Kapitulli i Agjėrimit PDF E-post
05 05 2004

[...Pyetje dhe pėrgjigje rreth agjėrimit...]

67. NGRĖNIA ME HARRESĖ GJATĖ RAMAZANIT
68. MENSTRUACIONET DHE AGJĖRIMI
69. DALJA E PIKAVE TĖ GJAKUT
70. LARJA PAS AGIMIT
71. ARDHJA E MENSTRUACIONEVE DHE AGJĖRIMI
72. GJAKU I MENSTRUACIONEVE
73. NGRĖNIA GJATĖ NAMAZIT
74. FUNDI I MENSTRUACIONEVE
75. VONIMI I AGJĖRIMIT TĖ DITĖVE TĖ LĖNA GJATĖ RAMAZANIT

Pyetje: Ē'duhet tė bėjė ai person qė ha, pi apo kryen marrėdhėne seksuale me harresė gjatė agjėrimit?

Pėrgjigje: Agjėrimi, pavarėsisht nėse ėshtė farz apo sunet, nuk prishet nėse dikush ha dhe pi me harresė, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė pėr kėtė rast "Atė e ka ushqyer All-llahu".

Ndėrsa, sa u pėrket marrėdhėnieve seksuale, unė nuk mund ta paramendoj se si mund tė harrojnė tė dy bashkėshortėt njėherėsh, por nėse ndodh me tė vėrtetė, atėherė agjėrimi i tyre ėshtė i plotė. Nėse njėri prej bashkėshortėve harron, ndėrsa tjetri shfrytėzon harresėn e tij, atėherė agjėrimi i atij qė harron ėshtė i plotė, ndėrsa tjetri duhet tė bėjė shlyerjen e madhe.

68. MENSTRUACIONET DHE AGJĖRIMI

Pyetje: Nėse menstruacionet pėrsėriten menjėherė pas agimit d.m.th. pas hyrjes sė kohės sė namazit tė sabahut, a duhet ta agjėrojė atė ditė? Nėse e agjėroj, a ėshtė i plotė agjėrimi im, apo duhet tė agjėroj njė herė tjetėr?

Pėrgjigje: Dijetarėt kanė rėnė dakord qė, nė kėtė rast, gruaja duhet tė agjėrojė njė ditė tjetėr pėr tė zėvendėsuar agjėrimin e asaj dite. Ndėrsa, sa i pėrket agjėrimit tė pjesės sė mbetur tė ditės, ata kanė shfaqur dy mendime tė ndryshme:

1- Sipas mendimit tė parė, gruaja duhet tė agjėrojė pjesėn e mbetur tė ditės dhe nė tė njėjtėn kohė duhet ta kompenzojė njė herė tjetėr agjėrimin e asaj dite.

2- Sipas mendimit tė dytė, ajo nuk duhet ta agjėrojė pjesėn e mbetur tė asaj dite, sepse agjėrimi i saj nuk ėshtė i plotė, nga fakti se nė kohėn e fillimit tė agjėrimit ajo nuk e ka pasur pėr detyrė agjėrimin e asaj dite. Meqenėse agjėrimi i saj nuk ėshtė i pranuar, atėherė vazhdimi i tij gjatė pjesės sė mbetur tė ditės ėshtė i pakuptimtė, sepse nė fillimin e kohės ajo e kishte tė ndaluar atė dhe nė tė njėjtėn kohė dihet fare mirė se pėrkufizimi i agjėrimit nė aspektin fetar ėshtė: "Lėnia (pėr hir tė All-llahut) e ushqimeve, pijeve dhe marrėdhėnieve seksuale nga agimi i ditės, deri nė perėndimin e diellit".

Siē shihet, mendimi i dytė ėshtė mė i saktė se i pari.

Ibėn Uthejmini

69. DALJA E PIKAVE TĖ GJAKUT

Pyetje: A ėshtė i plotė agjėrimi i asaj gruaje, nga e cila rrjedhin sasi tė vogla pikash gjaku, gjatė gjithė muajit tė Ramazanit?

Pėrgjigje: Agjėrimi i saj ėshtė mė se i plotė, pasi kėto pika gjaku nuk janė prej gjakut tė menstruacioneve, por dalin prej enėve tė gjakut.

Sipas disa transmetimeve tė sakta, kur pėr kėtė u pyet Ali ibėn Ebi Talib,tha se rrjedhja e gjakut nė kėtė mėnyrė ėshtė e ngjashme me rrjedhjen e gjakut nga hundėt, d.m.th. ky gjak nuk ėshtė prej menstruacioneve.

Ibėn Uthejmini

70. LARJA PAS AGIMIT

Pyetje: Nėse menstruacionet apo lehonia ndėrpriten para agimit, d.m.th. para se tė hyjė koha e namazit tė sabahut, por gruaja nuk ka mundėsi tė lahet, pos pas agimit, a ėshtė i plotė agjėrimi i saj?

Pėrgjigje: Agjėrimi i saj, nė tė dyja rastet, ėshtė i plotė, sepse rasti i saj ėshtė i ngjashėm me rastin e xhunubit, tė cilin mund ta zėrė ezani i sabahut pa u larė akoma. All-llahu [subhanehu ve teala] thotė: "E tani mund tė kryeni marrėdhėnie seksuale me gratė tuaja (gjatė netėve tė Ramazanit) dhe kėrkoni atė qė ka caktuar All-llahu pėr ju. Hani e pini deri sa tė dallohet peni i bardhė (drita e mėngjesit) nga ai i ziu (errėsira e natės) nė agim". (El-Bekare: 187)

Pra, pėrderisa marrėdhėniet seksuale janė tė lejuara deri nė agim, sigurisht qė larja mund tė bėhet vetėm pas agimit, d.m.th. pasi tė hyjė koha e namazit tė sabahut.

Po ashtu, Aishja thotė: "Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] gdhihej xhunub dhe agjėronte". Pra, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] lahej pas hyrjes sė kohės sė namazit tė sabahut.

Ibėn Uthejmini

71. ARDHJA E MENSTRUACIONEVE DHE AGJĖRIMI

Pyetje: Nėse gruaja ndjen ardhjen e menstruacioneve, apo dhembjet e zakonshme pak para perėndimit tė diellit, mirėpo rrjedhja e gjakut fillon pas perėndimit tė tij, a ėshtė i plotė agjėrimi i saj?

Pėrgjigje: Nėse rrjedhja e gjakut fillon pas perėndimit tė diellit, atėherė agjėrimi i saj ėshtė i plotė, pavarėsisht nėse shenjat e ardhjes sė menstruacioneve apo dhembjet e zakonshme tė tyre fillojnė para perėndimit.

Ibėn Uthejmini

72. GJAKU I MENSTRUACIONEVE

Pyetje: Nėse gruaja sheh se ėshtė duke i rrjedhur pak gjak, por nuk ėshtė e sigurt nėse ėshtė gjak menstruacionesh, apo jo, a ėshtė i plotė agjėrimi i saj?

Pėrgjigje: Agjėrimi i saj ėshtė i plotė, sepse ajo konsiderohet e pastėr derisa tė sigurohet plotėsisht se gjaku i dalė ėshtė i menstruacioneve.

Ibėn Uthejmini

73. NGRĖNIA GJATĖ RAMAZANIT

Pyetje: A i lejohet gruas me menstruacione apo lehonės qė tė hajė e tė pijė gjatė muajit tė Ramazanit?

Pėrgjigje: Asaj i lejohet qė tė hajė e tė pijė lirisht, por nė tė njėjtėn kohė duhet tė ruhet qė tė mos e shohin fėmijėt e vegjėl, sepse ata nuk e kuptojnė kėtė gjė dhe mund tė mendojnė se ajo po e prish agjėrimin pa asnjė shkak.

Ibėn Uthejmini

74. FUNDI I MENSTRUACIONEVE

Pyetje: A duhet tė agjėrojė gruaja, nėse nė ditėt e fundit tė menstruacioneve tė saj, para pastrimit, nuk ėshtė shfaqur akoma shenja e pastrimit, sekrecioni i bardhė?

Pėrgjigje: Ky sekrecion nuk shfaqet te tė gjitha gratė, andaj ato gra qė nuk e kanė zakon ta shohin sekrecionin e bardhė, duhet tė agjėrojnė. Ndėrsa ato gra, te tė cilat dalja e sekrecionit tė bardhė ėshtė prej zakonit tė tyre, nuk duhet tė agjėrojnė derisa ta shohin atė.

Ibėn Uthejmini

75. VONIMI I AGJĖRIMIT TĖ DITĖVE TĖ LĖNA GJATĖ RAMAZANIT

Pyetje: Ē'duhet tė bėjnė ato gra, tė cilat i zė Ramazani pa plotėsuar akoma agjėrimin e ditėve tė lėna nga Ramazani i kaluar?

Pėrgjigje: Kėto gra duhet tė pendohen sinqerisht pėr kėtė vepėr dhe tė kėrkojnė falje nga All-llahu [subhanehu ve teala], sepse vonimi pa arsye i zėvendėsimit tė ditėve tė lėna, deri nė ardhjen e Ramazanit tjetėr, ėshtė kategorikisht i ndaluar. Aishja, e shoqja e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], thotė:

"Nė disa raste, nuk kam pasur mundėsi qė t'i agjėroja ditėt e lėna nga Ramazani, pėrveēse nė Shaban".

Sidoqoftė, ato duhet t'i zėvendėsojnė ditėt e lėna nga Ramazani i parė, menjėherė pas mbarimit tė Ramazanit tė dytė.

Ibėn Uthejmini

 

Kur“an dhe Sunnet © 2002-2008 | Lejohet kopjimi dhe shpërndarja në Emër të All-llahut

Powered by Info SERVER