| A lejohet t'ua urojmë jobesimtarëve festat e tyre |
|
| Marte, 22 Dhjetor 2009 13:00 | ||||||
|
Shkaku se pse është haram të ua urojmë jobesimtarëve festat e tyre, siç e ceku Ibn Kajjimi, është se, urimi i festive të tyre nënkupton pranimin e kufrit në të cilën gjenden ata, dhe je i kënaqur me gjendjen e tyre në të cilën gjenden ata, edhepse ai nuk e dëshiron këtë kufër (mosbesim) për vetën e tij, mirëpo besimtarit i ndalohet që të pajtohet me ceremonitë e kufrit, apo të u'a uroj të tjerëve këtë kufër, sepse Allahu (Subhanehu ue Teala) nuk është i kënaqur me këtë, Allahu (Subhanehu ue Teala) thotë: Në qoftë se na thërrasin në pjesëmarrjen e festimit të festive të tyre, ne nuk iu përgjigjemi ftesës, sepse ato nuk janë festat tona, ato janë festa të cilat nuk i pëlqen Allahu (Subhanehu ue Teala), sepse ato festa ose janë të shpikura në fetë e tyre, ose janë të fesë së tyre, e që me ardhjen e islamit, fesë së të dërguarit të fundit për gjithë njerëzimin, Muhammedin (SalAllahu alejhi ue selem) janë anuluar. Allahu (Subhanehu ue Teala) thotë në lidhje me fenë islame: ..kështu që muslimani e ka haram tu përgjigjet ftesës së tyre. Përgjigjja e ftesës është haram më i madh se sa të ua urojmë festën atyre, sepse në këtë rast njeriu bëhet pjesëmarrës në këtë manifestim. Gjithashtu, është haram që muslimani t'u përgjasoj qafirëve duke përgatit manifestim për këto festa, apo duke i shkëmbyer hedijet (dhuratat) njëri-tjetrit, apo duke shpërndarë ëmbëlsira etj. Pejgamberi (SalAllahu alejhi ue selem) ka thënë: Ai i cili i bën njërën prej këtyre gjërave ka bërë haram të madh, pa marrë parasysh se a e ka bërë për sy e faqe, prej marres, apo për arsye të tjera.
|
||||||



Të gjithë dijetarët janë unanim se nuk lejohet t'ua urojmë jobesimtarëve festat e tyre. Ibn Kajjimi në librin e tij "Ehkamu Ehli Dhimme" ka thënë: