|
Sezoni i shpifjeve ndaj All-llahut |
|
|
Marte, 21 Dhjetor 2010 18:41 |
|
Sezoni i trillimit të gënjeshtrave ndaj All-llahut vetëm se ka filluar, nga ajo se të krishterët pretendojnë të jetë lindja e Mesihut (Isaut biri i Merjemes, rob dhe i dërguar i All-llahut). Ata pretendojnë, pohojnë se ai është djali i All-llahut dhe se nëna e tij është gruaja e All-llahut, do të thotë se Jezusi dhe nëna e tij janë zota së bashku me All-llahun. Ata thonë kështu, por çfarë thotë All-llahu në lidhje me këtë çështje?
Thuaj: Ai, All-llahu është Një! All-llahu është mbështetja (Atij i mbështetet çdo krijesë).As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë. [El-Ikhlas, 1-4]
Dhe Ai Xhel-le Subhaneh thotë:
“Ai (All-llahu) është që krijoi (pa kurrfarë shembulli) qiejt dhe tokën (e duke qenë i tillë), e si do të ketë Ai fëmijë kur nuk pati bashkëshorte? çdo send e krijoi Ai, dhe është më i Dijshmi për të gjitha sendet e krijuara.” [El-En A’am, 101]
Ai, i Lartmadhëruari, gjithashtu thotë:
“Dhe se Lartësua e madhëruar e Zotit tonë, nuk është që ka as grua , as fëmijë.S’ka dyshim se ai mendjelehti jonë fliste të pavërteta ndaj All-llahut.Ndërsa, ne kemi pas menduar se as njerëzit, as xhinët nuk flasin gënjeshtra përkitazi me All-llahun,” [El-Xhinn, 3-5]
All-llahu i Lartësuar, përgënjeshtron dhe hedhë poshtë të paturit djal, grua, baba ose nënë; Ai është Sunduesi i Cili krijoi krijesat e Tij dhe i Cili është Zoti dhe Pronari i çdo gjëje. Ai, All-llahu, shpalli Veten e Tij të jetë shumë më lart se të paturit bir, Ai për ata që shpifin gënjeshtra kundër Tij ka thënë:
Ata (ithtarët e librit) thanë: “All-llahu ka fëmijë” [El-Bekareh, 116]
Dhe Ai u përgjigj atyre duke thënë:
“...I pastër është Ai nga kjo e metë! E Tij është gjithçka në qiej e në tokë, gjithçka i është nënshtruar Atij.” [El-Bekareh, 116]
Ai, i pa të meta, gjithashtu ka thënë:
“(Pas të gjitha argumenteve) Ata (jobesimtarët) thanë: “All-llahu ka fëmijë”. Larg asaj është All-llahu, Ai s’ka nevojë, e Tij është çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, ju nuk keni argumente për këtë (që ta thoni), a thoni për All-llahun çka nuk dini? Thuaj: “Ata që trillojnë gënjeshtër për All-llahun, nuk kanë për të shpëtuar.” [Junus, 68-69]
Ata që trillojnë gënjeshtra ndaj All-llahut duke mos paraqitur asnjë dëshmi e asnjë argument për të vërtetuar saktësinë dhe qëndrueshmërinë, e besimit të tyre në Mesihun (Isaun alejhi selam), përkundrazi të gjitha dëshmitë janë kundër tyre. Mesihu është krijesë nga krijesat e All-llahut dhe se ai është njeri.
Sipas logjikës së tyre të dëmtuar dhe të dobët, nëse ka pasur dikush që e meriton të adhurohet, do të ishte Ademi alejhi selam, sepse All-llahu e krijoi atë me Duart e Tij dhe frymëzoi atë nga shpirti i Tij, pa pasur baba ose nënë. Pavarësisht nga kjo, Ademi dhe të gjithë fëmijët e tij janë njerëz të krijuar si robër të All-llahut Krijuesit, të Plotfuqishmit, të Lartmadhëruarit, ... Ai është shumë më lart se çfarë gënjeshtarët sajojnë kundër Tij.
Pas kësaj deklarate të rrezikshme dhe besimi të gabuar, të pavërtetë, e të rremë, vallë a do të vazhdojnë muslimanët edhe më tutje të marrin pjesë në festat e gënjeshtarëve shpifës, dhe të urojnë dhe përgëzojnë ata për festat e tyre si dhe pranojn dhurata dhe ushqime dhe t'u përgjigjen ftesave të shpifësve?
Apo muslimani muvahid (monoteist) do të thotë thënien e All-llahut të Plotfuqishëm:
“Ata thanë: “I Gjithëfuqishmi ka fëmijë”.Ju (jobesimtarë) vërtet sollët një fjalë shumë të shëmtuar.Aq të shëmtuar sa gati u copëtuan qiejt, gati pëlciti toka dhe gati u shembën kodra nga ajo (fjalë). Për atë se të Gjithëmëshirshmit i përshkruan fëmijë. E të Gjithëmëshirshmit nuk i takon të ketë fëmijë. Nuk ka tjetër, vetëm se githë çka është në qiej e në tokë ka për t’iu paraqitur Zotit si rob.” [Merjem, 88-93]
Ne nuk do të marrim pjesë por ne do t’i bojkotojmë të gjithë ata që trillojnë gënjeshtra kundër All-llahut, tallen me të Dërguarin e All-llahut dhe nënçmojë fenë e All-llahut, pa ndonjë padrejtësi ndaj tyre. Ne jemi një ummet që krenohemi me teuhidin (njëshmërinë) e All-llahut ... dhe refuzojmë të gjitha llojet e shirkut (politeizmit) .... dhe mburremi me të Dërguarin tonë ... Rrefuzojmë të gjitha llojet e imitimit të verbër ... dhe ndjehemi të nderuar dhe të privilegjuar me dinin tonë, Islamin tonë ... dhe refuzojmë të gjitha fetë ... ajo që është në përputhje me ne e pranojmë ... refuzojmë dhe nuk e pranojmë atë që nuk pajtohet me ne ... si dhe aspak nuk brengosemi.
“Pa dyshim feja te All-llahu është Islami.” [Ali-Imran, 19]
Ai gjithashtu tha:
“E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do ti pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpruarit.” [Ali-Imran, 85]
O All-llah, unë deklaroj pafajësinë time nga besimi i trinitetit apo përshkrimi djalë (bir) apo grua (bashkëshorte) ndaj Teje.
O All-llah, unë bojkotojë këto manifestime dhe kërkojë Kënaqësinë Tënde dhe pasoj të dërguarin Tënd dhe respektoj, zbatoj dinin Tënd...
| Përktheu: |
Ummu Muhlisa |
| Kuran dhe Sunnet © 2002-2010 |
|
|
Ndalimi i kremtimit të festave të jo-muslimanëve |
|
|
Marte, 21 Dhjetor 2010 18:38 |
|
Me të vërtetë, All-llahu i Madhëruar dërgoi për muslimanët të Dërguarin më të mirë dhe u shpalli atyre fenë më të mirë, ligjet më të përsosura dhe porositë më të plota, të konfirmuara nga Fjala e të Plotfuqishmit që thotë:
Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe. [El-Maideh, 3]
Disa njerëz me mendje të dobët të këtij Ummeti mund të harrojnë këto fakte dhe të anojnë drejt pikëpamjeve të çifutëve (jehud) dhe të krishterizmit. Ata mbështeten në Lindje dhe në Perëndim, duke miratuar disa nga aspektet e feve të tyre, ligjet, vlerat, zakonet dhe mënyrën e jetës në përgjithësi. Nuk është aspak e çuditshme të shohësh prindër të cilët i inkurajojn fëmijët e tyre që të mbajnë veshje të Perëndimit, flasin gjuhën e Perëndimit, dhe madje edhe të festojnë festat e Perëndimit.
Me të vërtetë, të jeshë dakord me jomuslimanët në festat e tyre është një shenjë e shpërbërjes, prishjes, shkatërrimit, rrënimit të muslimanit dhe humbjen e identitetit ku i Dërguari i All-llahut,sal-lall-llahu alejhi ve selem, dëshironte që muslimani të ketë një personalitet të pavarur, unik, të dallueshëm nga pasuesit e feve të tjera. Gjithashtu të pajtohesh, të jesh dakord me ta për çështje të tilla është një risi fetare. I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve selem ndaloi bërjen e risive në fe, qoftë ajo e rëndësishme apo e parëndësishme, e vogël apo e madhe. Si vërtetim i kësaj është fjala e të dashurit të All-llahut Muhammed sal-lallahu alejhi ve selem:
"Kushdo që paraqet në islam një vepër të mirë atij i takon shpërblimi i saj dhe shpërblimi i atij që punon me të pas tij pa iu pakësuar nga shpërblimet e tyre asgjë , dhe kushdo që paraqet një vepër të keqe (e cila nuk ka origjinë në Islam) me të cilën veprojnë njerëzit do të mbajë dënimin për mëkatin e tij si dhe dënimin e mëkatit të atyre që veprojnë me atë pas tij, pa iu pakësuar nga dënimet e tyre asgjë." [Muslimi]
Duke marrur parasysh këtu fjalën "vepër" d.m.th. çdo gjë e cila erdhi në formën e papërcaktuar në lidhje me ndonjë vepër që është e huaj dhe në kundërshtim me Islamin.
Ështe një nga shenjat e profetësisë së tij,se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve selem, paralajmëroi këtë që vijon:
"Do t'i pasoni traditat e atyre që ishin para jush, llërë pas llëre, hap pas hapi, po edhe nëse ata të futeshin në vrimën e hardhucës edhe ju do të futeshit në të." Thanë: "O i dërguari i All-llahut, ke për qëllim çifutët (jehudët) dhe të krishterët?!" Tha: "Po kënd tjetër?" [Buhariu dhe Muslim]
Në një transmetim tjetër qëndron:
"Nuk do të ndodhë Kijameti përderisa Ummeti (populli) im do t’i pasojë shekujt para tij pëllëmbë pas pëllëmbe dhe hap pas hapi." I është thënë: "O i Dërguari i All-llahut: Persianët dhe Romakët?" Tha: "E kënd tjetër përveç atyre?" [Buhariu]
Imitimi i atyre mund të sjellë mallkimin e All-llahut të Madhëruar i Cili thotë:
Thuaj: "A t’ju lajmëroj për një të keqe (të zezë) më të dëmshme (nga ajo e metë që na e shihni) si dënim nga All-llahu? (Ajo është) Mallkimi i atij që e mallkoi All-llahu dhe hidhërimi ndaj tij, që disa prej tyre i shdërroi në majmunë e në derra, e i bëri adhurues të djallit. Të tillët janë në pozitë më të keqe dhe më të humburit prej rrugës së drejtë." [El-Maideh, 60]
Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka thënë:
"Kush I përngjan një populli , ai është prej tyre." [Ebu Davudi]
Andaj, muslimani duhet të jetë i kujdesshëm se kënd ai imiton: Vallë do të imitojë shokët (as’habët), paraardhësit e drejtë dhe më të mirët e popullit (Ummetit), ose ai do të imitojë jobesimtarët, hipokritët dhe njerëzit e lig të këtij Ummeti?
Është e ndaluar imitimi i jo-muslimanëve në lidhje me festimet e tyre, siç thuhet në Kur'an, Sunnetin dhe konsensusin e dijetarëve. Lidhur me tekstin përkatës nga Kur'ani, mund të përmendim ajetin e mëposhtëm që interpretohet nga shumë Tabiin (Pasardhësit e sahabëve), ku All-llahu i Madhëruar thotë:
"(Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë së keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet." [El-Furkan, 72]
Sipas Muxhahidit, Dahakkut, Rrebi ibn Enesit, Muhammed ibn Sirini, dhe Ikrime (All-llahu i mëshiroftë) "Nuk dëshmojnë rrejshëm" ka për qëllim festat e politeistëve, mushrikëve (idhujtarëve).
Shejhul islam Ibn Tejmijje rahimehull-llah ka thënë:
"Kështu i ka emëruar All-llahu Subhanehu ve Teala festat e tyre " dëshmojnë rrejshëm" dhe i ka ndaluar robërit e Mëshiruesit nga pjesëmarrja dhe prezentimi në ta. Pra nëse prezenca dhe pjesëmarja në ta është që nuk na takon ... e si mund të jet e lejuar që të bëjmë të njejtën çfarë bëjnë ata, dhe si mund tua pranosh dhe të veprosh siç veprojnë ata ...?!!"
All-llahu i Madhëruar festimet e jobesimtarëve i quanë të pavërteta për shkak të zbukurimit, dinakërisë, dhe dredhisë që ata supozojnë, pretendojnë në mënyrë që t'i bëjë ata të duken të ndryshëm nga realiteti në të cilin janë.
All-llahu i Madhëruar vlerëson abstenimin nga pjesëmarrja e tyre, e cila është që të mos dëshmosh në festat e tyre me shikim ose dëgjim: atëherë, çfarë të themi për miratimin, pajtimin për të bërë më shumë se kaq, e cila në të vërtetë është pjesëmarrja në festimet - të cilat janë të përshkruara si të pavërteta e të rrejshme?!
All-llahu e udhëzoftë në rrugë të mbarë popullin tanë që të kuptoj realitetin e këtyre festave pagane, të kota dhe të pa baza ...
| Përktheu: |
Ummu Muhlisa |
| Kuran dhe Sunnet © 2002-2010 |
|
|
KUJDES !!! ... Nga festimi i Krishtlindjeve |
|
|
Marte, 21 Dhjetor 2010 18:22 |
|

Me emrin e All-llahut .....
Falënderimi i qoftë All-llahut i cili bëri dy Bajramet festa për muslimanët, dhe paqja qoftë mbi të dërguarin tonë Muhammed sal-lall-llahu alejhi ve selem që na urdhëroi të ndyshojmë nga jehudët dhe të krishterët, dhe të dallojmë plotësisht nga ata, si dhe paqja qoftë mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi çdo kënd që ka frikë Ditës së Premtuar.....
Vëllezër dhe motra në Islam..
Një numër i madh i muslimanëve u adaptuan për të marrë pjesë në festat e jo-muslimanëve të cilat i quajnë Krishtlindjet, Viti i Ri apo festat e fund vitit, me të cilat janë të njohura popujt jo-muslimanë...
Festimi me këto raste u bë zakon permanent (i vazhdueshëm, i përhershëm) për disa muslimanë (All-llahu i udhëzoftë në rrugën e drejtë) , të cilët përgatiten për këtë festë !!... dhe gëzohen me të !!
Si dhe ngarkojnë veten e tyre me mëkate të ndryshme siç janë: muzika, vallëzimi, pijet alkoolike, narkotike, përzierja e gjinive, amoraliteti, ......... etj, Këto festime inkludojnë dhe përfshijnë ndalesa të mëdha lidhur me doktrinën, besimin (akiden) muslimane, duke filluar nga imitimi i jobesimtarëve, pëlqim i zakoneve dhe ritualeve të tyre, gjë që mundëson forcimin e tyre dhe të qenurit krenar me devijimin dhe mosbesimin e tyre.
Shënim 1
Data e lindjes së Isaut birit të Merjemes alejhi selam , nuk është e njohur me saktësi (nga arsyeja se nuk ekziston asnjë dëshmi për këtë), po edhe sikurse të ishte e njohur, vallë ka urdhëruar Isau alejhi selam për të festuar ditëlindjen e tij ???!!! Po edhe nëse ai urdhëroi për të festuar ditëlindjen e tij, vallë a urdhëroi ai alejhi selami për të pirë verë, të vallëzojnë ose të kryejnë gjëra të këqija, të liga dhe të urrejtura???!!!
Natyrisht se Jo ... ai nuk urdhëroi për këtë.
Shënim 2
Është obligim për muslimanët që të përdorin kalendarin Hixhrij që varet nga hëna për shumë arsye, më të rëndësishme të cilat janë:
1.Shokët e të Dërguarit (All-llahu qoftë i kënaqur me ta) kanë mbajtur konsensus mbi atë në epokën e Omer Ibn el Hattabi, udhëheqësi i besimtarëve –radijall-llahu anhum- (All-llahu qoftë i kënaqur me ta).
2.Shumë prej adhurimeve dhe ritualeve varen nga kalendari hënor të tilla si: haxhi, agjërimi, zekati, .... etj.
3.Kalendari Hixhrij lidh ummetin Islam, brezat me paraardhësit e tyre të drejtë, në qoftë se ne e kemi braktisur atë, do të ketë një hendek të madh ndërmjet umemetit të sotit dhe të kaluarës së lavdishme ...
4.Përdorimi i kalendarit hixhrij na dallon nga hebrenjtë, të krishterët, dhe jobesimtarët (kafirat), ngase ne jemi të urdhëruar të jemi të ndryshëm prej tyre.
Shënim 3
Dhe prej këtyre traditave të cilat janë përhapur në mesin e disa muslimanëve, të cilët janë duke i imituar mosbesimtarët në festat e tyre si:
- festimin e ditëlindjes
- festimin e përvjetorit të martesës
- festimin e festës së Familjes
- festimin e ditës së Shën Valentinit
- festimin e Pashkëve
- ditën e Vitit të ri të persianëve (nevruzi) .... etj dhe të gjitha këto janë risi të ndaluara, të cilat nuk kanë bazë në fenë tonë të pastër Islame.
Të nderuar, për në fund..
Po ua parashtroj fetvanë e dijetarëve në lidhje me festimin e këtyre festave të pretenduara, duke shpresuar në All-llahun e Lartmadhëruar që kjo të ju bën dobi të gjithë muslimanëve, dhe të na udhëzon ne dhe ju në rrugën e drejtë, ngase me të vëretë Ai është i Gjithëfuqishëm për të bërë këtë.
Fetva e Shejkh ibn Uthejmin rahimehull-llah (All-llahu e mëshiroftë)
"Urimi i jobesimtarëve me rastin e Krishtlindjeve apo të ndonjë prej festave të tyre fetare, është e ndaluar me konsensus, siç thotë ibn Kajjimi në librin e tij “Ehkamu Ehli Dhimme": "Të ua urosh jobesimtarëve ceremonitë e kufrit të tyre është e ndaluar (haram), dhe ky është mendimi unanim i dijetarëve (ixhma), si p.sh të ua urosh festat e tyre, agjërimin e tyre, duke thënë: urime ju qoft festa, edhe nëse ai i cili ua uron festat atyre shpëton nga kufri, ajo është prej mëkateve (harameve) të mëdha, dhe ajo i përngjason sikur t'ua urosh jobesimtarëve përuljen e tyre që ia bëjnë kryqit."
Shkaku se pse është haram të ua urojmë jobesimtarëve festat e tyre, siç e ceku Ibn Kajjimi, është se, urimi i festave të tyre nënkupton pranimin e kufrit në të cilën gjenden ata, dhe je i kënaqur me gjendjen e tyre në të cilën gjenden ata, edhe pse ai nuk e dëshiron këtë kufër (mosbesim) për vetën e tij, mirëpo besimtarit i ndalohet që të pajtohet me ceremonitë e kufrit, apo të ua uroj të tjerëve këtë kufër, sepse All-llahu Subhanehu ve Teala nuk është i kënaqur me këtë."
All-llahu Subhanehu ve Teala thotë:
“Nëse ju nuk besoni, All-llahu nuk është nevojtarë për ju; megjithatë, Ai nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të Vet, e nëse jeni mirënjohës ndaj Tij, Ai e pëlqen atë për ju.” [Ez-Zumer, 7]
Nëse jobesimtarët na urojnë me festat e tyre, është e ndaluar për t'iu përgjigjur atyre, sepse këto nuk janë festat tona. Gjithashtu All-llahu i Plotfuqishëm nuk është i kënaqur me këto festa ngase ata janë ose të shpikura në fenë e mosbesimtarëve, apo të shfuqizuara me ardhjen e islamit, fesë së të dërguarit të fundit për gjithë njerëzimin, Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve selem.
All-llahu i Subhanehu ve Teala thotë:
“E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do ti pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpruarit.” [Ali-Imran, 85]
Gjithashtu, është e ndaluar për muslimanët imitimi i mosbesimtarëve duke bërë manifestime për këto festa, apo duke shkëmbyer dhurata, apo duke shpërndar ëmbëlsira dhe ushqim, dhe të ngjashme, ashtu siç i dërguari sal-lall-llahu alejhi ve selem tha:
"Kush i përngjan një populli ai është prej tyre."
Ai i cili i bën njërën prej këtyre gjërave ka bërë haram të madh, pa marrë parasysh se a e ka bërë për sy e faqe, prej turpit, apo për arsye të tjera, sepse kjo i forcon jobesimtarët dhe rrit krenarin e tyre me fenë e tyre të rreme.
Lusim All-llahun e Plotfuqishëm që t’i forcon muslimanët dhe tua mundëson atyre qëndrueshmërinë, dhe t’i ndihmon ata kundër armiqve të tyre ...
| Përktheu: |
Ummu Muhlisa |
| Kuran dhe Sunnet © 2002-2010 |
|
|
Një pikë loti në Ramazan |
|
|
Marte, 24 Gusht 2010 20:24 |
|
Në emër të All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
Falenderimi i takon vetëm All-llahut, paqja dhe bekimi qofshin mbi Pejgamberin e tij të fundit, dhe më pas:
Një pikë loti në Ramazan mbi ata që nuk e konsiderojnë shenjtërinë e këtij muaji, virtytet dhe vlerat e tij, jo vetëm që ata e presin -si muajtë e tjerë- me mëkate, shkelje dhe thyerje, por ata gjithashtu e shtuan edhe më tepër largimin e tyre nga All-llahu i Plotfuqishëm. Ata sajojnë lloje të ndryshme të mëkateve, neveritje, urrejtje, ashtu që privojnë veten dhe të tjerët nga shiu i dendur i shpërblimeve në këtë muaj të bekuarë, si dhe bëjnë përgatitje për të luftuar Zotin e qiejve dhe të tokës.
Një pikë loti në Ramazan mbi ata që i humbin namazet e detyruara të domosdoshme, ashtu që ata flejnë në kohën e namazit në disa raste, duke vonuarë në disa çaste të tjera, dhe duke braktisur atë nganjëherë.
Një pikë loti në Ramazan mbi ata që anashkalojnë shenjtërinë e Agjërimit, me turpet dhe moralin e tyre të keq, pasi ata fyejnë, ofendojnë, mallkojnë, vjedhin, përgojojnë, dhe I gënjejnë njerëzit. Dhe nëse këshillonë ndonjërinë prej tyre ai argumenton se kjo është për shkak të Agjërimit!! Sikur Agjërimi është arsyeja për këto situata të pafavorshme dhe ata janë të pavetëdijshëm në lidhje me pikëpamjen e Agjërimit, përfitimet e tij, dhe shpërblimet e tij të mëdha. Gjithsessi se ne e kemi të njohur se nga përfitimet më të rëndësishme është: Arritja e devotshmërisë ashtu siç Ai Subhaneh thotë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ
“O ju që besuat, agjërimi (saum ) u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” (El Bekareh 183)
Dhe a thua vallë devotshmëria bën thirrje për fyerje, ofendime, mallkime, padrejtësi dhe agresion?
Imam Ahmedi (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: Patjetër duhet që besimtari ta ruajë agjërimin nga gjuha e tij, kanë qenë sahabët që qëndronin në xhami e thoshin: “Ta ruajmë agjërimin tonë duke mos përgojuar askënd.”
Ndërsa i Dërguari i All-llahut salall-llahu alejhi ve selem ka thënë: "Kush nuk i lë fjalët e këqija dhe punën me to, nuk ka nevojë All-llahu që ky person të lerë ushqimin dhe pijen e tij." (Buhariu), pra kuptojeni realitetin e agjërimit All-llahu ju mëshiroftë.
Një pikë loti në Ramazan mbi gruan, e cila shkonë për të falur teravitë ndërsa ajo është e zbukuruar, e stolisur, e parfimosurë, e ekspozuarë, dhe e veshur me veshjen më të bukur ... transmetohet nga Ebu Hurejra se i Dërguari i All-llahut salall-llahu alejhi ve selem ka thënë: “Mos i ndaloni robëreshat e All-llahut (femrat) të shkojnë në xhamitë e All-llahut dhe kur të dalin të dalin të paparfimuara.” (Ebu Davudi Shejh Albani ka thënë se hadithi është hasen-sahih.)
Dhe i Dërguari i All-llahut salall-llahu alejhi ve selem gjithashtu tha: " Çdo grua e cila është parfimos mos të prezentoj në namazin e jacis "(Transmetuar nga Muslimi)
Një pikë loti në Ramazan mbi ata që e humbin muajin duke shikuar kanalet satelitore, dhe nuk ka TV satelitor i cili nuk shfaq pije alkoolike, lakuriqësi, marrëzira, çmenduri ... dhe rritet kërkesa për shikimin e këtyre çmendurive në këtë muaj të bekuarë e të çmuarë të Ramazanit, dhe e gjithë kjo për të luftuar virtytet dhe duke prishur, cënuar qëndrueshmërinë dhe detyrimet e shenjta të njerëzve.
Një pikë loti në Ramazan mbi ata që arysetohen me vapën e të nxehtit vetëm e vetëm për t’i ikur agjërimit ... A e harruan ata Ditën e Rringjalljes ku dielli do të jetë në lartësi prej një milje mbi kokat e njerëzve, disa prej tyre do të jenë në djersë deri në zogë të këmbëve, disa deri në gjunjë, disa deri në brez, disa gjer në fyt, ...
قُلْ نَارُ جَهَنَّمَ أَشَدُّ حَرًّا لَوْ كَانُوا يَفْقَهُونَ
Thuaju: “Zjarri i Xhehennemit ka vapën edhe më të fortë, nëse janë që kuptojnë!” (Et Teube 81)
Një pikë loti në Ramazan mbi ata të rinjë që nuk i lanë të zbrazura tavolinat e kafeneve, duke ngrënë dhe pirë në mes të ditës dhe duke vajtur në pishina ... plazhe ... ahengje ... vetëm e vetëm për t’iu shmangur njerëzve kurse harruan se Krijuesi – All-llahu- është që sheh dhe din çdo gjë.
Andaj vëllezër dhe motra të lotojmë së bashku në këto ditë të shtrenjta dhe me shumë vlerë, për të gjitha këto dukuri negative që e kapluanë popullin musliman kudo në botë, e në veçanti trojet tona.
Lusim All-llahun e Lartmadhëruar që të na mbroj nga dënimet e Tij në këtë botë e të na shënoj në regjistrin e të shpëtuarëve në botën tjetër, si dhe ta rikhtej popullin muslimanë sërish në udhëzim, bindje dhe besim të drejtë ... Amiiin
| Përktheu: |
Ummu Muhlisa |
| Kuran dhe Sunnet © 2002-2010 |
|
|
|