|
Sot, me lejen e All-llahut, do të pranojmë muajin e bekuar të Ramazanit ... muaj, për të cilin zemrat e besimtarëve mallëngjehen për të.
Është një sezon për të rifituar, t’I rrikthyer zemrat pastërtinë e tyre dhe njerëzit të shpëtojnë ndërgjegjen e tyre pasi u është ndotur nga dëshirat, teket dhe kënaqësitë e mëdha të jetës së kësaj bote…
All-llahu na ka bekuar me këtë muaj të madh ... Ky është një mysafir i nderuar që Selefët tanë (paraardhësit e drejtë dhe të mirë) radijall-llahu anhum (All-llahu qoftë I kënaqur me ata) e kanë shfrytëzuar, përdorur për lutje drejt All-llahut të Lartmadhëruar me seriozitet dhe me zell, për t'i bërë ata të jetojnë kohë të mjaftueshme për ta arritur përsëri këtë muaj të bekuar.
Është muaji më I mirë në tërë vitin, gjatë të cilit All-llahu e zbriti Kur'anin dhe e bekoi atë me një natë e cila është më e mirë se një mijë muaj, si dhe shumë tipare, veçori të tjera të veçanta me të cilat All-llahu e ka shquar, madhështuarë atë.
Ebu Hurejra radijall-llahu anhu (All-llahu qoftë i kënaqur me të), transmeton se I Dërguari I All-llahut salall-llahu alejhi ve selem tha: “Ju ka ardhur Ramazani, muaj i bekuar. All-llahu ua ka obliguar agjërimin e këtij muaji. Në këtë muaj hapen dyert e Xhennetit, mbyllen dyert e Xhehennemit, lidhen në pranga shejtanët. All-llahu në këtë muaj ka (veçuar) një natë, e cila është më e mirë se një mijë muaj. Ai që privohet nga të mirat e kësaj nate, është privuar nga çdo e mirë.” (Nesaiu).
Me të vërtetë, ky është lajmi më I mirë që ndokush mund të pranon, andaj pse besimtari nuk duhet të gëzohet kur dyert e Xhennetit janë të hapura dhe dyert e Xhehennemit janë mbyllur?
Si mund që çdo person i arsyeshëm të mos gëzohet për lidhjen e shejtanëve me zinxhir? Si mundet që një robë i devotshëm të mos gëzohet ku adhurimi, ibadeti në një natë është më i mirë se një mijë muaj? Pa dyshim, virtytet e këtij muaji janë të panumërta.
Ky rast i madh, megjithatë, vjen në një kohë ku populli musliman është i mundur, i rrethuar nga shumë pengesa dhe sëmundje, si dhe muslimanët janë duke vuajtur nga fatkeqësitë, përçarjet dhe poshtërimi. Prandaj, është koha për të shqyrtuar këtë gjendje të dhimbshme dhe t’i njohim, pranojmë, shkaqet reale të dobësisë dhe sëmundjeve.
Siç jemi duke arritur Ramazanin, është koha për ne që tu themi lamtumirë të gjitha vuajtjeve tona! Mirëpo … Ne nuk mundemi … Megjithatë, kjo mund të ndodh vetëm duke u mbajtur fort për rrugën e Kur'anit dhe Sunnetit, duke punuar shumë dhe duke qenë të sinqertë me All-llahun.
I Dërguari I All-llahut salall-llahu alejhi ve selem, dha një sqarim të plotë, të hollësishëm, gjithëpërfshirës, për kushtet e arritjes së fitores dhe shkaqet e humbjes për popullin muslimanë duke thënë: “Nëse tradhtoni marëveshjen e All-llahut dhe të Dërguarit të Tij, atëherë All-llahu le që t’ju sundon armiku i huaj, e ua marin një pjesë të asaj që e keni në duar. Nëse prijësit e tyre nuk gjykojnë me Librin e All-llahut, dhe selektojnë nga ajo që kemi shpallur, All-llahu e futë luftën në mes tyre”. (Ibn Maxhe).
Kështu, duke thyer besën e dhënë All-llahut dhe të Dërguarit të Tij salall-llahu alejhi ve selem, apo me fjalë të tjera, duke mos iu bindur All-llahut dhe të Dërguarit të Tij salall-llahu alejhi ve selem, është një nga arsyet e humbjes së saj dhe duke qenë të mposhtur nga armiqtë e saj. Gjithashtu, duke gjykuar me diçka tjetër pos ligjeve të All-llahut është arsyeja e varfërisë, përçarjesë dhe konfliktit që po ndodh në mesin e muslimanëve.
Si mund që muslimanët të presin se All-llahu do tu jep atyre fitore, ndërsa ata mënjanojn dhe lënë pas dore namazin, duke refuzuar që të paguajnë Zekatin dhe mirren me kamatë?
Çka mund të presin kur pijet alkoolike dhe klubet e natës bëhen më të përhapura dhe mbizotëruese në vendet e tyre? Çfarë ndodh kur e keqja përhapet?
I Dërguari I All-llahut salall-llahu alejhi ve selem, një herë ishte pyetur: “A do të shkatërrohemi duke pasur në mesin tonë burra të mirë? Tha: “Po, nëse është shtuar shumë e keqeja”. (Buhariu dhe Muslimi).
Përveç kësaj, dashuria e shfrenuar, e papërmbajtur për jetën e kësaj bote dhe duke preferuar atë në krahasim me botën tjetër, e ka dobësuar edhe më tej popullin musliman. Është kjo telashe, gjendje e vështirë që u dha armiqve të saj pushtetin të diktojë shumë nga punët e saj, konfiskon pasurinë e saj, pushton tokat e saj dhe duke persekutuar, keqtrajtuar rëndë muslimanët.
I Dërguari I All-llahut salall-llahu alejhi ve selem, tha: “Ekziston frika se do të mblidhen popujt kundër jush siç mblidhen njerëzit rreth ushqimit.” Thanë: “Pse, do të jemi pak atë ditë, o i Dërguari i All-llahut ?” Tha: “Jo, ju do të jeni shumë, por do të jeni si shkuma që sjell vërshimi. All-llahu do ta largojë frikën nga zemrat e armikut për ju dhe zemrat tuaja do të goditen me vehn.” Thanë: “Ç’është vehni, o i Dërguari i All-llahut ?” Tha: “Dashuria e kësaj bote dhe urrejtja e vdekjes." (Ebu Davudi dhe Ahmedi)
Prandaj, ne jemi të detyruarë të tërhiqemi nga shkujdesja, pavëmendshmëria, neglizhenca ngase All-llahu i Plotfuqishëm ka dënuar të pavëmendshmin dhe lavdëruar, vlerësuarë të devotshmin.
Nëse muslimanët me të vërtetë dëshirojnë fitore, atëherë ata duhet të ndryshojnë atë që është në veten e tyre, ashtu siç thotë All-llahu I LArtmadhëruar: “ … All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) për derisa ata ta ndryshojnë veten e tyre…” (Er Rad 11)
Duke iu bindur All-llahut dhe të Dërguarit të Tij salall-llahu alejhi ve selem, është burimi i vetëm i fitores. All-llahu I Lartmadhëruar thotë: “ O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) All-llahun, Ai u ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja.” (Muhammed 7)
Me fat është ai që përdor kohën e tij për të punuar për botën tjetër, dhe as angazhimi i kësaj bote e as dëshirat e saj nuk e shkëpusin atë nga përmbushje e urdhërave të Zotit të tij.
Le ta shfrytëzojmë mundësinë e Ramazanit dhe të mirat që gjenden në të, si dhe të përpiqemi për të ndryshuar gjendjen e popullit muslimanë, e cila fillon me mua dhe ju … duke ndryshuar vetveten tonë.
| Përktheu: |
Ummu Muhlisa |
| Kuran dhe Sunnet © 2002-2010 |
|