| Mënyra e faljes së namazit të Pejgamberit (SalAllahu Alejhi ve Selem) |
|
| Diele, 02 Maj 2004 01:15 | ||||||||
JPAGE_CURRENT_OF_TOTAL Falënderimi i qoftë Allahut xh.sh., Zotit dhe Krijuesit të botëve! Përshëndetjet më të përzemërta Muhammedit a.s., familjes së tij të pastër, shokëve të tij besnikë, si dhe gjithë atyre që e ndjekin rrugën e tij. Me këto pak fjalë desha që çdo muslimani dhe muslimaneje t'i ofrojë mënyrën e namazit të Pejgamberit a.s. që t'i shërbejë si shembull, ngase Peigamberi a.s. ka thënë: "Faluni ashtu siç më shihni mua duke u falur" Në vazhdim lexuesit do t'i ofroj sqarim për këtë: 1. Të marrë abdes ashtu si e ka urdhëruar Allahu xh.sh. në kaptinën El-Maide: "0 ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja e këmbët lani deri në dy zogjt..." dhe thënien e Pejgamberit a.s. "Nuk pranohet namazi i askujt prej jush pa abdes."
2. Kthimi në drejtim të Kibles - Qabes me fytyrë dhe me trup gjatë namazit, duke vendosur me zemër (fig.1), e jo me gjuhë, namazin që po e fal, qoftë ai farz a synet. Kthimi në drejtim të Kibles është prej kushteve të namazit dhe ai nuk shfuqizohet, veçse në raste të veçanta, të cilat gjinden të sqaruara në librat të dijetarëve. 3. Tekbiri fillestar me të cilin lidhemi në namaz, e shqiptohet "Allahu Ekber" - "All-llahu është më i madhi". 4. Duke shqiptuar tekbirin fillestar i ngrehim duart në lartësi të veshëve (fig.2) ose të supeve. |




