Mosgjykimi me Ligjet e All-llahut [Subhanehu ve Teala] E-Mail
Marte, 13 Korrik 2004 11:43

Image
ImagePastaj, Ai sqaroi se imani dhe mosgjykimi me Ligjet e All-llahut, subhanehu ve teala, nuk mund të bashkohen, e thotë:

"A nuk i sheh (Muhammed) ata të cilët supozojnë se besuan në atë që t'u zbrit ty (Kur'anin) dhe në atë që zbriti para teje (librat e mëparshëm) e në të njejtën kohe kërkojnë gjykim te taguti (është shejtani dhe çdo njeri që nuk gjykon me ligjet e All-llahut), kurse ata janë urdhëruar që ta mohojnë atë (Shejtanin). Shejtani dëshiron që ata t'i humbë në një devijim të largët."
[En-Nisa: 60]


Nga detyrimet (obligimet) e imanit dhe të adhurimit të All-llahut, është nënshtrimi ndaj gjykimit të Tij, gëzimi me ligjin e Tij dhe kthimi te Libri i Tij e te Sunneti i të Dërguarit të Tij gjatë kundërshtimeve në fjalë, në baza, në armiqësi, në gjakra, në pasuri dhe në të drejtat e tjera. All-llahu, subhanehu ve teala, është Gjykatësi dhe Atij i takon gjykimi. Atëherë, udhëheqësit e kanë detyrë të gjykojnë me ligjet e All-llahut, subhanehu ve teala, të cilat i shpalli, kurse për popullin është obligim të kërkojnë gjykimin në ato ligje që Ai i zbriti në librin e Tij dhe në Sunnetin e të Dërguarit të Tij. All-llahu, subhanehu ve teala, për udhëheqësit thotë:

"Vërtetë, All-llahu ju urdhëron juve që t'i kryeni emanetet (t'i ktheni ato) te pronarët e tyre dhe kur të gjykoni mes njerëzve, të gjykoni me drejtësi..."
[En-Nisa: 58]

Kurse për popullin (të nënshtruarit) thotë:

"O ju të cilët besuat! Bindjuni All-llahut dhe bindjuni të Dërguarin e Tij e edhe udhëheqësit në mesin tuaj (është fjala për udhëheqësit që gjykojnë me Librin e All-llahut, subhanehu ve teala). Nëse bini në kundërshtim rreth një gjëje, kthehuni tek All-llahu (Libri i Tij) dhe tek i Dërguari (Sunneti i tij) nëse besoni në All-llahun dhe në Ditën e Gjykimit. Kjo është më hajr dhe kthim më i mirë."
[En-Nisa: 59]

Pastaj, Ai sqaroi se imani dhe mosgjykimi me Ligjet e All-llahut, subhanehu ve teala, nuk mund të bashkohen, e thotë:

"A nuk i sheh (Muhammed) ata të cilët supozojnë se besuan në atë që t'u zbrit ty (Kur'anin) dhe në atë që zbriti para teje (librat e mëparshëm) e në të njejtën kohe kërkojnë gjykim te taguti (është shejtani dhe çdo njeri që nuk gjykon me ligjet e All-llahut), kurse ata janë urdhëruar që ta mohojnë atë (Shejtanin). Shejtani dëshiron që ata t'i humbë në një devijim të largët."
[En-Nisa: 60]

deri te fjala e Tij:

"Jo, betohem në Zotin tënd! Ata nuk besojnë derisa mos të marrin ty për gjykatës në mosmarrëveshjet e tyre dhe pastaj në vetën e tyre nuk do të ndjejnë kurrfarë pakënaqësie nga gjykimi yt dhe të dorëzohen plotësisht."
[En-Nisa: 65]

Pra, All-llahu, subhanehu ve teala, me betim të fortë, mohoi imanin nga ata të cilët nuk marrin për gjykatës të Dërguarin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe në të njejtën kohë nuk janë të kënaqur me gjykimin e tij. Gjithashtu, All-llahu, subhanehu ve teala, i quajti pabesimtarë, mizorë dhe fasika ata udhëheqës të cilët nuk gjykojnë me atë që shpalli Ai (Kur'anin), e thotë:

"...ata të cilët nuk gjykojnë me atë që zbriti All-llahu, ata janë vet pabesimtarët."
[El-Maide: 44]

"...ata të cilët nuk gjykojnë me atë që zbriti All-llahu, ata janë vet mizorët."
[El-Maide: 45]

"...ata të cilët nuk gjykojnë me atë që zbriti All-llahu, ata janë vet fasikët".
[El-Maide: 47]

Pra, patjetër duhet gjykuar me atë që zbriti All-llahu, subhanehu ve teala, dhe duhet kërkuar gjykimin nga Ai në të gjitha pikat e mospajtimeve në fjalët ixhtihadije (përpjekëse) mes dijetarëve. Fjalët e asnjë dijetari nuk duhet pranuar, pëveç nëse ato i argumenton me Librin e All-llahut, subhanehu ve teala, dhe Sunnetin e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, pa kurrfarë fanatizmi për një medh'heb apo pa kurrfarë animi nga një imam. Me Librin e All-llahut, subhanehu ve teala, duhet gjykuar në të gjitha problemet njerëzore, e jo vetëm në gjendjet personale, sikurse ndodh me disa vende të cilat i përkasin islamit, sepse Islami është i përgjithshëm dhe nuk ndahet. All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

"O ju që besuat! Hyni në paqe (Islam) në tërësi"?
[EI-Bekare: 208]

Dhe thotë:

"...a në një pjesë të Librit (Kur'anit) besoni kurse një pjesë tjetër e mohoni".
[EI-Bekare: 85]

Ky është obligim edhe për pasuesit e medh'hebeve, ata duhet t'i kthejnë fjalët e imamëve të tyre te Kur'ani dhe Sunneti, e çka bie në pajtim me ta, t'i përmbahen atyre fjalëve, kurse ato fjalë që bien në kundërshtim me to, të mos i përmbahen atyre me fanatizëm apo tendencë. Posaçërisht, një gjë të tillë duhet ta bëjnë në çështjet e akides (besimit), sepse të gjithë imamët (All-llahu i mëshiroftë) porositën një gjë të tillë (ky është medh'hebi (drejtimi) i të gjithëve). Pra, ai që kundërshton këtë, nuk është pasues i tyre, edhe nëse u përket atyre. Këta bëjnë pjesë në mesin e atyre për të cilët All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

"Ata i konsideruan ´ahbarët´ (priftërit qifut) e tyre dhe ´ruhbanët´ (murgjit e krishterë) e tyre e edhe Mesihun (Isain) të birin e Merjemes, për zota pos Allahut..."
[Et-Tevbe: 31]

Ajeti nuk është i veçantë vetëm për Qifutet dhe të Krishterët, por për të gjithë ata të cilët veprojnë si ata. Ai që kundërshton atë që urdhëroi All-llahu, subhanehu ve teala, dhe i Dërguari i Tij, d.m.th. nuk gjykon me Ligjet e All-llahut, subhanehu ve teala, ose kërkon një gjë të tillë sipas dëshirës së tij, ai ka hequr litarin e Islamit dhe imanit nga qafa e tij, edhe nëse mendon se ai është besimtar. Sepse All-llahu, subhanehu ve teala, e mohoi ate që supozon një gjë të tillë dhe i përgënjeshtroi në supozimin e tyre. Fjala "jez'umun (supozojnë)" përdoret në gj. arabe për ata që pretendojnë një gjë të rrejshme si shkak i veprimit të kundërt nga ana e tyre. Këtë e vërtetoi thënia e Tij: ...e ata u urdhëruan që ta mohojnë ate (tagutin) ... ", sepse mohimi i tagutit është shtyllë e tevhidit sikurse thotë All-llahu, subhanehu ve teala, në suren El-Bekare: 256:

"... ai që mohon tagutin dhe beson në All-llahun, ai është kapur për litarin më të fortë..."

Nëse kjo shtyllë nuk gjindet te besimtari, ai nuk është monoteist. Monoteizmi (tevhidi) është baza e imanit, që me të vlejnë të gjitha veprat dhe pa te nuk vlen asnjë nga ato, sikurse u përmend në ajetin e mësipërm. Të gjykosh sipas Tagutit, është besim në të. Mohimi i imanit nga ata të cilët nuk gjykojnë me atë që zbriti All-llahu, subhanehu ve teala, argumentohet me atë se gjykimi me Ligjin e All-llahut, subhanehu ve teala, është iman, akide (besim) dhe adhurim në të cilin duhet llogaritur muslimani. Ligji i All-llahut, subhanehu ve teala, nuk duhet praktikuar vetëm pse ai është më i dobishëm për njerëzit dhe më i rregullt për siguri, sikurse mendojnë disa njerëz të cilët mbështeten vetën në këtë aspekt, kurse harrojnë aspektin e parë. All-llahu, subhanehu ve teala, i sulmon ata të cilët praktikojnë Ligjet e Tij për shkak të ndonjë interesi, duke mos e konsideruar ate adhurim ndaj All-llahut, subhanehu ve teala. Ai thotë:

"Kur ata thirren që All-llahu dhe i Dërguari i Tij të gjykojnë mes tyre, një grup nga ata e hedhin poshtë këtë. E nëse me ta është hakku - e drejta vijnë tek ai (Muhammedi) me bindje e respekt"
[En-Nur: 48-49]

Pra, atyre nuk u intereson diç tjetër përveç dëshirës së tyre, kurse ajo që kundërshton dëshirën e tyre nuk e pranojnë, sepse ata gjykimin tek i Dërguari, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk e llogarisin adhurim (ndaj All-llahut).

 
burimi: Kitab et´Teuhid - Salih el Fevzan
 
Copyright © 2012 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.