Sezoni i shpifjeve ndaj All-llahut E-Mail
Marte, 21 Dhjetor 2010 18:41

Sezoni i shpifjeve ndaj Allahut - Kuran dhe SunnetSezoni i trillimit të gënjeshtrave ndaj All-llahut vetëm se ka filluar, nga ajo se të krishterët pretendojnë të jetë lindja e Mesihut (Isaut biri i Merjemes, rob dhe i dërguar i All-llahut). Ata pretendojnë, pohojnë se ai është djali i All-llahut dhe se nëna e tij është gruaja e All-llahut, do të thotë se Jezusi dhe nëna e tij janë zota së bashku me All-llahun. Ata thonë kështu, por çfarë thotë All-llahu në lidhje me këtë çështje?

Thuaj: Ai, All-llahu është Një! All-llahu është mbështetja (Atij i mbështetet çdo krijesë).As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.
[El-Ikhlas, 1-4]

Dhe Ai Xhel-le Subhaneh thotë:

“Ai (All-llahu) është që krijoi (pa kurrfarë shembulli) qiejt dhe tokën (e duke qenë i tillë), e si do të ketë Ai fëmijë kur nuk pati bashkëshorte? çdo send e krijoi Ai, dhe është më i Dijshmi për të gjitha sendet e krijuara.”
[El-En A’am, 101]

Ai, i Lartmadhëruari, gjithashtu thotë:

“Dhe se Lartësua e madhëruar e Zotit tonë, nuk është që ka as grua , as fëmijë.S’ka dyshim se ai mendjelehti jonë fliste të pavërteta ndaj All-llahut.Ndërsa, ne kemi pas menduar se as njerëzit, as xhinët nuk flasin gënjeshtra përkitazi me All-llahun,”
[El-Xhinn, 3-5]

All-llahu i Lartësuar, përgënjeshtron dhe hedhë poshtë të paturit djal, grua, baba ose nënë; Ai është Sunduesi i Cili krijoi krijesat e Tij dhe i Cili është Zoti dhe Pronari i çdo gjëje. Ai, All-llahu, shpalli Veten e Tij të jetë shumë më lart se të paturit bir, Ai për ata që shpifin gënjeshtra kundër Tij ka thënë:

Ata (ithtarët e librit) thanë: “All-llahu ka fëmijë”
[El-Bekareh, 116]

Dhe Ai u përgjigj atyre duke thënë:

“...I pastër është Ai nga kjo e metë! E Tij është gjithçka në qiej e në tokë, gjithçka i është nënshtruar Atij.”
[El-Bekareh, 116]

Ai, i pa të meta, gjithashtu ka thënë:

“(Pas të gjitha argumenteve) Ata (jobesimtarët) thanë: “All-llahu ka fëmijë”. Larg asaj është All-llahu, Ai s’ka nevojë, e Tij është çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, ju nuk keni argumente për këtë (që ta thoni), a thoni për All-llahun çka nuk dini? Thuaj: “Ata që trillojnë gënjeshtër për All-llahun, nuk kanë për të shpëtuar.”
[Junus, 68-69]

Ata që trillojnë gënjeshtra ndaj All-llahut duke mos paraqitur asnjë dëshmi e asnjë argument për të vërtetuar saktësinë dhe qëndrueshmërinë, e besimit të tyre në Mesihun (Isaun alejhi selam), përkundrazi të gjitha dëshmitë janë kundër tyre. Mesihu është krijesë nga krijesat e All-llahut dhe se ai është njeri.

Sipas logjikës së tyre të dëmtuar dhe të dobët, nëse ka pasur dikush që e meriton të adhurohet, do të ishte Ademi alejhi selam, sepse All-llahu e krijoi atë me Duart e Tij dhe frymëzoi atë nga shpirti i Tij, pa pasur baba ose nënë. Pavarësisht nga kjo, Ademi dhe të gjithë fëmijët e tij janë njerëz të krijuar si robër të All-llahut Krijuesit, të Plotfuqishmit, të Lartmadhëruarit, ... Ai është shumë më lart se çfarë gënjeshtarët sajojnë kundër Tij.

Pas kësaj deklarate të rrezikshme dhe besimi të gabuar, të pavërtetë, e të rremë, vallë a do të vazhdojnë muslimanët edhe më tutje të marrin pjesë në festat e gënjeshtarëve shpifës, dhe të urojnë dhe përgëzojnë ata për festat e tyre si dhe pranojn dhurata dhe ushqime dhe t'u përgjigjen ftesave të shpifësve?

Apo muslimani muvahid (monoteist) do të thotë thënien e All-llahut të Plotfuqishëm:

“Ata thanë: “I Gjithëfuqishmi ka fëmijë”.Ju (jobesimtarë) vërtet sollët një fjalë shumë të shëmtuar.Aq të shëmtuar sa gati u copëtuan qiejt, gati pëlciti toka dhe gati u shembën kodra nga ajo (fjalë). Për atë se të Gjithëmëshirshmit i përshkruan fëmijë. E të Gjithëmëshirshmit nuk i takon të ketë fëmijë. Nuk ka tjetër, vetëm se githë çka është në qiej e në tokë ka për t’iu paraqitur Zotit si rob.”
[Merjem, 88-93]

Ne nuk do të marrim pjesë por ne do t’i bojkotojmë të gjithë ata që trillojnë gënjeshtra kundër All-llahut, tallen me të Dërguarin e All-llahut dhe nënçmojë fenë e All-llahut, pa ndonjë padrejtësi ndaj tyre. Ne jemi një ummet që krenohemi me teuhidin (njëshmërinë) e All-llahut ... dhe refuzojmë të gjitha llojet e shirkut (politeizmit) .... dhe mburremi me të Dërguarin tonë ... Rrefuzojmë të gjitha llojet e imitimit të verbër ... dhe ndjehemi të nderuar dhe të privilegjuar me dinin tonë, Islamin tonë ... dhe refuzojmë të gjitha fetë ... ajo që është në përputhje me ne e pranojmë ... refuzojmë dhe nuk e pranojmë atë që nuk pajtohet me ne ... si dhe aspak nuk brengosemi.

“Pa dyshim feja te All-llahu është Islami.”
[Ali-Imran, 19]

Ai gjithashtu tha:

“E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do ti pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpruarit.”
[Ali-Imran, 85]

O All-llah, unë deklaroj pafajësinë time nga besimi i trinitetit apo përshkrimi djalë (bir) apo grua (bashkëshorte) ndaj Teje.

O All-llah, unë bojkotojë këto manifestime dhe kërkojë Kënaqësinë Tënde dhe pasoj të dërguarin Tënd dhe respektoj, zbatoj dinin Tënd...


Përktheu: Ummu Muhlisa
Kuran dhe Sunnet © 2002-2010
 
Copyright © 2012 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.