| Gjetja e fatit me tepsia |
|
| Diele, 22 Mars 2009 19:02 | ||||
![]() Pyetja: A bën ta dij se, ato provat me tepsia, a është e vërtetë se e tregojnë fatin e jetes? Vetëm desha të dijë se a është e vërtetë. Përgjigje: Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. >Nuk ka dyshim se të fshehtën nuk e din askush tjetër përveç Allahut (Subhanehu ue Teala). Allahu (Subhanehu ue Teala) thotë: Vetëm All-llahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të tokës. Dhe ka thënë: Thuaj: "Askush veç All-llahut as në qiejt, as në tokë nuk e di të fshehtën." Dhe ka thënë: Po ti thuaj: "E fshehta është (çështje) vetëm e All-llahut, Prandaj, ju pritni se edhe unë së bashku me ju po pres!" Secili musliman duhet besuar në ajetet e lartpëmendura, gjegjësisht, në faktin se askush nuk mund ta dijë të fshehtën përveç Allahut (Subhanehu ue Teala). Edhe sikur ta dinte dikush të fshehtën, do t´ia kishte treguar Allahu (Subhanehu ue Teala) pejgamberit të Tij, Muhamedit salallahu alejhi ue selem, mirëpo edhe për vet Pejgamberin (Salallahu alejhi ue selem), All-llahu e urdhëron të thotë: Thuaj: "Unë nuk u them juve se i kam në kompetencë depot e All-llahut (e t’ju sjell mrekulli), as nuk pretendoj se i di fshehtësitë." Ndërsa, sa i përket atyre të cilët shkojnë tek falltorët apo tek personat që pretendojnë t´a njohin fatin e njeriut, ata ndahen në dy grupe: 1.Ai i cili shkon tek falltori apo tek personat që pretendojnë se e dinë të fshehtën, dhe i pyet ata duke mos besuar në atë çfar ai i thotë, këtij personi nuk i pranohet namazi dyzet (40) ditë. I Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë: Ai i cili shkon tek personat që pretendojn që e din të fshehtën për ta pyetur ate për ndonjë qështje, nuk i pranohet namazi i tij dyzet netë. 2.Ai i cili shkon tek falltori apo tek personat që pretendojnë se e dinë të fshehtën, dhe i pyet ata duke besuar në atë që ata i thonë, ky person ka bërë kufër dhe ka dalur prej suazave të fesë Islame me këtë vepër. Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë: Ai i cili shkon tek personat që pretendojn se e dinë të fshehtën dhe i beson atij atë çka i tregon, ky ka mohuar atë që i ka zbritur Muhamedit (SalAllahu Alejhi ve Selem).
|
||||



