|


O Muslimanė! Le tė jetė agjėrimi mburojė, pėrmes sė cilės ju do t“a mbroni veten nga ēdo mėkat, pėrgjithmonė. I Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thėnė:
" Agjėrimi ėshtė mburojė. Mos tė sjellet gjatė agjėrimit asnjėri prej jush nė mėnyrė tė pahijshme, apo tė hidhėrohet. Nėse dikush e shanė apo pėrleshet me tė, le tė thotė: “ Unė jam agjėrues.“" [Buhariu dhe Muslimi]
Gjithė lavdėrimet i takojnė All-llahut, Zotit tė botrave. Paqja dhe bekimi i
All-llahut qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij, familjen e tij dhe sahabet.
O muslimanė! Keni frikė All-llahun, sepse frika ndaj All-lahut ėshtė burimi i
gjithė mirėsive, mėnyra e arritjes sė bekimit dhe largimit tė pikėllimit.
O vėllezėr nė Islam! Ju ka ardhur njė muaj i madh, duke u sjellur mirėsi tė
mėdha. Ėshtė muaji, nė tė cilin veprat e mira shumėfishohen dhe veprat e kėqija
mbikėqyren.
Tė pėrjetuarit e kėtij muaji ėshtė bekim i madh, pėr tė cilin ne duhet tė
jemi falėnderues ndaj All-llahut. Ėshtė njė mundėsi pėr kryerjen e veprave tė
mira, tė cilat njeriut ia sjellin Xhennetin dhe sigurinė nga Xhehennemi.
All-llahu (Subhanehu ve Teala) thotė:
" O ju qė keni besuar! Agjėrimi iu ėshtė bėrė obligim
juve, sikurse ka qenė obligim pėr ata para jush, ashtu qė ju tė jeni El
Muttekun (tė pėrkushtuar nė Besimin e Pastėr Islam)" [El
Bekareh, 183]
I Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thėnė:
" Agjėrimi dhe leximi i Kur“anit, ndėrmjetėsojnė pėr
robin, nė Ditėn e Ringjalljes. Agjėrimi do tė thotė: “ O Zot, unė e kam penguar
nga ushqimi dhe nga epshet e tija tė ligjshme, andaj mė lejo qė tė ndėrmjetėsoj
pėr tė“; dhe Kur“ani do tė thotė: “ Unė e kam penguar nga tė fjeturit gjatė
natės, andaj mė lejo qė tė ndėrmjetėsoj pėr tė.“" [Ahmedi dhe
Taberaniu]
O Muslimanė! Ramadani ėshtė muaj i faljes dhe mėshirės. I Dėrguari i
All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thėnė:
" Kur tė vijė Ramadani, dyert e Xhennetit hapen dhe
dyert e Xhehennemit mbyllen, dhe shejtanėt lidhen me
zinxhirė." [Buhariu dhe Muslimi]
Ai poashtu ka thėnė:
" Kushdo qė e praktikon Natėn e Kadrit me besim dhe pėr
hirė tė All-llahut, mėkatet e tija tė kaluara do tė falen; dhe kushdo qė e
agjėron muajin e Ramadanit besnikėrisht dhe pėr hirė tė All-llahut, mėkatet e
tija tė kaluara do tė falen." [Buhariu dhe Muslimi]
Prandaj, le tė jetė muaji i Ramadanit njė mundėsi pėr vetė-ekzaminim, nė
mėnyrė qė tė pėrmirėsohet ajo ēka ėshtė dėmtuar. Le tė jetė ky muaj njė pikė
fillestare drejt njė ardhmėrie tė ndritshme dhe njė pikė kthese drejt
rrethanave, fjalėve dhe veprave mė tė mira.
O vėllezėr nė besim! Ka mėsim nė ndryshimin e kohėrave, sikurse ka pėrkujtues
nė faqet e historisė. Ē“do herė qė muaji i Ramadanit na arrinė, na ringjallen
kujtimet e luftės sė madhe tė Bedrit dhe fitorja e saj. Po, Ramadani na
pėrkujton neve fitoret e Muslimanėve, si beteja e Jermukut dhe El-Ka“disijeh. Ne
duhet t“a kemi tė qartė se, ata muslimanė madhėshtorė, tė cilėt luftuan nė kėto
beteja dhe fituan, nuk arritėn lavdi dhe ngadhėnjim, e as lumturi dhe fuqi,
veēse pėrmes zbatimit tė pėrpiktė tė Islamit nė tė gjitha sferat e jetės sė
tyre. Ata ia pėrkushtuan tė gjitha veprat e tyre tė adhurimit vetėm All-llahut
dhe fituan, si rezultat, lavdi dhe lartėsim pėr kėtė fe.
Le t“a dijė ky Ummet i muslimanėve - tė cilėt pėrjetojnė forma tė ndryshme tė
vuajtjeve - se, nuk ka rrugėdalje tjetėr nga vėshtirėsitė e tanishme, pėrveē
duke bėrė kthim tė sinqertė tek All-llahu dhe duke zbatuar rrugėn e tė Dėrguarit
tė Tij (SalAllahu Alejhi ve Selem). Kėto janė bazat e reformės, lavdisė,
suksesit dhe fitores, sepse ky Ummet (musliman) nuk mund tė rregulohet kurrė,
pėrveē pėrmes asaj, me tė cilėn janė rregulluar gjeneratat e para tė
muslimanėve.
O vėllezėr nė besim! Muaji i Ramadanit ėshtė muaj i zemėrgjerėsisė dhe
mirėsisė. Ibn Abbasi (All-lahu e mėshiroftė) ka thėnė:
" I Dėrguari i All-llahut ishte njeriu mė zemėrgjerė dhe
ai bėhej edhe mė zemėrgjerė nė muajin e Ramadanit, kur e takonte atė Xhibrili.
Dhe ai e takonte atė ēdo natė tė Ramadanit deri nė fund tė muajit derisa i
Dėrguari i recitonte atij Kur“an, dhe kur Xhibrili e takonte, ai ishte mė
zemėrgjerė sesa era qė sjell shiun."
Vėllezėr tė dashur, ka mėnyra tė ndryshme pėr tė qenė zemėrgjerė. Le tė jetė,
atėherė, secili zemėrgjerė nė atė mėnyrė qė mundet. Kushdo qė ėshtė zemėrgjerė
ndaj robėrve me pėrkrahje dhe dhurata, All-llahu poashtu do tė jetė zemėrgjerė
ndaj tij. Ndėr llojet mė tė dalluara tė zemėrgjerėsisė janė ushqimi i tė
uriturve dhe kujdesi ndaj nevojave tė tė tjerėve. I Dėrguari i All-llahut
(SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thėnė:
" Kushdo qė e pajisė me ushqim muslimanin agjėrues, pėr
t“a pėrfunduar agjėrimin, ai do tė ketė shpėrblim tė njejtė sikurse shpėrblimi i
muslimanit agjėrues, pa i hequr aspak nga shpėrblimi i tij." [Et
Tirmidhi]
Mė lejoni t“u jap njė shembull tė vetėmohimit: njė njeri i devotshėm ishte
grepur pėr bukė, derisa ishte duke agjėruar. Derisa atij iu prezentua ushqimi -
nė kohėn e iftarit - ai e dėgjoi dikend duke thėnė, “ Kush do t“i
huazojė tė Pasurit, tė Besueshmit dhe tė Vetėmjaftueshmit?“ Njeriu i
devotshėm u pėrgjigj: “ Robi i Tij, i cili ėshtė ndaluar nga ēdo e
mirė.“ Pastaj, ai u ngrit dhe muarr pjatėn me ushqim dhe ia dha
lypėsit, dhe kėshtu kaloi natėn i uritur.
All-llahu (Subhanehu ve Teala) thotė:
"...madje edhe sikur tė kishin vetė nevojė pėr tė, ata u
jepnin pėrparėsi atyre para vetvetes. Kush ėshtė i ruajtur prej lakmisė sė vet,
tė tillėt janė tė shpėtuar." [El Hashr, 9]
Muslimanė tė dashur! Sot ka nė botėn e muslimanėve njerėz tė varfėr, tė cilėt
janė dėbuar nga vendet e tyre. Ata momentalisht kanė jetė tė vėshtirė. Ata
vriten, dėbohen dhe u shkatėrrohen shtėpitė. Pėrkujtoni ata dhe shpenzoni aq sa
tė keni mundėsi, pėr t“i ushqyer, veshėmbathur dhe pėr t“i furnizuar ata me
barna. All-llahu (Subhanehu ve Teala) thotė:
" Thuaj: S“ka dyshim se Zoti im ėshtė Ai qė jep furnizim
tė begatshėm atij qė do nga robėrit e vet dhe Ai ia pakėson atij, e ēkado qė tė
jepni, Ai e kompenson atė dhe Ai ėshtė Dhuruesi mė i Madh." [Sebe“,
39]
Pėrkujtoni vėllezėrit tuaj tė shtypur nė tėrė botėn dhe lutuni pėr ta. I
Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thėnė:" Janė tre
prej njerėzve duaja e tė cilėve nuk do tė refuzohet..." dhe nė mesin e
tyre pėrmedni edhe "...muslimani agjėrues, kur bėnė iftar."
O Vėllezėr nė besim! Vendi i dy xhamive tė shenjta ėshtė nė begati tė madhe
me virtytet e implementimit tė ligjit tė Islamit dhe principet e tij. Ndėr
shenjat e dashurisė dhe bashkėpunimit tė ndėrsjellė, tė cilat i gėzon populli i
kėtij vendi ėshtė pėrhapja e shoqatave tė shumta bamirėse. Kėto shoqata,
prandaj, kanė nevojė pėr pėrkrahjen dhe asistimin tuaj tė vazhdueshėm,
posaēėrisht nė kėtė muaj tė zemėrgjerėsisė dhe mirėsisė. I Dėrguari i All-llahut
(SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thėnė:" Sadakaja (lėmosha) nuk pakėson
aspak pasurinė e njeriut." Ai, poashtu ka thėnė: " Mbrojeni
veten nga Xhehennemi, qoftė edhe me njė copė tė hurmės."
O Muslimanė! Le tė jetė agjėrimi mburojė, pėrmes sė cilės ju do t“a mbroni
veten nga ēdo mėkat, pėrgjithmonė. I Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve
Selem) ka thėnė:
" Agjėrimi ėshtė mburojė. Mos tė sjellet gjatė agjėrimit
asnjėri prej jush nė mėnyrė tė pahijshme, apo tė hidhėrohet. Nėse dikush e shanė
apo pėrleshet me tė, le tė thotė: “ Unė jam agjėrues.“" [Buhariu dhe
Muslimi]
Qėllimi i agjėrimit ėshtė kontrollimi i shpirtit dhe pėrsosja e tij, dhe
mbrojtja e gjymtyrėve. I Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka
thėnė:
" Kushdo qė nuk pėrmbahet nga fjalėt dhe veprat e kota
dhe nga veprimet e injorancės, All-llahu nuk ka nevojė pėr tė pėrmbajturit e tij
nga ushqimi dhe pija." [Buhariu]
Muslimanė tė dashur! Recitimi i Kur“anit ia shton njeriut bukurinė e
brendshme dhe tė jashtme, ia ngritė vlerėn dhe nderin nė kėtė botė dhe nė
tjetrėn. Ėshtė tregti fitimprurėse, e cila nuk dėshton asnjėherė. Ez Zuhri“ ka
thėnė: " Kur tė vijė Ramadani, ėshtė koha e leximit tė Kur“anit dhe
ushqimit tė njerėzve. Disa prej paraardhėsve tė ndershėm kishin shprehi tė
pėrfundonin leximin e tėrė Kur“anit brenda shtatė ditėve."
Ndėr qėllimet e leximit tė Kur“anit ėshtė mendimi rreth ajeteve tė tij dhe
kuptimi i domethėnieve tė tyre dhe si rezultat pėrfundimtar i tėrė kėsaj, ėshtė
aplikimi i atyre domethėnieve nė praktikė, sepse nuk ka lavdi e as forcė, fuqi,
qetėsi tė shpirtit apo siguri prej dėnimit, pėrveē me zbatimin e mėsimeve tė
Kur“anit dhe Sunnetit. All-llahu (Subhanehu ve Teala) thotė:
" Me tė vertetė, ky Kuran udhėzon pėr atė rrugė qė
ėshtė mė se e vėrtetė dhe e drejtė." [El Isra“, 9]
Vėllezėr nė besim! Muaji i Ramadanit ėshtė periudhė e madhe pėr fitim tė
mirėsive. Nga mirėsitė e tija ėshtė fakti se, ėshtė muaj i duave, namazeve tė
natės dhe afrimit tek All-llahu. Pėrpiquni atėherė, vėllezėr tė dashur, t“a
praktikoni Namazin e Taravive nė xhematė si shenjė e pasimit tė tė Dėrguarit
(SalAllahu Alejhi ve Selem), dhe kushdo qė e zbaton atė me Imam derisa ai tė
pėrfundojė, do t“i shkruhet atij se ka falur namaz tė natės.
Husain Aal Ash-Sheikh |