Festa e Nenes E-Mail
Diele, 06 Mars 2011 21:39

Kur´an dhe Sunnet - Festa e NenesMe emrin e All-llahut .....

Falenderimi i qoftë All-llahut i Cili urdhëroi në bëmirësi dhe ndaloi nga mosrespekti dhe keqbërja ... paqja qoft mbi të sinqertin e të sinqertëve Muhamedin sal-lall-llahu alejhi ve selem mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojn atë me përpikshmëri deri në Ditën e Gjykimit ...

Të dashur për hir të All-llahut: Kohët e fundit, një zakon i huaj është përhapur në shoqërinë tonë Islame, pra festimi I Ditës së Nënës, ... cila është historia, tregimi i kësaj feste ..? Dhe cili është gjykimi Islam mbi të..??

 

Historia e kësaj feste:

O muslimanë: Së pari, ne duhet të dimë se kjo festë është një zakon perëndimor dhe konsidorehet si një nga festat e tyre të shumta të tilla si Ditëlindjet, Krishtlindjet, Viti i Ri, Dita e Pashkëve, Dita e kryqit, Dita e Shën Valentinit, Dita e Punës, Dita e Gruas, Dita e Fëmijëve, Dita e Drurit si dhe shumë ditë të tjera të shpikura.

Realiteti i familjes në perëndim:

Po sikur të hedhim një vështrim mbi familjet e shoqërisë perëndimore, do t’i gjejm ata si një familje e shkapërderdhur ... e përçarë ... e coptuar ... pasi që ata nuk kanë as lidhje ... as bashkim ... as mëshirë ... as dhembshuri ... as afërsi ... e as dashuri në mes të anëtarëve të saj ... madje edhe marrëdhëniet në mes të nënës dhe babas dhe bijve të tyre ... e as vëllezërit me njëri-tjetrin, të afërmit ... fqinjët ... të gjithë të shkatërruar.

Realiteti i Nënës në perëndim:

Zakonisht në perëndim, kur Nëna arrin moshën e vjetër, ajo vendoset në infermieri (spital) ose në shtëpi të moshuarve ose e braktisur në një kënd të errët të shtëpisë së saj ... !!! Ndërsa bijtë apo bijat e saj nuk e kujtojnë atë vetëm kur ata kuptojnë për vdekjen e saj, dhe më pas ata shkojnë tek varri i saj për të vënë disa lule ... dhe kthehen prej nga erdhën.

Arsyeja për shpikjen e Festës së Nënës:

Si rezultat i realiteteve që paraprijnë, ideja e Festës së Nënës ka lindur për të kuruar mungesën dhe shkëputjen e lidhjeve në mes të nënës dhe fëmijëve të saj ... kështu që veçuan një ditë të vetme gjatë tërë vitit gjegjësisht në muajin Mars, ashtu që të festojnë me të, për të vizituar atë, për t’i dhënë dhurata ...!!! Në këtë ditë biri apo bija shkon në spital apo shtëpinë e të moshuarve apo në shtëpinë e nënës së shkretë, duke mbajtur një lule të bardhë ose një dhuratë të thjeshtë, me një buzëqeshje të rrejshme, me ndjenja hipokrite dhe fjalë të padobishme, të pavlefshme dhe të kota dhe ulet pranë Nënës duke shprehur modestinë, thjeshtësinë, nga pamja e jashtme ... kurse zemrën e tij e ka kapluar mendjemadhësia, ashpërsia, vrazhdësia, egoizmi ... dhe qëndron tek ajo një orë nga koha e tij, dhe në fund të ditës e braktis atë largohet, dhe gjithçka kthehet siç ishte më parë ... rifillonë ndarja dhe mosrespekti ........... Dhe le të shkon Nëna kudo qoftë ...........!!!!!!!!!!!!!

Atëherë kur u pyetën nënat e robëruara në vend strehimet e tyre rreth dinjitetit të tyre, të gjithë ata thanë: "vdekje", e kjo nuk shpreh diç tjetër pos vetmin e tyre, shuarjen e shpresës, ... shkatërrimin, hidhërimin, trishtimin dhe izolimin për shkak se bijtë e tyre i kanë braktisur ato në atë kohë kur ata më së shumti kanë nevojë për ndihmën dhe kujdesin e tyre.

Disa pasoja negative të festimit të ashtuquajturës Festa e Nënës:

O muslimanë: inkurajimi i njerëzve për të festuar me këtë ditë ka pasoja të rrezikshme, më të rëndësishme të cilat janë si më poshtë:

Së pari, sa u përket nënave:

1 - I lëndon gratë të cilave nuk u është mundësuar që të kenë pasardhës, ngase edhe ata dëshirojnë po sikur të kishin fëmijë edhe ata do të festonin si fëmijët e tjerë me nënat e tyre ...

2 – Kjo festë përfshin një thirrje për të mos pasur fëmijë, ngase ata e dinë se nëse lindin fëmijë, edhe fëmijët e tyre do të largohen dhe distancohen si dhe nuk do t’i respektojn ashtu siç bënë ata me prindërit e tyre...!!!

Së dyti, sa u përket fëmijëve:

1 – I lëndon fëmijët që kanë humbur nënat e tyre, pasi ky zakon i keq i ngacmon ndjenjat e tyre si dhe rrit pikëllimin, mërzinë dhe të qajturit e tyre (për këtë arsye në disa vende emri i tij është ndryshuar prej Festa e Nënës në Festa e Familjes).

2 - Fëmija i cili nuk i jep dhuratë nënës së tij konsiderohet fajtor edhe pse ai nuk ka kryer ndonjë shkelje të sheriatit..!!

3 – Kjo festë inkurajon të rinjtë që të mos martohen (duke pasur frikë që të mos kenë pasardhës të cilët nuk do t’i respektojnë ata), kështu që në shoqërinë perëndimore, martesën e zëvendësojnë me shoqërimin e partnerëve, miqve të ndryshëm gjë e cila ua mundëson rënien në amoralitet...!!

Shënim: Për shkak të marrëdhënieve të paligjshme gruaja pa dëshirën e saj mund të lind fëmijë, edhe pse ndërmarin masa për të parandaluar shtatzëninë si pilula ose aborti apo edhe masa të tjera. Megjithatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çdo vit lindin rreth 1500000 (1 milion e gjysëm) fëmijë të paligjshëm jasht martesorë, ndërsa në Francë përqindja e lindjeve jasht martesore ka arritur në 40% të numrit total të lindjeve në vitin 1997.

Sa u përket shteteve të tjera të perëndimit, fati i fëmijëve të paligjshëm jasht martesorë braktisen në strehimore për fëmijë dhe pastaj rriten duke formuar një brez kriminel, të mbrapshtë dhe të ligë ... të cilët paraqesin një rrezik të madh për shoqëritë e tyre në të cilën jetojnë, pasi që ato do të jenë të stërmbushur me urrejtje dhe mllef rreth çdo gjëje që i rrethon si dhe e konsiderojnë veten si viktima që nuk kanë kryer ndonjë mëkat (dhe kjo është e vërtetë).

... Falënderimi i qoftë All-llahut i cili na shpëtoi nga të gjitha këto të këqija ...

Kujdes: Mjetet e informimit gjatë kësaj feste rrisin edhe më tepër vuajtjet e të dy palëve: fëmijët që kanë humbur nënat e tyre dhe grat të cilat nuk kanë fëmijë qoftë ajo me: këngët, artikujt, tregimet, dramat, aktrimet, shfaqjet e ndryshme, ... etj.

Mosrespektimi i prindërve ... sekret i përvetësimit të qenve në perëndim:

All-llahu i Madhëruar e ka vendosur tek gruaja pasionin, ndjenjën e amësisë, dëlirësisë dhe dhemshurisë, kështu që ajo gjithmonë ka dëshirë të ketë fëmijë që të shuajë këto pasione, por në perëndim gruaja e din se ajo nuk do të gjejë mirënjohje për afërsinë dhe kujdesin nga fëmijët e saj të cilët nuk e vizitojn atë, përpos se shumë rrallë, kështu që ajo këto ndjenja i shpreh duke poseduar qenë dhe kafshë të tjera sepse ajo mendon se këto kafshë (pavarësisht sëmundjeve të tyre të rrezikshme ... pamjet e shëmtuara), janë më të kujdesshëm ndaj saj... sa që disa gra pas vdekjes së tyre kanë lënë një pjesë të trashigimis së tyre apo edhe tërë pasurinë për kujdesin e qenve apo diçkaje tjetër ...!!!

Shënim: Përderisa shumë njerëz në botë janë duke vdekur nga uria, etja dhe sëmundjet e ndryshme, një grua ka lënë trashëgimi prej një miliardë dollarë për qenin e saj të dashur ... dhe një tjetër pesë miliardë dollarë për një grup tjetër të qenve...!!!

Të nderuar: Kjo është një nga kulturat e qytetërimit perëndimor pas të cilës janë kureshtar dhe lakmues disa prej muslimanëve të mjerë ...

Statusi i prindërve në Islam:

O muslimanë: Në Islam, nëna nuk ka nevojë për një ditë të veçantë (si Dita e Nënës) gjat të cilës bijtë e saj mblidhen rreth saj dhe festojnë apo i japin dhurata asaj, për të përjetuar një gëzim të përkohshëm, por All-llahu Subhanehu ve Teala na ka porositur që të kujdesemi dhe të jemi të afërt me prindërit tanë gjatë tërë vitit, në të gjitha kohërat dhe vendet, All-llahu i Lartmadhëruar thotë:

Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve...
[El Isra, 23]

Nëna muslimane përjeton lumturi të përditshme me fëmijtë e saj të cilët janë duke u përpjekur me të gjitha mjetet dhe format e ndryshme për të fituar kënaqësinë e saj, sepse ata e dinë se hyrja e tyre për në Xhennet është e lidhur ngushtë me respektin, afërsin dhe trajtimin e mirë ndaj saj ... vetëm se urdhëroi i Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve selem njërin prej shokëve të tij për bëmirësi ndaj nënës së tij kur ai tha:

Rri me të (nënën tënde ), ngase Xhenneti është nën këmbët e saj.
[E klasifikoi si hasen sheikh Albani]

All-llahu i Madhëruar na ka qortuar për mosrespektin dhe ndërprerjen e lidhjeve me prindërit, veçanërisht me nënën, pasi që Ai Mëshiruesi e dalloi, e veçoi e klasifikoi me më shumë nder, sepse ajo vuan gjatë shtatzënise, gjidhënies, edukimin dhe rritjen e fëmijëve.

Transmetohet nga Ebu Hurejre radijall-llahu anhu që ka thënë:

Erdhi një njeri te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem dhe i tha: "O i Dërguari i All-llahut kush është më i merituari i njerëzve për shoqërimin tim të mirë",tha "Nëna jote",tha:"Pastaj kush?"I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve selem tha: "Nëna jote", tha: "E pastaj kush?!", tha: "Nëna jote", "Po pastaj kush"- tha njeriu, e atëherë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve selem tha: "Babai yt".
[Transmeton Buhariu dhe Muslimi]

Vlera e bëmirësisë ndaj prindërve në Islam

Bëmirësia ndaj prindërve është prej veprave më të mira dhe më të dashura tek All-llahu Subhanehu ve Teala, po edhe nëse ndonjëri prej prindërve i përket ndonjë feje tjetër pos Islamit, transmetohet se Esma, e bija e Ebu Bekrit, ka thënë: "Ka ardhur tek unë nëna ime e cila në atë kohë ishte mushrike (idhujtare), dhe e pyeta Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve selem duke i thënë:

'O i Dërguar i All-llahut, më ka ardhur nëna e cila e urren gjendjen time në të cilën jam (Islamin e saj), pra a ta vizitoj nënën time?' Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem i tha: "Po vizitoje nënën tënde."
[Transmeton Muslimi dhe Buhariu]

Gjithashtu ndër mënyrat e bëmirësisë ndaj prindërve është që të jeshë i sjellshëm me miqtë dhe të afërmit e tyre , duke dhënë lëmoshë në emër të tyre, duke iu lutur All-llahut që t’i mëshiroj ata dhe duke bërë vepra të mira me qëllim për ata dy ... madje edhe pas vdekjes së tyre.

I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve selem ka thënë:

Respektimi më i madh i prindërve që mund të bëjë dikush është ruajtja e lidhjeve me mikun e babait të tij edhe pas vdekjes së babait.
[Transmeton Muslimi]

Vërejtje në lidhje me festimin e ashtuquajturës Festa e Nënës:

Së pari: Festimi i Ditës së Nënës në vendet perëndimore është bërë për të kompensuar mosrespektin e fëmijëve ndaj prindërve të tyre, largimin dhe mosmirënjohjen, por All-llahu i Plotfuqishëm i ka shpëtuar bijtë tanë nga këto etika të liga, kështu që ne duhet të falenderojm All-llahun i Cili na ka nderuar me fenë Islame, e cila edhe fjalën më të shkurtër "uf" e ndaloi dhe e konsideroi si mosrespektim.

Së dyti: Me të vërtetë kjo traditë nuk pasohet pos nga ata të cilët janë larg Sheriatit (legjislacionit) të All-llahut azze ve xhel-le , të cilët marëdhëniet me prindërit i kishin të njejta si shoqëria perëndimore ...!!!

Së treti: Edhe pse shoqëritë perëndimore qëllimi i festimit të Festës së nënës është për të larguar mosrespektin ndaj prindërve dhe për t’i bërë nënat më të lumtura , mirëpo pas njëqind vjetëve të festimit të kësaj feste as nuk e ka rritur rrespektin e fëmijëve ndaj prindërve të tyre por as nuk u ka dhënë më shumë lumturi nënave ... mirëpo është shtuar edhe më tepër mosrespekti, përçarja, dëshprimi dhe humbja e shpresave tek nënat...!!

Vërejtje: Duke pasur parasysh të kaluarën që u tha më herët nga realitetet, të cilat e vërtetojnë dështimin e asaj që quhet Festa e Nënës, në çështjen e mosrespektit dhe shkëputjes së lidhjeve me prindërit, atëherë pse ata ende bëjnë thirrje për të festuar atë ...??!!! Dhe i tërë ky kujdes i madh për këtë festë ...???!! La havle ve la kuvvete il-la bil-lah (Nuk ka fuqi dhe as forcë përveç All-llahut )...

Fetva e Komisionit të Përhershëm në lidhje me festimin e Festës së Nënës:

Nuk është e lejuar për të festuar të ashtu quajturën Dita e Nënës apo ditë të tilla të shpikura, sepse i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve selem ka thënë:

Kushdo që e bën një vepër të cilën ne se kemi urdhëruar, ajo do t’i refuzohet.
[Transmeton Muslimi]

Kjo festë Dita e Nënës nuk është në mesin e veprave të Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve selem, as të shokëve të tij apo të parëve tanë të drejtë, por kjo është një risi dhe imitim i jobesimtarëve.

Kujdes:

Është e ndaluar për të blerë ose shitur lule ... kartolina ... dhurata apo gjëra të tjera me qëllim të festimit me këtë zakon të keq.

Thirrje

Lusim baballarët, nënat, mësuesit, predikuesit e xhamive dhe pronarët e mjeteve të informimit ... për të paralajmëruar kundër kësaj feste të shpikur dhe gjithashtu promovimin e konceptimit të respektit ndaj prindërve, ashtu siç jemi të urdhëruar nga All-llahu i Lartmadhëruar dhe i Dërguari i Tij sal-lall-llahu alejhi ve selem.

Së fundi:

Çdo musliman e ka për obligim që të shfrytëzoj jetën e prindërve për të fituar kënaqësinë e tyre, mirëpo ai cili e lenë pas dore dhe neglizhoi në respektin dhe bëmirësinë ndaj prindërve gjatë jetës së tyre ... pastaj pendohet tek All-llahu pas vdekjes së tyre, All-llahu i Plotfuqishëm do të pranojë pendimin e tij... kurse dera e bëmirësisë edhe më tej është e hapur, për të arritur atë që të ka ikur nga bëmirësia ndaj tyre duke bërë vepra të mira në emër të tyre ... mirëpo bëmirësia duke qenë ata të gjallë është më madhështore, më me vlerë, më e bereqetshme, dhe me shpërblim më të madh ... Pra kujdes o ju muslimanë për të arritur atë ...

Përfundimisht ... për ju: Shembull ... dhe Përgëzime

Një ditë një djalë e godite babain e tij në treg dhe kur njerëzit u përpoqën për ta penguar atë, duke i thënë: "A po e godet babain tënd??" I ati u tha atyre: "Lëreni le të më godet pasi që unë e kamë goditur babanë tim në të njëjtën mënyrë. "

Kështu që kujdesuni o ju të nderuar ... dhe merni shembull ..!! siç i keni trajtuar prindërit tuaj, fëmijët tuaj do të ju trajtojnë me të njëjtën mënyrë...

Kur të shihni dikënd që është i dëgjueshëm dhe bëmirës ndaj prindërit të tij, i jepni atij sihariq dhe përgëzim se fëmijët e tij do të jenë bëmirës ndaj tij, me lejen e All-llahut të Lartmadhëruar ... si dhe shpërblimi është sipas veprës ...

Lusim All-llahun e Lartmadhëruar që të na e mundësoj ne dhe të gjithë muslimanëve që të jemi bëmirës ndaj prindërve tanë, me të vërtetë Ai është i Gjithëfuqishëm për ta realizuar këtë.

Unë e përcolla këtë ... O All-llah Ti je dëshmitarë ... All-llahu ju shpërbleftë me të mira ... Paqa,mëshira dhe begatitë e All-llahut qofshin mbi ju ...


 

 

 

 

 

 

Përktheu: Ummu Muhlisa
Kuran dhe Sunnet © 2002-2011
 
Copyright © 2012 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.