| Tanket Izraelite hyjnë në Khan Junis |
|
| Marte, 06 Janar 2009 10:57 | ||||
|
Tanket Izraelite, të përkrahura nga helikopterët luftarak, hynë në qytet të martën pakë para agimit, raporton agjensia AFP nga pohimet e dëshmitarëve. Gjëmimet e mitralozëve të rëndë dhe të artilerisë mund të dëgjohen nga lagja lindore Abassan el-Kebira, thuhet në raportimin e AFP-së. Kjo është hera e parë që forcat çifute të hyjnë në një prej fortifikatave të Hamasit, që nga fillimi i invazionit. Ky zhvillim ndodhë derisa grupet rezistuese Palestineze, përfshirë Hamasin, zotohen se do t´i "mirëpresin" forcat çifute me zjarr dhe hekur kudo në Rripin e Gazës. Palestinezët kaluan natën nën një bllokadë totale, derisa kampanja ushtarake Izraelite ka lënë 1.5 milion banorë të Rripit të Gazës pa rrymë dhe ujë. Ofenziva çifute ka lënë banorët e qytetit të Gazës të ngujuar në shtëpitë e tyre, derisa forcat Izraelite shënjestrojnë çdo gjë që lëvizë. "Në këtë moment, Gaza është në errësirë të plotë. E vetmja gjë që mund të dëgjohet janë fluturaket vëzhguese dhe aeroplanët F-16 dhe helikopterët luftarak," ..raportohet nga korrespodent i Press TV të martën në mëngjes. Për shkak të rrugëve të ngushta të qytetit të Gazës, tanket Izraelite janë stacionuar jashtë zonave të banuara të qytetit më të madh Palestinez. Ata kanë urdhëra të qëllojnë çdo gjë që lëvizë, raporton korrespodenti i Press TV në Gazën veriore. Ka pasur raportime se çifutët janë duke i qëlluar shtëpitë Palestineze me zjarr nga mitralozët e rëndë, për t´i traumatizuar banorët. Luftime të ashpra poashtu janë hapur në lagjen Shexhaija në pjesën lindore të qytetit të Gazës, të martën në mëngjes, në mes të luftëtarëve Palestinez dhe forcave çifute. Tanket Izraelite janë duke hapur zjarr në atë pjesë, raportohet nga dëshmitarët. Aeroplanët Izraelit kanë bombarduar një ndërtesë të lëshuar të Hamasit dhe një oranziatë bëmirëse në qendër të qytetit të Gazës. Ndërkohë, një tank Izraelit ka hapur zjarrë ndaj një ndërtese duke vrarë tre (3) nga ushtarët e vet dhe lënduar 24 të tjerë, përfshirë një komandant, në Gazën veriore. Një zëdhënës ushtarak Izraelit konfirmoi "incidentin" i cili kishte ndodhur të hënën në mbrëmje. "Tre ushtarë të FMI (Forcat Mbrojtëse të Izraelit) janë vrarë dhe një është plagosur me gjendje kritike; tre tjerë janë lënduar rëndë si rezultat hapjes së zjarrit ´gabimisht´ nga një tank i FMI-së gjatë një operacioni," theksoi zëdhënësi. Ushtarët çifut ishin pjestarë të një brigade "elite" Golani. Komandanti i brigadës, kolonel Avi Peled, poashtu ishte lënduar ´lehtë´ gjatë incidentit. "Predha e tankut qëlloi një ndërtesë në të cilën ushtarët ishin strehuar. Njëzet ushtarë tjerë pësuan lëndime të lehta dhe të mesme, në të njejtin incident," shtoi zëdhënësi.
Burimi: Press TV |
||||



Dëshmitarët pohojnë se tanket Izraelite kanë hyrë në qytetin Khan Junis, qytetin më të madh në Gazën jugore, në ditën e 11-të të ofenzivës çifute.