Ndalimi i kremtimit të festave të jo-muslimanëve E-Mail
Marte, 21 Dhjetor 2010 18:38

Ndalimi i kremtimit të  festave të jomuslimanëve - Kuran dhe SunnetMe të vërtetë, All-llahu i Madhëruar dërgoi për muslimanët të Dërguarin më të mirë dhe u shpalli atyre fenë më të mirë, ligjet më të përsosura dhe porositë më të plota, të konfirmuara nga Fjala e të Plotfuqishmit që thotë:

Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe.
[El-Maideh, 3]

Disa njerëz me mendje të dobët të këtij Ummeti mund të harrojnë këto fakte dhe të anojnë drejt pikëpamjeve të çifutëve (jehud) dhe të krishterizmit. Ata mbështeten në Lindje dhe në Perëndim, duke miratuar disa nga aspektet e feve të tyre, ligjet, vlerat, zakonet dhe mënyrën e jetës në përgjithësi. Nuk është aspak e çuditshme të shohësh prindër të cilët i inkurajojn fëmijët e tyre që të mbajnë veshje të Perëndimit, flasin gjuhën e Perëndimit, dhe madje edhe të festojnë festat e Perëndimit.

Me të vërtetë, të jeshë dakord me jomuslimanët në festat e tyre është një shenjë e shpërbërjes, prishjes, shkatërrimit, rrënimit të muslimanit dhe humbjen e identitetit ku i Dërguari i All-llahut,sal-lall-llahu alejhi ve selem, dëshironte që muslimani të ketë një personalitet të pavarur, unik, të dallueshëm nga pasuesit e feve të tjera. Gjithashtu të pajtohesh, të jesh dakord me ta për çështje të tilla është një risi fetare. I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve selem ndaloi bërjen e risive në fe, qoftë ajo e rëndësishme apo e parëndësishme, e vogël apo e madhe. Si vërtetim i kësaj është fjala e të dashurit të All-llahut Muhammed sal-lallahu alejhi ve selem:

"Kushdo që paraqet në islam një vepër të mirë atij i takon shpërblimi i saj dhe shpërblimi i atij që punon me të pas tij pa iu pakësuar nga shpërblimet e tyre asgjë , dhe kushdo që paraqet një vepër të keqe (e cila nuk ka origjinë në Islam) me të cilën veprojnë njerëzit do të mbajë dënimin për mëkatin e tij si dhe dënimin e mëkatit të atyre që veprojnë me atë pas tij, pa iu pakësuar nga dënimet e tyre asgjë."
[Muslimi]

Duke marrur parasysh këtu fjalën "vepër" d.m.th. çdo gjë e cila erdhi në formën e papërcaktuar në lidhje me ndonjë vepër që është e huaj dhe në kundërshtim me Islamin.

Ështe një nga shenjat e profetësisë së tij,se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve selem, paralajmëroi këtë që vijon:

"Do t'i pasoni traditat e atyre që ishin para jush, llërë pas llëre, hap pas hapi, po edhe nëse ata të futeshin në vrimën e hardhucës edhe ju do të futeshit në të." Thanë: "O i dërguari i All-llahut, ke për qëllim çifutët (jehudët) dhe të krishterët?!" Tha: "Po kënd tjetër?"
[Buhariu dhe Muslim]

Në një transmetim tjetër qëndron:

 

"Nuk do të ndodhë Kijameti përderisa Ummeti (populli) im do t’i pasojë shekujt para tij pëllëmbë pas pëllëmbe dhe hap pas hapi." I është thënë: "O i Dërguari i All-llahut: Persianët dhe Romakët?" Tha: "E kënd tjetër përveç atyre?"
[Buhariu]

Imitimi i atyre mund të sjellë mallkimin e All-llahut të Madhëruar i Cili thotë:

Thuaj: "A t’ju lajmëroj për një të keqe (të zezë) më të dëmshme (nga ajo e metë që na e shihni) si dënim nga All-llahu? (Ajo është) Mallkimi i atij që e mallkoi All-llahu dhe hidhërimi ndaj tij, që disa prej tyre i shdërroi në majmunë e në derra, e i bëri adhurues të djallit. Të tillët janë në pozitë më të keqe dhe më të humburit prej rrugës së drejtë."
[El-Maideh, 60]

Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka thënë:

"Kush I përngjan një populli , ai është prej tyre."
[Ebu Davudi]

Andaj, muslimani duhet të jetë i kujdesshëm se kënd ai imiton: Vallë do të imitojë shokët (as’habët), paraardhësit e drejtë dhe më të mirët e popullit (Ummetit), ose ai do të imitojë jobesimtarët, hipokritët dhe njerëzit e lig të këtij Ummeti?

Është e ndaluar imitimi i jo-muslimanëve në lidhje me festimet e tyre, siç thuhet në Kur'an, Sunnetin dhe konsensusin e dijetarëve. Lidhur me tekstin përkatës nga Kur'ani, mund të përmendim ajetin e mëposhtëm që interpretohet nga shumë Tabiin (Pasardhësit e sahabëve), ku All-llahu i Madhëruar thotë:

"(Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë së keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet."
[El-Furkan, 72]

Sipas Muxhahidit, Dahakkut, Rrebi ibn Enesit, Muhammed ibn Sirini, dhe Ikrime (All-llahu i mëshiroftë) "Nuk dëshmojnë rrejshëm" ka për qëllim festat e politeistëve, mushrikëve (idhujtarëve).

Shejhul islam Ibn Tejmijje rahimehull-llah ka thënë:

"Kështu i ka emëruar All-llahu Subhanehu ve Teala festat e tyre " dëshmojnë rrejshëm" dhe i ka ndaluar robërit e Mëshiruesit nga pjesëmarrja dhe prezentimi në ta. Pra nëse prezenca dhe pjesëmarja në ta është që nuk na takon ... e si mund të jet e lejuar që të bëjmë të njejtën çfarë bëjnë ata, dhe si mund tua pranosh dhe të veprosh siç veprojnë ata ...?!!"

All-llahu i Madhëruar festimet e jobesimtarëve i quanë të pavërteta për shkak të zbukurimit, dinakërisë, dhe dredhisë që ata supozojnë, pretendojnë në mënyrë që t'i bëjë ata të duken të ndryshëm nga realiteti në të cilin janë.

All-llahu i Madhëruar vlerëson abstenimin nga pjesëmarrja e tyre, e cila është që të mos dëshmosh në festat e tyre me shikim ose dëgjim: atëherë, çfarë të themi për miratimin, pajtimin për të bërë më shumë se kaq, e cila në të vërtetë është pjesëmarrja në festimet - të cilat janë të përshkruara si të pavërteta e të rrejshme?!

All-llahu e udhëzoftë në rrugë të mbarë popullin tanë që të kuptoj realitetin e këtyre festave pagane, të kota dhe të pa baza ...


Përktheu: Ummu Muhlisa
Kuran dhe Sunnet © 2002-2010
 
Copyright © 2012 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.