|
Martesa nė Islam ėshtė njė ēėshtje shumė me rėndėsi. Martesa ėshtė kushti i parė i formimit tė familjes dhe i lumturisė. Pejgamberi (SalAllahu alejhi ue Selem) i ka ēmuar dy gjėra tek mashkulli i cili shkon tek pėrgjegjėsi i femrės pėr ta kėrkuar atė. Pejgamberi (SalAllahu alejhi ue Selem) ka thėnė:
{ Nėse ju vjen ndonjė njeri (pėr tė ua kėrkuar ndonjė vajzė), dhe ju e pėlqeni fenė e tij (devotshmėrinė e tij) dhe moralin e tij, martojeni atė vajzė pėr te. }
[Tirmidhiu]
Ne e kemi shembullin mė tė mirė tek Ummu Selim, tė cilėn ka shkuar Ebu Talha pėr ta martuar dhe Ebu Talha nuk ka qenė musliman nė atė kohė. Ummu Selim i tha:
"Burrė sikurse ti nuk refuzohet, mirėpo ti je njeri qafir (pabesimtar) kurse unė jam njė grua muslimane, nėse ti e pranon Islamin ky do tė jetė Mehri (Mehri ėshtė njė kėrkesė e gruas ndaj burrit tė saj, kjo kėrkesė mund tė jetė: para, mėsim i ndonjė diturie tė dobishme, ar, argjend, etj) im dhe nuk dėshiroj diē tjetėr pėrveē kėsaj."
Ebu Talha e pranoi Islamin dhe u martua.
Nė njė transmetim tjetėr, Ummu Selim i tha:
"A e din se zotin tė cilin po e adhuron ti ėshtė njė dru i gdhendur nga njė Habeshij (njeri i zi), nga filan fisi?" Tha: "Po," Ummu Selim i tha: "A nuk tė vjen turp ta adhurosh njė dru, i cili del nga toka, tė cilin e ka gdhendur njė Habeshij, nga filan fisi? Nėse ti e pranon Islamin, nuk do tė kėrkoj sadaka (lėmosh apo mehėr) pėrveē kėsaj." Ebu Talha i tha: "Do tė mendohem dhe do tė tregoj." Shkoi dhe pas njė kohe erdh dhe tha: "La ilahe il-laAllah ue eshhedu enne Muhammeden resulullah (Une dėshmoj se nuk ka zot tjetėr qė e meriton adhurimin pėrveē Allahut (Subhanehu ue Teala) dhe se Muhammedi (SalAllahu alejhi ue Selem) ėshtė i dėrguar i Tij)." Ummu Selim i tha djalit tė saj: "O Enes martoje Ebu Talhan me mua."
Nė njė transmetim tjetėr Ebu Talha i tha Ummu Selimit:
"Oj Rumejsa, ku janė ari dhe argjendi?" Ummu Selim i tha: "Unė nuk dėshiroj ari dhe argjend, nuk dėshiroj pėrveē Islamit asgjė, nuk dua Mehėr tjetėr pėrveē Islamit." I tha Ebu Talha: "Si ta pranoj Islamin?" Tha: "Shko te Pejgamberi (SalAllahu alejhi ue Selem) dhe pranoje Islamin pėrpara tij." U nis Ebu Talha dhe si e pa Pejgamberi (SalAllahu alejhi ue Selem) Ebu Talhan i tha tė pranishmėve: { Po ju vjen Ebu Talha, po shkėlqen Islami nė mes tė dy syve tė tij. }
Pastaj i tregoi Ebu Talha ngjarjen e tij me Ummu Selim, dhe i martoi Pejgamberi (SalAllahu alejhi ue Selem) me mehrin qė e kishte caktuar Ummu Selim.
O vėllezėr musliman, mos tė ju del nga mendja juaj udhėzimi i Pejgamberit (SalAllahu alejhi ue Selem) se si ti zgjidhni burrat e vajzave apo motrave tė juaja. Mos tė ju mashtroj fizionomia e mashkullit apo pasuria e kėsaj bote, keni frikė Allahun pėr njė ēėshtje e cila ėshtė nė dorėn tuaj. Keni kujdes dhe mos e tradhėtoni emanetin (porosinė) e Pejgamberit (SalAllahu alejhi ue Selem), mos i martoni vajzat apo motrat tuaja me ndonjė njeri i cili nuk i plotėson kėto dy kushte qė i ka cekur Pejgamberi (SalAllahu alejhi ue Selem): 1.Feja (devotshmėria) dhe 2. Morali
Gjithashtu, po u drejtohem edhe motrave muslimane duke ju thėnė:
Bėhuni sikurse Ummu Selim, dhe mos pranoni tė martoheni me ndonjė mashkull qė nuk i plotėson kėto dy kushte. Mos tė ju mashtroj pasuria e kėsaj bote, sepse pasuria e botės sė amshueshme ėshtė shumė mė e vlefshme.
| Pėrktheu dhe pėrshtati: | Eroll Nesimi |
| Kuran dhe Sunnet © 2002-2007 |
|