|
Preferohet qė sa mė shumė tė agjėrohet nė muajin Muharrem, transmeton Ebu Hurejra r.a se Pejgamberi (salAllahu alejhi ue Selem] ka thėnė:
{ Agjėrimi mė i mirė dhe mė me vler pas muajit tė Ramazanit, ėshtė muaji i Allahut Muharrem, dhe namazi mė i mirė dhe mė me vlerė pas namazeve farz ėshtė namazi i natės. }
[Muslimi, 1163]
Kurse agjėrimi i ditės sė nėntė dhe tė dhjetė (ditės sė Ashures) ėshtė sunnet i fortė. Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] i cili ka thėnė:
"Pejgamberi [salAll-llahu alejhi ue sel-lem] erdhi nė Medine dhe i pa jehudėt duke agjėruar Ditėn e Ashures, dhe tha: "Çėshtė kjo?" Ata thanė: "Ditė e mirė nė tė cilėn All-llahu e kishte shpėtuar Musain [alejhis-selam] dhe Beni Israilėt nga armiqtė e tyre, dhe pėr kėtė agjėroi Musai". Pejgamberi [salAll-llahu alejhi ue sel-lem]) Tha: "Unė kam mė shumė tė drejtė pėr Musain se ju", dhe e agjėroi ai atė ditė dhe urdhėroi tė tjerėt tė agjėrojnė."
Gjithashtu, transmeton Ebu Katade se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
{ Shpresoj nga Allahu [Subhanehu ue Teala] se agjėrimi i ditės sė Ashurės ėshtė shkak pėr shlyerjen e mėkateve tė vitit tė kaluar. }
[Muslimi, 1162]
Preferohet tė agjėrohet njė ditė para ditės sė Ashures, d.m.th ditėn e nėntė. Transmetohet se Ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] ka thėnė:
"Meqė i Dėrguari i All-llahut agjėronte Ditėn e Ashures dhe urdhėroi pėr agjėrim tė kėsaj dite, sahabėt i thanė: "O i Dėrguari i All-llahut, ajo ditė ėshtė qė e madhėrojnė jehudėt dhe krishterėt", e Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: "Vitin e ardhshėm, nėse don All-llahu, do tė agjėrojmė edhe ditėn e nėntė." Mirėpo kur erdhi viti i ardhshėm Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kishte ndėrruar jetė."
[Muslimi, 1134]
Vėrejtje:
Disa dijetar e kanė preferuar qė tė agjėrohet edhe dita e njėmbėdhjetė, pas agjėrimit tė ditės sė nėntė dhe tė dhjetės, duke u argumentuar nė hadithin qė e transmeton Ibn Abbasi se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
{ Agjėroni ditėn e Ashures, dhe kundėrshtoni jehudėt, duke agjėruar njė ditė para dhe njė ditė pas saj. } [Ahmedi, 2418; Humejdi, 485; dhe Ibn Maxhe, 2095]
...mirėpo ky hadith ėshtė i dobėt, dhe nuk merret si argument.
Allahu e di mė sė miri
| Pėrgaditi: | Eroll Nesimi |
| Kuran dhe Sunnet © 2002-2008 |
|