|
Falėnderimet dhe lavdėrimet i takojnė vetėm Allahut [Xhele Shanuhu], salavatet qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamedin (SalAllahu Alejhi ve Selem), familjen e tij, shokėt e tij dhe gjithė muslimanėt qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Me tė vėrtetė respektimi i prindėrve ėshtė njė gjė shumė me rėndėsi. Allahu [Xhele Shanuhu] e ka krahasuar respektimin dhe dėgjimin e prindėrve me dėgjimin dhe respektimin e Tij.
1. Allahu [Xhele Shanuhu] thotė:
"Zoti yt ka dhėnė urdhėr tė prerė qė tė mos adhuroni tjetėr pos Tij, qė tė silleni nė mėnyrė bamirėse ndaj prindėrve." [El Isra, 23]
Allahu [Xhele Shanuhu] nė kėtė ajet e ka krahasuar mosrespektimin e prindėrve me shirkun. Gjithashtu, Allahu [Xhele Shanuhu] thotė:
" Ne njeriun e kemi urdhėruar pėr (sjellje tė mira ndaj) prindit tė vet." [Llukman, 14]
2. Allahu [Xhele Shanuhu] na ka urdhėruar qė tė sillemi mirė me ta dhe ti respektojmė edhe nėsė janė qafira (pabesimtarė) ku thotė:
"E nėse ata tė dy tentojnė qė ti tė mė pėrshkruash Mua shok, pėr ēka ti nuk ke kurrfarė fakti, atėherė mos i respekto ata, po nė ēėshtjet e jetės sė kėsaj bote tė keshė mirėkuptim ndaj tyre," [Llukman, 15]
Transmeton Muslimi nga Esma, e bija e Ebu Bekrit, se ka thėnė:
"Ka ardhur tek unė nėna ime e cila nė atė kohė ishte mushrike (idhujtare), dhe e pyeta Pejgamberin (SalAllahu Alejhi ve Selem) duke i thėnė: 'O i Dėrguar i Allahut, mė ka ardhur nėna e cila e urren gjendjen time nė tė cilėn jam (Islamin e saj), pra a ta vizitoj nėnėn time?' Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: "Po vizitoje nėnėn tėnde." [Muslimi dhe Buhariu]
3. Gjithashtu respektimi i prindėrve konsiderohet Xhihad. Transmeton Abdullah ibn Amri (RadijAllahu Anhu) ka thėnė:
"Ka ardhė njė person tek i Dėrguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) dhe ka kėrkuar leje nga Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) qė tė merr pjesė nė Xhihad. Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) e pyeti: 'A i ke tė gjallė prindėrit?' Ai iu pėrgjigj: 'Po.' Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: 'Xhihadi yt ėshtė tek ta.'" [Buhariu dhe Muslimi]
Gjithashtu transmetohet nga Enesi (RadijAllahu Anhu) se ka thėnė:
"Ka ardhur njė person tek Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) dhe i tha: 'Me tė vėrtetė une kam dėshirė pėr tė luftuar (pėr Xhihad), mirėpo nuk po kam mundėsi.' Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: 'A e ke ndonjėrin prej prindėrve gjallė?' Ai tha: 'Po, e kam nėnėn time.' Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) iu pėrgjigj: 'Ndreqni marrėdhėniet me Allahun [Xhele Shanuhu] duke i respektuar prindėrit. Nėse e bėn njė gjė tė tillė (nėse i respekton prindėrit) atėherė ti ke bėrė Haxhxhin, Umren dhe Xhihadin.'" [Taberaniu. Mundhiri ka thėnė se zingjiri i kėtij hadithi ėshtė i mirė]
Nė disa hadithe Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i ka dhėnė pėrparėsi respektimit tė prindėrve ndaj Xhihadit. Transmetohet se Abdullah ibn Mesudi (RadijAllahu Anhu) ka thėnė:
"E kam pyetur Pejgamberin (SalAllahu Alejhi ve Selem) se cila vepėr ėshtė mė e mira? Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) u pėrgjigj: 'Falja e Namazit nė kohėn e vet.' I thash: 'Pastaj cila?' Tha: 'Respektimi i prindėrve.' I thash: 'Pastaj cila?' Tha: 'Xhihadi nė rrugėn e Allahut.'" [Buhariu dhe Muslimi]
4. Respektimi i prindėrve ėshtė shkak pėr hyrje nė Xhennet. Transmeton Ebu Darda (RadijAllahu Anhu) se e ka dėgjuar Pejgamberin (SalAllahu Alejhi ve Selem) duke thėnė:
"Prindėrit janė dera e mesme e Xhennetit, pra nėse dėshiron humbe atė derė ose fitoje ate." [Tirmidhiu, dhe ka thėnė se hadithi ėshtė sahih]
Kushejri ka thėnė: "'..dera e mesme e Xhennetit,' ka pėr qėllim, derėn mė tė mirė tė Xhennetit."
Transmetohet nga Muavija ibn Xhahime, se Xhahime ka ardhur tek Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) dhe e ka pyetur:
"O i Dėrguar i Allahut, unė kam dėshir qė tė luftoj nė rrugėn e Allahut, dhe kam ardhur tek ti qė tė konsultohem." Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: "A e ke gjallė nėnėn?" Tha: "Po," Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: "Kryej nevojat e nėnės tėnde, se me tė vėrtetė Xhenneti ėshtė tek kėmbėt e saja." [Ahmedi, shejh Albani ka thėnė se ky hadith ėshtė Hasen]
Nė transmetimin e Taberaniut qėndron se Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) e ka pyetur: "A i ke prindėrit gjallė?" I thash: "Po," Tha pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem): "Kryej nevojat e tyre, se me tė vėrtetė Xhenneti ėshtė nėn kėmbėt e tyre." [Albani ka thėnė se ky hadith ėshtė Sahih]
5. Kėnaqėsia e Allahut ėshtė nė kėnaqėsinė e prindėrve. Transmeton Abdullah ibn Amri (RadijAllahu Anhu) se Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thėnė:
"Kėnaqėsia e Allahut ėshtė nė kėnaqėsinė e prindėrve, dhe pakėnaqėsia e Allahut ėshtė nė pakėnaqėsinė e prindėrve." [Tirmidhiu, kėtė hadith e kanė bėrė sahih Ibn Habbani, Hakimi dhe Albani)
6. Respektimi i prindėrve ėshtė shkak pėr faljen e mėkateve. Transmeton Ibn Omeri (RadijAllahu Anhu), se njė njeri ka ardhur tek Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) dhe i tha:
"O i dėrguar i Allahut, unė kam bėrė njė mėkat tė madh, a ka pendim pėr mua?" Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: "A ke nėnė?" Ai i tha: "Jo," Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: "A ke teze?" Iu pėrgjigj: "Po," Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: "Pra respektoje (ndėgjoje) atė." [Tirmidhiu, dhe ka thėnė se hadithi ėshtė sahih]
Pra kjo tregon se respektimi i prindėrve ėshtė shkaktar pėr shlyerjen e mėkateve, pasiqė Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) iu pėrgjigj kėtij mėkatari duke e pyetur se a ka nėnė qė ta respektoj dhe ndėgjoj atė, kėshtuqė tė i shlyhen mėkatet me respektimin e saj. Gjithashtu, transmeton Malik ibn Amri se Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thėnė:
"Ai i cili e liron njė rob musliman, do tė jetė shkaktarė pėr shpėtimin e tij nga zjarri, kurse ai i cili e ka njėrin prej prindėrve tė gjallė dhe ata nuk ia falin atij (nuk ia bėjnė hallall), Allahu [Xhele Shanuhu] do ta largoj atė shumė larg." [Ahmedi - hadithi ėshtė hasen]
7. Respektimi i prindėrve ėshtė edhe shkak pėr largimin e ndonjė fatkeqėsie Argument pėr kėtė ėshtė ngjarja e tre personave qė kanė hyrė nė shpellė dhe njė gurė i madh ka rėnė dhe ua ka mbyllur daljen. Nė kėtė gjendje, secili prej tyre e ka lutur Allahun [Xhele Shanuhu] me ndonjė punė qė e ka bėrė pėr hirė tė Tij, dhe njėri prej tyre e ka lutur Allahun [Xhele Shanuhu] me respektimin e prindėrve, duke thėnė:
"O Allah nėse kėtė vepėr e kam bėrė pėr hirė Tėndin largona neve kėtė shkėmb qė tė mund tė dalim". Dhe Allahu [Xhele Shanuhu] ja u largoi shkėmbin dhe dulėn prej shpelle.[Buhariu dhe Muslimi]
8. Transmeton Ebu Hurejra (RadijAllahu Anhu) se Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thėnė:
"Nuk ka mundėsi fėmiu t'ia kthej hakkun prindit tė tij, pėrveē nėse e sheh prindin e tij se ėshtė zėnė rob, pastaj blenė atė dhe e liron." [Muslimi]
9. Mosrespektimi i prindėrve ėshtė nga mėkatet mė tė mėdha. Transmeton Ebi Bekre (RadijAllahu Anhu) se Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thėnė:
"A dėshironi t'ju tregoj pėr mėkatet mė tė mėdha?" Kėtė e pėrsėriti tri herė. Ne i thamė: "Po, o i Dėrguar i Allahut." Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) tha: "Me i bė shirk (shok) Allahut dhe mosrespektimi i prindėrve
" [Buhariu dhe Muslimi]
O vėlla i dashur, pasi qė e kuptove rėndėsinė e respektimit tė prindėrve, dhe dėnimin e atij qė nuk i respekton prindėrit, shpejto dhe respektoji ata, ndėgjoji ata (pėrveq nėse tė urdhėrojnė nė mėkate), mos i thuaj atyre as UFFF, lute Allahun qė t'i mėshirojė ata. Allahu [Xhele Shanuhu] thotė:
"Dhe nė shenjė mėshire shtrije pranė tyre krahun pėrulės e respektues dhe thuaj: 'Zoti im! Mėshiroji ata tė dy, sikurse mė edukuan mua kur isha i vogėl'." [El Isra, 24]
Allahu na bėftė prej atyre qė i respektojnė prindėrit, dhe i ndėgjojnė ata. Allahu i mėshiroftė prindėrit tanė ashtu siē na mėshiruan sa ishim tė vegjėl. Allahu ua faltė mėkatet prindėrve tanė dhe i shpėrbleftė ata me Xhennetin Firdeus.
Amin Amin Amin
| autor: | Eroll Nesimi |
| Kuran dhe Sunnet |
|