Tanket dhe trupat Izraelite hyjnë në Gaza E-Mail
Hene, 05 Janar 2009 10:52

Kur´an dhe SunnetForcat toksore Izraelite kanë kaluar kufirin me Rripin e Gazës, duke filluar një fazë të re të operacionit "Cast Lead" (Plumb i Derdhur), pohon zëdhënësja e armatës çifute.

Major Avital Leiboëitch, zëdhënësja, pohon se armata Izraelite synon të marrë nën kontrollë disa zona në pjesën bregdetare.

"Qëllimi është që të shkatërrohet infrastruktura ´terroriste´ e Hamasit në zonën e operimit," është cituar të ketë thënë nga agjensia Reuters.

Dëshmitarët pohojnë se forcat kanë hyrë në rajonin e rrethuar nga veriu. Sulmi pason pas bombardimeve të rënda të Rripit të Gazës të shtunën.

Së paku 460 Palestinez janë vrarë që nga fillimi i ofenzivës, derisa rreth 2,300 tjerë janë raportuar të plagosur.

Si hakmarrje ndaj sulmeve, lëvizja e Hamasit ka vazhduar sulmet e saja nga Rripi i Gazës. Gjashtë persona janë vrarë dhe 18 janë plagosur në sulmet hakmarrëse raketore të Hamasit.

Rripi i Gazës ka qenë nën bllokadën Izraelite që prej fitores së zgjedhjeve Palestineze të vitit 2006 nga ana e Hamasit dhe marrjes së kontrollit në mesin e Qershorit të vitit 2007.


Përgaditi: Editorial K&S
Kuran dhe Sunnet © 2002-2009
 
Copyright © 2012 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.