Dr. Rolf Baron Ehrenfels E-Mail
Premte, 14 Maj 2004 23:11

[Shkencëtar, antropolog - Austri]

Dr. Rolf Baron Ehrenfels rrjedh prej një familjeje shumë të njohur austriake. Është djali i vetëm i shkencëtarit të madh Ba­ron Hristian Ehrenfelsit, themeluesit të Psikologjisë Moderne Strukturore në Austri, (Modern Structural (Gestalt) Psychology). Që në fëmijëri, Roif Ehrenfelsi kishte simpati të përgjithshme e dashuri të veçantë për Orientin, sidomos për botën islame! Motra e tij, poetja e njohur Imma von Bodmershof, e përshkruan këtë simpati e dashuri të vëllait për Orientin dhe Islamin në librin "Islamic Literature", botuar në gjuhën angleze më 1953, në Lahore, Pakistan.


Në moshë të re Rolf Ehrenfelsi i bëri vizitë Ballkanit dhe ku­do që shkonte hynte edhe nëpër xhami e falej me besimtarët muslimanë, edhe pse ishte i krishterë! "Ngado që shkoja", siç shkruan ai më vonë në kujtimet e veta, "muslimanët e Ballkanit (ndër to i përmend edhe shqiptarët), më bënin pritje të përze­mërt. Kjo më la përshtypje të thellë, ma shtoi edhe më tepër dashurinë për Fenë Islame, për muslimanët..." Nuk shkoi gjatë kohë edhe vet u bë musliman, e përqafoi Fenë Islame dhe e ndë­rroi emrin që e kishte aq të njohur... ! E zgjodhi emrin Umer.

Umer Ehrenfelsi, tani me emrin e ri musliman, shkoi në Nën­kontinentin Indo-Pakistanez, me qëllim të veçantë: Vi hulumtojë çështjet, problemet kulturore-historike që kanë lidhshmëri me statusin dhe pozitën e femrës në shoqëri. Pas këtyre studimeve e hulumtimeve, kthehet në Austri dhe po aty i kryen specializimet në antropologji. Universiteti i Oxfordit ia botoi librin e parë me titull: "Studime Antropologjike në Indi".

Dr. Umer Ehrenfelsi pas disa viteve kthehet përsëri në Indi dhe vendoset në qytetin Hajdarabad, ku e vazhdoi kontributin e tij në fushën e antropologjisë, i ndihmuar në hulumtime të ndryshme nga Fondacioni "Wener-Gern Foundation" i Nju-Jorkut.

Vite me radhë dr. Umeri ka qenë drejtor i Departamentit Antropologjik në Universitetin e Madrasit, ku veprimtaria e tij origjinale në fushën sociate-kulturore-antropotogjike është shpër­blyer me medalje të artë nga "Royal Asiatic Society of Bengali", (Shoqata Mbretërore Aziatike e Bengalit).

Ka publikuar dy vëllime të njohura në rrethet shkencore "General Anthropology", Delhi, 1941, e po ashtu ka botuar edhe shumë vepra të tjera shkencore, fetare-islame etj.

Por, për ç'arsye vallë, ky emër kaq i njohur dhe me karrierë të shkëlgyeshme u bë musliman dhe e prano Fenë Islame?

Dr. Umer Ehrenfelsi deklaron:

"Mësimet Islame janë vazhdimësi e zbulimeve hyjnore. Të gjitha religjionet e mëdha rrjedhin prej një burimi. Pejgamberët e përgatitën njerëzimin për paqe dhe dëshmuan se mësimet dhe porositë e tyre nuk ishin veçse Frymëzime hyjnore. Pranimi i ty­re do të thotë se je kërkues i Dashurisë, gjurmues i së Vërtetës Hyjnore. "

Termi "Islam", në thelb ka kuptimin paqe, bindje, nënshtrim ndaj vutlnetit të Zotit. Historikisht, Feja Islame është feja e fundit prej feve të mëdha botërore në planetin tonë. Pejgamberi Muhammed (a.s.) është Lajmëtari i Fundit prej të dërguarve e të zgjedhurve të All-llahut.

Pranimi i Fesë Islame nga pjesëtarët e feve tjera nuk do të thotë mohim i fesë së tyre, por vazhdimësi e së Vërtetës së Për­sosur. Ndryshimet ndërmjet religjioneve janë pasojë e ndër­hyrjeve njerëzore. Njësimi është hyjnor. Themelin e këtj Njësimi e thekson qartë Kur'ani i Shenjtë në porositë e tij. Dëshmimi i kësaj do të thotë pranim i një fakti të vërtetë shpirtëror, që është i përbashkët për mbarë njerëzimin.

Në Fenë Islame theksohet më së miri Vëllazërimi Shpirtëror, ku nuk ka vend për racizëm, sektarizëm, goftë nga ana kombë­tare, gjuhësore, historike etj.

Koncepti i Dashurisë Hyjnore, që frymëzon dashurinë amno­re, shprehet në Emrat e All-llahut (Esma ul-Husna) si: Er-Rrah­man, Er-Rrahim, të cilët rrjedhin nga gjuha arabe prej rrënjës RHM. Një kuptim të përafërt simbolik e gjejmë edhe te Gëteja: (Das Ewing - Weibliche Zihet uns Hinan,) që ka kuptimin the­melor: Mitër.

Këtë kuptim kanë fjalët e paharrueshme të Pejgamberit (a.s.), kur u tha shokëve të vet:

"Xhenneti qëndron nën këmbët e nënës".

 
Copyright © 2009 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.