Keni frikė All-llahun dhe trajtoni fėmijėt tuaj me drejtėsi PDF E-post
20 10 2004

Image

Image...babai im shkoi tek i Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) pėr tė kėrkuar dėshmi prej tij, pėr dhuratėn qė ma ka dhėnė. I Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha atij: “ A ke vepruar kėshtu me tė gjithė fėmijėt e tu?“ Ai i tha:“Jo.“ Ai (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: “ Ke frikė All-llahun dhe trajto tė gjithė fėmijėt e tu me drejtėsi.“ Andaj, babai im u kthye dhe e muarr dhuratėn e tij prapa."
[Hadith]



Falėnderimi i takon All-llahut (Subhanehu ve Teala). Paqja dhe bekimi qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij - Muhammedin (SalAllahu Alejhi ve Selem) dhe mbi familjen e tij dhe sahabet.

All-llahu ua ka bėrė obligimi fėmijėve qė t“i nderojnė dhe respektojnė prindėrit e tyre. Ai i ka bėrė tė mėdha tė drejtat e prindėrve dhe i ka ndėrlidhur obligimet ndaj prindėrve me obligimet ndaj Tij dhe obligimit pėr tė adhuruar vetėm Atė (Teuhid). All-llahu (Subhanehu ve Teala) thotė:

" Adhurone All-llahun e mos i shoqėroni Atij asnjė send, sillnu mirė ndaj prindėrve..."
[En Nisa“, 36]

Dhe All-llahu i ka obliguar prindėrit me obligime ndaj fėmijėve tė tyre, siē janė: shkollimi dhe edukimi i mirė, kujdesi ndaj nevojave tė tyre dhe tė sjellurit mirė ndaj tyre.

Njė prej fenomeneve tė dobėta nė strukturėn sociale tė disa familjeve ėshtė mungesa e sjelljes sė drejtė ndaj fėmijėve. Disa prej baballarėve dhe nėnave, me qėllim u japin dhurata disave prej fėmijėve tė tyre, ndėrsa tė tjerėve jo. Bazuar nė mendimin mė tė saktė, njė veprim i tillė ėshtė haram (i ndaluar), pėrveē, nėse ka justifikim pėr njė veprim tė tillė, si p.sh. nėse ndonjė prej fėmijėve ka ndonjė nevojė, pėr tė cilėn fėmijėt tjerė nuk kanė, pėr shembull: sėmundja, borxhi, shpėrblim pėr memorizimin e Kur“anit, papunėsia, familja e madhe, studime tė vazhdueshme, etj. Prindi duhet tė ketė pėr qėllim qė, kur t“i jap njė fėmiju diēka pėr shkaqe legjitime (shar“i), kėtė gjė t“a bėjė edhe pėr fėmijėt tjerė, po qė se tregohet nevoja. Argument i pėrgjithshėm (delil) pėr kėtė ėshtė ky ajet Kur“anor:

" ...bėhuni tė drejtė, se ajo ėshtė mė afėr devotshmėrisė."
[El Maideh, 8]

Argument specifik ėshtė hadithi i pėrcjellur nga el Nu“man ibn Bashir (All-llahu qoftė i kėnaqur me tė), i cili ka thėnė se, babai i tij e solli tek i Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) dhe tha:" Ia kam dhėnė ketij djali tim, njė rob tė cilin unė e kisha."I Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) tha: " A u ke dhėnė diē tė ngjashme edhe fėmijėve tjerė?" Ai tha: "Jo." Andaj, i Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: " Atėherė ktheje (robin) prapa."(Hadithi transmetohet nga Buhariu. Shiko el-Fet“h 5/211). Nė bazė tė njė transmetimi tjetėr, i Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thėnė:" Ke frikė All-llahun dhe bėhu i drejtė ndaj fėmijėve tuaj." Ai tha: Andaj, ai u kthye dhe e muarr dhuratėn e tij prapa. (el-Fet“h 5/211). Sipas njė transmetimi tjetėr, " Mos kėrko nga unė qė tė dėshmojė pėr kėtė, sepse unė nuk do tė dėshmojė pėr padrejtėsi." (Sahih Muslim, 3/1243)

Mashkullit duhet t“i jipet pjesa e dy femrave, sikurse ėshtė rasti me trashėgimi. Ky ėshtė mendimi i Imam Ahmedit (All-llahu e mėshiroftė) (shiko Masaa“il el-Imam Ahmad li Abi Davud, 204). Imam Ibn el-Kajjim e sqaroi mė detalisht, nė sqarimin e Ebu Davudit. Nėse shikohet nė gjendjen e marrėdhėnieve nė disa familje, do tė vėrhet se, disa prej atyre prindėrve tė cilėt nuk i frikohen All-llahut, kur ėshtė ēėshtja e dhėnies sė dhuratave, ata preferojnė disa prej fėmijėve mbi tjerėt. Kjo mbush zemrat e fėmijėve me urrejtje ndaj njėri-tjetrit dhe mbjell rrėnjėt e armiqėsisė. Babai i dhuron njė fėmiu diēka, sepse ai (fėmiu) i pėrngjanė familjes sė babait, ndėrsa tjetrit nuk i dhuron asgjė, sepse ai (fėmiu) i ngjanė familjes sė nėnėn; ai i jep fėmijėve tė njėrės grua, gjėra tė cilat nuk i jep fėmijėve tė gruas tjetėr; apo, ai vendos fėmijėt e njėrės grua nė shkolla private, ndėrsa fėmijėt e gruas tjetėr jo. Kjo do t“i kthehet atij, sepse, nė shumė raste, fėmiu tė cilit i janė mohuar gjėrat, ndėrsa u janė dhėnė tjerėve, nuk do t“a nderojė babain e vet nė tė ardhmen. I Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha njė njeriut, i cili kishte preferuar njė prej fėmijėve tė vet ndaj fėmijėve tė tjerė, duke i dhėnė atij dhurata:

" A nuk dėshiron qė, ata tė gjithė tė tė nderojnė njėsoj?"
[Transmetojnė: Imam Ahmedi, 4/269; Sahih Muslim, nr.1623]

Njė prej selefėve ka thėnė: " Tė drejtat e tyre ndaj jush janė se, ju duhet t“i trajtoni ata me drejtėsi, dhe e drejta e juaj ndaj tyre ėshtė se, ata duhet t“ju nderojnė juve."

Njė prej formave, nė tė cilat prindėrit nuk i trajtojnė fėmijėt e tyre me drejtėsi, ėshtė kur ata lenė nė trashėgimi diēka vetėm disave prej fėmijėve tė tyre, apo disave u japin mė shumė sesa u takon me sheriat, apo disave prej fėmijėve ua mohojnė tė drejtėn e trashėgimisė. Disa prej grave ua trashėgojnė arin e tyre bijave tė tyre, e jo djemve, pėrkundėr faktit se kjo ėshtė pjesė e trashėgimisė, apo gruaja deklaron nė testamentin e saj se, njė dhuratė tė cilėn ka pranuar nga njė prej fėmijėve tė saj t“i kthehet prap atij fėmiu, pas vdekjes sė saj, duke pohuar se ajo ėshtė e mirė ndaj tij (fėmiut) sikurse ishte ai i mirė ndaj saj. E tėrė kjo nuk ėshtė e lejuar, sepse njeriu nuk mund t“i trashėgojė diēka njėrit prej trashėguesve, hisja e tė cilit ėshtė pėrcaktuar me sheriat. Ajo qė ka qenė pjesė e pronėsisė sė nėnės apo babait, pas vdekjes, u takon tė gjithė trashėguesve dhe duhet ndarė sipas ligjit tė urdhėruar nga All-llahu.

Ē“do prind duhet t“a pėrkujtojė tjetrin, nėse ai apo ajo nuk ka qenė i drejtė dhe duhet tė insistojnė nė kėtė ēėshtje, ashtu qė tė implenentohet drejtėsia. Kjo pėrfshin edhe referimin e ēėshtjeve tek dijetarėt, sikurse na tregon shembulli i cekur nė hadithin e el-Num“an ibn Bashirit, i cili ka thėnė:

" Babai im mė dha diēka nga pasuria e tij, ndėrsa nėna ime “Amrah bint Rawaahah tha: “ Unė nuk do tė pajtohem me kėtė, derisa ti tė kėrkosh nga i Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) tė dėshmojė pėr kėtė.“ Andaj, babai im shkoi tek i Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) pėr tė kėrkuar dėshmi prej tij, pėr dhuratėn qė ma ka dhėnė. I Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha atij: “ A ke vepruar kėshtu me tė gjithė fėmijėt e tu?“ Ai i tha:“Jo.“ Ai (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: “ Ke frikė All-llahun dhe trajto tė gjithė fėmijėt e tu me drejtėsi.“ Andaj, babai im u kthye dhe e muarr dhuratėn e tij prapa."
[Transmeton Muslimi, nr. 1623]

Lusim All-llahun (Subhanehu ve Teala) qė, tė na ndihmojė t“i nderojmė prindėt tanė dhe tė sillemi me drejtėsi ndaj fėmijėve tanė dhe tė qėndrojmė tė fortė nė fenė tonė.

All-llahu e bekoftė Pejgamberin tonė, Muhammedin (SalAllahu Alejhi ve Selem).


burimi: Islam QA

 

Tė ngjashme


Kur“an dhe Sunnet © 2002-2008 | Lejohet kopjimi dhe shpërndarja në Emër të All-llahut

Powered by Info SERVER