e besimit kishte filluar të më ndriçojë dhe All-llahu i Madhërueshëm të më udhëzojë.

I mësova lutjet, namazin. Erdhi muaji i Ramazanit dhe Zoti më dha vullnet që të agjëroj.

Ky ishte fillimi. Në këtë fillim zbulova se Feja Islame është e thjeshtë dhe e kuptueshme, prandaj edhe e pranova. Më vonë shkova në Indonezi si ligjërues universitar. Atje mësova edhe më shumë.

Tani, më në fund, e them me sinqeritetin më të thellë: E fa­lënderoj All-llahun që më ndihmoi ta gjej të vërtetën dhe jam i sigurt se s'ka të vërtetë tjetër përveç Fesë Islame. S'ekziston rrugë tjetër shpëtimi për njerëzimin veç Fesë Islame. Ndiej se Istami është e VËRTETA!­

 
Copyright © 2009 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.