Cka e nxjerrë njeriun prej Islami? E-Mail
Premte, 30 Prill 2004 21:20

     Dije o vëlla i dashur se Allahu xhele shanuhu ia ka bërë obligim të gjithë rrobëve të Tij që të hyjnë në fenë islame duke i zbatuar të gjitha urdhërat e Tij dhe duke iu shmangur të gjitha ndalimeve të cilat i ka ndaluar. Ka dërguar të dërguarin e Tij Muhamedin (Salallahu Alejhi ve Selem) për të thirrur njerëzimin në fenë islame, dhe e ka lajmëruar Allahu xhele shanuhu se ai i cili e ndjek rrugën e Tij është udhëzuar në rrugën e drejtë kurse kush largohet nga rruga e tij, ai ka humbur. Poashtu Allahu xhele shanuhu na ka treguar qartë në shumë ajete kur’anore për shkaqet të cilat të qesin nga besimi dhe na ka treguar për llojet e shirkut dhe të kufrit. Poashtu edhe dijetarët islam e kane cekur se muslimani ndonjëhere duke i bërë disa gjëra del nga feja e tij. Prej gjërave më të rrezikshme dhe më të përhapura, të cilat përdoren më së shumti janë dhjetë gjëra të cilat i ka cekur Imam Muhamed ibn Abdul Vehabi dhe shumë dijetarë të tjerë (Allahu i mëshiroftë). Ne do ti cekim këto dhjetë pika shkurtimisht, ato janë:

E para:

Shirku duke e adhuruar dikë tjetër përveç Allahut (teala), argumet për këtë ka thënë Allahu xhele shanuhu:

"Me të vertete se Allahu nuk falë (mekatin) t’i bëhet Atij shokë, e pos këtij (mekati) të tjerat i falë atij që dëshiron." (En-nisa 116)

, poashtu Allahu xhele shanuhu thotë:

"Ai i që i përshkruan Zotit shokë, Allahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhennetin dhe vendi I tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës."(El Maide 72). Në këtë grup hynë ata të cilët kërkojnë mbrojtje nga të vdekurit apo prejne kurban në emër të tyre e jo në emër të Allahut xhele shanuhu.

E dyta:

Ai i cili i lutet Allahut xhele shanuhu nëpërmjet ndërmjetesuesve duke iu lutur atyre dhe duke kërkuar prej tyre shërim dhe iu mbështetet atyre, ky person bënë shirk.

E treta:

Ai i cili nuk i bënë kafira idhujtarët apo dyshon në kufrin e tyre apo thotë se ata janë në rrugen e drejte,bënë kufër.

E katërta:

Kush nuk beson se udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Pejgamberit (Salallahu Alejhi ve Selem), apo thotë se gjykimi i tjetërkujtë është më i mirë se gjykimi i Pejgamberit (Salallahu Alejhi ve Selem), sikur ai person i cili e preferon gjykimin e njerëzve të cilët i vendosin ligjet simbas mendimeve të tyre para ligjit të Allahut xhele shanuhu,ai është kafir dhe dijetarët janë unanim (të një mendimi) në kufrin e tij.

E pesta:

Kush e urren një gjë me të cilin ka ardhur Pejgamberi (Salallahu Alejhi ve Selem) edhe nëse punon me të, ai bënë kufër se Allahu xhele shanuhu thotë:

"Këtë për shkak se ata e urrejten atë që e zbriti Allahu, prandaj atyre ua zhduk veprat." (Muhammed 9)

E gjashta:

Kush tallet me diq nga feja e Muhamedit (Salallahu Alejhi ve Selem) ka bërë kufr. Argument për këtë është fjala e Allahut xhele shanuhu ku thotë:

"Thuaju:A me Allahun xhele shanuhu, me ajetet e Tij (provat,shenjat,shpalljet) dhe me të Dërguarin e Tij po talleni. Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasiqë (shpallet se) besuat keni mohuar."

E shtata:

Sihri (bashkpunimi me Xhin apo shkuarja tek falltorët). Kush e bënë këtë apo është i kënaqur me të, ose i beson falltorëve apo sihërbazëve ka bërë kufër. Argument për këtë është fjala e Allahut xhele shanuhu:

"Në të vërtetë asnjëri prej tyre nuk i mësoi ndokujt gjëra të tilla, veq pasi ata thanë: Ne jemi vetëm sprovë, kështu që mos u bëni mosbesimtarë(duke mësuar magjinë prej nesh)."(El Bekare 102)

E teta:

Ndihma e mushrikëve kundër muslimaneve. Argument për këtë është fjala e Allahut xhele shanuhu:

"Dhe nëse ndonjë prej jush i zë ata eulija, atëhere nuk ka dyshim se ai është një prej tyre. Sigurisht që Allahu nuk e udhëzon atë popull që është Dhalimun (keqbërës, mosbesimtar dhe jo i drejtë)."(El Maide 51)

E nënta:

Kush beson se lejohet me dalë jashtë dispozitave të Muhamedit (Salallahu Alejhi ve Selem) ashtu si ka pasur të drejtë me dalë Hidri nga dispozitat e Musait alejhi selam, ka bërë kufër. Allahu xhele shanuhu në lidhje me këtë thotë:

"Dhe kushdo që kërkon ndonjë fe tjetër përveç Islamit, ajo kurrë nuk do t’i pranohet atij dhe në Botën e Pastajme do të jetë prej të humburve.."(Al-Imran 85)

 

E dhjeta:

Urrejtja e fesë së Allahut xhele shanuhu duke mos e mësuar atë apo duke mos punuar me të. Argument për këtë është fjala e Allahut xhele shanuhu:

"...dhe kush bënë një padrejtësi më të madhe se ai të cilit i kujtohen Ajetet e Zotit të tij (provat,treguesit,shpalljet e Allahut,Zotit të tij të vërtetë) dhe pastaj u kthen shpinën atyre? Sigurisht që Ne do të marrim shpagim nga Muxhrimunët (kriminelët, mosbesimtarët, politeistët mëkatarët)" (Es-sexhde 22)

 

 

Nuk ka dallim ndërmjet këtyre dhjetë llojeve. Të gjitha këto lloje janë prej llojeve më të rrezikshme dhe prej llojeve më të shumta të cilat ndodhin në jetën e përditshme.

Dhe duhet që çdo musliman të ruhet nga këto dhe të frigohet që mos të bie në këto lloje, dhe e lusim Allahun xhele shanuhu që të na mbrojë nga rënia në këto lloje të kufrit dhe që të na mbrojë nga dënimi i Tij dhe që të na falë gabimet tona.

Abdul Aziz bin Baz (Allahu e meshirofte)

Përktheu nga gjuha arabe: Ebu Usame @ Kur´an dhe Sunnet 2003

        All-llahu s.v.t. e shpërbleftë insha All-llah

 
Copyright © 2012 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.