| KUJDES !!! ... Nga festimi i Krishtlindjeve |
|
| Marte, 21 Dhjetor 2010 18:22 | ||||
|
Me emrin e All-llahut .....
Falënderimi i qoftë All-llahut i cili bëri dy Bajramet festa për muslimanët, dhe paqja qoftë mbi të dërguarin tonë Muhammed sal-lall-llahu alejhi ve selem që na urdhëroi të ndyshojmë nga jehudët dhe të krishterët, dhe të dallojmë plotësisht nga ata, si dhe paqja qoftë mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi çdo kënd që ka frikë Ditës së Premtuar..... Vëllezër dhe motra në Islam.. Një numër i madh i muslimanëve u adaptuan për të marrë pjesë në festat e jo-muslimanëve të cilat i quajnë Krishtlindjet, Viti i Ri apo festat e fund vitit, me të cilat janë të njohura popujt jo-muslimanë... Festimi me këto raste u bë zakon permanent (i vazhdueshëm, i përhershëm) për disa muslimanë (All-llahu i udhëzoftë në rrugën e drejtë) , të cilët përgatiten për këtë festë !!... dhe gëzohen me të !! Si dhe ngarkojnë veten e tyre me mëkate të ndryshme siç janë: muzika, vallëzimi, pijet alkoolike, narkotike, përzierja e gjinive, amoraliteti, ......... etj, Këto festime inkludojnë dhe përfshijnë ndalesa të mëdha lidhur me doktrinën, besimin (akiden) muslimane, duke filluar nga imitimi i jobesimtarëve, pëlqim i zakoneve dhe ritualeve të tyre, gjë që mundëson forcimin e tyre dhe të qenurit krenar me devijimin dhe mosbesimin e tyre. Data e lindjes së Isaut birit të Merjemes alejhi selam , nuk është e njohur me saktësi (nga arsyeja se nuk ekziston asnjë dëshmi për këtë), po edhe sikurse të ishte e njohur, vallë ka urdhëruar Isau alejhi selam për të festuar ditëlindjen e tij ???!!! Po edhe nëse ai urdhëroi për të festuar ditëlindjen e tij, vallë a urdhëroi ai alejhi selami për të pirë verë, të vallëzojnë ose të kryejnë gjëra të këqija, të liga dhe të urrejtura???!!! Natyrisht se Jo ... ai nuk urdhëroi për këtë. Është obligim për muslimanët që të përdorin kalendarin Hixhrij që varet nga hëna për shumë arsye, më të rëndësishme të cilat janë: 1.Shokët e të Dërguarit (All-llahu qoftë i kënaqur me ta) kanë mbajtur konsensus mbi atë në epokën e Omer Ibn el Hattabi, udhëheqësi i besimtarëve –radijall-llahu anhum- (All-llahu qoftë i kënaqur me ta). 2.Shumë prej adhurimeve dhe ritualeve varen nga kalendari hënor të tilla si: haxhi, agjërimi, zekati, .... etj. 3.Kalendari Hixhrij lidh ummetin Islam, brezat me paraardhësit e tyre të drejtë, në qoftë se ne e kemi braktisur atë, do të ketë një hendek të madh ndërmjet umemetit të sotit dhe të kaluarës së lavdishme ... 4.Përdorimi i kalendarit hixhrij na dallon nga hebrenjtë, të krishterët, dhe jobesimtarët (kafirat), ngase ne jemi të urdhëruar të jemi të ndryshëm prej tyre. Dhe prej këtyre traditave të cilat janë përhapur në mesin e disa muslimanëve, të cilët janë duke i imituar mosbesimtarët në festat e tyre si:
Të nderuar, për në fund.. Po ua parashtroj fetvanë e dijetarëve në lidhje me festimin e këtyre festave të pretenduara, duke shpresuar në All-llahun e Lartmadhëruar që kjo të ju bën dobi të gjithë muslimanëve, dhe të na udhëzon ne dhe ju në rrugën e drejtë, ngase me të vëretë Ai është i Gjithëfuqishëm për të bërë këtë. Fetva e Shejkh ibn Uthejmin rahimehull-llah (All-llahu e mëshiroftë) "Urimi i jobesimtarëve me rastin e Krishtlindjeve apo të ndonjë prej festave të tyre fetare, është e ndaluar me konsensus, siç thotë ibn Kajjimi në librin e tij “Ehkamu Ehli Dhimme": "Të ua urosh jobesimtarëve ceremonitë e kufrit të tyre është e ndaluar (haram), dhe ky është mendimi unanim i dijetarëve (ixhma), si p.sh të ua urosh festat e tyre, agjërimin e tyre, duke thënë: urime ju qoft festa, edhe nëse ai i cili ua uron festat atyre shpëton nga kufri, ajo është prej mëkateve (harameve) të mëdha, dhe ajo i përngjason sikur t'ua urosh jobesimtarëve përuljen e tyre që ia bëjnë kryqit." Shkaku se pse është haram të ua urojmë jobesimtarëve festat e tyre, siç e ceku Ibn Kajjimi, është se, urimi i festave të tyre nënkupton pranimin e kufrit në të cilën gjenden ata, dhe je i kënaqur me gjendjen e tyre në të cilën gjenden ata, edhe pse ai nuk e dëshiron këtë kufër (mosbesim) për vetën e tij, mirëpo besimtarit i ndalohet që të pajtohet me ceremonitë e kufrit, apo të ua uroj të tjerëve këtë kufër, sepse All-llahu Subhanehu ve Teala nuk është i kënaqur me këtë." All-llahu Subhanehu ve Teala thotë: “Nëse ju nuk besoni, All-llahu nuk është nevojtarë për ju; megjithatë, Ai nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të Vet, e nëse jeni mirënjohës ndaj Tij, Ai e pëlqen atë për ju.” Nëse jobesimtarët na urojnë me festat e tyre, është e ndaluar për t'iu përgjigjur atyre, sepse këto nuk janë festat tona. Gjithashtu All-llahu i Plotfuqishëm nuk është i kënaqur me këto festa ngase ata janë ose të shpikura në fenë e mosbesimtarëve, apo të shfuqizuara me ardhjen e islamit, fesë së të dërguarit të fundit për gjithë njerëzimin, Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve selem. All-llahu i Subhanehu ve Teala thotë: “E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do ti pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpruarit.” Gjithashtu, është e ndaluar për muslimanët imitimi i mosbesimtarëve duke bërë manifestime për këto festa, apo duke shkëmbyer dhurata, apo duke shpërndar ëmbëlsira dhe ushqim, dhe të ngjashme, ashtu siç i dërguari sal-lall-llahu alejhi ve selem tha: "Kush i përngjan një populli ai është prej tyre." Ai i cili i bën njërën prej këtyre gjërave ka bërë haram të madh, pa marrë parasysh se a e ka bërë për sy e faqe, prej turpit, apo për arsye të tjera, sepse kjo i forcon jobesimtarët dhe rrit krenarin e tyre me fenë e tyre të rreme. Lusim All-llahun e Plotfuqishëm që t’i forcon muslimanët dhe tua mundëson atyre qëndrueshmërinë, dhe t’i ndihmon ata kundër armiqve të tyre ...
|
||||



