Falja e namazit tė Xhenazes PDF E-post
20 05 2008

Kur“an dhe SunnetSë pari duhet vendosur xhenazja në drejtim të kibles, kurse imami dhe të pranishmit qëndrojnë pas xhenazes duke u rreshtuar në tre safa (rreshta) apo më shumë. Transmetohet nga Merthed ibn Abdullah El-Jezenijj se ka thënë: "Kur Malik ibn Hubejre (radijAll-llahu anhu) e falte namazin e xhenazes, njerëzit i radhiste në tre safa e pastaj u thoshte se i Dërguari i All-llahut ka thënë:
"Kujt i falet namazi i xhenazes prej tre safave, atij i është premtuar xhenneti."
[Transmeton Tirmidhiu dhe Ebu Davudi]

Pastaj bën nijet (me zemër) për të falur namazin e xhenazes. Merr tekbirin fillestar duke thënë All-llahu Ekber dhe njëkohësisht duke i ngritur duart në lartësinë e supeve.

Pas tekbirit të parë, lexo suren El-Fatiha:

El-hamdu lil-lahi rabbil alemin
Er-Rahmanir-Rahim
Maliki jeumid-din
Ijjake na'budu ue ijjake nesta'in
Ihdinas-siratal-mustekim
Siratal-ledhine en'amte alejhim
Gajril-magdubi alejhim ue led-dal-lin (Amin)

Merret tekbiri i dytë duke thënë All-llahu Ekber (nëse dëshiron i ngre duart në lartësinë e supeve), dhe thua:

All-llahumme sal-li 'ala Muhammedin ue 'ala ali Muhammed
kema sal-lejte 'ala Ibrahime ue 'ala ali Ibrahim, inneke hamidun mexhid.
All-llahumme barik 'ala Muhammedin ue 'ala ali Muhammed
kema barekte 'ala Ibrahime ue 'ala ali Ibrahim, inneke hamidun mexhid.

Merr tekbirin e tretë, njësoj si të dytin, duke thënë All-llahu Ekber dhe thua njërën prej këtyre duave:

All-llahumme-gfir li hajjina ve mejjitina ve shahidina
ve gaibina ve sagirina ve kebirina ve dhekerina ve unthana.
All-llahumme men ahjejtehu minna fe ahjihi alel Islam
ve men teveffejtehu minna fe tevefihi alel iman.
All-llahumme la tahrimna exhrehu ve la tudil-lena ba`dehu.

[O Zot, fali të gjallët (nga ne) dhe të vdekurit, të pranishmit dhe ata në mungesë, të vegjëlit dhe të mëdhenjtë, meshkujt dhe femrat. O Zot, atij ndër ne që i dhurove jetë, udhëzoje (bëje) të jetojë në Islam, kurse atij që ia merr jetën, merrja duke qenë me iman. O Zot, mos na ndalo prej shpërblimit të tij dhe mos na bë të humbur pas tij.]
Transmeton Ibn Maxhe dhe Ahmedi.

Ose këtë dua:

All-llahumme-gfir lehu ver-hamhu ve afini va`fu anhu,
ve Ekrim nuzulehu, ve vessi` mudhalehu,
vagsilhu bil mai veth-thelxhi vel beredi,
ve nekkini minel hataja kema nekkajte eth-thevbel ebjeda mined-denesi,
ve ebdilhu daren hajren min darihi ve ehlen hajren min ehlihi
ve zevxhen hajren min zevxhihi, ve ed-hilhul xhennete
ve e`idhhu min adhabil kabr ve adhabin-nar.

[O Zot, falja mëkatet dhe mëshiroje, shpëtoje dhe ki ndjesë ndaj tij, bëja vendin e mirë dhe zgjeroja vendin ku do të hyjë, pastroje atë me ujë, borë dhe akull dhe pastroje nga mëkatet, ashtu siç e pastron rrobën e bardhë nga njollat, zëvendësoja shtëpinë me një shtëpi më të mirë, familjen me një familje më të mirë, bashkëshortin (bashkëshorten) me një më të mirë, fute në xhennet dhe mbroje prej dënimit të varrit dhe dënimit të zjarrit.]
Transmeton Muslimi.

Pastaj merr tekbirin e katërt dhe të fundit, njësoj si tekbiret e mëparshme, duke thënë All-llahu Ekber dhe bë lutje për vete dhe për të gjithë muslimanët. Preferohet që të bëhet kjo lutje:

All-llahumme Rabbena atina fid-dunja haseneten
ue fil-ahireti hasaneten ue kina adhabennar.

[O Zoti ynë, na jep neve të mira në këtë botë dhe botën e ardhshme (Ahiretin) dhe na mbro prej zjarrit të Xhehennemit.]

Pastaj jep selam në anën e djathtë duke thënë: "Es-Selamu alejkum ue Rahmetullah" dhe kështu përfundon namazin.

Vërejtje: Duhet pasur kujdes që gjatë faljes së namazit të xhenazes të themi suren El-Fatiha, sepse Pejgamberi (salAll-llahu alejhi ue selem) ka thënë: "Nuk ka namaz kush nuk e këndon suren El-Fatiha."


Pėrgaditi: Eroll Nesimi
Kuran dhe Sunnet © 2002-2008
 

Tė ngjashme


Kur“an dhe Sunnet © 2002-2008 | Lejohet kopjimi dhe shpërndarja në Emër të All-llahut

Powered by Info SERVER