| Vetëm dy furra buke të hapura në tërë Gazën |
|
| Hene, 05 Janar 2009 10:55 | ||||
|
Vetëm dy furra buke ishin të hapura të hënën në tërë Rripin e Gazës, derisa qindra njerëz mund të shiheshin duke u rradhitur para furrave. Spitalet poashtu janë duke mbetur pa karburantë, të domosdoshëm për gjeneratorët e rrymës, pasi ëe forcat çifute kanë shkatërruar elektro furnizimin normal me rrymë. Zyrtarët e shëndetësisë kanë kërkuar nga popullata që t´i ndihmojnë qendrave mjeksore, duke u dhënë sado që të kenë prej karburantëve nga rezervat e tyre private. Banorët e Gazës janë duke vuajtur në mungesë të karburantëve, barërave, ushqimit dhe ujit, derisa armata Izraelite ka penguar tentimet e kryqit të kuq për të depërtuar në Gaza me konvojet e ndihmave të mbledhura për popullin e Gazës.
|
||||



Rripi i Gazës është kapluar nga një krizë humanitare, derisa invazioni toksor Izraelit ka keqësuar gjendjen veçse të mjerueshme, si pasojë e bllokadës së vazhdueshme çifute.